Nga Adil FETAHU/Me nocionin mentaliteti, nënkuptohet tërësia e strukturës shpirtërore, mënyra e të menduarit, të kuptuarit, të prirjes dhe disponimit të njeriut, po edhe të rendit shoqëror, të gjeneratave e brezave të një populli. Është edhe fenomen social, që manifestohet në karakterin e njeriut, në forma të ndryshme të psikës së tij ndaj rrethit, si: xhelozia, urrejtja, lakmia, zilia, pabesia, frika, koprracia, shpirtëngushtësia, zemërimi, gëzimi, keqardhja, dhembshuria, pikëllimi, turpi…Këto forma të manifestimit të karakterit të njeriut kanë të bëjnë me individin. Po a vlejnë këto për një popull si tërësi? Gjithësesi po, sepse popullin e përbëjnë individët. Dhe varësisht se çfarë karakteri kanë shumica e individëve, çfarë sjellje mesatare e çfarë mentaliteti ka shumica e një populli a një shoqërie, apo pjesa dërmuese elitare e tij/saj gjatë historisë, asi karakteri, asi mentaliteti e aso vlere mund t’i atribuohet tërë atij populli e atij shteti. Mentaliteti i gjeneratave e brezave krijohet nga funksionimi i karakterit të elitave politike, fetare, asimore-edukative të shoqërisë së caktuar, të popullit e shtetit të caktuar.
Për mentalitetin e popullit serb, kam hasur një shkrim në të cilin thuhet: “Mentaliteti dhe sjellja mesatare e serbëve gjatë historisë karakterizohet dhe funksionon sipas parimit ‘TARIGUZ”. Kjo fjalë “Tariguz” përbëhet prej akronimeve, ku secila shkronjë, paraqet nga një fjalë apo një emër, në gjuhën serbe): T – terorizam (shq. terrorizëm), A – atentati (atentatet); R – ratovi (luftërat); I – izbeglice (refugjatët); G – genocid (gjenocidi); U – umisljaj da su nebeski narod (mendimi për vete, se është popull qiellor/hyjnor); dhe Z – zafërkavanje sa celim svetom (tallje me tërë botën). Përveç shpjegimit të asaj se çka simbolizon secili akronim, nuk kishte shpjegim tjetër. Unë, pastaj mora “për detyrë”, që këtë fjalë me akronimet “Tariguz”, për mentalitetin serb, ta shkoqis e ilustroj me të dhëna e fakte të pamohueshme, duke iu përmbajtur renditjes së akronimeve.
T – T e rr o r i z m i
Në dyqint vjetët e fundit, Serbia është e njohur për terrorizëm e organizata të ndryshme terroriste që janë formuar dhe kanë vepruar, qoftë brendapërbrënda shtetit serb, sidomos kundër popujve joserbë (shqiptarë, boshnjakë, turqë, gjermanë, hebrejë, etj.), qoftë në përmasa ndërkombëtare. Serbia ka qenë dhe është strofull e terrorizmit burimor serb, që edhe ka eksportuar terrorizëm. Orgazniatat terroriste në Serbi i formojnë, ushtrojnë e udhëheqin përfaqësuesit nga pozitat më të larta të shtetit, qofshin ata në funksion apo në pension. Mentaliteti terrorist në Serbi është kultivuar nga qarqet shtetërore, ushtarake, policore dhe kishtetare, dhe terrorizmi kishte karakter politik, etnik dhe fetar, gjithmonë në funksion të projektit të Serbisë së Madhe. Qysh në vitin 1860, ishte formuar organizata terroriste serbe, e quajtur “Srpski nacionalni pokret” (Lëvizja Kombëtare Serbe) e cila, përveç terrorit të ushtruar për t’i përzënë qytetarët joserbë, deri vitin 1867, duke djegur fshatra të tëra dhe duke minuar e shkatërruar objekte të ndryshme, pothuajse nuk la asnjë gjurmë të kulturës materiale a shpirtërore myslimane (turke, shqiptare, boshnjake) në principatën e Serbisë. Organizata terroriste “Ujedinjenje ili smrt” (Ose bashkim, ose vdekje), e formuar në vitin 1903, prej së cilës në vitin 1911 doli dega e saj, e njohur me emrin “Crna ruka” (Dora e zezë), asokohe ishte organizata e gjashtë në botë, nga dhjetë sosh më brutalet. Në kohën më të re, para, gjatë dhe pas Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore, e sidomos gjatë luftërave në ish-Jugosllavi 1991-1999, organizatat tërroriste në Serbi janë shumëzuar si këpurdhat pas shiut, shumë prej tyre me karakter klerofashist dhe të terrorizmit shtetëror, si: “Mlada Bosna” (Bosnja e Re), “Srpski cetnicki pokret” (Lëvizja Çetnike Serbe), “Srbi na okupu” (Serbët e Bashukuar). Shumica prej atyre që janë themeluar gjatë luftërave të fundit (1991-1999), veprojnë legalisht, si organizata paramilitare të partive politike, apo si organizata joqevritare, janë të regjistruara dhe financohen nga burime të ndryshme legale dhe ilegale, vendore e ndërkombëtare. Ja disa prej tyre: “Srpska oslobodilacka armija” (Armata Çlirimtare Serbe), “Srpsko nacionalno vece” (Këshilli Kombëtar Serb), “Pokret za odbranu Kosmeta” (Lëvizja për Mbrojtjen e Kosmetit), “Garda cara Lazara” (Garda e Car Llazarit), “Srpski izvor” (Burimi Serb), “Obraz” (Fytyra), “Grobari” (Varrmihësit), “Nacionalni stroj” (Fronti Kombëtar), “Krv i cast” (Gjaku dhe Nderi), “Beli orlovi” (Shqiponjat e Bardha), “Gvozdeni puk” (Regjimenti i hekurt), “Cuvari mosta” (Rojat e Urës), “Razbijaci” (Shkatërruesit), e shumë të tjera, të njohura e të panjohura për opinionin, por të njohura mirë dhe përkrahura nga shteti serb! Shumë prej tyre e kanë selinë në pjesën veriore të Kosovës (Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq, Zubinpotok), por edhe nëpër enklavat tjera serbe anembanë Kosovës, ndërsa aktivitetin e tyre në Kosovë e shtrijnë edhe ato që selinë e kanë në Serbi.
A – A t e n t a t e t
Duke pasur parasysh numrin e madh të organizatave terroriste serbe, është e kuptueshme që ato kanë kryer atentate të panumërta, brënda dhe jashtë shtetit të Serbisë, por që të gjitha kanë qenë në funksion klerofashizmit dhe të politikës hegjemoniste serbomadhe. Në historiografinë e Serbisë janë emrat e 12 princërve, mbretërve e kryeministrave të vrarë me atentate, qoftë për motive politike apo për motive hakmarrje. Ndër më të njohurit janë: princi Mihaillo Obrenoviq (1868), princi Aleksandar Obrenoviq dhe gruaja e tij Draga Mashin (1903), mbreti Aleksandar Karagjorgjeviq (1934), Millan Nediq (1941), Ivan Stambolliq (2000), Zoran Gjingjiq (2003). Po organizatat terroriste serbe kanë krye atentate edhe kundër personaliteteve udhëheqëse të shteteve të jashtme. Në vitin 1914, në atentatin e Sarajevës u vra princi austriak Franc Ferdinand, që u bë shkak i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1928, në Skupshtinën (Kuvendin) e Jugosllavisë u krye atentat kundër deputetëve kroatë, në të cilin u vranë tre dhe u plagosën katër tjerë. Në vitin 1986 atentatori serb vrau kryeministrin e Suedisë, Ulof Palme, ndërsa në vitin 2003, një tjetër atentator serb, vrau me thikë ministren e punëve të jashtme të Suedisë, Anna Lindh, që shokoi gjithë Suedinë. Sa atentate kanë bërë organizatat terroriste serbe mbi shqiptarët dhe kroatët në emigracion, si Enver Hadrin, vëllezërit Gervalla e Kadri Zekën, etj. Një tentim grushtshteti dhe atentat kundër kryetarit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviqit, u bë gjat zgjedhjeve parlamentare në atë shtet fqi (tetor 2016). Thuhet, se ndaj Josip Broz Titos ka pasur 50 tentime atentati, brenda e jashtë shtetit, por që kanë dështuar?!
R – L u f t ë r a t
Në enciklopedinë Wikipedia, gjendet regjistri me të dhëna për luftërat në të cilat ka marrë pjesë Serbia, si fise të ndara a të bashkuara, si principatë, si mbretëri a si republikë, që nga viti 848 e deri në vitin 1995. Regjistri është ndarë në shtatë periudha, dhe sipas tij janë evidentuar 135 luftëra në të cilat ka marrë pjesë Serbia. Aty nuk janë përfshirë edhe lufta e fundit në Kosovë (1998-99), dhe lufta me UÇPMB-në (2001).
Historianja e njohur serbe, Llatinka Peroviq, në një shkrim të saj (e-novine, 29.09.2008), thotë se “prej vitit 1876 deri më 1990, Serbia ka zhvilluar tetë luftëra. Pas Luftës Ruso-Turke (1877/78), Serbia u zgjërua me territor dhe fitoi pavarësinë. Pas Luftës Ballkanike (1912) Serbia e rriti territorin, duke marrë Kosovën dhe Maqedoninë, me ç’rast i ashpërsoi marrëdhëniet serbo-shqiptare, të cilat zgjatën tërë shekullin e njëzet, duke shtypur me gjak kryengritjet e shqiptarëve, duke kolonizuar Kosovën, duke aplikuar regjim ushtarak, duke i trajtuar shqiptarët si pakicë kombëtare edhepse ata ishi më shumë se tri kombet tjera: Sllovenët, Maqedonët dhe Malazezët”. Nga goja e kësaj historianeje serbe, demantohet thënia e kryetarit të Serbisë (Tomisllav Nikolliq), i cili thoshte: “Serbia gjithmonë ka qenë në hartën e secilit pushtues, por vet kurrë nuk ka bërë luftë pushtuese”. Ndërkaq, gjithë bota e di, se Serbia të gjitha luftërat i ka bërë për pushtim të territoreve të hueja dhe për të krijuar Serbinë e Madhe e për të dalë në Adriatik, që është projekt i përjetshëm i saj. Po, luftërat që ka bërë Serbia, janë më brutalet, që përveç karakterit pushtues, kanë të gjitha tiparet e gjenocidit dhe të pastrimit etnik. Brutalitetin e luftërave të Serbisë e ka provuar populli shqiptar, qysh prej mesit të shekullit 19 e deri në fund të shekullit 20. Gjenocidi as lufta nuk është patologji e individëve, por e idesë që i shtynë ata në gjenocid, ndërsa te serbët kjo ide është zhvilluar përmes miteve të kishës e të shtetit, për “Serbinë hyjnore”. Kriza morale e mentale-civilizuese në të cilën është zhytur Serbia, pasojat tragjike dhe dështimi i projektit të Serbisë së Madhe, mbahen me mite e gënjeshtra tradicionale të kishës e të letërsisë serbe. Revista “Gllas crkve” (Zëri i Kishës,1990), shtronte me titull të madh dilemën: “Evropsko zemaljsko blago, ili nebesko kosovsko carstvo” (Begatinë evropiane të kësaj bote, apo mbretërinë qiellore të Kosovës”, dhe natyrisht për mjekërroshët e kishës serbe, dhe jo vetëm për ata, prioritet i prioriteteve është Kosova. Në këtë frymë, ministri serb Aleksandar Vulin, në një ceremoni në Selanik (1 tetor 2016), deklaroi :”Nuk mund të betohemi se nuk do të ketë më luftë në Serbi…Nuk mund t’i turpërojmë të rënët dhe të parët tanë”! Ishte ky një kërcënim i haptë dhe i drejtpërdrejtë, se Serbia do të zhvillojë luftë të re për ta ripushtuar Kosovën. Ky monstrum sot është ministër i mbrojtjes së Serbisë! A thua rastësisht?!
Shumicën e luftërave që ka bërë Serbia gjatë historisë, i ka humbur, bile edhe atëherë kur e ka ndihmuar nëna Rusi. Dhe jo vetëm se i ka humbur, por edhe është koritë. Gjenerali rus, i cili komandoi luftën kundër Turqëve, në Gjunis afër Aleksincit (1876), në të cilën kishte 123000 ushtarë serbë e rus , pasi e humbi luftën, i shkruante Petersburgut: “Të gjithë rusët u vranë, të gjithë serbët ikën”!
Ushtria “heroike” serbe, është “trime” vetëm me civilët duarthatë, fëmijë, gra e pleq, se ballëpërballë me ushtarë të armatosur, kurrë nuk ka treguar ndonjë trimëri a heroizëm. Ka mbetë e shkruar në analet e luftërave, kur kapiteni i SS divizionit, Fric Klingenberg, vetëm me gjashtë ushtarë e kaloi Danubin, hyri në Beograd, zhvilloi ca përleshje sporadike, e takoi kryetarin e qytetit dhe me shantazh, e bindi të urdhërojë ushtrinë të dorëzojë armët, ndërsa 1400 ushtarë “të zënë rob” nga shtatë gjermanë, u detyruan jo vetëm t’i dorëzojnë armët, por edhe të ngujohen brënda objekteve, si rob lufte. Edhe ushtarët tjerë nga rrethina e Beogradit, u detyruan të vijnë e t’i dorëzojnë armët! Ndodhi kjo më 12 prill 1941. Komanda e Rajhut kishte planifikuar që pas dy javë bombardimi, të dërgonte pesë divizione këmbësorie për ta okupuar qytetin, por nuk pati nevojë, se vetëm pas pesë ditë bombardimi, kapiteni Fric me gjashtë ushtarë, vet e okupoi Beogradin! Kur e kishin pyetur Fricin, se si e okupoi kryeqytetin e një shteti, vetëm me 6 ushtarë, ai përgjigjej, me shpoti: “Nuk isha shumë i zënë me punë tjera ato ditë, prandaj duhej të bëja diçka”! Kaq, për luftërat dhe trimërinë e ushtrisë “heroike” serbe.
I – Refugjatët
Për shkak të luftërave të ndyta e shkatërrimtare që ka bërë çdoherë soldateska kriminale serbe gjatë historisë, sipas parimit të tokës së djegur dhe spastrimit etnik të tokave të pushtuara, vrasjes masive e mizore të civilëve, pa kursyer moshë as gjini,- në të gjitha luftërat ka shkaktuar valë të refugjatëve të shumtë. Ky ishte program kombëtar serb, qysh prej vitit 1830 e këndej. Në kryengritjet dhe luftërat për Pashallukun e Beogradit (1804 – 1867), pastaj në luftën për zgjërimin e atij Pashalluku edhe me katër nahijet tjera (1876-1878), nga territoret e pushtuara, përmes krimeve më të llahtarshme Serbia dëboi popullsinë myslimane: shqiptarë, boshnjakë e turqë. Këto dëbime shkaktuan valë të refugjatëve, nga të cilët shumë u vranë rrugës ose vdiqen në kushte të vështira të dimrit, ndërsa ata që shpëtuan gjallë, u vendosën në Kosovë, Sanxhak, Bosnje, Turqi, Maqedoni e Shqipëri.
Në katër luftërat e fundshekullit të kaluar në ish-RSFJ (1991-1999), në të cilat “Serbia nuk ka marrë pjesë”, por që të gjitha i ka humbur, përveç 140 000 të vrarëve, e poaq të plagosur (në Kosovë mbi 13000 të vrarë, e për të plagosur as që ka shifra të sakta), mbi 4 milionë njerëz janë çvendosur e shpërngulur prej vendbanimeve të tyre të përhershme, prej të cilëve mbi 2 milionë refugjatë kanë ikur jashtë shtetit të vet, ndërsa 2 milion tjerë ishin refugjatë brëndapërbrënda shtetit të vet. Në Kosovë llogaritej se ishin 1200000-1400000 refugjatë, prej të cilëve jashtë shtetit ishin shpërndarë afër 1 milion (HRW, Human Right Wach jep shifren prej 862979) shqiptarë të Kosovës, u shpërndanë si refugjatë në shtete të ndryshme të botës.
Po luftërat e fundit i shkaktuan edhe mbi 200000 refugjatë i popullit serb. Nga aksioni i ushtrisë kroate për çlirimin e Kninit me rrethinë, nga bandat ushtarake serbe (gusht 1995), kolona e refugjatëve serbë, së cilës iu bashkuan edhe 24000 ushtarë “trima” të ashtuquajturës “Republika Srpska Krajina”, me gjithëfarë mjete të transportit, nepër Bosnje arritën në Serbi, shumë prej të cilëve shteti serb i përcolli e vendosi në Kosovë, me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike. Kështu, kategoria e refugjatëve është pjesë e luftës dhe mentalitetit “Tariguz” serb!
G – Gjenocidi
Kush e di historinë e shtetit serb, nuk ka se si të mos fitojë bindjen se mentaliteti gjenocidal është pjesë e gjenit, karakterit dhe DNK-së nacionale serbe. Sa herë populli (shteti) serb ka zhvilluar lufta e ka pushtuar territore, ka bërë masakra e gjenocid mbi popullsinë vendore të territorit të pushtuar, dhe këtë më së tepërmi mbi popullin shqiptar. Mentaliteti gjenocidal në Serbi është kultivuar nga qarqet shtetërore e ushtarake, nga elitatat intelektuale, kulturore e kishtare, përmes projekteve e programeve për zhdukjen e shqiptarëve, të përshkuara me një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, në baza raciste- etnike e fetare (Cvijiq, Çurbilloviq, Andriq, Moleviq, Ekmegjiq,etj.). Disa valë gjenocidi ka bërë, duke filluar prej shpërnguljes së shqiptarëve nga Pashalluku i Beogradit, pastaj nga Sanxhaku i Nishit, për të vazhduar gjatë luftërave ballkanike: në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, për të kulmuar në luftën e fundit në Kosovë në vitet 1998-99, kur mendoi se i qëroi hesapet me shqiptarët e Kosovës njëherë e përgjithmonë, por që nuk i doli ashtu. Gjenocid ka bërë gjithashtu edhe ndaj popullit boshnjak e gjerman. Ndaj shqiptarëve gjenocid kanë bërë edhe Greqia dhe Mali Zi.
Për mizoritë e kryera ndaj shqiptarëve, me të gjitha tiparet e gjenocidit, ka prova e dokumente të shumta, të vërtetuara edhe nga personalitete serbe: Dimitrije Tucoviq, Kosta Novakoviq, Dushan Popoviq, etj, pastaj nga personalitete të hueja: Miss Edit Durham, edhe raporte të Komisionit Ndërkombëtar për Hulumtimin e Shkaqeve dhe Zhvillimin e Luftërave Ballkanike (1914), edhe të reporterëve të luftës si Lav Trocki, Leo Freundlich, gazetarë e repoterë tjerë. Në librin e tij “Lufta e fshehtë e Serbisë, propaganda dhe mashtrimi” (Sarajevë,1996), Filip Xh.Kohen, ndër të tjera, shkruan: “Fashizmi serb është më i hershëm se fashizmi i Hitlerit, se fashizmi serb ka filluar në vitin 1804, të cilin dyzet vjet më vonë e ka formësua Ilija Garashanin, në “Naçertanien” e tij , dhe qysh atëherë është shfaqur nocioni i pastrimit etnik, dhe se gjenocidi serb mbi popullsinë josereb po zgjatë qe dyqint vjet”. Dr Mijo Milas, në revistën javore “7 dnevne” (5 nëntor 2016), ndër të tjera shkruan: “ Gjenocidin e parë në Europë e ka kryer Serbia, në vitet 1912-1913, por heshtja për këtë zgjatë edhe sot e kësaj dite”. Edhe historianja serbe, Dubravka Stojanoviq, në një shkrim autorial, me titull “Genocid Srba nad Albancima 1844-1912” (Gjenocidi serb mbi Shqiparët, www.info.ks.net), shkruan për mizoritë që ka bërë Serbia mbi Shqiptarët në dy shekujt e fundit. Kryeministri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev, derisa ishte në opozitë, kishte nënshkruar një marrëveshje me partitë shqiptare, sipas së cilës Maqedonia do ta paditë Serbinë për gjenocid ndaj Shqiptarëve, derisa e ka pasur Maqedoninë nën sundim. Për gjenocidin serb ndaj shqiptareve, di gjithë bota, por heshtë, madje heshtin edhe vet shqiptarët!
U – Kisha serbe ka krijuar mitin propagandistik-luftënxitës për popullin serb, si popull hyjnor-qiellor, dhe këtë mit e lidhë me Luftën e Kosovës (1389), sipas të cilit: “kushdo që jep jetën për Kosovën, siç e kanë dhënë Obiliqi e Llazari, bëhet banor i qiellit”. Mitin për Kosovën e ka përhapur kisha, ndërsa e kanë mbështetur e përdorur udhëheqësit politik, kishtarët, ushtarakët, historianët, shkrimtarët, artistët. Dhe ky mit ka shërbyer si impuls për ekspansion të Serbisë në luftërat për pushtimin e tokave të hueja dhe për pastrimet etnike, në rend të parë të shqiptarëve, por edhe të tjerëve (boshnjakë e gjermanë). Këtë mit nuk e lëshon prej goje edhe patriarku aktual i KOS, Irinej. Marrina të shndërruara në mite, për serbët si popull qiellor mund të gjeni në qindra libra, në këngët e në mediat serbe. Sipas tyre, serbët janë më të civilizuarit e më të lavdëruarit; të gjithë popujt e Evropës e të botës e kanë prejardhjen prej Sorabëve (të parët e serbëve!); katër “S” në flamurin serb nuk janë shenjë e kryqit, por simbolizojnë katër anët e botës, në të cilat janë shpërndarë serbët pas Fundosjes së Madhe para 7000 vjetëve,- e përralla të tilla fantastike. Po ta lexoni shkrimin (www.intermagazin.rs) “Da li smo nebeski narod” (a jemi popull qiellor), e shumë shkrime tjera, do të bindeni se budallallëku i miteve serbe është më i pafund se vasioni!
Z – Manovrimi e manipulimi me mite, me gënjeshtra e gjysëm të vërteta, shtrembërimi i fakteve, i historisë dhe realitetit, janë specialitet i mentalitetit serb, që shfrytëzohet nga kisha, shteti, politika, historia, diplomacia serbe. Publikisht, politika e përgjithshme serbe mbështetet në parimin: “Me të gjithë mirë, me askend sinçert”. Vet “babi shpirtëror” i popullit serb, shkrimtari e akademiku Dobrica Qosiq, e ka lënë të shkruar në një roman të tij (“Deobe”), se në mentalitetin serb gënjeshtra konsiderohet si formë e patriotizmit dhe vëretim i inteligjencës së lindur serbe. Atë që flasin, nuk do të thotë se mendojnë as se do ta zbatojnë ashtu. Tjetër thonë haptas, e tjetër punojnë fshehtas. Luajnë role të dyfishta: me të vegjlit paraqiten si (lider) të mëdhenj, me të të mëdhenjtë paraqitën si viitimë (e konspiracionit). Nuk janë të besueshëm, as nuk kanë besim ndaj askujt (madje as ndaj nënës Rusi!). Në raport me Kosovën, tallen me do marrëveshje që i nënshkruajnë gjoja për noramlizim të marrëdhënieve, kurse në praktikë bëjnë çmos për destabilizim të brendshëm, e për izolim dhe bllokim të jashtëm. Këso politike tallëse Serbia aplikon edhe në raportet me BE-në, NATO-n e shtete tjera, derisa flerton me Rusinë. Sa kohë është tallur me Tribunalin e Hagës, lidhur me ekstradimin e kriminelëve që ia kërkonte ajo gjykatë!
Nga të gjitha këto shkoqitje të akronimeve, del qartë se mentaliteti serb mbështet në parimin – “tariguz”.