Mhill Gjuraj, mërgimtar, veprimtar, humanisti dhe afaristi i suksesshëm – shembull i mirë ku politika, patriotizmi, feja e familja rrefehen në libër/
Nga Beqir SINA – New York/
Bronx NY : Kur të bie rasti të marrësh në mërgim, ndonjë libër të ri në shqip, dhe të botuar për ndonjë veprimtar të njohur në disaporë, patjetër se edhe ne si gazetar, do të duhet të shkruajm më shumë pas atyre, që kemi lexuar; se kush është autori ose kush është figura e librit, protogonisiti i cili ka nxitur ose edhe frymëzuar autorin të shkruaj për diasporën? Por, edhe, vetë lexuesi, me këtë rast patjetër kërkon të dijë se cila është jeta e tij në mërgim, por edhe andej nga ka ardhur, cila ka qenë! Ç’trashëgimini ka lënë vepra dhe jeta e tij – diasporës e shqiptarëve në trojet e tyre etnike të andej e këtej kufirit shqiptaro-shqiptarë !Ç’farë ka bërë ai per t’u bërë figurë qendrore për të bërë libër, e tjera!
Dhe, kështu duke lexuar qoftë edhe një libër të vetëm të ndonjërit prej tyre, pasi sot ato janë me dhjetëra e ndoshta me qindra, në komunitet- jo rrallë her ndodh që të befasohesh dhe të kërkosh më shumë të dishë ndaj këtyre njerëzve. Ngaqë, shpesh her kemi vënë re të mrekullohemi – kur shohim se si flakëron në shpirtin e tyre, zjarri i dashurisë për atdheun, për familjen e tyre, për fenë ose malli si i themi ne shqiptarët “për gurët e drurët”, për të afërmit, për miqët e shokët, për farefisin e njërëzit e tjerë. Natyrisht, po në këto libra, çdo njeri nga ne, mëson si pakuptuar, se kjo dashuri e dhëmbshuri për familjen dhe, atdheun e fenë e tyre, trashëguar nga të parët, i bëri këta njërëz, tani të lirë në vendin kampion të lirisë e demokracisë, të jenë kaq shumë krenar për prejardhjen e tyre dhe vendorigjinën e tyre, të lumtur dhe patriot e atdhetar të flakët. Aqsa vepra dhe puna e tyre, kontributi i tyre kombëtar, i ka obliguar shkrimtarët e njohur, të marrin penën e të shkruajnë, një ose dy a tre libra me biografinë dhe bibliografinë e tyre, plot me tregime dhe kujtime, “fotografi, që flasin me shumë se 1000 fjalë”, apo për profile – dhe familje patriotesh e atdhetarësh, nga troje trimash e kreshnikësh, që trashëgim u a lanë të parët, duke derdhur gjakun lumë, në çdo pëllëmbë tokë, aty ku i thonë Shqipëri, ku flitet lexohet e këndohet shqip, bukës i thonë bukë, e ujit i thonë ujë .
Njëri prej këtyre vperimtarëve të njohur – shumë i thjesht – fjalë pak , por punë shumë , i dhashur për familjen, kombin dhe fenë e të parve tanë, është edhe bashkëkombasi ynë Mhill Gjuraj.
I lindur në fshatin Sverkë e Thatë të Komunës së Pejës, më 1956 – ai tash e dyzet vjet jeton e punon këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , në shtetin e federal Connecticut -Keniktiket, që gjendet në kufi me shtetin e New Yorkut, Pennsylvania dhe New Jersey . Arsimimin e tij e ka kryer në vendlindje, ndërkaq qysh nga mosha e re, përkatësisht në moshë 16 vjeçare, bashkë me familjen ai ka emigruar jashtë atdheut, fillimisht në Itali, pastaj nga Italia (pas 15 muajsh), erdhi në Amerikë. Ai është njëri prej atyre personaliteteve , që ka bërë emër në jetën shoqërore dhe afariste dhe veprimtarie kombëtare, që ka vepruar shumë për t’i dhënë ndihmë atdheut të tij, sidomos Kosovës dhe popullit të saj,
Veprimtari shqiptaro-amerikan, z. Mhill Gjuraj, në Gusht 2011, katër vjet më parë, ishte dhe donatori i shtatores së Nënë Terezës, në qytetin e bukur të Pejës, e cila është një rast unikat në historinë e botës , e një personi që quhet nënë e të varfërve, që quhet nënë e jetimëve dhe, mbi të gjitha, të quhet nënë e njerëzimit, ashtu si është Nënë Tereza e kombit shqiptar, u monumentalizua në bronz, nobelistja e parë dhe e vetme shqiptare, humanistja më e madhe shqiptare e të të gjitha kohërave, Gonxhe Bojaxhiu, e lumnuemja Nënë Tereza.
Mhill Gjurrja, ishte po ai që me 10 mijë dollar do të bëhej pjesë e kontributeve nga diaspora shqiptare në Amerikë, për ndërtimin e Katedrales së Nena Terezes në Prishtinë, dhe, në donacionet që u mblodhën në Turneun e 4 të Golfit, po Mhilli, dhurojë 18 mijë dollar për njërën nga penxheret e mëdha të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, si dhe pati dhuruar më parë 5 mijë dollar për aksionin e mbledhjes së ndihmave për Shtëpinë e Pleqeve, në Bronx, organizuar nga asambleisiti shqiptar Mark Gjonaj.
Mhill Gjuraj, përveç aktivitetit të tij, si afarist i suksesshëm, intelektuali i shquar shqiptaro-amerikan – ka dhënë një kontribut dhe mbështetje mbresëlënëse në ndihmën për sensibilizimin e çështjes kombëtare, veçmas asaj të Kosovës, së tij, dhe procesit të zhvillimeve demokratike Kosovë, por, edhe Shqipëri, dhe, trojet tjera stërgjyshore. Ai vazhdimisht tregon interes e vëmendje të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike të Kosovës dhe të tokës mëmë – Shqipërisë, dhe të trojeve të tjera etnike, për të cilat i bashkëngjitet në të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë me taban kombëtare, historik e kulturor. Me modestinë, që e karakterizon, i pabujshëm e pa rrahje gjoksi, por si një patriot e atdhetar i vërtetë, ndihma dhe kontributi i tij për Kosovën, është e virtytshme njerëzore dhe mbresëlënëse, duke e sensibilizuar atë deri në institucionet më të larta vendim marrëse të politikës amerikane, vetëm e vetëm që Kosova e tij, të fitonte pavarësinë.
Mhill Gjuraj – për të gjitha ato çka ai ka bërë – nuk i ka shpëtuar as penës se artë të shkrimtarit të mirënjohur Mikel Gojani, i cili ka dalë me dy libra, që janë mirëpritur nga lexuesit, nga botuesit dhe nga kritika letrare kudo në hapësirën shqiptare dhe kanë gjetur jehonën e tyre në Kosovë dhe jashtë saj. Librat janë : “Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë, ( botoi Shtëpia Grafike Botuese “Fishta”, Prishtinë 2013 ) editor Rrok Berisha, Redaktor Marjan Cubi, rencensues Luz P.Thaqi, redaktor teknik Xhavit Thaqi, ndërsa ballina Antian Asllani, dhe librin tjetër “Mesazhe nga Podiumi”( i cili është një përmbledhje me kumtesa, diskutime dhe shkrime rreth librit : Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë) , botuar nga shtypshkronja :”Dukagjini” Pejë, redaktor Prend Buzhala, recensentë Ismet Krasniqi dhe Hajdin Morina, redaktor teknik Lavdim Beqiri……
Mhilli, në të dy librat, e Gojanit, na paraqitet si një familjar shembullor, besimtar i devotëshëm, njeri me formim politikë me rendësi të dorës së parë, për lirinë e pavarësinë dhe ndërtimin demokratik të Kosovës, dhe anëtar i devotshëm i Kishës Katolike Shqiptar “Zoja e Shkodrës”, aty ku ka qenë për disa vjet edhe kryetari i Këshillit të Kishës shqiptare në Nju Jork .
Autori i dy librave Mikel Gojani – për protagonistin e librave të tij – Mhill Gjurajn – ka sjellur në dorë të lexuesit një biografi dhe protret të plotë të një njeriu të thjesht në kuptimin më njerëzor të fjalës, i devotëshëm në kuptimin më fisnik dhe në të njëjtën kohë atdhetar e patriot i flakët, dhe i vendosur në kuptimin më sinjikativ të këtyre fjalëve , njeri i qart e i prerë, me të gjitha veshtersit e jetës dhe të veprimtarisë së tij, të pasqyruar me aq mjeshtëri nga vetë autori në këto dy libra: “Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë, dhe libri “Mesazhe nga Podiumi”.
Mhilli, veprimtarin e tij kryesore, në Amerikë, e zhvillon me shoqata dhe organizata patriotike, ku ai ka aderuar që nga ardhja e tij në “Tokën e Bekuar”, ku nuk ka rreshtur së punuari me të gjitha forcat e tij. Në libërin e pare ndërthurët një gamë e larmishme e verimtarive të tij , me karakter fetar, kombëtar dhe shoqëror, takime dhe tubime, intervista, shënime e botime artikujash, fotografi nga ato që flasin më shumë se 1000 fjalë . Por, Mhill Gjuraj, është më shumë se kaq, se sa është një libër biografik, ku mësojmë pak ose shume nga biografia personale e protagonistit të tij. Lexuesi, sidomos me anë të librit :” Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë ” do të informohet kryesishtë për devotëshmërinë e besimit të tij fetar – veprimtarinë e tij shoqërore dhe politike, dhe sidomos atë atdhetare e patriotike, i gjendur përher mes shumë patriotëve dhe veprimtarëve të tjerë ne Amerikë, me të cilët ai edhe lidhi edhe miqësinë dhe krijojë shoqërinë tij. Libri për të, me autor Mikel Gojanin – ka një shtrirje të sakt të përshkrimit kronologjikë, që ndoshta edhe dallon paksa atë nga librat e tjerë . Sidomos, për thjeshtësinë dhe frymën që ai përcjell tek lexuesi i tij . Rendi e parashtrimit të veprimtarisë së protogonistit për faktorët me më shumë nga rëndësia të tyre, e sidomos e personaliteteve për të cilat bëhet fjalë në libër, janë pikasur edhe në dy faqet e para që i ka shkruar (në vend të recensionit” recensuesi i librit të Mikel Gojanit, gazetari Luz P. Thaqi , i cili na vjen si një trumbetim duke na thënë; se “mos humbisni rastin pa e lexuar librin e tij :” Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë ” .
Ndër të tjera z.Thaqi ka thënë se: libri, “Mhill Gjuraj – vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë, që kohë më parë ka dalë në dritë prej autorit Mikel Gojani, flet mbi figurën e afaristit, humanitarit dhe mërgimtarit të përkushtuar shqiptar Mhill Gjurjaj, dhe është në interes të të gjithëve e sidomos për vlerat dhe dinamikën e një nga periudhat e rëndësishme të diasporës shqiptare në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork”, ku që të dy librat janë të padiskutueshme në vlerat dokumentuese e edukative të një libri – dhe ku bibloteka jonë do të pasurohet dhe do të jetë në shërbim të lexuesit shqiptarë kudo që ndodhet!”
Libër ky, ku, megjithëse lënda e parë e tij është lidhur me jetën dhe veprën e protagonistit të librit, lexuesi aty do të mësojë vetëm pak më shumë nga jeta personale e Mhllit. Kjo, sepse, autori flet për aspektin atdhetar të shoqëruar të jetës së tij, duke lënë me një modesti të vogël krejtësisht në hije atë personale në veqanti atë familjar – që do të ishte dhe pjesa më e artë, që ai i është përkushtuar, gjatë gjithë jetës, kudo ku personalizohet Mhill Gjuraj, si njeri i thjesht i dashur e i nderuar nga të gjithë për kontributin e madh dhe punën e tij të palodhur.
“Nuk ka se si të mos potencojmë, thotë Luzi, që një nga arsyet më të rëndësishme se si diaspora jo vetëm se ka qenë promotor i rëndësishëm i të gjitha lëvizjeve kulturore e politike të kohës në shërbim të kombit në përgjithësi, e posaçërisht në shërbim të pakursyeshëm( pothuajse me të gjitha mjetet dhe jetën), të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit, pa, një mbështetje të këtillë, sigurisht, se rrugëtimi drejt lirisë dhe pavarësisë do të ishte edhe më i gjatë dhe me shumë sfida të tjera, por ja që ndihma dhe mbështetja e diasporës, thotë Thaqi, përbënte ndihëm apo krahun e fuqishëm të elitave që ishin në krye të këtyre proceseve në Kosovë si në procesin e çlirimit ashtu edhe të pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit demokratik.”
Në këtë aspekt, kur flitet dhe shkruhet për diasporën në SHBA, e cila ka një kontribut historik në çështjen kombëtare shqiptare, pjesë e së cilës eshtë edhe protagonisti i këtyre dy librave të Mikel Gojanit, Mhill Gjuraj , duhet cekur që merita më e madhe, u takon të gjithë këtyre atdhetarve dhe patriotëve të diasporës, që shkruajn ose ja u shkruajn librat shkrimtarët. Pikërisht, aty ku qëndron edhe një fakt mjaft i rëndësishëm se këta burra : gjithçka që ata bëjnë për kombin, e bëjnë me zemërbardhësi e me patriotizëm, me atdhedashuri e përkushtim të sinqertë, për njerëzit dhe vendin e tyre. Të gjithë këta patriot e atdhetar, që me dekada morën rrugën e kurbetit, janë familjar dhe fetar, fisnik, patriot dhe demokrat, që nuk morën pjesë në lëvizjet shoqërore, politike, dhe partiotike, dhe, nuk japin për popullin dhe vendin e tyre, për grada e për poste, për t’u mburrur e rrahur gjoksin – sepse ndodhën në Amerikë, apo kanë bizneset dhe punët e tyre që u shkojnë mirë dhe janë të suksesshme, por, se ata vetëm e vetëm – e duan me të vërtet dhe me gjithë zemër, Kosovën, Shqipërinë dhe të gjitha viset shqiptare, duke mos pasur asnjë edhe ndonjë lloj interesi apo përfitimi ekonomikë, politik apo moral. Këtu, qëndron edhe ndryshimi në krahasim me të gjithë ata që në diasporë u shërbejn sistemeve dhe ideologjive, sa her ato janë në pushtet apo vijnë e shkojnë, dhe u lëpihen apo u servilosen partive dhe të parëve të tyre, që më pas t’u krijojnë atyre favore në bizneset e tyre, apo përfitimet të ndryshme që u bëjnë atyre sistemet që vijnë e shkojnë, në vendlindjen e tyre.
Dhe, së fundi natyrisht, që një kapitull i rëndësishëm është padyshim edhe ai i fundit të librit. Ai, kur të tjerët e vlerësojnë veprimtarinë e atdhetarit të përkushtuar humanistit Mhill Gjuraj – si pjesë e kesaj disapore shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Aty pikërisht ku veprimtari dhe humanisti Mhill Gjuraj jeton edhe punon dhe na vjen ashtu si e njohin dhe e njohim, dhe siç është në vlerësimin e të tjerëve”, që ngërthen atë në disa opinione të miqve bashkëpunëtorëve dhe bashkëveprimtarëve të z. Mhill Gjuraj, të cilët flasin për punën dhe angazhimin e tij në shërbim të humanizmit dhe të kauzës kombëtare në këtë diasporë. Me këtë rast, janë edhe disa nga vlerësimet e tyre për vlerat humaniste dhe atdhetare të z. Gjuraj, të cilat i japin klerikët, atdhetarët, patriotët, intelektualët dhe veprimtarët, të shquar, si dr. Don Lush Gjergji, don Pjetër Popaj, z. Eric Reichenbaun, z. Agim Rexhaj, z. Marjan Cubi, z. Anton Berisha, ish ambasador në Slloveni, z. Gani Bajraktari, z. Mëhill Velaj, Pashkë Maksuti, Harry Bajraktari, Luz Thaqi, Tom Mrijaj, e të tjerë. –
Kujtojë se Gjekë Gjonaj – nga Malësia e Madhe, në një shkrim të tij rreth librave të shkrimtarit Mikel Gojanit për Mhill Gjurajn në vend të përfundimit, shkruan ai se :”Jeta dhe veprimtaria e shquar atdhetare , humintare dhe fetare e z. Mhill Gjuraj është shembull i mirë që duhet ndjekur çdo shqiptar kudo që ndodhet. Si i tillë ky shqiptar i suksesshëm është figurë model për gjeneratat e reja se si ndershëm , me punë, mund e djersë, mund të kontribuosh jo vetëm për vete, por edhe në tabanin kombëtar si aktivist i palodhur i çështjes shqiptare”.
Mhilli Gjuraj me pak fjalë është njeri me zëmër të madhe, fjalë pak dhe punë shumë – është burri i Pejës së Dukagjinit, i cili tërë jeten e vet në diasporë, për më shumë se katër dekada e pikërishtë këtu në Amerikë, ai e ka vënë në të mirë të vendit të tij. Dhe, për këtë biografia e tij e plot është ajo së bashku me familjen e tij – gruan Agen dhe fëmijët Linda, Zefi, Marjani, dhe Lora, plot nipa dhe mbesa, duke mos kursyer asgjë , as “xhepin” , kohën dhe përpjekjet, që trojet etnike dhe kryesishtë Kosovën dhe populli i saj, të jenë të lirë e të pavarur, pa sundimin serbë. Ku të gjitha , tregimet, sakrificat e përshkrimet, që i gjejmë në dy librat biografik të shkrimtarit të mirënjohur nga Kosova – Mikel Gojani, do të thotë se për Mhil Gjurajn, ende nuk kanë përfunduar as me këto dy libra, sepse nuk përfunduar edhe misioni i tij – familjes, miqve të tij – dhe dasporës shqiptare, për ta parë Shqipërinë Etnike. Në një kohë – që edhe më të parët e tij dhe të tyre në diasporë, e thënë shkurt , baballarët, babgjyshët e katragjyshët, e tyre, nuk u ndalën e nuk u përkulën as ndaj Perandorisë Osmane, as në sundimin brutual të shqiptarëve në kohën e ish-Jugosllavisë e cila nuk egzitonë më, dhe as nën ish Jugosllavinë e Millosheviqit, dhe as nën regjimin 45 vjeçar diktatorial të Enver Hoxhës. Dhe, si i till edhe Mhill Gjuraj, me gjithë familjen e tij, është pjesë e pandarë e kësaj diaspore, duke qenë edhe ai pjesë i kontributit historik të tyre , që me dekada nuk kurseu asgjë për një Shqipëri të lirë e demokratike, Kosovën të çliruar, të lirë e të pavarur, dhe çështjen shqiptare të zgjidhur, kudo deri në bashkimin tonë Kombëtar.