Nga Keze Kozeta Zylo/
“Çdo shqipëtar gjendetë sot përpara gjykatores së historisë. Historia po na gjykon: në mos patmë fatin të jemë stërniprë të lumturë të stërgjyshëvet fatosë, kemi detyrën të përpiqemi që të bëhemi, ne vetë, stërgjyshër të ndershmë për nipët tanë”.
Mid’hat Frashëri
Në Manhattan, në mjediset e “Producer’s Club Theater”, u organizua nga Dr.Ilir Hysa dhe z.Pëllumb Lamaj një sesion përkujtimor me rastin e 135-vjetorit të lindjes së Burrit të ndritur të Kombit Mid’hat Abdyl Frashërit.Ndonëse shumë prej shqiptarëve dhe veçanërisht të gjeneratës sime as që e kanë ditur fare se Mid’hat Frashëri ishte djal i Abdyl Frashërit, sepse regjimi diktatorial na e mësoi që ishte një renegat, tradhtar, si një njeri që s’e donte Kombin ose e kishte lënë në harresë të qëllimshme.
I ardhur nga dera e madhe e Frashëllinjve që i ka dhënë aq shumë Kombit shqiptar, si Abdyl Frashëri ( Babai i Midhat Frashërit), Samiu dhe Naimi dy xhaxhallarët e Tij medoemos që dhe Mid’hati do ecte në rrugën e tyre të dijes dhe të patriotizmit të zjarrtë.
Salla ku do të zhvillohej sesioni përkujtiomor, në një faqe të saj skuqte Flamuri Kombëtar, ai Flamur që të parët e tij së bashku me Të shkrinë jetën si qiriri, ndërsa në sfondin kryesor ishte portreti i Mid’hat Frashërit.
Sesionin e moderoi intelektuali plot sqimë Dr.Ilir Hysa i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen e tyre në këtë sesion përkujtimor të 135-vjetorit të Midhat Frashërit. Dr.Hysa tha se jemi mbledhur këtu për të përkujtuar Burrin e shquar të Kombit, albanologun, diplomatin, kryetarin e Ballit Kombëtar, shkrimtarin, përkthyesin etj, dhe është krenari që ne sot e përkujtojmë në këtë sesion në Manhattan. është koha që duhet të njohim njerëzit që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, është koha që historia duhet të vendos në vendin e nderit Mid’hat Frashërin, burri që shkriu gjithë jetën e Tij për çështjen kombëtare. Dr.Hysa ka ftuar z.Alfred Tollja pronarin e “Producer’s Club Theater”, si të zotin e shtëpise për të përshëndetur. Z.Tollja nuk e ka për herë të parë që mirëpret aktivitete të rëndësishme kulturore, por ato janë gati të panumërueshme. Z.Tollja tha midis të tjerash se e kishte krenari që një aktivitet i tillë zhvillohej në Producer’s Club Theater dhe përkujtohej 135 vjetori i lindjes së Midhat Frashërit.
Dr.Hysa ftoi të pranishmit për të parë dokumentarin rreth jetës dhe veprimtarisë së shquar të Mid’hat Frashërit përgatitur nga z.Pellumb Lamaj, ish i burgosur politik qysh në bangat e shkollës në burgun famëkeq të Spaçit.
Dokumentari që titullohet “4 Frashëllinjtë” është mjaft mbresëlënës. Që nga vetë titulli i tij ideatori të fut në botën e Frashëllinjve që dikur njihnim, nderonim, respektonim dhe mësonim që shumë ngjarje të Kombit ishin lidhur vetëm me tre Frashëllinjtë, por në film me fakte kokëforte mëson se nuk ishin vetëm tre burra Frashëllinj që luftuan për Kombin, por midis tyre ishte dhe djali i harruar Mid’hati nga regimi diktatorial enverist, me një fjalë ishin KATËR FRASHËLLINJTË.
Pëllumb Lamaj si një historian me shumë mund dhe kulturë ka sjellë në këtë dokumentar se Mid’hat Frashëri ka qenë: Firmëtar i Pavarësisë, Ministër i Qeverisë së Ismail Qemalit, Kryetar i Kongresit të Manastirit, Nënkryetar i Komisionit të Alfabetit, Ambasador i Shqipërisë në Athinë, Themelues i librarisë “Lumo Skëndo”, Mbrojtës i përbetuar i Kosovës, Avokat i zellshëm i Çamërisë, Kryetar i Ballit Kombëtar, Hartues i Dekalogut etj.
Miqësia e tij me Ismail Qemalin, Faik Konicën, Gjergj Fishtën dhe shumë personalitete të tjera flasin qartë për punët e tyre të vyera si shërbestar të Kombit.
Me lot dhe dhimbje e përcolli Mid’hati ungjin e Tij, Poetin e Kombit Naim Frashërin dhe ja se çka thënë në ditën e varrimit të tij:
“Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na epte! Kieni për shëmbllë, se ish i mirë, i virtutshim, vetijmirë, një këshillojnës, një baba!
O Shqipëtarë! në doni të nderoni kujtimin’ e këtí njeriu të math që po e qan sot tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jini të mirë, vetijë-pastër; doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj”.
Interesant është testamenti i Tij që e ka lënë në moshën 49-vjeçare në të cilin midis të tjerash shkruhet:
“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.
2) Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok.
3) Gjithë sa më kanë mbeturë nga im atë dhe nga ungjërit, dhe që sot formojnë muzenë t’ime familiare, dëshëronj që të ruhenë prapë në formë të një muzeje të vogëlë, brënda në INSTITUT…
“Do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij”.
Amanetin s’e tret as dheu thuhet në fjalën e popullit, por tek ne ndodh që e tret Kreu, e tret shteti se ata e kane fuqinë e parasë dhe të vendit, ata janë “pronarët” e dhunshëm sot për sot, se ndryshe nuk ka se si ndodh që varri i Tij vazhdon të jetë në New York.
Historia e dhunuar dhe mosçuarja e amanetit në vend është një njollë tjetër e turpshme e regjimit diktatorial enverist si dhe e regjimeve të mëpastajme.
Megjithatë le të shpresojmë siç shkruan vetë Frashëri në prozë “Të metat tona” se: “Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij. Kur e shohim fajin, e ndjejmë që lajthitëm, jemi të penduar. Kjo siguri zgjon ndër ne dëshirën dhe vullnetin që të veprojmë, të ndreqim shtrembësinë, të hyjmë në të drejtë”.
Ne fund dokumentari u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.
Une bëra sa munda në mergimin e detyruar duke i dhënë botës shqiptare Apostullin e munguar…
Dr.Hysa ftoi në skenë skenaristin e dokumentarit “4 Frashëllinjtë”, z.Pëllumb Lamaj ish i burgosur politik duke e falënderuar dhe shprehur mirënjohjen për këtë punë kaq me vlerë. Z.Lamaj tha se jam rritur me dashurinë për Mid’hat Frashërin qysh ne fëmijërinë time.
Z.Lamaj vazhdoi se ky dokumentar u realizua në kushte të vështira për vetë faktin që historiografia dhe propaganda sllavokomuniste e Tiranës për gjysmë shekulli jo vetëm e kishte censuruar dhe tjetërsuar figurën e Babait të Kombit, por dhe për faktin tjetër të mungesës së dokumentacionit ngaqë mafia neokomuniste që erdhi në pushtet, duke ju frikësuar të vërtetës historike, nëpërmjet veglave të saj, e shtiu në dorë arshivën e Mid’hat Frasherit që gjendej në Amerikë dhe ende e mban të fshehtë… Jam i bindur që në se një ditë kjo arshivë do t’i bëhet e mundur shoqërisë dhe studiuseve, do të jetë një thesar jo vetëm për brezin e ri që ka privilegjin e shkruarjes së historisë, por dhe për vetë kombin shqiptar…Historinë e tyre shqiptarët duhet ta shkruajnë vetë, pa filtra ideologjik, pa ndjenjë inferioriteti karshi të huajve… Kush e harron atë, kush e shkatërron me dashje apo pa dashje, bën krimin më të madhe të të gjitha krimeve… Une bëra sa munda në mërgimin e detyruar duke i dhënë botës shqiptare Apostullin e munguar….
Padyshim të tjerët që do të vinë do të na e sjellin edhe me të plotë, edhe më madhështor Gjeniun e kombit përfundoi fjalën e tij ish i burgosuri politik z.Pellumb Lamaj.
Në këtë tubim e mori fjalën dhe z.Eduard Dilo pinjoll i familjes së Ilia Dilo Sheperit i cili ndër të tjera tha:
Sot na ka mbledhur përkujtimi i 135 vjetorit të lindjes të të madhit ndër të mëdhenjve, “Babai i Shqiptarizmës” Mit’hat Frashëri, që duhet të ishte ditë feste Kombëtare në krejt Kombin dhe për krejt Kombin Shqiptar. Ai është Bir ‘ i denjë i Familjes me vlera të larta Patriotike, Frashëllinjve të pavdekshem. Ai me devotshmëri ju përkushtua krejt vatanit, duke mos kursyer asgjë për të. Që në moshë të njomë, u mor me shkrime e përkthime, vepra këto që hyjnë në gjerdanin e letrave shqip! I rritur në një familje ku Atdheu ishte idhull, në një familje ku Babai i Tij Abdyl Frasheri vuri krejt pasurinë për Shqipërinë (të bëjmë një parantesë këtu, Abdyl Bej Frasheri vuri pasurinë e tërë në dobi të Kombit, ndërkohë që batakçinjtë kombëtare që na kanë udhëhequr e udhëheqin, vjedhin Kombin, pasurinë e çdo gjë Kombëtare duke katandisur popullin në këtë gjendje mjerane që e dimë të gjithë). Ai nuk dinte te ishte ndryshe, po ishte ai që ishte Mid’hati i veçantë e i respektueshëm nga të gjithë. Pjesëmarrës në çdo ngjarje me rëndësi të Kombit: në Kongresin e Alfabatit, apo në Shpalljen e Pamvarësisë etj Bëri që Ai të ishte figura kryesore dhe e respektuar deri para viteve 1944! Ishte udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve. Në Librarinë e tij në Tiranë u krijua një vatër e vërtetë patriotizmi. Me krijimin e Organizatës së Ballit Kombëtar u vu në krye të saj dhe u bë simbol i gjithë atyre që merrnin pjesë në këtë organizatë . Mid’hat Frasheri është Ai që punoi me shumë përkushtim e atdhetarizëm deri në frymën e fundit. Një Luftë të pa epur e plot vetmohim, bëri sidomos në Vitet ’40-të për të sqaruar popullin rreth rrezikut komunist që i kanosej. Deviza e tij aktuale ishte dhe mbetet dhe sot “Shqipëria e shqipetarëve, vdekje tradhtarëve” dhe eshtë një kushtrim për secilin që ta mbajmë e ta duam Atdhenë me shpirt. Në këtë përvjetor ai vjen përsëri i gjallë se porositë e mendimet e tij janë ende aktuale… Qoftë i pa harruar, nder, respekt dhe mirënjohje e lavdi të perjeteshme për Të.
Në këtë tubim foli z.Xheladin Zeneli ish deputet i zgjedhur në vitet 1990 në Mal të Zi, i cili tha se jam i privilegjuar që marr pjesë në përvjetorin e 135-të të Kolosit të Kombit Mid’hat Frashërit. Ne jemi rritur tha ai me Frashëllinjtë. Unë i kam shpëtuar burgut kur recitoja vargjet e Naim Frashërit si: “Ti Shqipëri më ep nder, më ep emrin shqiptar”, i shpëtova për të vetmen arsye se u ndërruan qeveritë dhe nga zgjedhjet ishin në rrëmujë e sipër. Unë brengosem për vendin tim, brengosem për trojet tona që kanë ngelur jashtë Shqipërisë dhe janë nën robëri. Ne duhet të jemi të bashkuar siç kërkonin Frashëllinjtë, se vetëm kështu Shqipëria do të rrojë zonjë vazhdoi z.Zeneli.
Dr.Hysa ka falënderuar disa veprimtarë që me punën e tyre i shërbejnë Diasporës dhe çështjes Kombëtare si: Themeluesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në Staten Island, Brooklyn, Manhattan, z.Esad Rizai një avokad i komunitetit që vazhdimisht punon me përkushtim për bashkatdhetarët, Xheladin Zenelin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi, Eduard Dilon për vazhdimin e traditës familjare, z. Alfred Tolljen për mikpritjen dhe aktivistin z.Leo Ruçi nga Vlora.
Z.Dem Feta nga Prishtina ardhur enkas për këtë sesion përkujtimor tha se Midhat Frashëri është vigan i Kombit Shqiptar. “Jemi në fillim të udhës, duhen përpjekje për t’u bërë komb i lirë, i bashkuar i qytetëruar, shkruante Mid’hati në vitin 1897.
Në vitin 1909 ai shkruante se qëkur mbahet mend dheu ynë i gjorë gjithnjë në luftë. Këto turbullime të gjorit mëmëdhe i kanë ardhur së brendshmi dhe së jashtmi. Pyetni 1000 njerëz dhe do të mësoni nga gjyshërit dhe etërit 100 prej tyre janë vrarë. Të paktë janë ata që vdesin në shtrat.
Ai shtroi tezën se Shqipërisë shpëtimi do t’i vijë nga vetë shqiptarët, shpëtimin tonë ta presim nga vetja jonë si një punë të përmirësimit dhe të naltësimit tonë, si një punë që vjen vetiu me djersën me përpjekjet dhe dëshirat tona”.
Z.Esad Rizai ka falënderuar organizatorët për këtë sesion përkujtimor për burrin e shquar të gjithë kombit shqiptar Midhat Bej Frashërin.
Në këtë sesion ka përshëndetur dhe z.Leon Ruci i cili vlerësoi lart figurën e Midhat Frashërit dhe tha se brezat e ardhshëm duhet të njihen me historinë e vërtetë të shqiptarëve.
Sesioni përkujtimor shkundi pluhurin e harresës dhe tërhoqi vëmendjen për rishikimin e Historisë që siç thotë Midhat Frashëri se: “Çdo shqipëtar gjendetë sot përpara gjykatores së historisë. Historia po na gjykon: në mos patmë fatin të jemë stërniprë të lumturë të stërgjyshëvet fatosë, kemi detyrën të përpiqemi që të bëhemi, ne vetë, stërgjyshër të ndershmë për nipët tanë”.
Dr.Ilir Hysa e mbylli sesionin përkujtimor duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe i uroi ata që të jenë së bashku në të tilla aktivitete kaq të rëndësishme për Diasporën kushtuar burrave të shquar të Kombit si dhe historinë e vërtetë duhet t’jua mësojmë me përkushtim brezave.
Sesioni përkujtimor u filmua nga TV “Alba Life” në New York dhe do të transmetohet në kanalet televizive.
22 Mars, 2015
Manhattan, New York
denokrimetekomunizmit says
Mbas atij shkrimit qe Kezjame emocione te thella po na lavderohej se ishte krenare per komuniste-llekun, e prinderve te saj – tani i eshte kethyer vajtimeve -qane e ngasheren me dhmbje shpirti per te figruren e Mitahat Frasherit te cilin ajo na e paska njohur ashtu si i kishte thene babai i saj ne kohen e diktatures : “.Ndonëse shumë prej shqiptarëve dhe veçanërisht të gjeneratës sime as që e kanë ditur fare se Mid’hat Frashëri ishte djal i Abdyl Frashërit, sepse regjimi diktatorial na e mësoi që ishte një renegat, tradhtar, si një njeri që s’e donte Kombin ose e kishte lënë në harresë të qëllimshme”
Dhe, a doni me shume per te qeshur nga kjo profane e ka bere Pellumb Lamajn edhe historian qe me mund dhe kulture ka sjellur kete dokumentar “Pëllumb Lamaj si një historian me shumë mund dhe kulturë ka sjellë në këtë dokumentar se Mid’hat Frashëri ka qenë”
Luljeta says
Zoti Pellumb ti e di kush e helomj zotin Frashri
Shqipe Saliko Sulo says
26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane
Eduard M. Dilo says
Ju qe shkruani me psedonim pse dhe kini marre persiper te “denonikrimetekomunizmit” nuk beni asgje tjeter vec i stimuloni ato krime qe jane bere me keto komente tejet antishqiptare. Zoja Kozeta me sa dime ka qene nje mesuese e thjeshte ne shkollat e Tiranes, nderkohe ketu ajo dhe krejt familja e saj esht angazhuar totalisht me zemer ne hapjen e shkollave shqip, duke u mesuar gjuhen e embel te Naimit, Cajupit, Fishtes, Mjedes, Ilia Dilo Sheperit, Petro Nini Luarasit, Koto Hoxhit dhe gjithe atyre qe me shpirt e deshen dhe bene cmos per kete Gjuhe Perendie. Nuk kujptoj po vertet ke mision te “denoshekrimetkomuniste” sic pretendon e reklamohesh te veshe gure e shpella ne misionin e shejte te shqiptarizmes, e akoma me keq ne kete koment dashakeqes per “SHERBETORIN E SHQIPTARIZMES” – Mit’hat Frasherin e madh te frashellinjve.
Tjeter gabim tejet te pa falshem e trashanik beni i/e nderuar kur vini ne dyshim qenien ose jo historian te Zotit Pellumb Lamaj, i cili esht tamam historian, se vete puna e tij me ato qe ka punuar plot perkushtim e te mbeshtetur ne dokumenta e fakte historike, ka bere qe te sfidoje pseudot qe i kemi me shumice si shtremberues te historise sone te vertete.
I/ e nderuar “denokrimetekomunizmit” mos kini frike, nxirrni koken dhe emrin e vertete se jetojme ne demokraci dhe e verteta nuk duhet te na trembe. Esht turp qe ne kete pervjetor te Mit’hatit tone te madh te shikojme qe komente te tilla te tentojne te lerosin artikullin.
Ilir Hysa says
O njerëz, se cili ka qenë çdonjëri nga ne në kohën e diktaturës duhet ta bëjë drejtësia, shteti, jo ju që fshiheni pas pseudonimeve. Për ironi, ata zyrtarë të shtetit shqiptar, që kanë dështuar të bëjnë drejtësi, janë të njëjtit njerëz që disa prej jush keni pritur për dreka dhe darka. Ndaleni këtë turp! Mos mbillni përçarje!
Kujtim Tola Elbasan says
A ka dorë Meta në vrasjen e Fatmir Xhindit më 2009-n?
Deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra para banesës së tij në Roskovec (Fier) më 2 maj 2009, më pak se dy muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit. Kur një deputet vritet në fushatë elektorale pista e pare e hetimit duhet të ketë lidhje me aspektin zgjedhor, konfliktet për shkak të zgjedhjeve, luftës mes kandidatëve, bërrylave në prapaskenë, ndeshjes politike mes partive…
Në vijim të kësaj linje, perveç dy partive të mëdha, PS e PD, që natyrisht duheshin parë si të dyshimta atëhere, kishte hyrë në lojë me shumë ambicie edhe LSI e Ilir Metës. Zgjedhjet e 28 qershorit ishin tepër të ashpra, dhe u luftua fort për çdo votë. Le t’i trajtojmë me rradhë këto elementë:
I ndjeri Xhindi kishte fituar tre herë zgjedhjet parlamentare në Roskovec (një qytezë bastion i verbër i së majtës), dhe natyrisht ishte një “kockë” e fortë e PS në atë zone zgjedhore. Kjo nënkupton se PD s’kishte interes ta hiqte qafe të ndjerin, sepse s’mund të fitonte në Roskovec perballë çdo kandidati të së majtës, siç de facto nuk fitoj më 2009.
PS, nga ana tjetër, Xhindin e kishte një kanditat të konsoliduar, tre herë deputet i zonës, pra s’kishte motiv ta bënte dalje, vetëm nëse i ndjeri kishte shfaqur ndonjë tendencë seperatiste në drejtim të LSi-së.
LSI në atë kohë po përpiqej të tregonte muskujt. Veç trafikimit të deputetëve në Parlament (praktikë që vijon ta ndjek dhe sot), ajo po luftonte fort sidomos në Fier. Siç dihet në rrethin e Fierit fitoi Dritan Prifti më 2009-n, por kishte gjithashtu edhe një kandidate tjetër të fuqishme në Roskovec, zonjën Angjelina Kola, lindur e rritur aty.
Angjelina Kola ishte deputete e listes së PSD në Parlamentin e 2005-2009-s, por që u rrëmbye nga LSI vetëm disa muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe ajo pritej të kandidonte përballë Fatmir Xhindit të PS.
Natyrisht zonja Kola kishte shume shanse të fitonte në Roskovec (si vendlindja e saj), por dhe shumë vështirësi përballë një kadidati tre herë deputet i zonës, si i ndjeri Xhindi.
Duke lexuar lajmet e asaj kohe më bëri përshtypje ky material i datës 9 maj 2009 (një javë pas vrasjes së të ndjerit Xhindi) – citoj: “Deputetja e LSI-së Angjelina Kola ka ndihmuar policinë e Fierit për tu mbushur mendjen familjarëve të deputetit të vrarë Fatmir Xhindi që të jepnin telefonat celularë për të marr e kontrolluar tabulatet. Polcia ka shkuar në banesë një ditë më pas dhe ka kërkuar prej familjarëve aparatet e telefonave celularë për të marr tabulatet, por ata kanë refuzuar që ti jepnin. Ka qenë ndërhyrja e deputetes Angjelina Kola e cila i ka sqaruar se duhet të bashkepunojnë me policinë e prokurorinë për të gjetur shkakun dhe autorin e vrasjes së Fatmir Xhindit. Pas nderhyrjes së saj ata kanë dorëzuar aparatet telefonik celularë.”
Angjelina Kola ishte kandidate e LSI-së, një parti në armiqësi të thellë me PS-në, ç’deshte ajo aty?
Nga Vëzhguesi
kohaemaskarenjeve says
O ti shoq qe vetem mbiemri te ka ngel nga e ke origjinen tende, se per gjysme shekulli ke qene dhe je i tjetersuar –
Po pse bre merr ne mbrojtje dhe me fanatizem ate qe deri dje ta kan poshteruar apo pse te bejne qejfin ty personalisht – perse te ka djegur ty kaq shume Kezja dhe Qemali, te cilet te partise kan qene dhe partise jane, andaj “po nuk pate edhe ti ndonje miz nen kesule” fli i qet, or ti i Dilove ….ske ti asnje lidhje me ta tu dalesh ti si avokat mbrojtes se flet vete e kaluara e tyre kush kan qen dhe kush jane ….fshati qe duket nuk do kalluz.
Dhe saper ate Historian me duket se po bije edhe ti ne balten e asaj profanes – sepse Termi historian ka tjeter kuptim dhe perkufizim – nuk do te thote se perse je marre me nje ngjarje historike dhe je Historian …or Dilo te kishte qene ashtu Historianet do te ishin me “thes”
kohaemaskarenjeve says
O Dilo pse lodhesh dhe humbet kohen duke e vene veten ne siklet per te mbrojtur Kezen dhe Qemalin.
Lexo bre burr se cfare thone ne kritikat e tyre per Kezen edhe kritiket, mos lexo dhe na trego vetem ato qe Kezja e vetlavderon dhe ata qe e lavderojne Kezen ashtu si edhe ti Dilua.
A e di se cfare mendojne dhe si e kan pare te tjeret shoqen Keze dhe Qemalin.
Dhe se fundi me jep nje shpjegim si mbrojtes i saj a e ke lexuar ate shkrimin e saj “Jam krenare me babain tim Partizan dhe komunist ” ku Kezja tregon se babai i saj ka qene kryetar koopertavive ne kooperativen ku ishte dhe kampi me famekeq ne Shqiperi – Bença e Tepelenes,aty ku vdiqen per buken e gojes 300 femije sa pleq dhe plaka e te semure.
Ndersa, Kezja dhe Qemali deri dje qanin dhe ngasherenin per Enverin dhe diktaturen te cilen ata e mbanin gjalle, me ter so e sorollopin e tyre, ndersa sot duke te hedhur hi syve ty dhe ndonje tjetri, qajne per te burgosurit politik dhe te presekutuarit, sepse duan te mbulojne zullumet qe kan bere ata dhe prinderit e tyre soji dhe sorollopi i tyre…..
Hyre ne google dhe bej nje kerkim me emerin Keze Zylo dhe do te gjesh edhe ndonje mesazh te till :
Per ,krekosjen e saj “Per shkelqimin dhe renjen e shokut oh me fal shoqes Zylo”Zylo eshte nje hic per mua !thote mesazh shkruesi….
Postuar nga: Selmani Staten ISLAND 23/04/2008 – 08:14:33 –
Me vjen shume keq ,qe ketu po hidhen mesazhe qe nga menyra e te shprehurit te lene te kuptosh se Zonjes Zylo i kane ardhur ne privat,e po i hedh ketu.Keto delire me shenja “histerizmi madheshtie’,bajate e te theksuara ,jane te paperceptueshme dhe kjo me ben te kuptoj se Zonja Zylo ka probleme me koshiencen. Jam dakort me parashkruesin Dajti ,kur shprehet se suksesin personal c’ka ben per atdheun mos e ngaterroni ,qe une do ta perifrazoja ,mos e perzjeni me egon e tmerrshme qe ju ku kapur per tu vetlavderuar.
Nuk mund te them se Zonja Zylo nuk punon(si te gjithe emigrantet qe e duan atdheun e ju mungon ne mergim ,por po fryhet si shume.E keto fryrje cojne uje vetem ne mullinjte me ere.
Megjithate ..lereni Zonjen Zylo t’i gezohet “suksesit’…
Postuar nga: Selmani Staten ISLAND 23/04/2008 – 09:05:56 –
Selmanit kishte cfare t’i qante nena trimerine dhe djalerine ,nuk e njihte xhelozine dhe ligesine ,nuk levdohej dhe krekosej ,ndersa “ju”(nenkupto-Zonja Zylo) po i qani Zonjes Zylo “suksesin”,.Sa per xhelozi dhe ligesi..Por cfare xhelozie do kem une ,oj e uruar per Zonjen Zylo..??!
Per ,krekosjen e saj
“Per shkelqimin dhe renjen e shokut oh me fal shoqes Zylo”
Zylo eshte nje hic per mua !
Por me cudit fakti qe eshte fakt Sa shpejt vijne kunder reagimet nga nenshkrues me erma te ndryshem (nenkupto-Zonjen Zylo).Kini lene punen per t’ju perkushtuar ketu apo ju kane pushuar nga puna??!!!
Menyrra emocionale e te shprehurit e te reaguarit ,te le te kuptosh qe nenshkruesit e mesazheve ;ESHTE ZONJA ZYLO!
Sukse Zonja Zylo ne “shkelqimin” tend
Selmani
Postuar nga: Albana 23/04/2008 – 09:17:24 –
Postuar nga: Selmani Staten Island 23/04/2008 – 09:41:12 –
Zonja Albana allias Zylo
Gjendja jote emocionale ,po i kalon kufijte e aresyes ,duke me bere femer e po nxjerr nje te vertete qe jeni dora vete Zonja Zylo qe i shkruan keto mesazhe nen emra te tjere ,gjendja emocionale dhe nervoze qe te krijohet ,po te ben te perdoresh nje fjalor vulgar ,aspak te hijshem per nje ” Gruaja e vitit”Mendon si veten edhe per te tjeret .Une jam Selmani qe po te them ne kete mesazh te fundit ,se vete edukata dhe kultura qe kam nuk me lejon ,dhe ne respekt te Gazetes Kritika ,ta perdor per debate personale e tendencioze sidozot ti,por me aresyen njerezore po te them;Clirohu nga emocionet ! Se gabohesh Keze!Me keto mesazhe fryrje e vetlavderuese e demton shume veten tende,apo zbeh imazhin e”Gruas se vitit”,…Pac fat Zonja Zylo ne egon tende te semure
Selmani
Postuar nga: Selmani BX 23/04/2008 – 19:11:10 –
E lexova shkrimin edhe pse ishte i merzitshem, por nuk e kuptova. Cilat jane vlerat e Znj Zylo per te cilat ajo ka marre titullin. Mos e merrni per egoizem, por cdo emigrant punon dhe perpiqet per nje jete me te mire per vete dhe familjen. Kjo nuk do te thote qe duhet te marrin “fleta lavderimi”. Megjithate e kuptoj qe regjimi diktatorial i Shqiperise ka lene gjurme te thella te pakten tek brezi i Kezes. Une personalisht njoh gra shqiptare qe kane ecur shume perpara ne USA apo edhe ne Evrope, ku jane perballur me konkurencen e ashper ne keto vende. personalisht njoh avokate, doktoresha, mesuese me master dhe profesoresha ne universitete Nuk i kam pare emrat e tyrre ne ndonje gazete shqiptare, sepse ato punojne dhe nuk bertasin” hej shikoni se ckam bere une” Mos e fryni kaq shume se nuk ka bere ndonje gje te madhe.
Postuar nga: Selmani BX 24/04/2008 – 10:02:54 –
Une mendova se u mbyll kjo tani ..Filluat prape Ju me keto vetlavderime .Ka te tjera probleme per te diskutuar.
Shqiperia e Diaspora nuk eshte vetemZYLO
Per te ditur me shume per Zylon
Merrni lexoni librin e Driteroit te famshem “Shkelqimi e renja e Shokut/Shoqes Zylo!
Boll se na nvereitet me keto lavderimie!
Ta Gezoje cmimin Shoqja Zylo!
Selmani BX
Eduard M. Dilo says
“denokrimetekomunizmit”&”kohaemaskarenjve”! Sinqerisht une po lutem per ju! Mos shterofshin lutjet derisa te marresh rrugen e duhur per te ecur mbare.
Arben Dedaj says
si qenka bere puna ktu…Me vjen ne mendje nje barsalete. I merr Zoti 3 shqiptar dhe i ju thote se do tu plotesoje nga nje deshire secilit. I pari dhe i dyti i kerkuan Zotit tu jape ate cka deshironin me shume ne jete ndersa i treti pasi u mendua mire tha:” merrua prape gjithcka u dhe 2 te pareve” dhe kshu e shpenzoi deshiren e tij. Me vjen keq qe isha i pamundur per te qene ne ate perkujtimore. Gjithashtu me vjen keq qe humba rastin per te takuar disa miq te mi pjesmarres dhe organizatore te eventit. Ndersa per ju qyqare qe hidhni vickla per kete person apo ate person do ju perkufizoja si “llapaqene” dhe “attention whores” (po e them ne anglisht se jam i sigurte se nga ktu afer llomotisni” . Heren tjeter merrni pjese dhe ju, filmoni, fotografoni dhe shkruani. Perndryshe mbyllini halet se po fillon e mban ere ketu. Lerini rehat ata qe punojne e perkushtohen me sa munden dhe sa dine. Mos ja beni edhe ju si ai i treti…