Nga B.Jashari/.-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është nisur sot për në Rumani, ku do të marrë pjesë në takimin e dytë jo formal të Organizatës SEECP, Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.MPJ e Kosovës bëri të ditur se, në vizitën e tij të parë zyrtare në Rumani, ministri i Jashtëm kosovar është ftuar nga homologu i tij rumun, Titus Corlăţean, pasi Rumania është kryesuesja e radhës e kësaj organizate të rëndësishme rajonale që promovon paqen, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në frymën evropiane.
Në Samitin dy ditor të SEECP, ku vendet përfaqësohen në nivel të ministrave të jashtëm, Hoxhaj pritet të takojë edhe homologë të vendeve të tjera, me synimin për anëtarësimin e Kosovës sa më parë në këtë organizatë, që është një prej më të hershmet në Ballkan.
SEECP përbëhet nga 12 shtete anëtare, mes të cilave; Shqipëria, BeH, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.
Samiti i Ohrit, vitin e kaluar dështoi për shkak të mos ftesës së palës kosovare në nivelin më të lartë, ku shumica e vendeve anëtare ishin solidarizuar me vendimin e Kosovës për të mos u përfaqësuar në një nivel tjetër