

Dr. Selman Mëziu/
Po është zëri i ambël i fëmijëve fytyr qeshur dhe gazmor. Është zani i luleve të sapo çelura në kopshtin e jetës. Është zëri i filizave të rinj të lindur e hedhur shtat në qytetin e rilindjes të kombit italian, Firence. Janë fëmijët e bijave e bijëve të shqipërisë natyrale. Ato janë dhe do të mbeten pasuria ma e çmuar e kombit tonë. Ato janë shpirti dhe zemra e një populli të ‘’shkyer,, nga kanibalët e kohërave. Por krenar e trimërushëm duhet të shkruaj: Jo nga kultura, dinjiteti, besa, trimeria e guximi që nga e kaluara e largët dhe ‘’mbjellur” ne hullitë e të ardhmes së ndritur. Por nga…. Ato do të mbeten lulet me petalet, thekët, pistili i një populli me dy koka, trup e krahë shqiponje mbi fushën e kuqe që shpreh lumenjt e gjakut të derdhur në shtatoret e shekujve për të mbijetuar.
Vallë po sot çfarë duhet të bëjmë ne ikanakët? Mirësisht nuk është koha e vringëllimit të shpatave, as e kryqëzimit të zjarrit të topave e pushkëve. Prandaj vështroi i habitur këtë statuje kureshtëndjellëse në rreth qarkullimin përpara Derës së Madhe Romake në Firence. Vallë cila është domethënia që na ka ‘’fshehur,, pamja e jashtme e këtyre dy shtatoreve të pa baraz peshuar të dy grave, njëra në kambë e tjetra e shtrire mbi kokën e saj? Duke ‘’rrëmuar,, gjej shkrimet e skulptorit te madh Mikelanxhelo Pistoleti (25.06.1933. Në shkurt 2025 propozuar për çmimin nobël). Fakte të ‘’skalitur ,, në libra. Dy blloqeve të mermerit nxjerrë diku në krahinën e toskanës, ai ju ka dhanun kuptimin: E njejta grua, statuja në kambë, del nga Dera e Madhe me harqe gurë skalitur Romake për të parë botën. Tjetra me fytyrë duke shikuar e buzëqeshur drejt hyrjes të Derës në fjalë duke i sjellur Firences zhvillimin modern të të gjithë anshëm nga udhëtimi nëpër botë.
Hedh vështrimin poshtë skulpturës së gruas së shtrirë dhe shikimi më kapi lokalin me emrin ‘’Petrarka.,, Në anën e djathtë shtrihet bulevardit me caracat kurorë xhveshr të emërtuar Françesko Petrarka (Areco,1304-1374) shkrimtar, poet, filozof, filiolog). Pikerisht këtu në këtë kryqëzim historik e kultural u formua shoqata ‘’Adriatiku.,, U firmos në një leter të thjeshtë nga trembëdhejtë anëtarët të ulur përqark një tavoline të gjatë. Bijë e bija pothuajse nga e gjithë atdheu nanë Shqipëria. Ishte mbas dite ora 16 e 35 minuta e ditës së diel të datës 26. 01. 2025. Sapo lindi një agim i ri kulture, diturie, shkollimi, bashkimi për mëmëdhetarët. Qellimet, të drejtat, detyrat janë shkruar në statutin e saj. Ideatorët e realizuesit do të shënoheshin Naim Doda dhe Artan Bakiasi. Një faqe e re e një lëvizeje të re kulturore me shkëndia, rrezatime e flakërime atdhedashurie e bashkëjetese kulturash.
Nis udhëtimi shtigjeve me të njohura e të panjohura i shoqatës ‘’Adritaiku.,, Hapet dritaria e komunikimit ne teknologjitë e kohës FB, realizuar nga Korab Zhuja. Vërshojn nga te gjitha anët urimet ma të ngrohta. Dhe ja nje grimce prej tyre:‘’Udhëtofshi drejt objektivave tuaja, për gjallërimin e kulturës e gjuhës se ambël shqipe këtu në Firence.
Sejcili shkruante për punërat e ardhshme për ‘’ programe afat shkurtëra e afatë gjata. Ndërsa nga zemra dhe thellësitë e shpirtit të anëtareve të shoqatës buronte urimi ndezës energjish e lëvizjeve drejt së ardhmes plotë punë të bashkërenduara, të vullnetshme e frutdhanëse. Dhe ja si shprehet njëri prej tyre: ‘’Kam besim se gjymtyrët drejtues, presidenti Naim Doda, kryesia dhe shoqatë formuesit do të ecin përpara më plotë veprimtari kulturore. Urime, të na rroi ajo sa ma gjatë e gjallë, plotë energji krijuse lëvizese, realizuese.,,
Hidhen për diskutime stema e shoqatës ‘’Adriatiku,, Njëkohesisht emri i shkollës dhe stema e saj. Hapja e dyerve të shkollës përparësi mbi përparësi. Disa kerkojnë sëpari ligjërimin e shoqatës në institucionet përkatëse. Por edhe hapja e një llogarie për shoqatën në një bankë. Konceptimi i librezës së antarsisë dhe i kartë vizitës të shoqatës. Sigurisht dhe i stemës që duhet të ketë të varur në qafë çdo anëtar i saj. Diskutime debate, zgjidhje, edhe keqkuptime e mëdyshje rreth tyre, edhe për lekët për t’u shpenzuar sa ma pakë. Arsyeja kuptohet sepse financime nuk kemi e kuota njeqind euro për gjithë sejcilin është e vogël.
Anëtar të shoqatës marrin pjesë në festën e 17 shkurtit, çlirimit të të Dardanisë. Të buzeqeshur me ideale të freskëta me dije të thella për historinë e saj. Ndërkohë vjen një ftesë për takim nga ambasadorja e saj ne kryeqytetin italian Roma. Përseri hynë në mes nesh preukipime për pregatitje. Cilët do të ishin përfaqësuesit, nje program i shoqatës duhesh parqitur atje, ndonjë dhuratë për ambasadoren duhesh. Dhe pas djersitjesh të shumta dhe rezultati. Ja se çfarë shkruan ambasadorja Nita Shala në ditën e takimit me 12. 03. 2025: ‘’ Shoqata “Adriatiku” është themeluar rishtazi në Firence, dhe sot pata kënaqësinë t’i prisja në Ambasadë Z. Naim Doda, Znj. Ardita Repishti dhe Znj. Filloreta Altari. Diskutuam për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të rrënjëve, gjuhës e kulturës së bukur shqipe, dhe mësova për dedikimin e Shoqatës në këtë drejtim.
Rendin marthonomaket tanë Naimi, Artani, avokat Elidoni etj. Nga zonat Gavinana, Shën Donini, te sheshi Dalmacia etj. duke biseduar me përgjegjësa të lokaleve. Shkojn dhe shikojn sallat si mjedise klasash. Tërheqje, mos dakortësi, largësi për nxanësit disa nga arsyet e mos përcaktimit të tyre. Ndërsa grupi karakterizohet nga vullneti, përgjegjshmëria për idealin që duan të arrijn. Bashkëpunim e demokraci e pastër në diskutime, marrdhënie midis anetarëve të shoqatës. Dy anëtar të rinj i shtohen asaj E. Mazreku V. Kabashaj.
Ja lexojm se si konceptohet hapja e një shkolle në qytetin e rilindjes evropiane një anëtar i shoqatës më, 11. 02. 2025: ‘’ Dritare të reja dije e kulture na duhen neve ikanakëve shqiptar për të mbajtur gjallë gjuhën tonë, kulturën tonë, traditat e zakonet tona, ashtu siç kanë bërë vëllezërit tanë arbëresh në Itali për më shumë se 600 vjet, dhe bashkëkombasit tonë në Argjentinë, Australi, Gjermani, SHBA etj. Po qe se ne do të organizohemi e do të mbajme ndezur pishtarin e dijes, gjuhës e kulturës do t’iu vijmë në ndihmë shqiptarve, vëllezërve tonë në shtetin nanë e kjo është detyra e kujtëdo këtu në Firence, Itali dhe kudo në botën e madhe ku jemi shpërndarë.
Dhe ja një përmbledhje çështjesh për këtë luftë ku në ballë kanë qenë anëtarët e shoqatës ‘’Adriatiku,, N. Doda, A. Bakias, L. Kalivaçi. Lexojm kumtin e A. Repishti më 19. 03. 2025: ‘’…shumë energji e cila humbet, pa u kanalizuar në punët tona si: shkolla, emrat e regjistruar, projekte konkrete për veprimtaritë në vazhdim, objektiva për të ardhmen, synime, plane e grupe pune, buxhetet e detajuara, kontakte për rrjetëzim, etj, etj… ku të gjithë mund të japin kontribut, sipas mundësive.,, Nuk vonojn dhe hapet llogaria në një bankë, vijnë lajme të mira për sigurimin e abetareve, filluan të vijnë vullnetar mesuse të reja për veç Filloretës , Arditës, etj. Shpërndahen kartvizitat, librezat e antarsisë, stema e njohjes ku shkruhen dhe emrat. Paraqitet stema e shoaqatës ‘’Adriatiku,, dhe e shkollës shqipe me emrin ‘’J. de Rada,, me madhësi të ndryshme. Këto jane punë të lavderueshme të anëtarit të shoqatës Korab Zhujës dhe mendimeve të anëtarëve të shoqatës. Hartohet dhe diskutohet një propozim për një program afat gjatë, hartohen plan pune mujore, vihet në program që me datën 19. 04. 2025 të hapet shkolla shqipe. Grupi i punës të ngarkuar me hapjen e shkollës vendos që lokali ‘’Rifredi,, pranë sheshit Dalmacia të hapet ajo. Lajme i mirë që ndërmarrja e ‘’Karroceria G. P. L.,, financon hapjen e saj. Ne si shoqatë në një mbledhje shprehëm mirënjohjen për bujarinë, zemërgjërsinë për kontributin e treguar. Arrijn në kompiutra programet e pregaditur për rregjistrimin e fëmijëve të parë. Ato çdo ditë shtoheshin. Ky lajm i bereqetshëm ju shtoi gëzimin Naimit e Artanit si nismëtarët e punëshumtit për hapjen e shkollës shqipe. Padyshim edhe gjithë anëtarëve te shoqatës “Adriatiku”.
Vështrojn të emocionuar klasën e mobiluar. Bardhësojn muret e saj. Ato duken sikur ju buzëqeshin fëmijëve të sapo ardhur. Mbi tavolinën përball klasës janë mesueset me tufa lulesh në dorë. Mbi atë rrezatojn librat ‘’Gjuha Shqipe,, fletoret me figura kuptim plote për nxanësit, mbajtëset e lapsave e penave. Aty pranë një vizatimi i një nxanësi, kundruall saj një gomë, lapsa, stilolapsa, diku nga fundi, kutia me lapsa me ngyra. Në mes tavolinës një kapele e kuqe me shqiponjë dhe dy flamuj të vegjël, i shqipërisë dhe i Dardanisë (Kosovës) që ndriçojnë dritë atdhedashurie. Dhe ja si përshkruan inxhinier F. Kapaj këtë dite 19.04.2025: ‘’Sot ishte vërtetë ditë e bukur, e veçantë, dita e parë e dhënies së mësimit shqip në Firenze. Një punë shumë impenjative, sidomos nga Ardita, Leta Naimi, Artani etj. Nuk e prisja të kishte gjithë këtë pjesëmarrje (25 nxanës). Gjithë ata fëmijë të bukur, flamuj, fletore, qeleshe me shqiponjë.
Në këtë ditë të shënuar ndodheshin prindër, nana dhe baballar me fëmijët për dore, mesueset vullnetare si Tonine Maçaj, Saimire Kopshti F. Altari, Dafina Shima, A. Repishti, Denisa Nine, Etleva Gjinaj, anëtar te shoqatës ‘’Adriatiku,, Erzen. Mazreku, N. Doda, A. Bakiasi, Valon Kabashaj, Inxh. F. Kapo, Av. E. Kalivaçi, S. Gjergji. Nje ditë me vone do t’i bëjnë jehonë kesaj ngjarje; Gazeta ‘’Delli,, në Njujork dhe Gazeta ‘’Tema,, me artikullin e shkruar nga A. Repishti, ndërsa menjëherë do të botoi lajmin ‘’Ballkan Web,,. Intervistë do të jap në ‘’Dritare TV,, presidenti i shoqatës tonë Naim Doda. Kuptohet gëzim e krenari ndjejnë prindërit e fëmijëve, anëtarët e shoqatës ‘’Adriatiku.,, Befasuese është që për një kohë të shkurtër, hapi për herë të parë dyert e dijes një shkollë shqipe në qytetin e Firences.
Një lajm tjetër të gëzueshëm na përcjell President Naimi më, 21.04.2025 ‘’Përshëndetje të gjithëve!Jemi duke u kthyer nga qyteti i Bolognjës me Artanin me mision të kryer. Dërgesa e parë prej 17 librash për shkollën e morëm, siguruar nga ambasada shqiptare në Milano.,, Me përkushtim e korrektësi, sipas rregullave ndiqet vazhdimi i shkollës në të shtunën e dyte. Dhe ja çfar shkruan i përkushtuari i saj N. Doda: ‘’ Sot, në orën e dytë të mësimit, u shpërndan librat ku ishin prezentë 20 fëmijë. Gjatë kësaj ore mësimi, ne shkruam shkronjat A dhe B dhe mësuam për pjesët e trupit. Për detyrën e shtëpisë, u kërkua që fëmijët të mësojnë në shqip pjesët e tij…Abetare e mjete të tjera për mësimin u dhuruan edhe nga ‘’Qendra e Botimeve të Diasporës.,, Të cilët shoqata i falenderoi. Këto botojn vazhdimisht revistën’’Flasim Shqip.,, kushtuar shkollave shqipe e mësuesëve që punojn intensivisht dhe vullnetarisht. Ditët të mbushura me plotë punë e veprimtari vazhdojn si motori lëvizës e qëllimi i lartë i krijimit të shoqatës ‘’Adriatiku.
U shkëpute një reshpe borë e bardhë nga Bolzana. Ishin të qeshur atë ditë të bukur të ditës së diel të 25.04.2025, kur zbritën në qytetin e lashtë e të ri të Firences. Ato u pritën nga anëtar të shumtë të shoqatës ‘’Adriatiku,, krahë hapur e me plotë mirësi. Ishin mësues, nxanës, prindër të shkolles shqipe ‘’Artur Lleshi.,, Ajo ka filluar që prej tetë vjetesh mësimin e gjuhës shqip fëmijëve. Filloreta na priu të gjithëve në vizitat e shumta në vëndet ku artitektura dhe historia janë ngjizur. Kënaqësia ishte e madhe edhe për neve të shoqatës edhe për shqiptarët mysafir. U ndamë si vëllezër e motra të njohura prej vitesh, me përqafime e falenderime të ndërsjellta.
Sejcila kombësi kishte ngritur ‘’kaliben, e vetë në mjediset e hijeshuara me shkurre zbukuruese, përqark ndërtesës të lokalit ‘’Rivfredi.,, Edhe shoqata ‘’Adriatiku,, u paraqit ditën e një majit me gatimet e veta mëvetëse shqiptare. Merrnin pjese shumë shtetas të huaj kuptohet ikanake nga bota. Seicili u paraqit me gatimet të shijshme, me plotë kulturë e pastërti, delikatesë amvisesh e amvisësh. Shoqata jonë perfaqësohej nga, N. Doda, A. Bakiasi i veshur me kostum kombëtar, A. Repishti, L. Kalivaçi dhe qeleshe bardhi Z. Zefi. Ndërsa F. Altari u paraqit me disa lloje gatimesh mjaft të shijshme e të pëlqyeshme. Ishte edhe kjo një veprimtari e programuar dhe e realizuar me sukses. Dita kaloj e gëzueshme duke nxjerrë në pah traditat tona kombëtare dhe kulturën plotë shije e larmi gatimesh.
Një mëngjes me diell këtë të shtunë të shtatëmbëdhjet majit. Rrezet e tia përshkojn mbulesën e ilqeve shekullore në oborrin e lokalit ‘’Rifredi.,,. Ndërsa brenda klasës ku bëhet mësim çdo të shtunë nga ora 14 e 30’ deri në 15 e 30’ janë sjellur disa portrete patriotësh e luftëtarësh. Si dhe shumë libra për bibliotekën të gjitha këto nga veprimtari ndër ma energjikët të shoqatës A. Bakiasi. Punë intensive e bashkërenduar për të realizuar me sukses përurimin e hapjes së shkollës shqipe.
Pasi u diskutua vendosja e portreteve filloi puna. Altini mori çekiçin e gozhdët ndërsa Erzeni i jepte kornizat me portretet. Ato u venddosën sipas një ideje duke respektruar e ndërthurur portretet e shqipërisë së veriut, jugut e të mesme. Sepse heronj të kombit ndahen njëri nga tjetri me 50-100 vjetë heroizëm dhe veprimtari patriotike. Dhe ja kush ishin: nga Ismail Qemali te Adem Jashari, nga Marko Boçari te Isa Boletini, nga Bajram Curri te Çerçiz Topulli etj. etj. Në një fotografi tjetër ku shkruhej ‘’Mendje ndriturirt e kombit shqiptar,, ndodheshin nga Pashko Vaso te Fan S. Noli, nga Jeronin De Rada te Gjergj Fishta, nga Elena Gjika te Kostandin Kristoforidhi etj. etj. Gjithëkujt këto pamje i ngjallin krenari kombëtare e mbushin me ndjenja patriotizmi e atdhe dashuri.
Pastaj mbrin i papërtueshmi e organizatori N. Doda me makinë mbushur plotë me buqeta të freskëta me lule, ushqime të shumta e të disa llojshme për koktejin, disa libra, dokumenta të shkollës etj. Po punonin me kujdes për rregullimin e sallës të festës, Lediani dhe Mario Uçi. Provoheshin mikrofonat, paraqitja me projektor e stemës së shoqatës e shkollës ‘’J. De Rada,, vendosja e flamujve etj. Ndërsa diku në një qoshe të sallës, sistemoheshin taviolonat e vendoseshin, ushqime, pije etj. Punonin plotë kujdes Erzeni, Altini dhe Violeta Pecolla nga malsitë e Gjakovës. Filluan të vijnë anëtar të tjerë të shoqatës si M. Minxha, F. Kapo, A. Repishti, mësuset etj. Koridori i gjatë i lokalit po mbushej me nxanës dhe prindër fytyr qeshur e të gëzuar, si për festë.
Në mesin e koridorit të lokali ‘’Rifredi,, majtas hyrjes për në klasë ishte një tavolinë me dy karrike ngjitur. Pranë saj afroheshin prindërit me fëmijet për dore, të veshur bukur, të krehur, fytyr qeshur. Artani dhe Erzeni i pyesnin: A e keni të rregjistruar femijën? Kur përgjigja ishte po dhe paraqitesh dokumenti. Shkruhej emri dhe mbiemri dhe firma prindit pranë, orës së hyrjes në klasë të fëmijës. Mirëpo kishte edhe ato që me fëmijët përdore kërkonin të fillonin shkollën. Atëhere plotësohej nga ato një formular rregjistrimi. Pastaj paguhesh sigurimi i fëmijës. Dhe vetëm pastaj ai ose ajo mund të fillonin mësimin. Orteku i rregjistrimeve shtohet, edhe nga dy mësuese të reja vullnetare si Mirsada Curri dhe Nesrine Bajrami. Ato plotësuan fletën e tyre dhe më pas ju dha edhe stema e shkollës bashkë me rrypin për t’u vendosur në qafë, sigurisht i plotësuar me emër e mbiemër etj.
Erdhi ambasadorja, erdhi ambasadorja!- u dëgjuan disa zëra. Sa kaq u pregatit shiriti i kuq, tabakaja me gërshanën etj. Dhe ja momenti historik aq shumë kohë i mirëpritur. Nita Shala, Ambasadoria e Dardanisë, pret shiritin e hapjes së shkollës së parë shqipe në qytetin e kulturës, artit, rilindjes italiane, Firence. Pranë saj Luljeta Çobani, përfaqësuse e ambasadës shqiptare në Milano; mesuseja A. Repishti. Dhe ja emocione të furshme, duartrokitje ushtuese në hapsirat e koridorit të zbukuruar si për festë. Natyrshëm buçiti urimi i gëzueshëm nga zemrat: ‘’E gëzofshi shkollën fëmijë!,, ‘’Edhe juve mirë se u gjendet midis nesh,, dëgjojm nën za urimin e brishtë gazmor të nxanësve nga mosha 5-15 vjeç.
Ato dhe të ftuarit hynë në klasën e zbukuruar hijshëm si për festë. Plotë rrezatime, ndrisnin flamujt e Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, me stemën e madhe të shkollës e të shoqatës ‘’Adriatiku,, përballë klasës. Ju uroi mirëseardhjen të gjithëve Presidenti i shoqatës Naim Doda. Ndërkohë zemrat e të pranishmëve u përfshinë nga dallgë të furishme emocionesh e fytyrat ju ndritën nga rrezet e një dielli të brendshëm, kur njëri nga nxanësit, recitoi vargjet e poetit tonë rilindas Naim Frashëri:
‘’Gjuha jonë sa e mirë,
sa e ëmbël, sa e gjërë,
sa e lehtë, sa e dlirë,
sa e bukur, sa e vlerë.,,
Duartrokitje të forta dhe zëra të shumtë bravo, bravo, të lumtë, te lumtë. Nëpermjet mikrofonit Presidenti Naim Doda foli duke i ftuar në sallen ku do të zhvillohej festa. Ja se si shkruan gazeta ‘’Kombi,, (La Nazione,, Firenze,18 maggio 2025) ‘’Në Firence u hap shkolla e parë e kulturës dhe gjuhës shqipe. Ajo u përurua ditën e shtunë pas dite në lokalin’’Rifredi,, Merrnin pjesë autoritete të Bashkisë Firence të ambasadave të Kosovës, Shqipërisë dhe 100 prindër, mësuese, të ftuar etj. Gjithashtu në shkollë janë rregjistruar deri tani 45 nxanës.
Drejtuesi i festës Av. Ledian Kalivaçi ftoi me anë të mikrofonit për të folur ne podium Benedeta Albaneze bashkëpunëtore e Kryetarit të Bashkisë Firence, e cila vuri në dukje randësinë e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar, si nevojë bashkimi e ndërthurje të dy kulturave etj. Pastaj e mori fjalën Ambasadoria e Kosovës N. Shala. Mikrofoni ju dha Luljeta Çobani, Rosan Rosi Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatave të Italisë; Diana Fatos Kapo, Anëtare e Këshillit për qytetin e Firences; Valon Kabashi dhe Myrteza Minxha anëtar të shoqatës ‘’Adriatiku,, Sejcilit prej folsëve ju dhuruan tufa me lule të freskëta shumë ngjyrshe nga nxanesit e shkollës.
Pastaj filloi koktei. Tanima dëgjoheshin trokitia e gotave dhe bisedat në grupe, banin fotografi, shkëmbenin numrat e telefonave, kart vizitat e të dhuronin ndonjë libër njeri tjejtrit, pse jo me muzikën e atoplantit të kërcenin valle të ndryshme.
Në mbyllje shkëputëm një reagim të datës 17.05.2025 në FB., kushtuar kësaj feste të kurorëzuar me plotë sukses. ‘’Të hapësh një shkollë në dhe të huaj, është të hapësh fletët e një dere për të mësuar gjuhën e shkruar e të folur, është të fillosh të veshë gurët e themelit për të rizgjuar e shkatërruar prangat e padijes të një kombi. Me qëllim që të ushqehet me rrënjët e dijes që është gjuha dhe me ”fotosintezën,, e njohurive e historisë, traditave etj. të shkruash librat në të gjitha gjedhët. Këto do të jenë më pas shtatorja e artë e e dëshmive të të qenurit një komb. Ju faleminderit mësueseve vullnetar, bija e bijë të sakreficave për shqiptarizmën, prindërve me femijët, lulet e shqipërisë së ardhëshme, të ftuarëve të shumtë dhe organizatorëve, shoqatës ‘’Adriatiku”