Nga Prof. Dr. Riza Sadiku/
Në muajin Maj të vitit 2015, kryetarja e komunës së Tetovës, Zonja Teuta Arifi, me plotë të drejtë dhe meritë e nderojë me mirënjohje veprimtarinë e dalluar të çështjes kombëtare në mërgim, Zotëri Hafëz Jusuf Azemin i cili tërë jetën ia kushtoi kauzës shqiptare.
H.J.Azemi u lind në fshatin DOBROSHT të Tetovës në vitin 1920, në vitin 1945 largohet nga krimet sllavo-komuniste, së pari në Greqi, pas disa muajsh qëndrimi në këtë vend, vendoset në kamp-strehimoret e Italisë, ne te cilin qendron disa vite, nga ky shtet ne vitin 1948 largohet në Siri, pas qëndrimit të tij disa vite në këtë vend, në vitin 1952 udhëton për në Sh.B.A, se pari vendoset ne Nju Jork, pas një kohe kalon ne në Çikago, ku jeton edhe sot.
Veprimtaria kombëtare e H.J.Azemit është shumë dimensionale dhe komplekse, por me këtë rast do të theksojmë një rast të veçantë të takimit të tije me Mid’hat Frashërit në kamp-strehimoren e Rexhio Miles të Italisë. H.J. Azemi duke u endur prej një shteti në tjetrin nëpër Evropë, edhe pse në kushte shumë të vështira, ai me shumë idealistë të tjerë, kurrë nuk e harroi çështjen kombëtare, veprimtaria e të cilit i ra në sy edhe Mid’hat Frashërit, deri sa një kohë të shkurtër prej dy javësh ka banuar në një dhomë të ndarë me batanie me H.J. Azemin në kamp strehimoren e Rexhio Miles, në të cilin kamp ka pasur të strehuar edhe shumë nacionalistë të tjerë shqiptare. Mid’hat Frashëri, duke i parë preokupimet dhe idealet e disa veprimtarëve kombëtar, lidhur me fatin e trojeve etnike shqiptare, me një rast i thotë H.J. Azemit: ‘‘Në të ardhemen qendrat e nacionalizmës dhe kombëtarizmes do të jenë Prishtina dhe Tetova’’, (deklaratë e inqizuar e H.J. Azemit, dhënë Riza Sadikut në Muzeun e Kosovës, korrik 2002, takimin e tyre e dëshomjnë edhe tri letrat e M. Frashërit, dërguar J.Azemit, të cilat i posedon autori i këtij shkrimi). Pra, J. Azemi është i vetmi person i gjallë fizik i cili ka kontaktuar me themeluesin e Ballit Kombëtar Mid’hat Frashërin, i cili takim J. Azemit i ka lënë gjurmë të thella, duke ia shtuar edhe më tepër dashurinë ndaj atdheut, angazhimin e tij për zgjidhjen e çështjes mbarëkombëtare dhe bashkimin e trojeve etnike. Ideve të M. Frashërit të cilat i dëgjoi personalisht në kamp-strehimoren e Rexhio Miles, H.J. Azemi u qëndroi besnik gjatë gjithë jetës së tij, kur nuk e lakoi platformën politike të Ballit Kombëtar të M. Frashërit, këtu edhe qëndron madhëria kombëtare dhe pjekuria politike e Hafëz Jusuf Azemit e cila e bënë të pa vdekshëm, për Historinë e Popullit Shqiptare.
Rrugën e M. Frashërit, me mburrje dhe krenari e vazhdoi H. j. Azemi gjatë gjithë jetës së tij edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ballit Kombëtar dhe organizatës politike Lidhja Kosovare, shënimit të Ditës së Flamurit, shënimit të Ditës së Kombeve të Robëruara, krijimit të Lobit Shqiptaro-Amerikan, përmes kontakteve me përfaqësuesit ma te larte të Administaratës Amerikane (të disa Kryetarëve dhe Sekretarëve të Sh.B.A.-ve), shumë Kongresmenëve dhe Senatorëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashnigton. Me një aktivitetë të këtillë kombëtar të Hafëz Jusuf Azemit, me një numër të madhë të bashkëveprimtarëve tjerë, arritën që çështjen mbarë kombëtare, në veçanti atë të Kosovës, ta instalojnë në piedestalin më të lartë të Administratës Amerikane dhe forcave progresive demokratike Evropiane.
Nga këto pak rreshta që u cekën më lartë, lidhur me veprimtarinë kombëtare të H.J. Azemit, deshrojme te rrezatojme dhe ta justifikojme mirenjohjen e Kryetares se komunes se Tetoves, Zonjes Teuta Arifi e cila vazhdimsin e veprimtarise kombetare te mergates shqiptare dhe te H.J.Azemit, me të drejtë e krahason me ate te Fan Nolit dhe Faik Konicës, të cilët vuan themelet e lobit shqiptaro-amerikan, kurse Hafëz Jusuf Azemi me shume bashkveprimtar , ato themele, jo vetëm që i zgjeruan , por edhe i degëzuan sipas kërkesave të kohës në mënyrë kontinuele, duke i informuar personalitetet kompetente të Administratës Amerikane me pozitën, vuajtjet dhe shtypjen e popullit shqiptar nga regjimet komuniste në tërësi, në veçanti ate të Kosovës, kurse opinionin e gjerë amerikan për pozitën e shqiptarëve në ish Jugosllavi e kanë informuar përmes protestave dhe demonstratave të shumta të organizuara nga mërgata shqiptare si në: Uashington, Nju Jork, Çikago dhe Detroit, promotor i të cilave ishte Hafëz Jusuf Azemi.
Kjo mirënjohje modeste, por shumë domethënëse për veprimtarinë kombëtare të H.J. Azemit në mërgim, dhënë nga Zonja Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës, le tu shërbej si shembull edhe Kryetarëve tjerë të komunave të trojeve etnike shqiptare që të ju ndajnë edhe shumë veprimtarëve tjerë mërgim, të cilët, tërë jetën ia kushtuan çështjes kombëtare, pa interesa personale.