Pakti i Atlantikut i Rinisë së Kosovës, mirënjohje për GjeneralLejtnant Rrahman Rama/
Para disa ditësh, Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës {FSK}, Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama, priti një delegacion të Asosacionit të Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës,{KYATA, KOSOVO YOUTH ATLANTIC ASSOCIATION}, të përfaqsuar nga kryetari i saj, z. Besim Salihu. Qëllimi i vizitës së delegacionit të këtij asociacioni ishte dhënia e Certifikatës së Mirënjohjes, Komandantit të FSK-së, Gjeneral Lejtnant Rrahman Ramës, me motivacionin, “Për mbështetjen e ofruar gjatë realizimit të aktiviteteve të kësaj organizate si dhe promovimit të vlerave EuroAtlantike tek rinia e Kosovës”. Gjatë dorëzimit të Certifikatës së Mirënjohjes, kryetari i këtij Asocioni, z. Salihi falenderoi komandantin e FSK-së, Gjeneral Ramën për angazhimin e tij dhe të FSK-së, për përkrahjen e pakursyer në realizimin e shumë projekteve të kësaj organizate dhe në promovimin e vlerave EuroAtlantike. Me këtë rast, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Rama, falenderoi Asocacionin e Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës për këtë bashkëpunim, duke shprehur gatishmërinë e FSK-së, për përkrahjen në vijimësi të iniciativave që kanë për qëllim forcimin e vlerave EuroAtlantike tek Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe bashkëpunimin rajonal gjatë procesit të vështirë për krijimin e një ambienti të paqes, sigurisë dhe integrimit në NATO. Në këtë mënyrë ky Asosacion,{KYATA}, do i shërbëjë më së miri këtij qëllimi final të FSK-së, theksoi Gjeneral Rama. {Sh.Kërcelli}.