Skender Karaqica/
Në shenjë nderimi të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë nga një grup shkrimtarësh të trevës shqiptare të Dukagjinit, ky manifestim i poezisë në këtë jubile të bëhet me adresë ndërkombëtare.
Për nismën do të ishte mirë që në kuadër të këtij jubileu të 60 pranverave të rrugëtimit të artit të poezisë bashkëkohore të brezave të poetëve e shkrimtarëve, në përkrahje të Shoqatës së Shkrimtarëve e të Ministrisë për Kulturë e Kosovës, të bëhet pjesë e ardhjes së poetëve nga rrafshet evropiane,amerikane dhe nga bota.
Arti i poezisë shqiptare tashmë e ka krijuar hisën e vet poetike dhe përmes participimit të vlerave të artit shqiptar në hapësirën e botës, ka ardhur koha që të hapën të gjitha portat e bashkëpunimit me poetë, shkrimtarë e artistë të fushave të rrafsheve ndërkombëtare.
Kjo nismë të bëhet pjesë e tërë krijuesve tanë në Shqipërinë tjetër në Kosovë (term i Dritëro Agolli-nënvizimi im) dhe në Shqipërinë zyrtare ,që Manifestimi Kulturor MITINGU I POEZISË në Gjakovë të bëhet fryma e përbashkët e poetëve nga Evropa, Amerika dhe kontinentët tjera.
E paçim me fat artin e poezisë shqiptare në dritën e arenës ndërkombëtare!