-Sesion shkencor me temën: “Kontributi i Mitrovicës me rajon në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”/MITROVICË, 25 Nëntor 2015-B.Jashari/ Në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, komuna jugore ka organizuar veprimtari festive për Ditën e Flamurit e të Pavarësisë Shqiptare, 28 Nëntorin.Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”- Dega në Mitrovicë njofton se me rastin e 103 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë organizon sesion shkencor me temën: “Kontributi i Mitrovicës me rajon në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”. Sesioni, në 26 nëntor në Mitrovicë, mbahet nën patronatin e Ministrisë kosovare të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Teatri i Qytetit të Mitrovicës, në bashkëpunim me Teatrin “Migjeni”, nga Shkodra, është duke e përgatitur për shfaqje dramën “Hisja e Diellit”, të autorit shkodran, Fadil Kraja.Drama i kushtohet Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe do të shfaqet, në mbrëmjen e të shtunës, në 28 Nëntor 2015, në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.“Regjisor i shfaqjes është artisti i njohur mbarëkombëtar Bruno Shllaku, i cili bashkë me Paskaulina Shllakun, i luajnë rolet kryesore”, thekson njoftimi dërguar nga komuna jugore e Mirovicës.Axhenda e njoftuar bën të ditur poashtu se, për festën e Ditës së Flamurit nderohen dëshmorët e lirisë dhe pavarësisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Mirovicës jugore organizon edhe koncert festiv të Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve, në mbrëmjen e sotme, si dhe Ekspozitën e Nëntorit me ndarjen e Ҫmimit “Kadri Kadriu”, e cila hapet në 28 Nëntor, kur mbahet edhe Liga e Veteranëve në Futsall.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.