..QË NGËRTHEN REALITETIN OBJEKTIV DHE ATË SUBJEKTIV/
LIBRA NGA SIRTARI/
Disa aspekte rreth romanit “Mjegullat e Tiranës”, të shkrimtarit Ismail Kadare, botoi ONUFRI, Tiranë 2014./
Shkruan: Mikel GOJANI/
Opusin e tij letrar shkrimtari Ismail Kadare e ka pasuruar këto ditë me romanin e tij te fundit (mirëpo të parin të shkruar më 1958), të titulluar “Mjegullat e Tiranës”. Pra, shkrimtari Kadare pas afër gjashtë dekadave botoi këtë roman dhe nuk lejoi që këtë vlerë letrare t’ia mbulojë ndryshku i kohës as pluhuri i harresës
. Romani i parë i vërtetë i I. Kadaresë
Romani i prin një intervistë gjithëpërfshirës të pedagoges Universitetit të Tiranës dhe studiueses së letërsisë, Viola Isufaj, e cila përmes kësaj interviste me shkrimtarin shpalos shumëçka rreth fatit të këtij romani. “Ky është romani im i parë i vërtetë”, shprehet shkrimtari Kadare në intervistën. “Në fakt, vazhdon më tej shkrimtari, siç e kam rrëfyer shumë herë, përpara tij kam shkruar ndonjë duzinë “romanesh” për të cilat epiteti “i çuditshëm” do të tingëllonte i zbehtë. Këto romane përbëheshin zakonisht nga një tekst që shkonte nga dy faqe në dhjetë ose dymbëdhjetë. Ndërkaq, secili prej tyre shoqërohej me një sasi të madhe reklamash të përfytyruara të tipit “Doli në shitje romani i mahnitshëm, madhështor, i pashoq etj., etj., i I. H. Kadaresë”. Teksti i reklamave e kalonte zakonisht tekstin e romanit, madje, shpesh, i lodhur prej tyre, s’kisha durim të shkruaja veprën e shpallur me aq bujë”, shprehet ndër të tjera në fillim të bisedës së tij shkrimtari Kadare.
Ismail Kadare në romanin e tij tepër interesant lexuesve iu servon një ngjarje shumë interesante, përmes të cilit shpalos ngjarje dhe motive nga jeta e tij adoleshente, përkatësisht rrjedhat e një dashurie të tij në kohën ndërsa ishte student me një kolege studente po ashtu të Universitetit të Tiranës, degën e Letërsisë, Emën e bukur, një dashuri për fat të keq mbet e paarritur.
Barrierat e një dashurie
Romani “Mjegullat e Tiranës”, që sipas shkrimtarit titulli i vërtetë i tij ka qenë “Dashuria Nr. 2”, paralajmëronte trajtimin ndryshe të temës së dashurisë nga romanet që shkruheshin në atë kohë. Gjatë leximit shihet që ky roman është shkruar në mënyrë të hapur në kundërshtim me idetë dhe bindjet të cilat në kohën e asaj ideologjie mbizotëronin në Shqipëri, viktimë e së cilës ideologji me siguri ka rënë edhe ky roman i I. Kadaresë, sikur shumë të tjerë.
Në këtë roman shkrimtari Kadare pasqyron trajtimin e një dashurie të zjarrtë, por herë – herë me përplasjet e saj dhe me një fund të pakëndshëm, të paarrirë. Janë këtu dy të rinj, vajza e bukur, studente e letërsisë, Ema dhe Bardhyli, i cili identifikohet me shkrimtarin, bien në një dashuri. Barieret për të ardhur deri tek kjo dashuri e vërtetë ishin të shumta, sepse mentaliteti që mbizotëronte në atë kohë te masa diktonte edhe fatin e tyre. Kjo dashuri ishte me këto vështirësi, sepse këta dy të rinj vinin nga dy kultura të ndryshme religjioze, pra këta të rinj i përkisnin dy feve, Bardhyli i takonte besimit mysliman, ndërsa Ema atij ortodoks. Prandaj sfidimi i këtij mentaliteti ishte tepër i vështirë dhe i pathyeshëm për kohën.
Ema Vasilit i kishte dalë bursa e Fakultetit të Biologjisë të Universitetit 2-vjeçar. U gëzua shumë, mirëpo ishte hidhëruar që nuk ishte pranuar në 4-vjeçarin dhe në Fakultetin e Letërsisë që deshi ajo. Meqenëse i ati nuk e humbi shpresën , edhe pse veç kishin filluar mësimet, ai interesohej t’i ndërronte vajzës fakultetin. Dehë këtë pas disa kohësh ia arriti. Ema vazhdoi Fakultetin e letërsisë.
Në fillim të vijimit të saj në fakultet, si he hutuar ulej në karrigen e fundit. Profesori vazhdonte leksionet, të gjithë shkruanin përpos një djali të ulur pranë dritares, i cili nuk shkruante dot, vetëm bënte vija në fletore. Në pushim hyri dekani i fakultetit dhe ju sqaroi studentëve që njërin nga ta ta caktojnë kujdestarin e klasës që të mbajë shënime për mungesat.
Dekani pas hedhjes sy listës së grupit, studenten Ema Vasili e zgjodhi kujdestare të grupit.
Bardhyli, studenti që rrinte pranë dritares e vështroi thellë në sy, me një shikim që Ema iu duk e pakontestueshme, i kërkoi leje për 2 orët e fundit. Ema Bardhylin e liroi nga dy orët e fundit. Ai palosi dy fletoret e futi në xhepin e pasim të pantallonave dhe doli jashtë. Dy orët e leksionit të fundit Ema i hidhte sytë te vendi i zbrazët afër dritares ku ulej Bardhyli dhe kjo ishte njohja e parë e tyre.
Një mbrëmje Sotir Vasili vendosi me gruan bashkë të shkonin të hanin darkë në një restorant –bar. Emën, të cilën as në mbrëmje vallëzimi se kishin lënë të shkojë pas orës 9, për të shkuarje në restorant – bar ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Ishte hera e parë që ajo hante në një restorant – bar. U gëzua shumë,mirëpo këtë gëzim nuk e shfaqte nga ndrojtja në mos e ëma do ta kuptonte.
Në atë ambient të ati restoranti, për Emën të gjithë ishin të panjohur, përpos kompozitorit Gjon Strazimiri, të cilin e kishte parë në një film dokumentar. Hyrja e Bardhylit i shkaktoi emocione,mbase të ligjshme. Kompozitori Strazimiri i liroi karrigen Bardhylit që të ulej pasi që ai kishte vend në tavolinën e tij. Emën e përshëndeti me indiferencë, siç përshëndeste gjithmonë. Ema i buzëqeshi ëmbël dhe në ato momente ndjen një valë të nxehtë që i përshkon gjoksin, një gëzim i papërmbajtur, të thellë, të mjegullt, që ai u ul përballë saj fare pranë .Ishte një gëzim i natyrshëm…
Atë mbrëmje ata u vështruan disa herë në sy. Ema ishte si e dehur,dukej aq e bukur dhe e hutuar. Bardhyli depërtoi thellë në zemrën e saj. Emës, gjeja më e pamundur në botë i dukej fakti që Bardhyli ta donte. Ai i dukej i paarritshëm,sepse i dukej i pakuptueshëm.
“Ai s’më dallon nga të tjerat. Por edhe unë s’e dua,megjithëse e dalloj, ndoshta për talentin… Në qoftë se e do ta admiroje për talentin, atëherë do të kënaqeshe duke u shoqëruar me të, duke biseduar, po ti me atë as flet fare pothuaj si të tjerët. Ti ke dëshirë që në orët e leksioneve të ndeshësh sytë e tij të akullt, ke dëshirë që ai të të përkëdhelë, të të puthë…” (fq. 47).
Ema, më në fund, nuk ia fshehu vetes që Bardhylin e donte, madje e donte shumë si e marrë. Kur një mbrëmje vallëzimi ai e pyeti a dëshironte njeri, ajo u drodh në krahët e tij, u trondit shumë ,kurse zëri i tij ishte i sigurt. Ai i shtrëngoi dorën. Sa e tronditur ishte Ema atë natë.
Ajo e donte me gjithë shpirt, mirëpo Bardhyli nuk dinte asgjë “ç’mendonte, ç’fliste ai vështrim i akullt?!” Bardhyli shquhej për indiferentizëm dhe dikush mund ta quante këtë cilësi të tij mendjemadhësi e shkaktuar nga talenti për të cilin dallohej. Mirëpo, kjo nuk ishte e vërtetë. Megjithëse ai kishte talent të fortë dhe njihej në rrethet artistike, s’i ishte rritur aspak mendja, por edhe shumë modest nuk qe.
Në mes Bardhylit dhe Emës u ndërtua një dashuri e zjarrtë dhe e sinqertë. Që të dytë e donin njëri – tjetrin pa kufi. Që kjo dashuri do të jetë dëshmon edhe ky episod i kësaj pjese të jetës së këtyre dy të rinjve:
“Ema, unë pres përgjigje, më thuaj, ti më do apo jo?”
Ajo uli edhe më kokën.
“Të dua!-u përgjigj me zë fare të dobët. Deshi të shtonte diçka por s’mundi.”
Ai e afroi drejt vetes, por ajo i vuri dorën tjetër në gjoks, e anoi kokën anash dhe pëshpëriti:
“Jo, Bardhyl, jo, kurrë!
“Çfarë?”
Aherë ajo sikur e mblodhi veten dhe ngriti kokën. Sytë e saj ishin plot me lot. Dora i dridhej në atë të Bardhylit.
“ Unë të dua,por ne nuk mund ta bëjmë kurrë këtë, sepse… s’mund të bashkohemi kurrë… nuk mund”.
“Po pse, Ema?”
“Nuk mund të bashkohemi bashkë kurrë, – pëshpëriti ajo si në ëndërr.- Mua s’do më japin kurrë te ti”.
“E pse?”
“Sepse ne kemi dy fe të ndryshme”.
“Budallaqe,- qeshi Bardhyli.- Te tërë mend mendon gjera të tilla qesharake?”
Por ai s’e kishte provuar ç’do të thotë fe…
Ai e vështroi Emën dhe u trondit nga fytyra e saj, nga shprehja e syve të saj,iu duk se fjalët e saj qenë të vërteta, parandjeu diçka të keqe, fatale.
“Ti nuk njeh familjen time, – foli ajo me zë të ulët,- ata janë të tmerrshëm”.
Ishte njeriu i parë në botë që i tregonte këtë të vërtetë të dhimbshme…
Kaq ishin të forta paragjykimet e familjes së Emës, sa që ishin në gjendje ta shkatërronin një dashuri të thellë. Megjithatë, këta të dy nuk i bënin ballë ndarjes.
Ema, edhe përkundër asaj që ishte e vetëdijshme se kjo dashuri do të jetë e parealizuar, të njëjtin mendim kishte edhe Bardhyli, megjithatë që të dytë përpiqeshin të fshihnin ndjenjat nga njëri-tjetri. Mirëpo, përkatësia e besimeve që dallonte tek këta dy të rinj, nuk ishte e vetmja pengesë në realizimin e kësaj dashurie të të këtyre dy të rinjve, mirëpo këta dy të rinj më shumë ishin të prirë që këtë dashuri ta realizojnë në heshtje, përkatësisht në largësi, dhe në fund këtë dashuri ta sublimojnë në martesë, përkatësisht me ndjenjën e bashkëshortësisë. Bardhyli më tepër preferon që Emën ta mbajë si një kujtim të përhershëm, se sa të martohej me të, pra, Ema t’i mbetej vetës si protagoniste arti, gjegjësisht frymëzim i një artisti gjatë tërë jetës. Një situatë të tillë, po ashtu e dëshironte edhe Ema e bukur, edhe pse e donte deri në pakufi Bardhylin, mirëpo ajo këtë ë bënte nga ajo ndjenja e frikës se familja e saj e ndikuar me ato ideologjitë konservative dhe kjo do të bie pre e asaj ideologjie, pra familja nuk do ta lejonte të martohej me të riun e religjionit tjetër. Prandaj, për shkak të kësaj gjendjeje Ema asnjëherë nuk i vë në pozita imponuese Bardhylit, edhe atëherë kur ajo ishte në pozita nga më të vështirat të jetës së saj, dyshimit të këtë mbetur shtatzënë.
Edhe përkundër pengase dashuria e tyre bëhej e bukur dhe interesante
Edhe përmes dialogëve, po ashtu edhe përmes monologëve që hasim në roman, autori na sjellë natyrshëm botën e brendshme dy të rinjve,po ashtu edhe disa paragjykime që kanë mbizotëruar në atë kohë.
Protagonisti i Bardhylit është i portretizuar me disa karaktere jo edhe aq admiruese, si moskokëçarës, impulsiv, indiferent etj., ndërsa Ema është cilësuar si e kundërta e karakterit të tij, me të gjitha tiparet e hirshme të një vajze. Në karakterin e Emës vë vlerësimin e e një vajze të ëmbël, të dashur, të pastër. Emën e paraqet “si parafytyra më e qartë e pastërtisë vajzërore”, duke shtuar më pas se “Vështrimi i saj ish i pastër, i hapur, pa rezerva etj.
Ema është një protagoniste tepër admiruese për lexuesin. Përveçse që është simbol i pastërtisë vajzërore,për Bardhylin ajo ishte edhe simbol i së mirës dhe i së bukurës; ai e ndiente se asnjë vajza nuk do ta dashuronte kurrë kaq shumë sa Emën, prandaj, për atë edhe ajo i bëhet motivi më i bukur i jetës së tij. Përpos që autori në figurën e Emës ndërton një bukur fizike, ai po ashtu ndërton edhe një bukuri shpirtërore. Por Ema jepet edhe si protagoniste e një femre me karakter titanike, e cila nuk mposhtej lehtë por që para dashurisë së një artisti, që ishte Bardhyli, e përunjur me plot butësi bindet, edhe atëherë kur ai kërkon t’i jepej atij, pasi kishte dëgjuar një shpifje që kishte që ishte bërë me emrin e saj,kinse ajo ishte dhunuar, një lajm që Bardhylit i kishte shkuar përmes një letre anonime, e cila ngërthente ndjenja tendencioze dhe qëllimkëqija.
Subjekti i romanit përfundon në një ditë me shi e baltë, kur Bardhyli i lë lamtumirën dashurisë së tyre, vetëm me një ndarje fizike,por jo edhe shpirtërore,përkundrazi duke rilindur edhe një dashuri edhe më të fuqishme dhe të heshtur: Frymëzimi për Emën në art. Edhe për Emën fillon një jetë e re, por në zemrën e saj nuk ka vend një dashuri e dytë, siç ishte ajo me Bardhylin, sepse ajo ndihej e plotësuar me të parën, që bën që ndoshta mëtojë ta ndërtojë një jetë të qetë, por pa dashuri.
Fundin e kësaj dashurie të bukur me travajet të herëpashershme, e përshkojnë momente tepër emocionuese, kuptohet shumë të ligjshme, sepse kishim të bënim me një dashuri të zjarrtë dhe të sinqertë.
“ Ka shumë kohë që më premtove të më dhuroje një album me kompozime të tuat. Ajo ditë nuk erdhi kurrë. Të lutem të ma japësh atë tani që u ndamë. Dua të kem një kujtim nga ty në jetë, sido që u solle me mua.
Luli im, lejomë të të thërras për herë të fundit kështu. Dora po më dridhet dhe lotët nuk i përmbaj dot. Besomë Luli, të kam dashur shumë dhe nuk do të të harroj kurrë… Ky ishte fati i dashurisë sime. Është shumë vonë dhe jam e dërrmuar fare.Ti tani fle. Më mendon mua,o Luli? Nuk besoj. Lamtumirë. Ema. (fq. 132).
Në romanin e tij, “Mjegullat e Tiranës”, autori Kadare, përpos rrëfimit bosht tematik,ku që nga fillimi i romanit hasim praninë e dy protagonistëve kryesorë të romanit, Bardhylit dhe Emës, ai vë edhe një histori tjetër të një dashurie tjetër, lidhjen e Bardhylit me një grua të martuar, me emrin Vera, më të madhe në moshë, e cila nuk i jep ndonjë dimension të ri romanit.
Në këtë roman – ditar “Mjegullat e Tiranës”, autori I. Kadare ka futur elemente të realitetit po ashtu edhe të imagjinuara dhe të trilluara,karaktere dhe mendime që konstituojnë veprën e tij.
Në fund kemi edhe një vështrim të përgjithësuar letrar rreth këtij romani nga pedagogeje e Universitetit të Tiranës dhe studiuesja e shquar, Viola Isufaj, e cila na jep një prezantim gjithëpërfshirës të vlerave ideore dhe estetike të këtij romani.
Pse ky roman vjen në letërsi pas kaq vjetësh?
Pse ky roman vjen me vonesë në letërsi pas kaq vjetësh? Kjo pyetje ka hapur shumë dilema dhe ka zgjuar polemika nga shkrimtarë dhe studiues. Kjo vonesë e botimit të këtij romani arsyetohet në këtë formë: Ndryshe nga Qyteti pa reklama, i cili u botua pas rrëzimit të diktaturës, Mjegullat e Tiranës që derivoi nga një ditar dhe mori formën e një romani përfundimisht në 1958-n, nuk u botua as në kohën kur u shkrua e as më pas. Një faktor me rëndësi do të ketë qenë shpërfillja deri në përqeshje që autori i bën artit të imponuar të socrealizmit, po kështu skena, skena thellësisht intime në roman, si shkaqe të tjera, për ne, të panjohura. Fama e marrë nga Gjenerali… dhe nga Kronikë në gurë,mund të ketë qenë një faktor pengues për botimin e mëvonshëm. Po ashtu, edhe veprat tjera të rëndësishme që erdhën në prozë,si “Dimri i vetmisë së madhe” (1973), “Kështjella” (1970), “Kush e solli Doruntinën” (1981), “Prilli i thyer” (1980), “Përbindëshi” (1990), “Piramida” (1993), “Lulet e ftohta të Marsit” (2000) “Pallati i ëndrrave” (2011), e të tjera tejkaluan “Mjegullat e Tiranës”. Kjo do të ketë qenë një tjetër arsye që ka lënë nën hije këtë dorëshkrim.
“Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin gjuhë dhe letërsi, në vitin 1957-1958.
Askush nuk mund t’i ndërhyjë një autori lidhur me vlerësimin e veprës së tij prej atij vetë. Pavarësisht nga njëfarë misteri që ka rrethuar dhe vazhdon të rrethojë vonesën jashtëzakonisht të gjatë të publikimit të kësaj vepre prej vetë Kadaresë, ajo përbën, në vetvete, një kureshtje të veçantë për lexuesit e tij, e sidomos për studiuesit e letërsisë”, thuhet në roman.
Në fund mund të konstatojmë se romani “Mjegullat e Tiranës” është një prozë tepër i rëndësishme, tepër me vlerë dhe me përmasa dimensionale. Dalja në dritë e këtij romani e ka pasuruar edhe më tepër opusin e frytshëm dhe tepër kualitativ të shkrimtarit I. Kadare, po ashtu edhe ka begatuar prozën shqipe përgjithësisht.
Romani”Mjegullat e Tiranës”,të autorit I. Kadare, lexohet me ëndje , të cilëve me siguri do t’i lërë përshtypje të pashlyeshme, sikurse gjithëromanet tjerë Të shkrimtarit I.Kadare.
Marjan Cubi says
I nderuar Mikel
Elexova me vemendje kete shkrime shume te bukur per Romanin e shkrimtarit shume te madhe Ismail Kadare dhe e kuptova se edhe atehere dhe tash kadare eshte I pa krahasueshem me veprat e tija te medha.
Te pershendes ty Mikel dhe I uroje Kadares qe ne kete vite te fitoji qmimin Nobel.
Mark Gjonaj says
Po natyrisht nje person i tille si Kadare qe ka ndertuar shume ndertesa, ai merr titullin usta, mjeshter dhe po aq e vertete eshte se ai i ka te vetat qe nga themelet dhe deri ne cati(roof). Eshte poet i madh prozator kombetare, nuk i ka te embela shkrimet qe t’i lexosh me nje fryme, i ka si koha, kombi, rrethanat e mbijeteses se popullit shqiptare qe e ka care rrugen e historise me shpate ne dore dhe kjo veper e tij eshte mbizotruese. Mendoj se pike kethese e tere vepres se shkruar ne Shqiperi, e ka bazen e formimit te tij si shkrimtare, sistemi i edukimit komunist qe pak a shume i pershtatej kjo ideollogji se kaluares se kombit tone dhe e tere kjo eshte ne vepren e tij dhe pasqyrohet si ne pjesen e pare dhe te dyte te gjithe krijimtarise. Kam thene se shkrimtari nuk ka qene i detyruar dhe as imponuar te shkruaje realitetin e qendrimit te udheheqjes shqiptare, te frymzimit te saje per te perballuar dallget e nje oqeani qe sot media e shkrues te ndryshem mundohen ta paraqesin se gjithe keta qe mesyne Shqiperine, ne ate kohe ishin te painteresuar dhe as nuk dinin se ku binte ajo! Mendoj se shkrimtari doli ma i lodhur ne betejen e dyte qe sic thote kryetari nje bashkie qe i akordon cmimin “Jeruzalem”, me ironi dhe guxim, ndeshkon shumicen per faj kolektiv qe ne ate kohe Enver Hoxha e quante sabotim te heshtur. Por teurikisht nuk eshte pranuar dhe ndeshkuar kolektivi fajtor! Nuk kishte faj njerzimi qe per qindra e mijra vjet percillte ne breza se Dielli rrotullohej rreth Tokes. Per kete liber(roman), kam pare dhe analiste te tjere si J. Nasho dhe si ta prese mire, si jo mendimin, une jam dakort me konstatimet e tij. Ardhja e romanit mbas 50 vjetve kur Nasho e kishte shkruar nje veper te tille dhe qe u prit mire nga masa rinore, ose te pakten ne ate kohe dhe nuk ka shume ndryshim qendrimi masiv ndaj romave me dashuri nga koha e sotme, nuk kishte censure! Edhe ne ate kohe dashuroheshin njerzit dhe ishte shume me e paster se e sotmja, martesa, familja, shoqeria. Sot e dime te gjithe se keto jane fruta te semuara, me lengate, e din dhe baca Ismail, por, komisionit te cmimit duhet me ja marre me pahire Nobelin. Une e kam shprehur si shqiptare, se per ate “kolektiv fajtore”, ai e ka marre cmimin Nobel me kohe dhe prandaj mbetet shkrimtare i madh, modern dhe i pavdekshem. Mirpo shoqerite borgjeze perendimore ne kete kolektiv fusin dhe pakicen e ndeshkuar nga ai sistem dhe perderisa vete ideolloget e tij shprehen boterisht se te gjitha rastet e pakendshme ne jetesen njerzore i don vete populli, ato duhet te jene prezente, te shijohen, prej tyre dhe shumica duhet te toleroje dhe qe sot gjejne zbatim ne akte te shkruara dhe te pashkruara.