Poezi nga JULIA GJIKA/
Nena ime, e mira ime,/
mos e prano kete nate,/
te te vere poshte!/
Kete nate te erret me shi te dendur/
qe si mijra gjelpera te çpon ne gjoks./
Te hidheroi shikimin,. kaq papritur te qorroi./
Nene, mos e prano kete nate/
qe drejt e ne zemer te pickoi./
te mbuloi dhimbja,
dhe tu hap plaga,
e neteve me psheretima
ne udhen tone te mundimeve.
Ne imagjinaten time
ne çastin fatal me erdhi ajo, feminia
kur m’u mbyll rruga
te kujtohet nene?
kur endrrat e mija s’kishin vend per te vrapuar?
kur na kish rethuar harrimi?
Kur brenda nesh frymemarja ishte mekur?
Buka perzihej me lotet tane te nxehte pelini?
Mos e prano kete nate e shtrenjta ime!
jam diku , po te pres, e di qe nuk do te vonohesh
Ky shi qe me verboi shikimin nuk do te jete.
Miqte po thurrin kurora lulesh
ne kete vjeshte perfekte
jam dehur ne parfumin dhe engjej me kane rethuar.
Mos e prano kete vajtim
bashkohu ne korin e zogjve qe po fillojne shtegetimin.