REPLIKË PËR NJË SHKRIM BOTUAR NE GAZETEN”DIELLI” ME 18 SHKURT 2017, QË PËRMBAN HELMIN E DIZINFORMIMIT- ADRESUAR ZOTIT RESHAT KRIPA /
Nga Artan Lleshi Gjonmarkaj/
Anetar i Keshillit Kombetar te APD/
Në gazetën Dielli të datës 18 Shkurt 2017 lexova shkrimin me titull “Jehona e Protesës” shkruar nga zoti Reshat Kripa. Bëhet fjalë për protestën e organizuar dhe drejtuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë. Nga ky shkrim kundërshtoj me forcë të paktën dy rrjeshta
Ne Foto: Nga takimi i promovues i Aleancës Popullore për Demokraci/
për të cilat ndjej detyrimin moral të bëj këtë përgjigje personale për autorin por njëkohesisht për të sqaruar opininin publik, të emigracionit tonë atdhetar në SHBA si dhe shumë shqiptarë të tjerë që e lexojnë me kënaqësi “Diellin”, një burim informacioni pa çensurë politike që i shërben mendimit të lirë dhe demokracisë..
Zoti Reshat Kripa, abuzon me lirinë e medias dhe dizinformon publikun lidhur me Aleancën Popullore për Demikraci kur deklaron gjera të pavërteta se kameleoni Edi Rama … “krijon edhe një parti me të ashtuquajtur të përndjekur politikë në krye të së cilës emërohet një renegat i kësaj shtrese që ka mohuar edhe paraarsdhësit e tij.” Reshat: Ku e gjeni të drejtën të dizinformoni dhe të na fyeni të gjithëve.Unë nuk mendoj se Reshati, është i detyruar apo i komanduar, por nuk po ja them të gjitha pasi mendoj me keqardhje se me ato që mund të ka kaluar nëpër burgje dhe internime,psikologjia dhe mentaliteti i këtij personi ka pësuar dëme që nuk e lejojnë të arsyetojë . Unë e di që Reshat Kripa është anëtar i Partise Demokratike dhe kjo nuk e bën atë aspak mëkatar si drejtuesit e saj, por Reshati nuk duhet të lejojë të përdoret pasi nuk është kandari i demokracisë dhe as padroni i të përndjekurve dhe nuk ka asnjë të drejtë të hedhi baltë mbi formacionin e ri politik të Aleancës Popullore për Demokraci, e themeluar në 28 Janar 2017. Pranoj që ne presim shpifje, thashetheme dhe dizinformime, por nga veglat e sigurimit të shtetit dhe jo nga një njeri i ndershëm, pavarësisht se cilës forcë politike ai i përket dhe aq më shumë nga një i përndjekur.Reshat Kripa shumicën e atyre qe thotë në gazetën Dielli i shkruan bukur dhe fare mirë por jo aq bukur, do ti thoja unë dhe çdo i përndjekur i regjimit sllavokomunist. Unë i gjithë rrethi im familjar dhe të përndjekurit që citon zoti Reshat Kripa nuk e harrojmë diktaturën e Enver Hoxhës që shkatërroi psikologjikisht, shpirtërisht dhe fizikisht të gjithë popullin shqiptar për 45 vjet nga 1945 deri në 1991, por dihet se ne që ishim antikomunistë u përndoqëm patëm fatin më të keq nga gjithë shqiptarët e kohes së diktaturës 45 vjeçare dhe u pushkatuam, u burgosëm , u intrenuam ne në atdheun socialist. Zoti Reshat është i saktë kur thotë: “Para syve më dalin figurat e mbi 6.000 të vrarëve me dhe pa gjyq. Më dalin figurat e mbi 10.000 të vdekurve nëpër burgje dhe kampe internimi. Më dalin figurat e mbi 17.000 të burgosurve politikë dhe mbi 100.000 të internuarve nëpër kampet e vdekjes. Më dalin këto pamje dhe nga zemra më shpërthen një thirrje: “Mos harroni”! Tamam për këtë arsye zoti Reshat ne krijuam këtë formacion të ri politik. Do ishte një kontribut i çmuar çdo vërejtje dhe sugjerim nga ana juaj zoti Reshat Kripa por parprakisht lexoni dhe analizoni programin e APD dhe kauzën e saj, njihuni gjithashtu me Kryetarin, i lindur dhe i rritur në internim por sot është jurist i diplomuar në Angli. Njihuni gjithashtu me kryesinë dhe antarësinë e saj. Në programin tonë ne kemi Kujtesën.
Në shkrimin botuar në Dielli me titull “Jehonën e protestës” zoti Reshat thotë “Mos harroni të rënët tanë, por mos harroni edhe ata që i vranë, pasi ata dhe pinjollët e tyre janë sot në krye të shtetit dhe një nga këta është edhe Kryetministri Edi Rama. Mos harroni të burgosurit dhe të internuarit politikë, por mos harroni edhe ata që i burgosën dhe i internuan, pasi ata vetë dhe pinjollët e tyre sot po përpiqen t’i bëjnë varrin demokracisë. Zoti Kripa unë ju pyes ku e ke demokracinë por është e drejta juaj të mendoni ndryshe dhe të shkruani në Dielli dhe kudo për jehonën e protestës së PD, ështe e drejta juaj ti shërbeni programit të PD, por nuk ju nderon të dizinformoni ndaj nesh. Ne të përndjekurit që formuam APD u shkëputëm nga tutela mashtruese e PD sepse për 25 vjet Sali Berisha na mashtroi si të përndjekurit dhe pronarët parti që nuk e ka pasur fare në konsideratë diasporën.
Në programin tonë përcaktohet qartë se APD është Parti e të përndjekurve, e pronarëve dhe e diasporës dhe synon të zbatojmë parimet themelore të demokracisë. A mund të na thoni z. Kripa pse PD për 25 vjet na mashtroi nuk i realizoi premtimet e saj ? .
Programi ynë nuk parashikon që ne të përndjekurit të marrim kallashin kundër bijve të komunistëve, por jemi të vendosur të dënojmë komunizmin dhe të bëjmë politikën e pajtimit, nëpërmjet kujtesës së të keqes, ku bën pjesë edhe zyra e dizinformimit të ish sigurimit të shtetit dhe 25 vjet tranzicion pseudodemokratik. Kujtesa për kalimin nga totalitarizmi dhe tranzicionin e shëmtuar që kultivoi korrupsion shtetëror kriminalitet, drogë dhe banditizëm , në shtet demokratik ku respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut është e rëndësishme për ne dhe ajo realizohet me : Hapjen e arkivave, rehabilitimi dhe kompensimin e viktimave, kthimin e pronave të grabitura siç përcakton neni 181 i Kushtetutës, për të përndjekurit, ish kulakët dhe ata që vazhdojnë të persekutohen me termin e Katovicës “ish pronarë“ por që janë pronarët e vërtetë. Këto janë objektivi i programit të APD, për të cilën PD nuk ka vepruar për 25 vjet dhe ju dizinformoni.
Ne u shkëputëm nga PD se nuk duam të vazhdojmë të trajtohemi si bujkrobër të PD. Ju dhe PD për 25 vjet po mjafoheni me sharjen e komunizmit dhe të diktatorit Enver Hoxha vetëm me deklarata ne ekrane dhe nëpër gazeta dhe në praktikë të zbatohet platforma e Katovicës. A mund të na thon ipse PD ka qene ne ballë të fushatës që të përndjekurve dhe pronarëve të mos ju kthehet prona e trashëguar. Banditizmi shtetëror na thotë sot themeluesi i PD Sali Berisha në miting, por kush e instaloi, kur filloi banditizmi, kush e mbrojti dhe kush vazhdon t’a mbrojë ? Askush nuk mund të thotë se gjatë këtyre 25 viteve të paktën një i perndjekur eshte rehabilituar e shpërblyer totalisht dhe i është kthyer prona e grabitur. Po ashtu dhe pronarët që pritën që që shteti (PD-PS) tu kthente pronën pane se si të dy krahet miratuan ligje per të mos kthyer pronën tek pronari. Atehere pse shtresa e te persekutuarve dhe e pronarëve duhet ta degjojne thirrjen e z. Reshat Kripa, kur ne tribunen e protestës jane persekutoret e djathtë, me përjashtim të “Kaçit” që është edhe i majtë edhe i djathtë, që shet e blen mjafton ne jetë në karrike të deputetit .
Zoti Kripa. E djathta sapo ka lindur, ajo quhet Aleanca Popullore për Drejtësi dhe ka marrë përsipër të mbrojë dhe përfaqësojë të përndjekurit dhe të shpronësuarit që kërkojnë pronat e tyre Unë ju sugjeroj se është më mirë qe ju si anëtar i PD nëpërmjet artikujve sensibilizoni që Partia Demokratike , dje Sali Berisha dhe sot Lulzim Basha të përpiqen të korigjojnë gabimet e PD, apo fushatë dizinformimi ndaj nesh që shkëputemi nga PD sepse duam ti mbrojmë vetë të drejtat tona? Besoj se ky reflektim personal i imi do ndihmojë të reflektoni ju zoti Reshat por dhe shumë të tjerë që kanë plotësisht të drejtë që pas mashtrimit 26 vjeçar PD-PS, tani në fillim të tregohen skeptikë dhe mosbesues ndaj APD.
Besoj se do të takohemi në mbledhjet tona.
Artan Lleshi Gjonmarkaj.
Anetar i Keshillit Kombetar te APD.