E vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gurë në ujë dhe të krijojë shumë vale-Nene Tereza/
Nga Ariana Elezaj/
Me këtë mesazh në mendje të Nënë Terezës, shqiptares,humanitares më të madhe që ka njohur njerëzimi, shoqata e grave shqiptaro-amerikane“Motrat Qiriazi” e ka vënë veten në shërbim të komunitetit për 20 vjet me radhë.Kjo shoqatë e cila filloi aktivitetin e saj si një grup shoqesh të bashkuara për të festuar ditëlindjet e fëmijve të tyre gjatë këtyre viteve ka prekur dhe ndryshuar jetën e shumë grave e fëmijve shqiptar. Ato kanë ndarë shqetësimet e tyre, frikën, shpresat dhe ëndrrat dhe kurrë nuk kishin menduar se një ditë mund të kenë një zë dhe të jenë në gjendje të bëjnë ndryshime në komunitetin e tyre.Për të festuar këto arritje e përpjekje ato dhe shumë mbështetës e bashkëpunëtor të kësaj organizate u mblodhën ditën e diel në datën 6 Tetor ,në restorantin “Maestro’s’’ në Bronx në një mbrëmje jubilare.(Lexoje te plote ne Gazeten Dielli te printuar, tetor 2013)