Diskursi demografik–
Murtaja e bardhë troket në Mal të Zi–
Në sajë të dhënave nga institucioni i statistikës MONSTAT-it, del se në pesë-gjashtë vitet e ardhshme Mali i Zi do të bëjë pjesë në ato vende që më tepër do të vdesin se sa do të lindin, ku në pozitë më të pavolitshme janë Veriu i vendit por edhe disa komuna tjera ku bën pjesë edhe Ulqini si kryeqendra e shqiptarëve në këtë mjedis, çështje kjo shumë shqetësuese për të ardhmën me pasoja shumëdimensionale–
Shkruan: Nail Draga–
Çështjet e shtimit natyror të popullsisë në Mal të Zi, mbetet preokupim i subjektëve përkatëse në nivel shtetëror, që prezantohet kohë pas kohe në sajë të dhënave statistikore. Kështu në sajë të dhënave nga MONSTAT-i numri i fëmijëve të lindur në vitin 2009 ishte 2.780 më i lartë së numri i të vdekurve. Por, një numër i tillë në fund të vitit të kaluar ka rënë në 630. Një e dhënë e tillë dëshmon se shtimi natyror viteve të fundit ka rënë nën 1000 individë, me tendecë të rëniës së vazhdueshme. Dhe nga një e dhënë e tillë del qartë se për pesë gjatë vite, Mali I Zi do të jetë në grupin e vendëve që kanë shtim natyror negative.
Një dukuri e tillë nuk është specifike vetëm plr Malin e Zi, por ajo ka përfshi tërë regjionin, sespe murtaja e bardhë ka përfdhi Bosne e Hercegovinën, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë. Maqedoninë e Shqipërinë. Sipas të dhënave nga disa demografë del se situate me kritike në këtë aspect është në Serbi, sepse atje çdo vit humbet nga një qytet mesatar. Kështu gjatë vitit 2018, në Serbi kanë lindur rreth 64.000 foshnjë, por në të njëjtën periudhë kanë vdekur 101.000 persona.
Shtimi natyror I popullsisë në Mal të Zi(2009-2019)
Në sajë të projeksioneve nga viti i kaluar sipas Kombëve të Bashkuara, trendet negative demografike, do të ndikojnë në rënien e numrit të banorëve në Mal të Zi, ku deri në vitin 2050, këtu do të jetojnë 589.000 banorë. Një e dhënë e tillë përafërsisht i përgjigjët numrit të popullsisë sipas regjistrimit të vitit 1981. Sipas tyre parashikimeve deri në vitin 2100 Mali I Zi do të kthehet në vitin 1950, me gjithsej 454.000 banorë.
Sipas Stategjisë nacionale të zhvillimit të qendrueshëm të Qeverisë deri në vitin 2030, thuhets e rezultatet e fundit nga regjistrimi I popullsisë, kanë treguar rritje të ngadalshme të popullsisë në dekadat e fundit. Deri sa shkalla e shtimit natyror në vitin 1951 ka qenë 20.8 për mijë, ndërsa dhjetë vite më pas 20.4 në njëmijë banorë, në dy regjistrimet e fundit ishte tjetërsisht fare 4.3 në vitin 2003 dhe vetëm 2.2. në vitin 2011.
Në strategjinë për nga fusha e demografisë cekët politika për natalitetin, sigurimi I nivelit të ndihmave sociale për fëmijë etj.
Se kemi rënie të lindshmërisë dëshmon konstatimi se sipas Zyrës së statistikës së Bashkësisë Europiane(EUROSTAT), vitëve të fundit numri I fëmijëve të lindur pët një familje arrinë nga 1.7 dhe 1.8.
Pa program demografik qeveritar
Gjendja aktuale demografike nuk është e rastit por ka vazhdimësi, sepse nuk ka ekzistuar përkushtimi qeveritar në nivel qendror dhe ate lokal. Patjetër duhet të miratohen plane për ripërtëritjen demografike, sepse nëse vazhdohet me të njëjtën heshtje si deri më tash, pasojat do të jenë të mëdha. Çdo vend i cili çështjet e tilla i trajton në mënyrë serioze, duhet të miratoj strategjinë e ripërtëritjes demografike, duke paraparë mjete të konsiderueshme si dhe formimin e ekipeve profesionale të cilët do të merren me këtë temë me rëndësi shoqërore.Më këtë rast duhet cekur se çiftëve të rinjë janë përpjekur me iu siguruar kredi për banesa, në sajë të projektit “1.000 plus”, që më tëpër mbeti si dëshirë se sa realitet në këtë kohë të krizës jo vetëm ekonomike.
Kosova në plus 18.500 banorë ndërsa Serbija me minus të dyfishtë
Sipas të dhënave nga EUROSTAT-i për vitin 2018, Mali i Zi gjindet në grupin e katër vendëve të regjionit ku ende kanë shtimin natyror pozitiv, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kështu Kosova është ende në vend të parë, sepse në fund të vitit 2018, ka qenë “në plus” 18.500 banorë, Shqipëria 7.130 dhe Maqedonia e Veriut me 1.600 banorë.
Nga ana tjetër, me shtimin natyror negativ është Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia e Serbia. Minusi më i lartë është evidentuar në fund të vitit të kaluar në Serbi me -37.680 banorë, Kroaci -15.761, Bosnje e Hercegovinë 8.277 dhe Slloveni -900 banorë.
Nëse analizojmë të dhënat demografike për Malin e Zi, del se këtu ende kemi shtim pozitiv të popullsisë, por nëse e analizojmë sipas komunave del se vazhdon trendi negativ i shtimit të popullsisë. Kështu shtimi natyror negativ në vitin 2013 është shënuar në tetë komuna,dhjetë në vitin 2014, në 2015(12), në 2016 dhe 2017 në 13 komuna.
Ndërsa në sajë të dhënave nga institucioni i statistikës MONSTAT-it, del se në pesë-gjashtë vitet e ardhshme Mali i Zi do të bëjë pjesë në ato vende që më tepër do të vdesin se sa do të lindin, ku në pozitë më të pavolitshme janë Veriu i vendit por edhe disa komuna tjera ku bën pjesë edhe Ulqini si kryeqendra e shqiptarëve në këtë mjedis, çështje kjo shumë shqetësuese për të ardhmën me pasoja shumëdimensionale.
Duhen masa stimulive nga shteti
Deri tash në Mal të Zi nuk kemi informacione se në kuadër të qeverisë, apo të ndonjë ministrie është trajtuar çështja demografike apo e politikës popullative. Sepse është e udhës që të ekzistojë strategjia e nxitjës së natalitetit, me qasje ekonomike dhe jo vetëm deklarative, duke ndarë mjete të konsiderueshme financiare. Mbeshtetja financiare me rastin e lindjës së fëmijeve është e karakterit të përkohshëm, andaj duhet gjetë modele të qendrueshme në këtë aspekt duke marrë parasysh se gjinia fëmërore është më pak e punësuar, dhe më shumë e ngarkuar në rritjen e fëmijeve. Modeli I Serbisë mund të shërbejë edhe për Malin e Zi, sepse ata japin shtesa për fëmijë deri në moshën dhjetë vjeçare. Ndërsa duhet pare mundësinë e rikthimit te pensionëve për femrat të cilat kanë lindur tre e më shumë fëmijë, që iu mohua në vitin 2017 nga ana e qeverisë, më ç’rast u kriju paknaqësi e madhe duke protestuar në rrugë për të rikthyer të drejtën e mohuar.
Vetëm më aktivitete konkrete nga ana e qeverisë me qellim të nxitjes së natalitetit dhe zhvillimit të qendrueshëm popullativ, duke marrë modele nga vendet e ndryshme, mund të kemi ndryshime pozitive, në të kundërtën e ardhmja do të jetë me pasoja të mëdha shoqërore.
(Shtator 2020)