Nga shënimi i 26 Shtatorit, Dita e Gjuhëve Evropiane /
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Projekti i teksteve në gjuhën shqipe për diasporën vlerësohet i shkëlqyeshëm Një sukses me vlera në afirmimin e gjuhës shqipe në gjithë Evropën. JanSisko: “Që nga viti 1998 konkurruan 600 projekte gjuhësie prej tyre 166 u vlerësuan të shkëlqyeshëm. Shkollimi gjuhësor ka rol të veçantë” Në Graz fliten 150 gjuhë. Gjuhëtari i njohur nga Zvicra, miku ynë i madh, Prof.Dr.Dr.BasilSchader dhe z.NuhiGashi (MASH Kos) dhe Hazir Mehmeti, morën çmimin në Sallën e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Staiermarkut në Grac.. Ndarjen solemnisht e bënë JanSisko (nga Min. Ars. A) dhe GuntherAbuja –Qendra Austriake e Gjuhëve. Motivi konkursit, “Gjuhët përmes projekteve cilësore”, ku këtë vit konkurruan 60 projekte prej të cilave u shpërblye Projekti i Teksteve në gjuhën shqipe për diasporë krahas shtatë projekteve tjera të shkëlqyeshme. Ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zürich-ut, MASHT- së Kosovës i përkrahur financiarisht nga Qendra Ndërkombëtare e Fondit për Projekt (IPE). 19 tekstet e këtij projekti tani disa vjet shpërndahen falas për të gjithë nxënësit shqiptarë në mërgatë. Nga komisioni u cilësua si projekt i shkëlqyeshëm ndërkombëtar. Ekipi i autorëve: Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, MuhametAhmeti-Metis, Nexhat Maloku, NexhmijeMehmetaj, RifatHamiti, RizahSheqiri, Shefkije Islamaj, dhe XhevatSyla. Koordinatorë ishin: ArifDemolli, BasilSchader dhe NuhiGashi.
Në sallën e bukur nën tingujt e muzikës së lehtë programin e udhëhoqën Mag.KarinWeitzer dhe AlexandraWojnesitz. Nikoqiri, rektorja e Shkollës së Lartë Pedagogjike (PH- Graz) në Steirmarkzj. ElgridMessner e hapi tubimin solemn. “Në Grac fliten 150 gjuhë dhe numri i nxënësve me gjuhë tjetër amtare (jo gjermane) në dhjetë vjetët e fundit është rritur në 20%. Në vitin e kaluar shkollor ishin 10 mijë e tetëqind nxënës me gjuhë amtare jo gjermane… Ne synojmë arsimin integrues internacional te pedagogeve/ve tanë. JanSisko (Min. Ars.Aust) mes tjerash tha: “Konkursi përkrahet nga Komisioni Evropian dhe secili shtet ka lirinë e formës së organizimit. Ditën e Gjuhëve Evropiane e festojmë që nga viti 1998 ku në konkursin shpërblyes deri tani kanë konkurruar rreth 900 projekte prej të cilëve 166 projekte janë cilësuar si të shkëlqyeshme… Mendoj, se puna e përbashkët, në shkollimin gjuhësor luan rol të veçantë dhe ne do mbështesim projekte të kësaj natyre.” Pjesëmarrësve ju drejtuan edhe zj.UrsulaPanuschka nga agjencia –Mësojmë Tërë Jetën, z.GuntherAbuja –Qendra Austriake e Gjuhëve. Pas pjesës zyrtare Prof.BasilSchader dhe grupi i tij, prezantuan tekstet e reja me strukturën e tyre didaktike-metodike bashkohore sipas standardeve të kohës tani në përdorim. U shfaqën sekuenca filmi nga puna praktike në orë mësimore me tekstet e reja, çka zgjoi interesimin tek ekspertët përkatës të UN, shkollave dhe mësuesve nga shumë gjuhë. Personazhi i filmit, mësuesi nga Vjena, prezantoj pjesë nga metodologjia e punës me tekstet e reja, pas së cilës pati edhe pyetje e diskutime. Ai prezantoj gjithashtu, abetaren e parë në gjuhën shqipe në Austri, pjesë e projektit të përfunduar, alfabetimi . Struktura didaktike, shkrimi, lojërat, figurat, mundësia e leximit, hapësirat e shkrimit të standardeve që i përgjigjen rrethanave e mësimit amtar në diasporë. Pas prezantimit dhe debatit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e materialeve mësimore. Gjithashtu Prof.BasilSchader, dhe informata mbi grupin e teksteve “Nxitje didaktike” me udhëzime e shembuj nga praktika mësimore dedikuar mësuesve, veçan atyre të gjuhës amtare. Në disa ambiente, brenda e jashtë objekteve në qytet u organizuan aktivitet kulturore në shumë gjuhë; lexime, recitime, lojërave teatrale, këngë, valle. Në këto aktivitet morën pjesë dhe nxënësit shqiptarë të prirë nga mësuesja Bukurije Limani. Përfaqësuesi për mësimin në diasporë nga MASHT- e Kosovës, z.NuhiGashi, i vizitoj nxënësit, u njoftua me gjendjen e vijueshmërisë, pengesat dhe sfidat e të mësuarit në gjuhën shqipe.