Artan Nati/
Ngjarjet e ditëve të fundit të acarimit të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë, për çështjen Beleri, por jo vetëm kjo, por edhe acarimi i marrëdhënieve midis kryeministrit shqiptar edhe atij kosovar si edhe qëndrimet antagoniste qeveri opozitë, deri në marrrëzi në shumë raste, tregojnë edhe njëherë tjetër qartë se në rajonin tonë, ashtu si edhe në Shqipërinë tonë, por edhe në familjet tona si edhe në nënvetëdijen tonë, egziston një dualitet i papajtueshëm midis të mirës dhe të keqes, midis miqve dhe armiqëve, midis djallit dhe engjëllit. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ndërsa Rilindja Europiane, Iluminizmi dhe revolucioni borgjez si dhe ai industrial, në pjesën më të madhe të Europës patën një ndikim të rëndësishëm në formimin kulturor, intelektual dhe politik të shumë vendeve të Europës Perëndimore, jo të gjitha pjesët e botës ndoqën të njëjtën trajektore. Vendet e rajonit tonë dhe i gjithë ballkani qëdruan nën pushtimin otoman për shekuj të tërë dhe Shqipëria ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë në rajon. Kjo bëri të mundur që kulturalisht ne të ishim më afër kulturës së lindjes së mesme se sa kulturës së Europës perëndimore. Ndërkohë që Europa perëndimore kishte hyrë drejt një transformimi të madh që prej shekullit të 15-të me fillimin e rilindjes europiane dhe më në fund ishte filozofi gjerman Niçe që sfidoi nocionet konvencionale të së mirës dhe së keqes. Ai propozoi idenë e një perspektive “përtej së mirës dhe së keqes”, duke sugjeruar se këto kategori morale ishin konstruksione që ishin imponuar nga autoritetet fetare dhe shoqërore. Ai besonte se individët duhet të përpiqen të lëvizin përtej këtyre dallimeve konvencionale dhe të përqafojnë një kuptim më të qartë dhe kompleks të veprimeve dhe motivimeve njerëzore. Ai sot gjykohet si një mendimtar çlirues që inkurajon individët të mendojnë në mënyrë kritike, të sfidojnë normat shoqërore dhe të krijojnë të ardhmen e tyre. Siç e thotë filozofi amerikan Allan Bloom se çështja nuk është se ne nuk duhet të korrigjojmë gabimet tona që të kemi të drejtë për çështje të ndryshme,por duhet të mendojmë që nuk kemi aspak të drejtë. Në Shqipëri sundon mendimi se Shqipëria ndodhet në këtë situatë sepse është e rrethuar nga vende armiq që nuk na duan të mirën dhe kanë synime shoviniste ndaj vendit tonë. Gjithashtu mendohet se klasa politike në vend është djallëzore dhe se po të largohet ajo vendi do të rregullohet, ndërkohë mendohet se partitë kundështare janë e keqja e vendit apo komshiu,kushëriri apo ish shoku janë djallëzor dhe se ata janë shkaku i gjendjes së tyre. Kjo situatë shtrihet edhe në familje kur prindërit ankohen se fëmijët nuk i dëgjojnë apo fëmijët ankohen se prindërit nuk i kuptojnë. Studimi i historisë dhe i kulturës na mëson se e gjithë bota ishte e çmendur në të kaluarën; njerezit gjithmonë mendonin se kishin të drejtë, dhe kjo çoi në luftëra, persekutime, skllavëri, ksenofobinë, racizëm dhe shovinizëm. Ne shqiptarët e përjetuam më keq nga të gjitha kombet e Europës dhe rajonit tonë. Në vendin tonë një pjesë e madhe e popullsisë besonin verbërisht te ideologjia komuniste dhe besonin se pas eleminimit të grupeve armiqëore apo të burgosjes dhe persekutimit të individëve që mendonin ndryshe,komunizmi do të triumfonte. Në fakt ndodhi krejt ndryshe dhe ishte pikërisht ky fakt që përshpejtoi fundin e komunizmit. Ne jemi të destinuar të jetojmë me vendet e tjera që na rrethojnë,gjithashtu ne jemi të destinuar të jetojmë me njeri tjetrin dhe e vetmja alternativë që na mbetet është të transformojmë veten tonë,qëndrimet tona dhe të kuptojmë e përqafojmë kulturën europiane të kooperimit. Ashtu siç George Bernard Shaw thotë: “Përparimi është i pamundur pa ndryshim, dhe ata që nuk mund të ndryshojnë mendjen e tyre nuk mund të ndryshojnë asgjë”. Aftësia për t’u përshtatur, për të rishqyrtuar besimet tona dhe për të qenë të hapur ndaj ideve të reja është thelbësore për nxitjen dhe zhvillimin e vendit tonë si dhe të marrëdhënieve me njeri tjetrin dhe me vendet që na rrethojnë. Shembulli i Gjermanisë pas luftës së dytë botërore, kur presidenti Willy Brandt kërkoi falje publike për tmerret e luftës dhe u përul në gjunjë duke kërkuar falje të sinqertë për popullin e tij,duhet të ndiqet nga persekutorët Serb të popullit kosovar ose nga presidentët tanë kundrejt viktimave të komunizmit.Gjermania më tej,pranoi të bashkëpunoj me kushte inferiore,me vendet e tjera europiane duke e shndërruar Gjermaninë nga një vend të shkatërruar e të urryer në një lider të ekonomisë europiane dhe pararojë të demokracisë në Europë dhe arriti më në fund të vendoste drejtësinë në vend duke u bashkuar me Gjermaninë lindore. Mendoj se edhe Shqipëria duhet të udhëhiqet nga ky shembull,të bëhet e hapur duke u larguar pëtej të mirës dhe të keqes,duke adoptuar ligjin e bashkënimit si ligj të civilizimit si dhe të pranojmë se pa ndryshuar neve vetë nuk mund të ndryshojmë dot asgjë. Ndryshimet gjeopolitike në rajon kërkojnë si domosdoshmëri ndryshimet e mendësisë si ligji i vetëm i progresit dhe kooperimi si i vetmi ligji i civilizimit. Shkëputja e rajonit nga kultura bizantino otomane nën ndikimin e sllavo-ortodoksisë ruse është domosdoshmëri për integrimin europian. Vendi që do të përshtatet më shpejt me realitetin e ri do të përfitojë më shumë,ashtu si Gjermania u bë lider në Europë dhe bashkoi territoret e saj edhe Shqiptarët kudo që janë duhet të vënë në dyshim mënyrën si mendojnë dhe të ecin në shembullin e Gjermanisë.