Kisha Katolike Zoja e Shkodrës në New York, kremtoi 5 – Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. U mblodhën 27 mijë dollarë kontribut për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Synohet qe shifra e pergjithshme te shkoje1 milon e 500 mije Dollare/
Nga Beqir SINA New York/
BRONX – NEW YORK Kisha Katolike Zoja e Shkodrës në New York, mblodhi mbrëmë në lokalin e njohur Eastwood – Manor disa dhjetra besimtarë në një mbrëmje solemne, për të festuar 5 – Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe për të kontribuar në përfundimin e ndërtimit të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë.
“Motra dhe vëllezer nga të gjitha trojet e shqiptarise, iu drejtua në fillim të fjalës së saj drejtuesia e kësaj darke, Etrita Ibroci, me ndjenjën e mallit për atdhe, me ndjenjën krenarisë – Gëzuar ! pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!”
Më tej ajo tha se kan kaluar vetëm disa muaj më parë, kur ne të gjithë shqiptarët kremtuan 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe tani së bashku si në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe në diasporë po festojmë 5 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Për këtë vijojë Ibroci, vërtetë duhet të jemi të lumtur me progesin dhe zhvillimin që shënuan vendet tona të prejardhjes, edhe pse ende ka shumë për të bërë duke shtuar se këtu ne New York dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komuniteti shqiptar po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë përbërës i këtij vendi.
“Biznesët dhe ndërmarrjet shqiptare, u shpreh ajo janë ndër më të sukseshmit ku profesionistët dhe studentët tanë janë bër shembujë në mesin e kolegëve të tyre dhe po dallohen në mjekësi, në drejtësi, në financë dhe, së fundmi, edhe në qeveri. Mark Gjonaj është shembulli më i mirë i sukseit tonë në Amerikë, ai tashmë është zgjedhë në Asamblenë e Neë York-ut si udheheqësi i parë i zghedhur i komunitetit tonë në SHBA. Kjo, mendojë tha Ibroci, duhet të na motivojë të gjithëve që të besojmë se vërtetë të gjitha mundësitë i kemi të hapura.” Mirëpo, sugjerojë ajo gjithsesi, është mirë dhe me rëndësi që ne njëkohesisht ti ruajmë lidhjet me trojet tona dhe me njeri tjetrin, duke shtuaar se dhe pikërisht për këtë arsye gjithmonë ajo ka pas dëshirë të marr pjesë në një organizim si ky, sot.
Ibroci drejtuesia e kësa darke u shpreh se :”Sot po takohemi edhe për t’i mbledhur fondet e për ta përfunduar Kishën e Nenës Terezë në Prishtinë, mbasi kjo kishë lartëson jetën dhe vepren e Nenës Terezë dhe ua kujton gjithë botës se ajo ishte pika më e lart e sakrificës dhe humanizmit shqiptar. Uroj që kontributi i të gjithëve këtu dhe kontribute tjera të ndihmojnë përfundimin e këtij vendi të shënjtë sa më shpejt.
Edhe njëherë, urime për pavarësinë e Kosovës! Kemi fatin që diçka që ishte aq vështirë për të arritur tashmë po kthehet në një festë e pervjetor i zakonshëm dhe i rregullt.” përfundojë fjalën e saj hyrse Etrita Ibroci
Mbas fjalës hyrëse të drejtueses së kësaj darke zonjushes Etrita Ibroci, intonimi i dy himneve të Shqipërisë dhe SHBA, u krye dhe bekimi i darkës nga – Domm Pjeter Popaj famulitari i Kishes Katolike “Zoja e Shkodres”
Në bekimin e tij famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, dom Pjetër Popaj, u lut për 5- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: “Vëllezër e motra, tha dom Pjetri, sonte të bashkuar të përgëzohemi me njëri tjetrin për pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe për këtë tha ai ; të falemnderojmë Zotin për datën historike të 17 Shkuriti 2008, ditën e shumë pritur, realizmin e ëndërrës tonë, i luftëtarëve trima, që kanë derdhur gjakun për liri e pavarësi, për truellin shqiptar, për Kosovën tonë kreshnike.” Në këtë bekim ai një nderim të veçantë i dha kujtimit të dëshmorëve që sakrifikuan veten për atdhe , dhe u lut që atyre lavdi u qoftë emri i tyre mos u harroftë!
“Të falenderojmë Zotin, vazhdojë Dom Pjetër Popaj, që na ka ruajtur ndër shekuj sidomos kur ishim në kriza të mëdha kombëtare deri te pika e shkatërrimit. Kur armiqtë na sulmonin për t’na zhdukur, Zoti i lum la dërguar dashamir për t’na ndihmuar të qëndrojmë të fortë në këmbët tona. Kjo gjë është verteuar me ndërhyrjen e Amerikës për çlirimin e Kosovës. Gjatë historisë ne kemi pasur pak miq, por miqt i kemi pasur të fortë.”
Kosova trime, siç u shpreh ai ka kaluar rrugën e Kalvarit, të mundimit e të vuajtjes, të dhunës e gjakderdhjes, por urojmë që ta gëzojë lirinë e pavarësinë e merituar, të dëshiruar prej stërgjyshve tanë, tha Dom Pjetër Popaj.
Më pas ai lut për Kosovën dhe udheqjen e Kosovës; “Lutemi edhe për udheheqësit e Kosovës, që me urti t’a drejtojnë këtë popull në përparim duke ruajtur vlerat morale, në familje e në shoqëri. Të ruajnë të drejtat e njeriut, të përdorojnë paqen e mirëkuptimin dhe të kultivojnë gjërat që na bashkojnë.”
Duke i falenderuar etërit tanë, u shpreh Doma Pjetër Poaj ne kemi një histori të përgjakur por të lavdishme. Trojet tona janë larë me gjakun e dëshmorëve tanë. Besa në Zotin, burrnija, fisnikëria kanë qenë ndershmërija e krenaria e të parëve tanë. Dhashtë Zoti që edhe ne t’u përngjajmë baballarëve tanë duke përcjellur këto cilësi gjeneratave të ardhëshme, duke ndihmuar njeri tjetrin në nevojë, duke jetuar si vëllezër e motra, të një gjaku, të një tradite, të një historie, në paqe me Zotin e në paqe me njëri tjetrin.Gëzuar 5 vjetori i pavarësisë, lavdi herojve tanë e rroftë populli shqiptar, th në fund të fjalës së tij Dom Pjetër Popaj. Raportin e dertanishëm të fushatës së mbledhjeve të ndihmave financiare për ndërtimine Katedrales në Prishtinë nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës e mbajti drejtori i Qendrës Nëna Tereze, zoti Mark Shkreli
“Komuniteti shqiptar i New Yorkut me rrethe, tha zoti Mark Shkreli, drejtori i qendrës kulturore Nëna Tereze, pranë Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Neë York, është krenar për kontributin e madh dhe të rëndësishëm që ka dhënë për të nderuar emrin e Nëna Terezes me këtë tempull madhështor në mes të Kosovës, duke dhuruar deri tani 1 milion e 350 mijë dollarë”
Në vijim me një fjalim rasti u prezentuar edhe Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsul i Përgjithshëm i Kosovës në New York
” Kombin tonë në shekuj e kan shquar vlerat e harmonisë, dhe të bashkëjetesës fetare, mirëkuptimit dhe përkushtimit dhe vizioni progresivë , tha Ambasadori Sejdiu, të cilat në raport me kombet e tjera dallohen nga një shpirti i madh , simbol i kombit tonë e cila është personaliteti i Nënë Terezes me të cilën ne të gjithë shqiptarët mburremi sot.” Ambasadori Sejdiu u shpreh se po shfrytëzojë rastin në emër të qeverisë së Kosovës, të falemnderojë të gjitha ata që kan kontribuar dhe po kontribojnë për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë, dhe per të gjithë atë që ka bërë e bënë diaspora shqiptare në SHBA për Kosovën dhe vendin tonë.
Mbasi, sipas tij ju fëmijët tuaj dhe nipat e mbesat tuaj duhet të jenë krenar me përkatësinë dhe indetitetin tuaj kombëtar. Gjithashtu duhet të mbeteni qytetar të ndërshëm dhe patirotik të SHBA, këtij kombi të madh i cili ashtu si me presidentin Uillson që shpëtojë Shqipërinë, dekadën e fundit përpkrahjen dhe mbështetjen që i dha Kosovës për liri e e pavarësi. Andaj do të them se çdo sukses i juaji është një sukses edhe për ne dhe jemi krenar që sot në mesin tonë kemi një sukses – i cili është anëtari i Kuvendit të Nju Jorkut Mark Gjonaj.
“Kjo darkë, tha më tej Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori Bekim Sejdiu koincidon me një datë historike të kombit tonë – 5 – Vjetorin e Pvarësisë së Kosovës, ndërkohë që ne ende mbetemi nën atë entusiasimin e madhe të festimve madhështore të 100 – Vjetorit të Shqipërisë, mendojë se këto janë momente që ne shqiptarëve duhet të na shërbejnë si një inspirim që të punojmë ditë e nate për vendin tonë me një përkushtim duke ruajtur edhe vlerat tona euro-atlantike. Në atë mënyrë që atë vizionin tonë t’a bëjmë një realitet në jetën tonë qoftë në një kuptim më të thjeshtë atë simbolik apo praktik.”
Me një mesazh pershëndetës në këtë darkë erdhi dhe Assemblymani shqiptarë në Asamblenë e New Yorkut, zoti Mark Gjonaj:”Është një kënaqësi e veçantë që kjo darkë ashtu si bashkon dy qëllimet e saj ; celebrimin e 5 – Vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe darkën humanitare tashmë tradicionale për bashkim fondesh na bashkon më shumë edhe ne si shqiptarë., por do të theksoja se kemi shumë për të bërë përsëri së bashku dhe të bashkuar.
Megjithëse, se sot është një kohë shumë e keqe asnjërin prej juve nuk e ka ndalur, të mblidhemi së bashku të celebrojmë 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, mbasi kjo është dita që erdhi edhe me punën dhe kontributin tuaj, skarficën tuaj, për të ndihmuar edhe ju në këtë ditë të madhe, që së bashku me SHBA-ës, të beheni simbol i të gjithë shqiptarëve në botë..
Dhe të gjithë së bashku ashtu si kemi punuar deri tani lë të punojmë edhe në të ardhmen për të mirën e vendit tonë, Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Zoti e bekoftë pavarësinë e Kosovës.”Një mesazh falënderimi për të gjithë kontribuesit dhe iniciatorët e kësaj darke përcolli Kryetarit i Komisionit të Fushatës: Marjan Cubi. Duke vëlersuar dedikimin e pjesëmarrësve për këtë mbrëmje zoti Cubi përcolli një falemnderimtë veçantë si tha ai për këngëtarin Agim Gërbeshi, i cili me inisiativën e tij – dhe kolegëve Shqipe Kastrati, Alfred Popaj dhe Grupi 4 Yjet, falas organizoi këtë darkë për disponimin tuaj – me qëllim që mjetet financiare që do të mblidhen ti dërgohen Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Më tej në fjalën e tij zoti Cubi u shpreh se ky 5 – Vjetor i Pavarësisë së Kosovës dhe ndërtimi i Katedralesë në Prishtinë , dhe ky bashkim i ynë nuk do të ishin po të mos kishte qenë edhe artitekti i tyre – Presidenti i parë historikë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Cubi ka nderuar me këtë rastë edhe punën e rolin e Ipveshkit të parë të Kosovës Imzot Mark Sopin dhe Imzot dom Gjergjin për përpjkejet tija.
“Një falenderim të posaçëm ai drejtohet komisionit organizativë, dhe të gjithë donatorëve prej ditës kur u çelë kjo fushatë, dhe pjesmarrjësve të kësaj darke, Dom Pjetër Poajt, si dhe argëtuesve të kësaj mbrëmje që kishin ardhur falas, duke i dhanë solemnitetin e duhur të kësaj mbrëmje. Profti i darkës, tha ai si dhe fonde tjera që grumbullohen sonte në këtë darkë do të shkojnë për katedralen e Prishtinës. Jam i sigurt se edhe kjo darkë me bujarinë tuaj do të dalin me sukses. Zoti jua shpërbleftë të gjithëve u shpreh Kryetari i Komisionit të Fushatës zoti Marjan Cubi duke deklaruar në emër të komisionit se u mblodhën 26.700 dollarë. Darka u shoqërua me një programi të pasur muzikor me këngëtarët e njohur të komunitetit Agim Gerbeshi , Shqipe Kastrati, Alfred Popaj dhe Grupi 4 Yjet