Tomë Mrijaj/
Eshtë rasti i radhë në historinë e publiçistikës shqiptare në vendlindje dhe diasporë, që një shqiptaro-amerikanë shkruan dy libra voluminoz kushtuar një figure të madhe dhe të shquar amerikane Presidentit të 45-të të SHBA republikanit Donald J. Trump.
Autori Klajd Kapinova, për 30 vjet me radhë, është një aktivist dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Kishës dhe Shtypit Katolik Shqiptar në vendlindje dhe SHBA, duke qenë editor dhe autor i disa librave dhe qindra shkrimeve mbi historinë e kishës martire shqiptare në Shqipëri dhe kontributin e shquar të Klerit Katolik Shqiptar gjatë shekujve deri në ditët tona.
Lexuesit shqiptaro-amerikanë dhe në vendlindje me anën e librave: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Edicioni i Parë në vitin 2021 në Shkodër dhe Edicioni i Dytë SHBA, 2022) dhe “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, (Këndvështrime), të shkruar me shumë kujdes dhe përkushtim nga penda e publiçistit Klajd Kapinova, mund të mësojnë shumë gjëra interesante mbi kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore amerikane.
Unë si redaktor i librave, mendoj se veprat e reja, që lexuesit kanë në dorë, mund të quhen ditare dhe analiza të mprehta historiko-politike, të pasura në brendsi me përshkrimet interesante të ngjarjeve dhe datave mbresëlënëse, të cilat gjërësisht pëfshijnë periudhën e suksesshme historike 4-vjeçare 2016-2020 të Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit Donald J. Trump, i cili, me fakte dhe prova (për të mirën e popullit amerikan), radhitet si kyetar shteti më më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të Amerikës.
Unë qysh me marrjen e shtetësisë amerikane, katër dekada më parë, jam rregjistruar si votues me bindje demokrate. Historinë e lavdishme të Amerikës përparimtare e kam ndjekur me shumë kujdes, qysh në bankat e shkollës së mesme në vendlindjen time në Kosovë dhe për shumë dekada në SHBA…
Sikurse mësojmë edhe në libër autori e vë theksin ndër të tjera tek fryma dhe praktika konservatore amerikane e Presidentit Trump kundër abordit, një plagë serioze dhe shqetësuese sot në botë, me të cilën Kisha Katolike dhe Selia e Shenjtë në Vatikan janë përballur vitet e fundit në SHBA dhe Europë, ku forcat politike liberale, komuniste dhe ateiste janë shfaqur hapur pro abordit, duke i hequr të drejtën e jetës fëmijëve të palindur dhe porsalindur.
Në saj të politikës së zgjuar dhe largpamëse të Presidentit Trump, SHBA arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata demokrate e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2.
Këto aspekte pozitive shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit Trump, ka zbardhur përmes faqeve të librave të ri autori i komunitetit tonë.
Ai, i ka hartuar shkrimet e tij të bazuar në burime e fakte të sakta historike amerikane dhe dëshmive të ndryshme nga shtypi periodik dhe librat e reja në ditët tona.
Gjatë vitit 2020, asnjë lider demokratë, senatorë, kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie si dhe funksionar të tjerë zyrtrë demokratë, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e 185 monumenteve të historisë amerikane, ku janë vrarë 30 policë dhe plagosur 700 të tjerë në të gjithë vendin nga protestuesit e dhunshëm marksistë.
Në faqet e librit historik, mësojmë se në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020 gjatë zgjedhjeve presidenciale, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan. Në shtetin Georgia, epërsia e tij ishte në avantazh me 356.945 vota; dhe sërisht Trump udhëhoqi në Pensilvani me 600,000 vota.
Kështu në gjashtë shtete kryesore konservatore Presidenti Trump doli fitues me diferencë të madhe votash, në zgjedhjet e vitit 2016, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin. Trump, arriti të marrë mbi 75 milion vota reale. Gjatë asaj nate ndodhi absurdi.
Mbas 2 vjetëve, pikërisht manipulimi dhe vjedhja masive e votave po vërtetohet sot në dhjetor 2022 nga bossi i ri i Twitter multi bilioneri i suksessshëm Elon Musk me publikimin e dokumenteve sensitive korruptive të Skandalit të Madh të Shekullit nga ish bossi i rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Google, YouTube etj., të cilat po bëjnë bujë kudo në botë në ditët tona.
Big Tech, FBI etj., me paramendim fshehën me qëllim të vërtetën e u bënë pjesë e lojës së madhe manipulative të korrupsionit, që ata organizuan hapur kundër zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe ndaj vetë Presidentit Donald J. Trump.
Një aspekt i rëndsishëm i librave, është tema e ebrejve në trojet etnike shqiptare, ecuria e tyre deri në ditët tona. Dihet se populli i lashtë ebrejt dhe ai iliro-shqiptar, historikisht kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njeri-tjetrin edhe pse në territorin iliro-arber-shqiptar, besimi islam-otoman, zë përqindjen më të lartë të popullisë.
Praninë e hershme të ngulimeve hebreje në Kosovë kryesisht në territorin e Novobërdës e dëshmon defteri otoman i vitit 1498-1499, në të cilin përmendet se aty kishte gjashtë shtëpi hebraike.
Asokohe pushtuesi kolonizator osman ankohej se gjatë revoltave shqiptare kundër shtetit islamik perandorak turk në vitin 1911, pakicat hebraike në Shqipëri u akuzuan se kishin bashkëpunuar dhe mbështetur rebelët shqiptarë. Kosova u bë si pikë tranziti e rëndsishme për emigrantët ebrejt. Mijëra hebrenj, që shkuan në Shqipëri asokohe e përdornin territorin e Kosovës si pikë tranziti.
Si pasojë e marrëdhënieve shumë të mira Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike. Meritë për këtë ngjarje historike të madhe ka Presidenti i 45-të i SHBA-së republikani Donald J. Trump. Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia, fatmirësisht nënshkruan dakordimin, për normalizimin ekonomik, ndërmjet tyre në praninë e presidentit amerikan Donald J. Trump.
Pjesë e mirëkuptimit ishte edhe dakortësia e Izraelit, për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila e bën Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës.
Fatmirësisht deri tani administrata Trump, falë një pune përkushtuese, arriti të bej realitet platformën elektorale të republikanëve patriotë, nën moton e suksesshme: America First.
Shumë pak shqiptaro amerikanë e mbështeten kandidatin republikan Donald J. Trump, sepse nga vendet ku kishin origjinën ish emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova, historikisht nuk kanë pasur asnjëherë sistemin kapitalist dhe levizjen politike me traditë të mirëfilltë të djathtë patriotike përparimtare.
Megjithatë duhet thënë ana pozitive, se shtetet tona si Shqipëria dhe Kosova, vazhdimisht janë ndër vendet kryesore në botë, për simpatinë dhe respektin e veçantë, që tregojnë gjithnjë për SHBA-në, pavarësisht se kush drejton politikisht shtetin republikanët patriotë apo ekstremistët e majtë demokratë.
Trump dhe administrata e tij, me enërgji të pashtershme bëri investime të mëdha në bujqësi, për fermerët amerikanë. Mallrat e prodhuara me marken Made in USA, janë cilësore, të forta dhe me garanci prodhimi, në krahasim me produktet e dobëta dhe të lira kineze etj.
Gjatë kësaj periudhe, sipas shifrave të pavarura mujore, del se papunësia ra në masën 3.6%, duke qenë një rekord në të gjithë historinë e SHBA-së për gati 50 vjet, duke hapur mbi 10 milion vende të reja pune.
Këto tema interesante dhe të tjera, janë bërë objekt i këndvështrimeve edhe në këtë libër enciklopedik, të veçantë në llojin e vet në botën shqiptare.
Amerika, me gjithë baticat dhe zbaticat e veta historike, shpreson dhe beson shumë në Zotin dhe drejtësinë, se një ditë ajo do të fitoj.
Trump kishte të drejtë për gjithçka
Libri i dytë: “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, me autor Klajd Kapinovën, është një vepër e re me këndvështrime të historisë dhe politikës bashkëkohore amerikane, e cila trajton në gjërësi dhe thellësi, me fakte serioze shkaqet e rënies drastike të demokracisë dhe krenarisë SHBA-së, nga paafësia e Joe Biden, gjatë periudhës së shkurtër nga muaji janar 2021 dhe deri në ditët tona.
Të gjithë arritjet pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve 2016-2020, sot nën Biden, janë përmbysur dhe zhdukur me shpejtësi të gjithë aspektet e sukseseve të brendshme dhe të jashtme të politikës, jetës, ekonomisë, shoqërisë amerikane.
Kjo katastrofë e pashembullt, në historinë e kombit tonë, shprehet me të gjithë treguesit negativ në politikën e jashtme dhe brendshme kontradiktore të qeverisë si shembull negativ i degradimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive të të drejtave të njeriut, fjalës etj., të cilat fatkeqsisht po shihen qartë dhe me keqardhje të madhe nga kushdo sot në botë.
Në ditët tona, niveli i inflacionit në SHBA, fatkeqsisht është rritur në shifra të frikshme të krahasuar me vitin 1970, duke risjellë fenomenin katastrofik të Recensionit të Madh, e shoqëruar kjo me çvlerësimin e monedhës dhe ngritjen e mëtejshme të çmimeve, në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve amerikanë.
Papunësia si plagë e madhe, gjatë periudhës së administratës së Presidentit Trump, ishte ulur shumë në shifrat rekord në të gjithë historinë e SHBA-së, kurse sot fatkeqsisht nën Biden ajo është rritur në shifra më të larta në shkallë kombëtare, brenda komunitetëve, grupmoshave dhe gjinisë së aftë për punë, si për shembull në komunitetin afrikano-amerikanë, komunitetin ispanjik (latin), komunitetin aziatik dhe më së shumti për vajzat dhe gratë amerikane.
Libri i ri Kapinovës, me detaje, fakte dhe prova të marrë nga burime të pavarura amerikane trajton korrupsionin e familjes Biden ndër vite… Ky libër ri me risitë e tij, është një kronikë, këndvështrim dhe analize e detajuar e ngjarjeve dhe skandalëve të panumërta të ditëve tona në SHBA, të cilat janë zbardhur dhe argumetuar me një analizë të mprehtë dhe ilustruar me prova e fakte të ditëve tona. (New York, 2022)