Mori pjese edhe kryeministrja kosovare Edita Tahiri/
Nga B.Jashari/.-Zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri mori pjesë në festën e gjashtë vjetorit të pavarësisë të ambasadës së Kosovës në Ankara e cila u mbajt në mbrëmjen e 17 shkurtit dhe ku ishin të pranishëm shumë zyrtarë dhe personalitete nga Qeveria dhe parlamenti i Turqisë, kori diplomatik, bota e artit dhe biznesit dhe diaspora shqiptare në Turqi.Zv/kryeministrja theksoi se, shtetit i Kosovës ka bërë përparime substanciale në konsolidimin e vet si shtet demokratik dhe sovran dhe vizioni për një Kosovë euroatlantike po bëhet realitet çdo ditë e më shumë. “Shteti i Kosovë është një arritje e madhe historike për kombin tonë që lindi pas një lufte dhe sakrifice njëqindvjeçare për liri dhe pavarësi të të gjithë shqiptarëve përfshirë diasporën e cila po ashtu dha një kontribut të jashtëzakonshëm për te. Sot kujtojmë me respekt të lartë të gjithë ata që dhanë jetën për atdhe, ndërsa zotohemi se ideali për forcimin e shtetit dhe kombin do të jetë prioritet mbi prioritete. Me këtë rast u shprehim mirënjohje gjithë vendeve demokratike që u rreshtuan në anën drejtësisë duke mbështetur pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilëve ishte dhe Turqia”, tha ajo.
Sipas njoftimit të dërguar sot nga zyra e shtypit e Qeverisë kosovare, ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, vlerësoi rolin e diplomacisë kosovare për jetësimin e qëllimeve të politikës së jashtme dhe theksoi disa nga rezultatet kryesore përfshirë njohjen e Kosovës nga 106 shtete dhe avancimet në rrugën e integrimit euroatlantik. Ambasadori Spahiu vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale me Turqinë si dhe i shprehu mirënjohje diasporës shqiptare në Turqi për mbajtjen dhe kultivimin e lidhjeve të forta me atdheun e të parëve të tyre.
Në emër të Qeverisë turke, ministri i Zhvillimit, Cevdet Yilmaz shprehu përgëzimet për gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe siguroi se mbështetja e Turqisë për zhvillimin e shtetit të Kosovës do të jetë e vazhdueshme.
Në mesin personaliteteve turke ishin edhe deputetë të parlamentit turk me origjinë shqiptare Gulay Dalyan dhe Rifat Sait, mbesa e poetit dhe autorit të hymnit të Turqisë Mehmet Akif Akifit, Selma Argon, flautistja botërore me origjinë shqiptare Sefika Kutluer, kryetari i fondacionit botëror për njerëzit me aftësi të kufizuara Metin Senturk, e shumë të tjerë