NGA LULZIM MULLIQI/
Bashkeatdhetaret tane qe jetojne ne Arizona,ne kete shtet amerikan me nje komunitet te kosoliduar dhe bartes te denje te traiditave tona kombetare dhe kulturore,ne menyre dinjitoze do ta kremtojne pervjetorin e tete te Pavaresise se Kosoves.Kesaj radhe,inicuese e nje programi festiv ambicioz qe u parapriu pergatitjeve per kete pervjetor te rendesishem te Deklarates se Pavaresise se Kosoves eshte Keshilli organizativ i Shoqates ne formim e siper “Bashkimi ne Arizona” dhe organizatorit e instrumentistit te mirenjohur,Murat Rama.Per nder te 17 shkurtit-Dites se Pavaresise se Kosoves,shtetit me te ri ne Evrope,ne Phoenix te Arizones,ky pervjetor do te shenohet se pari me nje mbremje festive tematike,foljore,argetuese dhe muzikore me daten,14 shkurt 2016,ku do te performojne kengetaret e mirenjohur te estrades muzikore kosovare,Ermal Fejzullahu,Luka Hajdini si dhe moderator:gazetari,Lulzim Mulliqi.Gjithashtu nje koncert tjeter per nder te kesaj feste do te organizohet edhe me daten,21 shkurt 2016,me kengetarin Shpat kasapi nga Shoqata “Shqipe e Arizones”.Tash e disa dite me radhe , shume anatare te komunitetit shqiptaro-amerikane te Arizones kane shprehur interesimin e tyre te madh qe ne menyre sa me madheshtore te kremtojne kete feste te rendesishme shteterore te Kosoves.Sipas fjaleve te organizatorit dhe instrumentistit te mirenjohur muzikor,Murat Rama per gazeten “Dielli” na tha”ne koncertin ku do te performojne kengetaret,Ermal Fejzullahu dhe Luka Hajdini vetem brenda kesaj jave jane shitur 350 bileta dhe po bejme perpjekje maksimale qe ta rrisim numrin e biletave per koncertin festiv,sepse kerkesa eshte e jashtezakonshme per nje pjesemarrje sa me masovike ne kete koncert festiv kushtuar Pavaresisese se Kosoves.Kjo tregon edhe nje deshmi se sa shume pelqehet festa e Pavaresise se Kosoves dhe interpretimet e artisteve te talentuar nga ana e bashkeatdhetareve tane.Per nder te pervjetorit te tete te Pavaresise se Kosoves ,nen tingujt e bukur te muzikes dhe zerave melankolike te kengetareve ,Ermal Fejzullahu e Luka Hajdinit,si dhe moderatorit:Lulzim Mulliqi,ky eveniment do te mbahet me daten 14 shkurt,2016 ne sallen e performances ne “LA PRINCESA” -4216 W.Bethany Home Rd.Phoenix,AZ,85019,USA.Cmimi per te rritur 40 dollare,ku jane te perfshira vetem pijet freskuese,ushqimet jane ndaras dhe mund te behen sipas porosise,ndersa bileta per femije 25 dollare.Konceri festiv fillon nga ora 8pm-2am,u shpreh me optimizem organizatori i ketij eventi,Murat Rama.
ne fund vlene te permendet se shpallja e Pavaresise se Kosoves shenon njeren nga ngjarjet me te rendesishme qe ka madheshtine e saj ne historine me te re te Kosoves.Tete vjet me pare,17 shkurt 2008,ligjvenesit e Kosoves kryen nje akt historik me nje rendesi te madhe politike,diplomatike dhe jetike per fatet e popullit te Kosoves.Kjo date shenon padyshim nje nga ditet me me vlere ne historine e shtetit te Kosoves,e cila tashme eshte ngulitur ne mendjet dhe zemrat e gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen.Shpallja e Pavaresise se Kosoves ishte nje akt,qe vinte si kurorizim i perpjekjeve titanike te popullit shqiptar te Kosoves i cili ishte martirizuar per lirine,demokracine,pavaresine dhe shtetndertimin e vendit te tyre.