Nga Gëzim Llojdia/
Realiteti sotëm shqiptar është një kutërbim, që të tremb në çdo anë.
Realiteti i sotëm shqiptarë është më së shumti,poezia e poetit rebel Pano Taci,që nuk jeton më. I ndriftë shpirti.
Realiteti i sotëm është i përfshirë tej e tëhu në vargjet e poetit rebel.
Pra çfarë është Shqipëria e sotme?Lexoni poetin rebel:
Në do ta dish ç’është kob e zi/Eja në Shqipëri./Në do dish ç’është loti në sy,/Eja në Shqipëri./Në do të dish si vritesh për hiç gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pa brekë kush të lë/Eja në Shqipëri./Në do të dish çdo të thotë uri/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse daci bëhet mi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish me vdekjen kush fle,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse shpresa na u zhbë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish si kafshon një ari,/Eja në Shqipëri./Në do të dish ku rri djalli i zi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse bytha vend s’na zë./Eja në Shqipëri./Në do të dish me lirine ç’u bë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse qan zemra në gji,/Eja në Shqipëri./Në do të dish të mos dish gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse mallkimi s’na zë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish kush na e solli gjëmën,/Eja në Shqipëri./Në do të dish se me një “ç’i qi tëmen”,/Rrojnë në Shqipëri./Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o Perëndi!
Shqyrtime:Nuk dua të sqarojë, poezinë artistikisht .Madje koha dhe thelbi i saj është për ditë të demokracisë, më qartësisht pas vitit të mbrapshtë të 97.Ky ishte edhe frymëzimi i autorit të ndjerë.;
Luftërat na kanë ndjekur në mote të trazuar na paqe e demokraci. Dua të zbres vetë në thellësi të shekujve edhe pse poeti llafin e ka për ditët e sotme. Luftrat me Romën,me osmanët , sa shekuj,me fqinjët së fundi me serbët .Deri në kohët e demokracisë.Po lufta mes vetëve. Çfarë ishte ’97?Lufta ishte edhe punë. Dhe nga gjithë kjo, kob i zi na ka ndjekur këmba -këmbës.
Nëse shqyrtojmë se c’është loti si proces kimik është tjetër sua ,por loti në sytë e shqiptarëve nuk ka qenë i pazakontë. Luftërat,varfëria,krizat, tragjeditë edhe këto nuk kanë qenë të pazakonta. Demokracia pritej më mirë, por ardhja e saj dhe gjithë trazicioni i vështirë dhe tejet i zgjatur po i shkatërron shqiptarët. Reforma, që kurrë s’përfundojnë,apo reforma që duhen bërë për të huajt dhe kurrë për shqiptarët. Skandale dhe vjedhje ,korrupsion dhe mashtrim,e por shpresa në sytë e shqiptarëve vec është zvogëluar. Një ditë shqiptare ngjet kështu:Ministri shkon për seks,guvernatori vjedh bankën e vet,drejtori filialin e tij, politikani merr tenderin ,gjyqtari mjel viktimat e tij . Askush nuk beson më te qeveritë. Të gjithë në mbrojtje të hajdutit. Thënie të mençura: “Ngrysesh fukara,gdhihesh milioner”. “Ngrysesh ushtar-gdhihesh gjeneral”,vetëm këtu-as tjetër kund .Askush nuk e mbron qytetarin e shkretë. Në do të dish si vritesh për hic gjë. Po një sherr banal,plas gjithkund dhe pushkët kanë vite, që e rëndojnë jetët e qytetarëve nga mëngjesi në muzg.Rendi ka qenë dhe ka mbetur problem. Mafia dhe politika e kanë gërryer rëndë këtë godinë të rëndësisë së parë për jetët e qytetarëve.Dhe më tej akoma.
Tregonin se sa vinte një huaj në këtë vend, ishte i madh deri president i një vendi, mirëpo sa po kthehej në tokën e ti,j fati ishte i shkruar i tillë ose të shkarkohej ose të vdiste. Mirëpo Pano poeti e ka thanë ndryshe me bukur kështu: Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o Perëndi!….
Nuk është për të vënë buzën në gas, por për të vënë duart në kokë A merret ndokush me bekimin e këtij vendi?Kemi gjithë këto fe në pak vend dhe njihemi si vendi i tolerancës fetare, por a punojnë fetë për vendin e tyre?Që të mos i fryjë as djalli e as shejtan e bir shejtani.
Gjendja dhe kandisja në këtë farë feje dhe më gjerë është në fund të fundit poezia e këtij poeti ,që të lë pa mend për mënyrën e të shkruarit dhe gjendjen reale të banorëve të këtij vendi. Kjo poezi e bukur e poetit, që nuk jeton më është e frymëzuar nga realiteti shqiptar. Në të vërtetët është vetë realiteti shqiptar. Shkurt:Fotografi e këtij realiteti.