• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KU JE TI BAJAME HOXHA-ÇELIKU?

April 17, 2020 by dgreca

-Komente nga Vasil Çepele, Përkthyes./

Zonje e nderuar,/

 Bajame Hoxha-Çeliku/

Po ju përcjell disa mbresa te miat nga leximi i parë i krijimeve tuaja poetike.Faleminderit për kënaqësinë qe me dhuruat duke i lexuar ato si edhe për mirëkuptimin  e mendimeve modeste te miat.

Ne poezinë tuaj unë pashe origjinalitet si te poezia:

JETEN

Eh, kuptojmë dhe ndjejmë njëri tjetrin,

Po sa para bën, s’ja vlen më, s’ia vlen,

Kur dashuritë çelin ,

kërkojnë vetëm pranverë.

Gjeta shpirtin  rezistent te poetit te vërtetë dhe bukurinë e gjesteve te tij si ne poezitë:

EJA ME MERR

S’dimë o miq,  a është mëkat,

Akoma s’e mësuam, mjerisht,

Do të isha një  grua me fat,

të ndiqja, rrahjet e zemrës lirisht.

Si ndoqa kurrë, se i quaja: Mëkat

Dhe kisha frikë nga i tmerrshmi ferr,

Tani, i dua rrahjet e zemrës shtrëngatë,

Tani, i them ferrit: eja më merr!

IRENES

Në ato vite të vrara të rinisë tënde

Ti ishe më e bukura Irenë… 

Ti ishe…një shkëndijë lirie Irenë….

Ti ishe, një pikë qytetërimi Irenë.

Gjeta një figuracion poetik te rafinuar:

Jam unë

Në rast se të rrahurat e zemrës,

Trokasin tek ty pa reshtur,

Jam unë, që lëviza zemberekun.

Gjeta një kombinim për tu pasur zili te vargut metrik tradicional me vargun e lire:

IKJA

Ike si dielli 

apo si hija,

apo si të dyja?

Ike me tjetër, 

apo me ëndrrat e mia,

Apo me të dyja?

Në zjarr je me tjetër, 

apo me mua, 

Apo me të dyja?!

ENDERROJ

Eci rrugës, ëndërroj,

më bëhet se fluturoj,

tek ai që dua shkoj…

„Hë, mo hë, pse s’më thua,

pse s’më thua që të dua,

jeta  ime je për mua?!“

Gjeta një nga poezitë me te bukura për dashurinë qe kam lexuar ndonjëherë:

U ngjita deri tek ty, 

dhe e shova etjen… 

e josha shpirtin ethshëm,

duke të zbërthyer ty, të tërin

thellë…thellë…

Dhe  gjeta rrënjët e tua, 

për ti mbjell në qenien time.

Përherë.

Gjeta romantizëm i cili shfaqet aq bukur ne vargun tradicional shqiptar:

Dikur

Mbetën puthjet varfanjake,

Malli e flladi, nëpër shi,

Puthjet flasin, e zemra ime,

Digjet zjarr, të kërkon ty.

Të kërkon  o syth i bukur,

Se dashuri mban nëpër sy

Bëhu fluturak e unë flutur

Mbi zambakë të flamë të dy. 

Marrëzi !

Ëndrrën ma vrave ti!.

Rrugëve…

internimeve 

Le dashurinë,

Veten tënde 

More me vete.

Gjeta shume trishtim te natyrshëm:

Trishtim

Pa ty, jam hiç i hiçit të zi,

Oh,

pa ty!

Gjeta shume revolte te natyrshme. Veçoj poezinë për mërgimin, nuk ka mërgimtar, te çdo kombi apo epoke qe nuk i flet hapur një dite vendit te vet se perse e flaku ne dhe te huaj:

S’KA SHTRAT PËR MUA NË ATDHEUN TIM

Shumë të desha, edhe të dua

O mëmë, e bukura Shqipëri,

Ti s’më deshe, asnjëherë mua

Më trete, më trete në internim.

Që fëmijë për ty punova, 

Fushat ti mbolla me grurë,

Kanale të thella të hapa,

që ty, mos të të mbyste ujë.

Myzeqenë ta zbukurova,

Ta qëndisa oh me blerim,

Të tëra shërbimet ti bëra,

Tamam, si një bijë e mirë.

Po ti mëmë e mirë, ç’ bëre për bijën,

Në fund  më flake në mërgim,

Dhe dua të vij mikeshë një natë,

S’ka shtrat për mua, në atdheun tim.

Dhe së fundi  vjershën “Sikur”:

Sikur pikat e lotit tim

Gjerdane te qene stisur

Te gjitha gratë e botës

Me to do kish stolisur

Vasil Çepele, Përkthyes.

Amay, me 29 dhjetor 2012

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: koment

Presidenti Meta- Ngjarja në Bularat, këmbanë alarmi për të parandaluar gjuhën e urrejtjes

October 30, 2018 by dgreca

Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës për vrasjen në Bularat të Gjirokastrës/

letrat per tavolina

Tirane, 30 Tetor 2018- Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat mbi ngjarjen e rëndë të Bularatit, nënvizon se:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar, e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie.

Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke patur kombësinë greke.

Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një këmbanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë.

Filed Under: Komente Tagged With: koment, ngjarja ne Bularat, Presidenti Meta

Përtej shkatërrimit të Shtetit Islamik

November 27, 2015 by dgreca

Koment/

Nga ofensiva e plotë në terren, tek afrimi i fiseve sunite në Irak kundrejt një shpërblimi të majmë, përpjekja për të bllokuar burimet e tij të të ardhurave apo mbase edhe diplomacia, mënyrat për mposhtjen e ISIS-it diskutohen prej kohësh. Por propozimi i fundit, ai i hedhur prej ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në OKB, John Bolton, ka shkaktuar jo pak polemika. Diplomati veteran merr përsipër të shikojë përtej shkatërrimit të Shtetit Islamik, duke u shqetësuar edhe për atë që vjen më pas. Ta mundim, por të mos i kthehemi më kufijve të vjetër mes Sirisë e Irakut, arsyeton ai; më mirë të ndërtojmë një shtet të ri sunit në zonën që mban sot ISIS-i në kontroll dhe ato rajone të cilat “kalifi” po përpiqet t`i pushtojë. Ideja e ish zëvendës sekretarit të shtetit në administratën e Xhorxh W. Bushit, edhe pse e pazbatueshme, ka nxjerrë në pah një prej pikave të dobëta të perëndimit: mungesën e vizionit lidhur me atë çfarë do të ndodhë pas shkatërrimit të ISIS-it. Ndërkombëtarët janë kaq të fokusuar tek lufta kundër grupit terrorist nuk e kanë shtruar ndonjëherë në diskutim që zhdukja e tij, nuk do t`i fshinte aspak konfliktet e vjetra – pasojë e marrëveshjes Sykes-Picot, pakti mes dy fuqive koloniale, Britanisë dhe Francës që solli në 1916-tën përvijimin artificial të kufijve irakiane. Mjaft ekspertë besojnë se realiteti aktual i Lindjes së Mesme kërkon ndërhyrje rrënjësore për zgjidhjen e problemeve të kalcifikuara në kohë, e megjithatë, një inciativë politike të përmasave të tilla, nuk e ka përsipër askush. “Ja e shkatërruam dhe ISIS-in , po pastaj ç’do bëjmë. Do ia kthejmë Sirinë e çliruar Damaskut, domethënë atij Assadit që nuk po heqim dot qafe, pyet Bolton, ndërsa tokat e Irakut do t’i dorëzohen regjimit filo-iranian në Bagdad. Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara kujton se lindja e ISIS-it ka ndryshuar tashmë situatën me krijimin e premisave për një shtet të pavarur kurd në veri të Irakut, mobilizimin e sunitëve kundër regjimit të alavitit Assad në perëndim dhe një lëvizjeje shiite në lindje. Për këtë arsye, Bolton del me propozimin e krijimit të një shteti sunit, apo Sunnistan siç e quan ai, i cili gjeografikisht të jetë një variant i zgjeruar i Shtetit Islamik në terren e të mbulojë pjesë të mëdha territori të Sirisë dhe disa rajone perëndimore të Irakut.

 

Filed Under: Komente Tagged With: koment, Përtej shkatërrimit, të Shtetit Islamik

Në do të dish për hallet e vatanit….

October 8, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/ 
Realiteti sotëm shqiptar është një kutërbim, që të tremb në çdo anë.
Realiteti i sotëm shqiptarë është më së shumti,poezia  e poetit rebel Pano Taci,që nuk jeton më. I ndriftë shpirti.
Realiteti i sotëm është i përfshirë tej e tëhu në vargjet e poetit rebel.
Pra çfarë është Shqipëria e sotme?Lexoni poetin rebel:
Në do ta dish  ç’është kob  e zi/Eja në Shqipëri./Në do dish ç’është loti në sy,/Eja në Shqipëri./Në do të dish si vritesh për hiç gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pa brekë kush të lë/Eja në Shqipëri./Në do të dish çdo të thotë uri/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse daci bëhet mi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish me vdekjen kush fle,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse shpresa na u zhbë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish si kafshon një ari,/Eja në Shqipëri./Në do të dish ku rri djalli i zi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse bytha  vend s’na zë./Eja në Shqipëri./Në do të dish me lirine ç’u bë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse qan zemra në gji,/Eja në Shqipëri./Në do të dish të mos dish gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse mallkimi s’na zë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish kush na e solli gjëmën,/Eja në Shqipëri./Në do të dish se me një “ç’i qi tëmen”,/Rrojnë në Shqipëri./Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o Perëndi!
Shqyrtime:Nuk dua të sqarojë, poezinë artistikisht .Madje koha dhe thelbi i saj është për ditë të demokracisë, më qartësisht pas  vitit të mbrapshtë të 97.Ky ishte edhe frymëzimi i autorit të ndjerë.;
 Luftërat na kanë ndjekur në mote të trazuar na paqe e demokraci. Dua të zbres vetë në thellësi të shekujve edhe pse poeti llafin e ka për ditët  e sotme. Luftrat  me Romën,me osmanët , sa shekuj,me fqinjët  së fundi me serbët .Deri në kohët e demokracisë.Po lufta mes vetëve. Çfarë ishte ’97?Lufta ishte edhe punë. Dhe nga gjithë kjo, kob i zi na ka ndjekur këmba -këmbës. 
Nëse shqyrtojmë  se c’është loti si proces kimik është tjetër sua ,por loti në sytë e shqiptarëve nuk ka qenë i pazakontë. Luftërat,varfëria,krizat,tragjeditë edhe këto nuk kanë qenë të pazakonta. Demokracia pritej më mirë, por ardhja e saj dhe  gjithë trazicioni i vështirë  dhe tejet i zgjatur po i shkatërron shqiptarët. Reforma, që kurrë s’përfundojnë,apo reforma që duhen bërë për të huajt dhe kurrë për shqiptarët. Skandale  dhe vjedhje ,korrupsion dhe mashtrim,e  por shpresa në sytë e shqiptarëve vec  është zvogëluar. Një ditë shqiptare ngjet kështu:Ministri shkon për seks,guvernatori vjedh bankën e vet,drejtori filialin e tij, politikani merr tenderin ,gjyqtari mjel viktimat e tij . Askush nuk beson më te qeveritë. Të gjithë në mbrojtje të hajdutit. Thënie të mençura: “Ngrysesh fukara,gdhihesh milioner”. “Ngrysesh ushtar-gdhihesh gjeneral”,vetëm këtu-as tjetër kund .Askush nuk e mbron qytetarin e shkretë. Në do të dish si vritesh për hic gjë. Po një sherr banal,plas gjithkund  dhe pushkët kanë vite, që  e rëndojnë jetët  e qytetarëve  nga mëngjesi në muzg.Rendi ka qenë dhe ka mbetur problem. Mafia dhe  politika e kanë gërryer rëndë këtë godinë të rëndësisë së parë për jetët e qytetarëve.Dhe më tej akoma.
Tregonin se  sa vinte një huaj në këtë vend, ishte i madh deri president  i një vendi, mirëpo sa po kthehej në tokën e ti,j  fati ishte i shkruar i tillë ose të  shkarkohej ose  të vdiste. Mirëpo Pano poeti e ka thanë ndryshe me bukur kështu: Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o Perëndi!….
Nuk është për të vënë buzën në gas, por për të  vënë duart në kokë A merret ndokush me bekimin e  këtij vendi?Kemi gjithë këto fe në pak vend dhe njihemi si vendi i tolerancës fetare, por a punojnë fetë për vendin e tyre?Që të mos i fryjë as djalli e as shejtan e bir shejtani.
Gjendja dhe kandisja në këtë farë feje   dhe më gjerë  është në fund të fundit poezia  e këtij poeti ,që të lë  pa mend për mënyrën e të shkruarit dhe gjendjen reale të banorëve të këtij vendi. Kjo poezi e bukur  e poetit, që nuk jeton më është e frymëzuar nga realiteti shqiptar. Në të vërtetët është vetë realiteti shqiptar. Shkurt:Fotografi e këtij realiteti.

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, hallet e vendit, koment

Federata Panshqiptare VATRA: Koment mbi Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi

August 31, 2015 by dgreca

Bashke me komentin e Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA, nje interviste:“Himara, djep i arsimit, kultures dhe lidhjeve shqiptaro-arbëreshe” dhe komenti i Panhelenikeve te Amerikes/

Në këto ditë asht shkrue dhe komentue shumë mbi kishën e vjetër Shën Thanas në Dhërmi mbas ngjarjes së datës 26 gusht 2015. Edhe komentet e vatranve kanë qenë të ndryshme, disa diametralisht të kundërta, si në shtypin e Shqipnisë. Për të ndihmue sqarimin rreth këtij subjekti, po sjellim për lexuesat e gazetës “Dielli” në internet dy artikuj, intervistën e profesor Françesko Altimarit marrë nga gazeta “Shekulli” dhe deklaratën e lobby-it vorjoepirot në Amerikë.
Ndërsa profesor Altimari ven në pah vlerën historike dhe kulturore të kishës se vjetër Shën Thanas dhe ban fjalë për randësinë e rolit që arbëreshët kanë luejtë në zgjimin e ndërgjegjes kombtare para Rilindjes, shkrimi i federatës panepirotike pasqyron qendrimin e kësaj organizate shoveniste antishqiptare, e cila asht gjithnji në harmoni me qarqet politike e kishtare të shtetit grek përsa i përket kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe jugut të Shqipnisë, te cilin e quen krahinë panepirote dhe nuk hjek dorë nga përpjekjet e vazhdueshme për helenizimin dhe, ma vonë, aneksimin e plotë Greqisë.
Ky debat me fqiun tonë jugor, i cili siellet në mënyrë dyftyrëshe në trajtimin e çashtjevet që u interesojnë të dy vendeve, ka gjasë që do të vazhdojë. Toni i palës qevëritare greke, e cila në fillim e pat krahasue prishjen e nji “ndërtimi pa leje mbi gërmadhat e kishës së vjetër”, me aktet destruktive të ISIS, asht ulë tue lanë me kuptues se kryeministri i Shqipnisë do të “ndreqi gabimin” në mënyrë që pala greke të mbetet e kënaqun.
Kryeministri Rama i ka quejtë veprimet diplomatike dhe komentet e palës greke si ndërhymje në punët e mbrendshme të Shqipnisë të papranueshme. Opinioni shqiptar e ka pritë këtë lloj qendrimi shqiptar tash njizetepesë vjet, pse gjatë kësaj kohe interferenca greke në punët e mbrendshme të Shqipnisë ka qenë e pranishme, me ashpërsime të herëmbasherëshme.
Në këtë mes, me randësi parësore janë ortodoksët shqiptarë. Objekti fetar asht prekë befas, pa sqarime paraprake të domosdoshme. Kjo mungesë u ka dhanë shteg ambienteve qevëritare dhe kishtare greke për të ngacmue ndjeshmërinë e besimtarve.
Ky subjekt kombtar, shumë serioz, duhet të trajtohet bashkarisht si i tillë, pa u politizue, me kujdesin ma të madh dhe me transparencën e nevojshme, tue pasë gjithmonë parasyshë interesat e ortodoksëvet shqiptarë dhe randsinë e interesavet historike e kulturore kombtare dhe harmoninë ndërfetare.

***

“Himara, djep i arsimit, kultures dhe lidhjeve shqiptaro-arbëreshe”

Invervistë e gazetës Shekulli me profesorin arbëresh, Fançesko Altimari
Profesori arbëresh Françesko Altimari tregon marrëdhëniet himarioto-arbëreshe, që nga lashtësia. Ai përgëzon nismën e qeverisë për të nxjerr në pah vlerat historike, ndërsa kritikon Kishën Ortodokse për fshehjen e së vërtetës/

Nga Mirel Sheme

Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi prej ditësh u bë objekt debati mes qeverisë shqiptare dhe Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, me ndërhyrjen e vazhdueshme edhe të shtetit grek. Qeveria shqiptare ndërhyri për prishjen e shtesës pa leje mbi tokën ku ka ekzistuar kisha e Shën Thanasit, për ta shndërruar atë me anën e një projekti të ri, në një monument kulture. Ndërsa Kisha Ortodokse, nga ana e saj, e quan një masakër që shteti po i bën objekteve të kultit. Por cila është e vërteta e kishës së lashtë së Shën Thanasit?!
Françesko Altimari, profesori arbëresh i Universitetit të Kalabrisë në Kozenca, në një intervistë për gazetën “Shekulli” shprehet se, ai dhe profesorë të tjerë, si Matteo Mandala, prej vitesh janë përpjekur për të vënë në dukje rolin e rëndësishëm që “Rilindja” arbëreshe ushtroi në fazën e parë të zgjimit të vetëdijes kombëtare, edhe falë marrëdhënieve të ngushta që vatrat e para fetare dhe kulturore të arbëreshëve të Italisë patën për shekuj me radhë me disa qendra të veçanta të Shqipërisë së asaj kohe.
Profesor Altimari e përshëndet nismën e shtetit shqiptar që të vërë në pah e t’i ruajë këto monumente kulturore të mirëfillta si kisha e Shën Thanasit, por sipas tij, për fat të keq ka qarqe fanatike që kanë vepruar dhe po veprojnë edhe në Shqipëri, jo për të zbuluar të vërtetën, por për ta fshehur atë. “Qarqe të caktuara të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare përpiqen të fshehin gjurmët e kësaj të kaluare të lavdishme historike dhe kulturore të Himarës, duke rindërtuar në rrënojat e kishës së vjetër të Shën Thanasit të shkatërruar nga diktatura e Enver Hoxhës, një ndërtesë parakishtare, kinse “ortodokse”, me synimin qesharak për ta mbuluar diellin me shoshë”, shprehet profesor Altimari.
Profesor, si lind interesi juaj kulturor për Himarën dhe përgjithësisht për raportet himarioto-arbëreshe?
I ftuar nga kolegë të universiteteve shqiptare kam marrë pjesë kohët e fundit në disa kuvende të posaçme ku është diskutuar për marrëdhëniet shqiptaroarbëreshe gjatë shekujve dhe me kolegun Matteo Mandalà kemi ndërhyrë shpesh në këto vite për të vënë në dukje rolin e rëndësishëm që “Rilindja” arbëreshe ushtroi në fazën e parë të zgjimit të vetëdijes kombëtare, edhe falë marrëdhënieve të ngushta që vatrat e para fetare dhe kul-turore të Arbëreshëve të Italisë patën për shekuj me radhë me disa qendra të veçanta të Shqipërisë së asaj kohe.
Nga këto vatra, Himara ishte një ndër kryesoret. Duhet nënvizuar se këto kontakte dhe këto shkëmbime idesh, tezash dhe opinionesh, kanë qenë vendimtare për të krijuar një vetëdije të përbashkët midis qarqeve intelektuale më të përparuara asokohe në mjedisin shqiptar dhe arbëresh, si edhe për të krijuar një trashëgimi kulturore të përbashkët që përcaktoi drejtimet që mori Rilindja arbëreshe në fazat e para të saj (qysh nga dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVIII), si konvergjencë natyrore e një procesi që pastaj hodhi themelet e Rilindjes së mirëfilltë mbarëshqiptare.
Siç e vlerësoni interesin që treguan institucionet vendase dhe qendrore në Shqipëri për të vlerësuar këtë kujtesë historike që mbeti për aq kohë në harresë?
Në këtë kontekst është një nismë shumë serioze kjo që ndërmori një shtet laik, siç është për fat Shqipëria, që duke i pasur rrënjët e tij identitare në një trashëgimi historike, kulturore dhe gjuhësore të përbashkët, ndryshe nga shtete të tjera që lindin si kombe, duke pasur si mburojë identitare kryesore fenë, shqetësohet të vërë në pah e t’i ruajë këto veçori që janë monumente kulturore të mirëfillta. Për fat të keq, ka qarqe fanatike që kanë vepruar dhe po veprojnë edhe në Shqipëri, jo për të zbuluar të vërtetën, por vetëm për ta fshehur atë, kur ajo nuk është në përputhje me “të vërtetën” e tyre!
Sidomos kur, siç ndodh në këtë rast, kemi të bëjmë me realitete ndërkulturore dhe ndërfetare si Himara që kërkojnë kujdes dhe përqasje delikate dhe respekt maksimal ndaj dallimeve, fanatizmi fetar vazhdon të veprojë duke e prerë botën me shpatën e mashtrimit, duke vënë djathtas vetëm besimtarët dhe ithtarët e vet dhe majtas të gjithë “armiqtë”, “renegatët”, paçka se kanë të njëjtën bazë fetare me ta, por që si “armiq” dhe si “renegatë” duhen asgjësuar dhe mohuar me çdo kusht. Një shtet laik, siç e thashë, nuk mund dhe nuk duhet të përzihet në çështjet fetare, por duhet të angazhohet për të respektuar monumentet e veta kulturore.
Dhe kisha e Shën Thanasit në Dhërmi është objektivisht sot një monument kulture për arbëreshët dhe për shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare, sepse në Dhërmi dhe gjetkë, kur të tjerët merreshin vetëm me punët e feve përkatëse, murgjit bazilianë si Nilo Catalano, Filoteo Zassi, Zef Skiroi etj, krijonin vatra arsimore dhe kulturore që frekuentoheshin edhe nga besimtarë të feve të tjera. Kështu në relacionet e kohës lexojmë mesazhin e thellë dhe të përparuar të paqes dhe pajtimit që këta murgj na transmetojnë kur rrëfejnë sesi në shekullin XVIII paria islamike vendase i dërgonte gratë e veta në shkollën e misionit bazilian në Himarë, ku jepej mësimi i fesë së krishterë, sipas ritit lindor, por edhe i gjuhës shqipe.
Pse mendoni se disa qarqe po veprojnë për të fshehur të vërtetën historike dhe shenjat e kësaj kujtese që sipas jush duhet ruajtur?
Sot shohim sesi qarqe të caktuara të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare përpiqen të fshehin gjurmët e kësaj të kaluare të lavdishme historike dhe kulturore të Himarës, duke rindërtuar në rrënojat e kishës së vjetër të Shën Thanasit, të shkatërruar nga diktatura e Enver Hoxhës, një ndërtesë parakishtare kinse “ortodokse” me synimin qesharak për ta mbuluar diellin me shoshë.
Në emër të kauzës së tyre “të shenjtë”, ata nuk sprapsen as përpara eshtrave dhe kujtimit të një figure të ndritur të kishës sonë dhe të kulturës shqiptare, si është ajo e Nilo Catalanos, sikurse nuk ua bëri syri tërr kur përdhosën eshtrat e shqiptarëve në Boboshticë e gjetkë për të ndërtuar memoriale ushtarësh grekë imagjinarë. Mund ta kishim marrë me shaka këtë histori e të qeshnim, sikurse qeshëm kur pamë filmin “Ballkan-Pazar” të Edmond Budinës, fundja dihet se historia kur përsëritet kthehet në farsë, por edhe shakaja e ka një kufi!
Siç mendoni se duhet vepruar, sipas përvojës suaj, nga ana shkencore?
“Kauzat e shenjta”, që pëlqehen aq shumë nga fundamentalistët, e djeshëm dhe të sotëm, për fat nuk kanë të bëjnë me shtetet moderne dhe as u përkasin shteteve! Prandaj, pa ndezur zjarre luftërash fetare që nuk i shërbejnë askujt, por mbi bazën e të dhënave shkencore e të dokumentacionit arkivor le të nxjerrim në dritë të vërtetën historike të pranisë së vjetër të kishës lindore arbëreshe, e cila, ta themi një herë e mirë për ekspertët pa diplomë, nuk është uniate, meqenëse nuk njihet deri sot asnjë akt zyrtar të ruajtur në ndonjë arkiv, publik ose privat, që mund ta dokumentojë ose ta vërtetojë ndarjen e kishës arbëreshe nga Ortodoksia, në shekujt XV-XVI, por nga ana e së drejtës kanonike, ajo përcaktohet sot si kishë “sui iuris” brenda Kishës Katolike.
Kuvendi shkencor që kemi menduar të organizojmë sivjet në nëntor, pas “shekujsh heshtjeje” dhe mashtrimi, besoj se mund të na shërbejë për ta rindërtuar më në fund bashkërisht një histori objektive dhe shkencore të kompleksitetit të Himarës, të këtij djepi të rëndësishëm kulturor dhe arsimor që meriton një vëmendje të posaçme larg shablloneve nacionale dhe fetare, larg kulisave politiko- kishtare dhe manipulatorëve të çdo lloji. Kujtesa historike e Himarës duhet të mbrohet së pari nga himariotët, por duhet mbrojtur drejtpërdrejt edhe nga shteti shqiptar, sepse aty lindin lidhjet e para të ngushta shqiptaro-arbëreshe dhe aty i gjejmë rrënjët tona të përbashkëta që nuk duhen shlyer.
A keni ndonjë sugjerim apo ndonjë vërejtje që besoni se duhet theksuar lidhur me disa polemika që janë ndezur për kishën e Shën Thanasit në Dhërmi?
Së fundi, dëshiroj vetëm t’u kujtojmë disa ekspertëve pa diplomë që i fryjnë zjarrit të konflikteve ndëretnike se terma si “grek” dhe “ortodoks” në shekujt për të cilët flasim nuk kanë pasur të njëjtën kuptim që kanë sot për ne. Mbi këtë problematikë që nuk mund të banalizohet ose të thjeshtëzohet sipas flamujve të sotëm, por që kërkon një thellim të posaçëm për një realitet kështu kompleks nga ana etniko-fetare siç ishte në shekujt e kaluar diaspora “greke”, jam marrë në parathënien e një artikulli tim lidhur me praninë e të së ashtuquajturës kishe “greke” të Napolit, që ishte pika e takimit të arbëreshëve të Kalabrisë dhe Siçilisë dhe të himariotëve në kryeqytetin e atëhershëm të Mbretërisë së Napolit nga gjysma e shekullit XVIII deri në gjysmën e shekullit XIX.
Nëse disa katunde arbëreshe në Itali edhe sot në emërtime mbajnë gjurmë të termit “grek”, edhe kur e humbën identitetin e vjetër fetar dhe janë kthyer në katolikë të ritit “latin”, kjo nuk do të thotë se ato nuk janë arbëreshe, e ruajna Zot se mos këtyre nacionalistëve të tërbuar të fshehur nën petkun fetar u shkon mendja t’i kërkojnë qeverisë greke të ndërhyjë pranë qeverisë italiane për të na siguruar edhe neve arbëreshëve si “grekë” dhe si “ortodoksë të mbodhisur” ndonjë mbrojtje të jashtëzakonshme. Për fat të mirë, ne arbëreshët, ndryshe nga ca e ca të tjerë, nuk shitemi për tridhjetë aspra dhe nuk kemi nevojë për protektorat!

********************************

PANEPIROTIC FEDERATION OF AMERICA CONDEMNS ALBANIA’S RUTHLESS DESTRUCTION OF GREEK CHURCH

The Panepirotic Federation of America vehemently condemns the brutal destruction by Albanian authorities on August 26 of a Greek Orthodox Church in the Chimara region of the former Communist nation that once prohibited all forms of religious worship. The Church of St. Athanasius in the town of Drymades, known in Albanian as Dhermi, was completely destroyed by government agents acting on the authority of Albania’s Interior Ministry.
The action has raised fears in Albania’s large community of ethnic Greeks of renewed persecution of the country’s Orthodox Christians, who constitute a third of the country’s 3.5 million people. “The razing of St. Athanasius Church echoes the brutal actions of the Stalinist regime that ruled Albania for half of the last century when government forces executed priests, turned churches into stables and imprisoned anyone wearing a cross or reading the Bible,” said Nicholas Gage, president of the Federation.
“It is a shameful act for a country trying to shed its violent past and become a member of the European Union.” Mr. Gage said the only way Tirana can make amends for its brutal actions is to offer an alternative site for the construction of a new church and to provide the funds to build it. St. Athanasius was first destroyed in 1972 by agents of Stalinist dictator Enver Hohxa and its stones were used to build a water depot. When communism fell in the country in 1992, residents built a new church on the site of the old one. It served the Orthodox Christians in the town as a place of worship for 23 years. Last week as worshipers were observing religious services, local government agents acting on an order from the Interior Ministry removed icons and other religious objects and began to destroy parts of the building.
The next day the agents returned in cars without license plates and continued the demolition despite the protests of the local priest who was almost crushed by falling debris. By August 26 the whole building was razed to the ground. The Orthodox Church of Albania, leaders of the ethnic Greek minority, human rights activists and foreign diplomats have all condemned the destruction of the church by Albanian authorities as arbitrary, brutal and in violation of the country’s own laws. A spokesman for the Orthodox Church of Albania noted that Law 10057 passed in 2009 that ratified a previous agreement between the Albanian nation and the Orthodox Church guarantees the inviolability of places of worship and their protection by the state.
Reports from Tirana say that U.S. Ambassador Donald Lu met with Prime Minister Edi Rama to protest the destruction of the church as insensitive to the rights of the Orthodox faith in Albania and the ethnic Greek minority and to urge him to seek a solution to the problem acceptable to both. Omonia, the largest advocacy group representing the Greek minority, and the Human Rights Party of Albania, the minority’s political organization, both issued statements condemning the brutal destruction of the church and warning that it will seriously harm relations between the government of Prime Minister Rama and all minorities in the country.
Those warnings were echoed by the leaders of the Panepirotic Federation of America both in the United States and in Albania, where the organization’s vice president, Menelaos Tzelios, is traveling to assess the treatment of minorities in the country. Mr Tzelios called on the Albanian government to move quickly and decisively to repair relations with its Orthodox Christians citizens if it wants to claim a rightful place in the community of civilized nations.

Filed Under: Vatra Tagged With: federata Vatra, Kisha e Shen Thanasit, koment

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KANË FILLUAR PUNIMET PËR REHABILITIMIN E KISHËS SË KUVENDIT TË ARBËRIT AFËR LEZHËS 
  • BOSTONI, VIZITA E RRADHËS E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI
  • Kombi shqiptar dhe politikat e sigurisë në ditët e sotme
  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…
  • I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ
  • DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR
  • Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!
  • Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT