Dr. Lulzim Nika/
Pas ripushtimit të Kosovës nga jugosllavët pas Luftës së Dytë Botërore, brutaliteti ndaj shqiptarëve ishte sistematike dhe çnjerëzore për të shkatërruar strukturën etnike të Kosovës. Pas Luftës së Drenicës dhe vrasjet dhe persekutimet e anëtarëve të NDSH-së, brezi i parë i intelektualëve, që në mënyrë të organizuar u bënë front kundër padrejtësive, ishte: Fazli Graiçevci Metush Krasniqi dhe Adem Demaçi. Këta tre emra do të bëhen frymëzim për shumë të rinj që të bashkohen me idealin e tyre, idealin e lirisë së Kosovës.
Sot kujtojmë me krenari dhe nderim veprimtarin, poetin që përkundër brutalitetit serb për të shuar idenë e lirisë së Kosovës, ai ishte i pathyeshëm në idealin e lirisë.
Njëri prej personaliteteve më të shquara, i cili gjithë angazhimin e tij politik dhe kombëtar e kishte orientuar në shërbim të lirisë së Kosovës, ishte Fazli Greiçevci, i cili u shqua, pos të tjerash si një personalitet unifikues i Lëvizjes Kombëtare.
Në këtë ditë të shënuar të mos harrojmë sakrificën e Mësuesve tanë që punuan në kohët me të vështira të vendit, pa kushte elementare, të përndjekur e të burgosur, ata vazhduan dhe kurrë nuk u ndalën së dhëni dritë brezave të tërë për lirinë e Kosovës.
Mësimdhënësit Heronj të Kosovës si: Fazli Greiçevci e shumë të tjerë që dhanë jetën për Lirinē, Flamurin e Arsimimin e Kombit Shqiptar.
Si fëmijë, babai im më kishte treguar që mësuesi i tij ishte marrë nga policia famëkeqe serbe dhe ishte ekzekutuar, vetëm se kërkonte të drejtat për gjuhën dhe flamurin kombëtar.
Lavdi!