Dielli
Të Hënën, 18 tetor 2021, pranë godinës historike të Kongresit të Lushnjës, ish kryeredaktori i Diellit dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës, Dalip Greca, dorëzoi Mirënjohjen e Artë të Vatrës, akorduar patriotit Qerim Bajram Haxhiu.
Mirënjohja u pranua nga nipi i patriotit Kevin Haxhiu, diplomuar në Drejtësi (Bachelor), i biri i z. Altin Haxhiu. Kevin falenderoi Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA” duke thënë se krahas vlerësimeve të tjera, ky është një nderim i vecantë që e bën krenare familjen e patriotit Qerim haxhiu, por dhe të gjithë fisin Haxhiu.
Ish editori i Diellit shprehu vlerësim për patriotin Qerim Haxhiu dhe përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Federatës VATRA. Z. Elmi Berisha, të Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës.
VATRA e ka nderuar me “MIRËNJOHJEN E ARTË” z. Qerim Bajram Haxhiu për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen Kombëtare jashtë Atdheut, për ruajtjen e Gjuhës Shqipe, për mbështetjen e studentëve shqiptarë në Egjipt, dhe lidhjet e përhershmë me VATRËN dhe Gazetën”DIELLI”.”
Lushnje, 18 tetor 2021