Neki Lulaj/
DRITË SHEKULLI/
(Për ditëlindje Mark Krasniqit me rastin e 93 vetorit)/
Fatos i lartë dritë shekulli që bën shtegëtim triumfal/
Me hekurat e rëndë rreth qafe të ushtarakëve sadistë/
Tringëllima të kaliti nëpër mote si gurë në lapidar/
Mes Cikloneve forcë fjala dhuratë hyjnore për ty o mik./
Litar i lidhur nyje aq fort për tokën e shenjtë
Besë e shkulur që zemrën e ka zgafellë kudo në Dardani
Trungu i dijës me 93 ashkla shkallë jete
93 vravashka drite qe i dha krah fjalës mendimit dijës
Fjala magjike me peshë mali që të vjen pas lavdia
Enciklopedi e gjallë për sokolat dhe sokoleshat e shqiptareë
Gurgullon kroi i kristaltë nga Jenipazari e Mitrovica
Etjen e bjeshkëve ta shuajnë në Tivarin e etur për shkronjën shqipe
Të dehurit prej etjeve barbare të ushqyer nga paradigmat e vjetra
Vjen fjala e Titanit të mendimit si Drini Vardari e Buna
Me “Kujtime e përjetime”sjell lajmin e fitoreve të reja
Për ditëlindje uroi Skënderbeu në Krujë, Tereza Kalkut mali e gurra
Në krahët e zogut në Koshare Bogdani flen në Velani në tokëm amtare
Përuruan dëshmorët e herojt në permendore
Me butësinë e shpirtit tënd paç jetë të gjatë sa Alpet shqiptare
SHAJAK PLISI IM
Nga ëmbëlsira e djersës shajak veshja ime e lashtë
Plisi rrugëton në Hartën e Pellazgëve nëpër shtigjet e botës
Në mes të reve qiell i grisur bricë e eshkë bashkë ….
E unë bëhem flamurtar që nuk ndaloj asnjëherë udhëtimet
Askush nuk e zuri hijen në labirintet e mendimeve
Ikën….e lanë nga pas pluhur dhe terr mbi sirtarë
Fjala shqip ndër shekuj ish dhuratë nga hyjnitë pellazgjike
Kur stërgjyshërit e mi bëheshin për lirinë farkëtarë
Ata patën bekimin e Yjeve që ishin bërë si vello në qiej
Buzë shtratit të lumit në shtegtim vezullonte shenja e Zotit
Ylli tetë cepësh pranë Pllakës me Epikën e Gillgameshit në pritje
Kish ngritur lapidarinei mendjes së ndritur që moti
PËR FESTA
Për festat tona mblidhnim lule pranverore
Bashkë vraponim ne livadhe mes bjeshke
Sajonim dhurata gazi që i shtrëngonim mes dore
Ne, të bekuarit e kësaj toke mes njerëzve
Dollitë i mbushnim me fat e shpirtërat me shpresë
Kur zogjtë zdrigjeshin në horizont tek sheshi
Në bëheshim lule me aromë e në Vjosë bëheshim vesë
Në lëndinat e Dardanisë bënim një fjongo mëngjesin
TA KTHEJ MËRGIMIN
Eci si në barkun e zogut dhe mbi re kam të magjishmin Ylber
mbi shpatulla kam mjegulla me këmbë sikur prek retë
Ohhh, paskam mall e brinjët sot po me therin në çdo vend
Nuk të ndal kufiri nuk të ndalon as mallkimi i rëndë
Jam dirigjent e një Simfonie mbi pentagramin e zemrës
Notat mbi tingujt e kitarës rrahin si qerpikët që duan qetësi
Buzagaz malli vjen e vendlindja zgjohet nga gjumi i ëndrrës
Jeta ecën mbi jele kali në një revan të fortë që nuk ka mbarim
Çerdhet e dallëndysheve varen mbi trarët e fortë të pritjeve
Tjerrin vargje, ani pse dhimbshëm kullon korniza e mallit
Ta kthej mërgimin në bashkim si të ishte një diel në rrëzëllitje
Për freskimin e shpirtit për të prekur dhe majën më të lartë të malit
VESË MBI GUR
Një pikë vese mbi gurin e nuses kridhen legjendat e moçme
Nëpër shekuj e dekada nuk i pinë koha s’thahet plaga
Testamentin ne arkë të ma ruani,kështu pat thenë Sofë shkodranja
Nese fjala ime thrret lindje dashurinë ma ruani si sytë e një lehone
Një pikë loti rrëshqiti lugut ra mbi gur e guri se piu
Ishte ngopur nga lot shekulli gur i shenjët fortë qendron mbi mur
Nuk lotoi kurrë krenaria n’shpirt trazuar nga nga padretësia
Nepër breza rritëm shtatin duke ja pasë besën gjoksit e malit
Gjatë ndriqoi hëna nëpër re duke e pritë agimin e bardhë
Që ta zhdukë errësirën e vjetër dielli i ngrohët te na puthë në ball
E puthi nana e bekoi kombi një Shall të Rugovës n’besë të Kastriotit
Sot lëshon rreze parajse ndertoi urë mbi Atlatik akitekti Dardanisë së lashtë
Sokol Halili says
Miqët e ndëruar të Gazetës Dielli,jeni bërë një faqe vërtetë fatbardhe qe po i botoni edhe vargjet e poezive nga poetet e ndryshëm nga poetet qe tanimë kanë berë emër. I tillë është edhe poeti Neki Lulaj, të cilin në jetën private vërtet nuk e njohë por poezinë e ti e pëlqei pa masë dhe e lexoi me endje. Poezia e zt Lulaj me ngjallë shpresë mi ngritë morrnicat nëpër trup me kurajon për jetë e shumëçka tjetër,…… Ju lumtë juve qe po ju jepni hapësirë poeteve të vyer. Sokoli nga Prishtina……………….,!