Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës”Vatra’, njëkohësisht kryetar i Fondacionit të Studentëve, Dr. Pashko Camaj, vizitoi Kryesinë e Vatrës në Michigan. Me gjithë situatën e vështirë virale dhe rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, kjo nuk e pëngoi z. Camaj të merrte këtë udhëtim. Dr. Camaj bëri një vizitë ngushëllimi në familjen e nën/kryetarit të Vatrës z. Alfons Grishaj, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të tij Eduardit.
Më pas Dr. Pashko Camaj, u takua me kryetarin e degës së Vatrës në Michigan, z. Mondi Rakaj(anëtar i kryesisësë Federatës) dhe anëtarët e kryesisë së degës zotërinjtë Rafael Floqi dhe Valentin Lumaj(anëtar i Këshillit të Vatrës).
”Kaherë kam dasht për të vizitue degën tuej të Vatrës, po me rastin në familjen Grishaj, e pashë edhe si obligim moral të vij”, – u shpreh Pashku.
Më pas, në një nga restorantet në Macomp Twp, u shtrua një darkë pune. U trajtuan tema të ndryshme, ku më së shumti u bisedua për situatën aktuale në Vatër. Situata e vështirë virale dhe rregullat ligjore të Covid-19 kanë penguar në një farë mase në organizimin të aktiviteteve të gjera shoqërore, për të cilat Vatra ka qenë model. U bisedua edhe për shtimin e anëtarësisë dhe afrimin e intelektualëve të rinj të shkolluar dhe me energji në Vater, si prelud i një të ardhmeje të sigurtë të Vatrës.Po ashtu Dr.Camaj theksoi se rregullimi një herë e përgjithmonë i kuadrit ligjor të Vatrës është objektivi aktual kryesor i Kryesisë.
U fol për situatën pas-zgjedhore në Amerikë, në Kosovë dhe për situatën para-zgjedhore në Shqipëri. Të gjithë ishin të mendimit se në Shqipëri kërkohet një ndryshim i realitetit politik, ekonomik dhe social. Është i domosdoshëm një tranzicion i paqtë i pushtetit ne duart e forcave opozitare.
Darka e punës u mbyll me shtërngime duarsh dhe falenderime reciproke.
Po dje, Dr. Pashko Camaj ishte i ftuar në televizionin e Shqiptarëve të Amerikës me president vatranin Gani Vila.
Dr. Camaj ka qenë aktiv në bashkëbisedime me komunitetin shqiptar në USA po ashtu autor i shumë shkrimeve në gazeta me këshilla se si të mbrohemi dhe të trajtojmë virusin i cili për më shumë se një vit ka mbërthyer globin.
Përgatiti: Valentin Lumaj