Shqiptarët janë me ty gjeneral!/
Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare/
Të nderuar shqiptarë,Nesër në Colmar të Francës Ramush Haradinaj do të mishërojë drejtësinë përballë proceseve të montuara gjyqësore dhe të motivuara politikisht nga regjimi i Serbisë. Kam bindjen e fortë se edhe kësaj radhe Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare.
Themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar edhe mbi gjakun e plagëve të shumta të Ramush, Daut dhe Veton Haradinajt, themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar mbi gjakun e heronjve Luan, Shkëlzen dhe Enver Haradinajt, themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar edhe mbi gjakun e Lokes së Madhe të Kosovës, Aze Brahimajt (gjyshes së Ramushit) nga duar e së cilës kanë ngrënë bukë shumë luftëtarë të lirisë…
Gjeneral Ramushin e pret Kosova që të kthehet ngadhënjimtarë edhe nga kjo betejë!
Shqiptarët janë me ty gjeneral!
Me respekt të thellë
Bardhyl Mahmuti