

Sylë Ukshini/
Pikërisht në shtatorin e vitit 2013 MPJ kishte arrinte të mospnte se Britania e Madhe dhe Gjermania kishin përgatitur një non-paper lidhur me kornizën negociuese të BE-së me Serbinë (diskutuar në takimin COELA – grupit punues për zgjerim dhe vendet negociatore – “EU Enlargement and Negotiation Countries”). Fokusi kryesor i dokumentit të përbashkët të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, i cili përmbante 10, ishte kushtëzimi i jashtëzakonshëm për Serbinë, ishte te procesi i normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi dhe ku përdorej termi “full normalisation”. Në dokumentin e tyre UK dhe DE shpjegojnë më mirë se më këtë term duhet të nënkuptohet që normalizimi i plotë duhet të formësohet në një marrëveshje ligjore të detyrueshme për të dyja palët dhe e cila do t’u garantonte Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë rrugëtimet e tyre drejt BE -së, bashkë me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësit që kjo tërheq me vete. E gjithë kjo do të duhej të jetësohej si kushtëzim final i Kapitullit 35.
10 vjet më pas, nëse shohim dokumentin e propozuar dje nga BE-ja dhe nëse e shohim sjelljen e vendeve mosnjëhëse (përjashto këtu Greqinë) e kuptojnë nivelin ku ka degraduar ky dialog dhe sa jo serioze është oferta e Brukselit, që për heqje të fusnotës të Kosova të pranojë jo integrimin e strukturave paralel në institucionet e Kosovës, por të bëjë legalizimin e tyre si institucione autonome.
Po kështu, non paper- i mësipërme tregon sesa është dobësuar tani pozicioni i Kosovës pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, dhe sa është thelluar asimetria e BE-së ndaj Kosovës për shkak të 5 vendeve mosnjohëse. Si ka mundësi që me 1991/1992 Bashkësia Evropian, kur akoma nuk kishte ndodhur Traktati i Mastrichtit respektonte opinionet juridike të Komisionit (ad hoc) të Badinerit, ndërsa tani kur flitet për institucione unik dhe politike unike të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, në vend se të bëhet thirrje për respektimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Kosovë i ofrohet si “bonus” largimin e asteriksit të vendosur 11 vjet më parë.
Për më tepër, përfshirja e Asoacionit dhe aranzhmaneve të tjera në Dokumentin e Ahtisaarit nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia dhe pranim të këtij dokumenti edhe nga Rusia në Këshillin e Sigurimit, që de jure nënkuptonte futjen e Kosovës brenda OKB-së. Dhe pikërisht, aleanca e Rusi-Serbi bëri që ky skenar të dështojë. Tanu shtrohet pyetja, çfarë kuptimi ka Asoacioni pa njohje? Nëse Serbai shpreh hapur qëllime territoriale ndaj Kosovës dhe nuk e njeh pavarësinë, atëherë ky asoacion do të përgfaëqsoj qëndrimin e Republiksë së Ksoovës apo të Serbisë. Kjo tregon se me këtë formë dialogu nuk ka as normalizimin dhe as raporte të mira fqinjësore, pos një zgjatje dhe konservim të status quo-së në Kosovë, e cila është vetëm në interesin e Serbisë, e cila llogarit në ndonjë rrethanë më të favorshme ndërkombëtare.
Edhe diçka, tani Qeveria e Kosovës duhet të bëjë bilancin ku është gabuar në hapa, a ja vlejti intervenimi policor për çështjen e targave në shtatorin e vitit 2021, kur Vuçiç pranoi të tërhiqte barrikadat vetëm nëse Brukseli do ta vendoste si prioritet çështjen e asoacionin (https://www.eeas.europa.eu/…/belgrade-pristina-dialogue…)
Nga ky moment Beogradi fitoi tempo, ndërsa Kosova filloji të rrëshqas. Tek ne pak kush u morë me simbolika dhe pak kush i analizoi gjërat deri në detaje. Si në të kaluarën, pozicionet tona ishin divergjente dhe në vend se të dobësonim pozitën e kundërshtarit, ato hap pas hapi e dobësuan pozicionin e Kosovës edhe për shkak të mosbesimit brutal dhe rivalitetit ekstrem politik për çështje që kanë të bëjnë fatin e Kosovës. Prandaj, ka qenë e pritshme, e kam përsëritur disa herë edhe në biseda private dhe me gazetar, se konkluzionet e 30 shtatorit 2021 do të kenë pasoja. Një gazetar më pati thënë kjo është vetëm komunikatë. Ndoshta, ai edhe kishte të drejtë, sepse mendonte se bëhej fjalë thjeshtë për një komunikatë. Por, kjo është diplomacia, të cilën nuk e kupton çdo njeri!
Tani e kuptojë po ashtu, përse Vuçiç u kërkoi serbëve në veri të braktisin të gjitha institucionet e Kosovës në administratë, gjyqësi dhe polici dhe përse ai pengoi pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e organizuara menjëherë pas (Mos) Marrëveshjes së Ohrit, të cilën Serbia ka bërë të qartë se nuk do ta respektojë. Edhe po ta thoshte të kundërtën, të gjithë e dimë se Beogradi është i njohur me shkeljen e marrëveshjeve në këto tri dekada.