Nga Keze Kozeta Zylo/
Ministri i punëve të jashtme të Republikes së Shqipërisë z.Ditmir Bushati mori pjesë në 50 vjetorin e krijimit të programeve të zhvillimit të OKB-s me seli pranë OKB-se në Manhattan.
UNDP-ja u krijua pesëdhjetë vjet më parë, më 1966, si nevojë e ngutshme për të ndryshuar botën, dhe për të ulur varfërinë, pasi një në çdo tre njerëz në mbarë botën ishte duke jetuar në varfëri . Për të ndryshuar këtë sfond u krijua Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, UNDP. Qysh atëhere, UNDP-ja ka qenë një udhëheqse për të punuar për një botë më të drejtë dhe të begatë për të gjithë. Ata kane punuar me qeveritë, shoqëritë civile, sektorin privat etj. Numri i njerëzve në varfëri është ulur ndjeshëm në rreth një në tetë. UNDP-ja është krenare që ka punuar me shumë partnerë ne 70 vende te botës përfshi dhe vendin tonë amë Shqipërinë. Z.Bushati shprehet në rrjetin social se u takua me administratoren e UNDP-s znj.Helen Clark. Ata diskutuan mbi punën e UNDP-s në Shqipëri si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë dhe më të gjerë për zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së. Minsitri i Punëve të Jashtme z.Ditmir Bushati u takua me përfaqsues të shkollave shqipe njëherazi dhe anëtarë të Bordit të Festivalit të shkollave shqipe në Diaspore si dhe me shqiptarë që punojnë në Kombet e Bashkuara.Takimi u bë në mjediset brenda Kombeve të Bashkuara organizuar nga Misioni i Përhershëm në OKB.Në këtë takim ishte dhe z.Adrian Neritani, ish ambasador në Kombet e Bashkuara, avokat dhe anëtar i Nju Jork City Bar Association, znj.Irena Dai Konsulle e Shqipërisë në New York, Halil Mula gazetar i TV 21 etj. Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në tri lagje të rëndësishme të Nju Jorkut në bisedë me ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë z.Ditmir Bushati foli rreth domosdoshmërisë së mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët në Diasporë si dhe për punën që po bën stafi dhe gjithë mësuesit e shkollës shqipe për t’ju mësuar fëmijëve gjuhën amtare. Ai foli dhe për vështirësitë e shumta që hasen për të pajisur nxënësit me libra shqip, me abetaren pasi gjithmonë i sjellin me mund nga Shqipëria. Në këtë takim ishin të ftuar gjithashtu dhe shkolla shqipe në Nju Xhersi të përfaqsuar nga z.Nebi Kaba n/kryetar i shoqatës shqiptaro amerikane në Nju Xhersi dhe z.Urim Shabani përgjegjes për shkollën shqipe. Në bisedën me z.Ditmir Bushati z.Kaba foli për punën e palodhur të mësuesve, prindërve dhe nxënësve si dhe përkushtimin e tyre ndaj fëmijëve që lindin jashtë Atdheut të cilët e kanë domosdoshmëri për të mësuar gjuhën shqipe. Ndërkohë u fol për dy festivalet e shkollave shqipe që janë organizuar me plot sukses dhe profesionalisht në New York si dhe përgatitjen që po behet për festivalin e tretë të shkollave shqipe në fund të Majit.
Për festivalin e tretë foli organizatori i këtij festivali z.Qemal Zylo i cili tha se janë marrë të gjitha masat për ta vazhduar me sukses si dy vite më parë. Kujtojmë këtu se ideatori i festivalit të shkollave shqipe ka qenë ish Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York z.Bekim Sejdiu, të cilin e kujtojmë gjithmonë me respekt. Z.Zylo e ftoi ministrin e pune te jashtme z.Bushati për të marrë pjesë në këtë festival, i cili do të mbahet ne Staten Island, ne teatrin…., nje vend tejet modern dhe i pajisur me aparaturat nga më të fundit. Z.Bushati shprehu mirënjohjen e pakufishme për shkollat shqipe dhe ndërkohe dha konfirmimin për pjesëmarrjen e tij në këtë Festival, një ngjarje e madhe kulturore në Diasporë.
23 shkurt, 2016
Staten Island, New York
denokrimetekomunizmit says
kesaj i thone kur Bushati i Sul Bushatit – djali i Bllokut – takohet me te afermit e tij dhe femijet e tyre , ish oficerin dhe Keze Zylon e familjes social komuniste ne New York, kujtojne me nostaligji kohen qe i iku…….
denokrimetekomunizmit says
Minstri I Jashtem paraljmeroje takim me diasporen kur u nise po ku eshte diaspora me shoku Minister – pse bre minster nuk shkon tek vendi i shejte i diaspores shtepia e Vatres – apo ende i qaun ata armiqet e popullit ……por sa here qe vini ne Nju Jork – shtepine e Vatres e keni zvendesuar me shtepine e Zylove te komunizmit….keshtu veproi edhe z/vministria e Arsmit ku u takua me Qemalin e Kezen duke anashkaluar edhe tre shkolla ne Diaspore dhe nja 10 te tjera ne SHBA. vazhdojne keshtu lidhjet … e femijeve te Bllokut me Qemalin e Kezen …….
Denokrimetekomunizmit says
Shifeni sa poshte ka rene shefi diplomacise shqiptare vjen deri ne New York per tu takuar me stafin e tij njerez te familjes dhe Qemal e Keze Zylo dhe I premton madje Qemalit se do te marre pjese ne qershor ne Festivalin e femijve ………….as ministrat e Dulles nuk kan marre pjese ndonjeher ne festivalet e femijve Ky minister a ka ardh per ne pjesmarrje ne UNDP apo te takohet ne margin at e OKB me ish officer in dhe ish mesusuesen e miqve te tij