Kur ktheheshim njerezit nga varrimi i nënës se shkrimtarit Visar Zhiti, dikush tha: iku si nënë e vuajtur, por e lumtur. Vuajti burgun e te birit, por provoi krenarine qe i biri u be minister.
Por sot, te gjitha fjalet kane marre arratine dhe nuk gjendet dot as edhe nje germe per te ngushelluar Edën dhe Visarin.
Pamvaresisht hatermbetjeve, qejfmbetjeve, zemra me dhimbjen per humbjen jane jashte kontrollit te çdo lloj kujtese, e mbartin vetem nje pyetje- O Zot, nuk u ngope qe e bere te vuaje si djale Visarin kur ishte i ri, por kerkon prova prej tij edhe si at?!
Me i bukuri i djemve, dy metra djale, plot endrra, deshira dhe mall, me te fshehta te rinjsh dhe bukuri ende te paperfunduar, iku, u shemb nga nje send pa jete, nga nje motorr i parendesishem qe, ne sekonde, transformoi tre jete- Atjonin e la pergjithmone 20 vjeç, Eden dhe Visarin filloi t’i zbardhe, t’i kerruse, t’i mbushe me te pamunduren, te paimagjinueshmen- dhimbje, nga ato dhimbje, ku, asnje prej miqve te ngushte, shokeve, te njohurve dhe te panjohurve nuk te heq dot asnje grame. Asnje fjale e te gjithe neve nuk e ngushellon dot Eden e Visarin, por, nese, ne qeli, i shkoi vetem ndonje shok i rralle, tani, te pakten, t’i jemi prane.
I qofte dheu i lehte Atjon Zhitit!
Lotët pushtojne tere qenien time…..Mbahu Visar! Meso te durosh edhe kete gjëmë! Eda, nuk ka ngushellim, derisa t’i shkosh pranë djalit me te bukur qe qielli e deshi sot aq deshperimisht, sa e mori!
Dhembshurisht, Miranda e Maksi HAXHIA
***
Federata VATRA che Gazeta Dielli i shprehin ngushellimet me te thella Eda dhe Visar Zhitit per humbjen e djalit te tyre te dashur, Atjon Zhiti. Ne keto caste te veshtira, Zoti u dhashte force e qendrese. I perjetshme kujtimi i Atjonit. Shpirti ne Paqe!
Sadik Elshani says
Humbje e madhe, dhimbje e madhe – ngushellime familjes Zhiti!
Raimonda Moisiu says
Oh Zot Oh Vdekje vertet paske liri te frikeshme e te pakontrollueshme! Oh zot cfare lajmi! Oh zot me kujtohet Atjoni ne Ditet Poetike Joniane ne Sarande 2012-aty njoha dhe u takova me Atjonin shume djale bukurosh me kacurelat e dendura e te zeza! Engjell pertej Engjellit ! Ishte me Atin e shtrenjte- poetin martir Visar Zhiti dhe Nenen e Tij! Nuk gjej fjale te shpreh dhimbjen qe me pershkroi kete cast, teksa dora me dridhet dhe nuk shkruaj dot! Mik i shtrenjte e koleg i virtytshem! Poeti i Ndritur dhe Martirizimit njerezor, Ne kete moment une e familja ime, dhe ne emer te Shoqates Se Shoqata E Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-qe une kryesoj-te shprehim ngushellimet me te ndjera dhe Engjelli Tuaj u prehte ne Paqen e Ameshuar! Ndajme dhimbjen e lotet bashke, ne kete tragjedi qe fjalet e lotet bashkohen ne fyt e nuk ngushellon dot! I qofte Dheu i Lehte! Prane Jush me dhimbje e lot, dashuri e respekt, Raimonda MOISIU & FAMILJA, Kryetare e SHSHSHA-e, Hartford CT USA
Org. Gruas "Hope & Peace says
E nderuar Familja Zhiti!
Nepermjet ketij mesazhi pranoni ju lutem edhe ngushellimet tona me te sinqerta per humbjen e birit tuaj. Dhimbje e madhe pa kthim, dhimbje qe te le pa fjale. Nje zemer e larguar qe lendoi nje popull te tere. Edhe pse larg edhe ne si nena ndjejme deshperimin tuaj, lotet tona uroj te jene pjese e lutjeve mbarshqiptare qe shpirti i birit tuaj te prehet ne Paqe.
Sinqerisht
Per Organizaten e Gruas “Shprese & Paqe ne NY
MImoza Dajci