–Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu u ka shprehur ngushëllime familjes së policit Ilir Gjokaj i cili vdiq pas infektimit me Covid-19.
Për humbjen e jetës së Zyrtarit të Policisë së Kosovës Ilir Gjokaj në këtë kohë të ballafaqimit me pandeminë, kur si mjekët, infermierët dhe ekipet spitalore në vijën e parë të frontit janë heronjtë e betejës edhe policët në përkujdesje për zbatimin e masave e sigurinë e qytetarëve, ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjokaj dhe kryetarit të Vatrës Elmi Berisha për djalin e dajës.
Korrespondenti në Kosovë i Gazetës Dielli -Behlul Jashari/
- Policia e Kosovës: Ngushëllime për humbjen e jetës së Zyrtarit Policor Ilir Gjokaj
-Zyrtari policor Ilir Gjokaj, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, më 14 Korrik 2020 kishte rezultuar pozitiv në Covid 19, mbrëmë në orët e vona (16 Korrik 2020) ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës/
PRISHTINË, 17 Korrik 2020- Gazeta DIELLI/ Konfirmohet zyrtarisht: Zyrtari policor Ilir Gjokaj, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, mbrëmë në orët e vona (16 Korrik 2020) ka ndërruar jetë. Me datë 14 Korrik 2020 kishte rezultuar pozitiv në Covid 19.
Policia e Kosovës përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me ekipet mjekësore janë përkujdesur në vazhdimësi për zyrtarin policor, dhe tani me rastin e humbjes së tij ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Policia e Kosovës – Drejtoria e Përgjithshme, Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun dërgoi sot këtë njoftim:
NJOFTIM PËR MEDIA
Prishtinë, 17 korrik 2020
Policia e Kosovës (PK), referuar situatës dhe rrethanave të krijuara që nga paraqitja e pandemisë ka qenë e angazhuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, të bazuara në vendimet e institucioneve të Kosovës dhe planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus-it COVID-19.
Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante. Kujdes të veçantë i ka kushtuar aplikimit të masave mbrojtëse për qytetarët por edhe për vet zyrtarët policor, të cilët ballafaqohen me situata dhe raste të natyrave të ndryshme si reagues të parë.
Që nga paraqitja e pandemisë e deri më sot, 154 zyrtar policor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, prej tyre janë shëruar 77 zyrtar policor, ende aktiv në trajtim janë 76 zyrtar policor, ndërsa fatkeqësisht zyrtari policor Ilir Gjokaj, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, mbrëmë në orët e vona (16.07.2020) ka ndërruar jetë.
Zyrtari policor i cili ka qenë duke shërbyer në Stacionin Policor në Gjakovë, nga data 07.07.2020 është lajmëruar në pushim mjekësor për shkak të problemeve më bosht kurrizor, kurse nga data 11.07.2020 është hospitalizuar në repartin pulmologjik për shkak të problemeve me frymëmarrje. Pas testeve të kryera, me datë 14.07.2020 kishte rezultuar pozitiv në Covid 19, ndërsa me datë 15.07.2020 është transferuar për trajtim mjekësor në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes DRP Gjakovë, Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me ekipet mjekësore janë përkujdesur në vazhdimësi për zyrtarin policor, dhe tani me rastin e humbjes së tij ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
***
MINISTRI I BRENDSHEM AGIM VELIU TELEGRAM NGUSHELLIMI FAMILJES GJOKAJ
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu u ka shprehur ngushëllime familjes së policit Ilir Gjokaj i cili vdiq pas infektimit me Covid-19.
“Më lejoni të shpreh dhimbjen, pikëllimin dhe ngushëllimet e mia tërë familjes, për humbjen e më të dashurit tuaj, zyrtarit policer, z.Ilir Gjokaj. Me pikëllimin më të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të një polici të vyeshëm e të shkëlqyer, i cili fatkeqësisht si shumë qytetarë tjerë anë e kënd globit, humbi betejën me pandeminë Covid-19”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Veliu.