Kanë nisur te shtunen punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, projektit më të rëndësishëm për kryeqytetin shqiptare. I premtuar nga kryebashkiaku Basha rreth 2 vite më parë, sot ky projekt nis zbatimin, duke sjellë një korridor të ri zhvillimi, punësimi dhe gjelbërimi për Tiranën. Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka cilësuar ditën e sotme, historike për të ardhmen e kryeqytetit shqiptar.
“Sot jemi dëshmitarë të nisjes së transformimit më të madh të ndodhur ndonjëherë në qytet.
Fillimi i punimeve të bulevardit të ri është një ditë historike, sepse kryeqyteti ynë rritet, fiton një gjymtyrë të re, sheh më mirë, thyen kufijtë dhe merr frymë më lirisht. Jam i lumtur që sot po hapim një korridor të ri zhvillimi për Tiranën, një korridor punësimi, nxitje të sipërmarrjes, si dhe një hapësirë të re të gjelbërimit, dhe argëtimit“ – u shpreh kreu i Bashkisë.
Kryebashkiaku Basha e konsideroi nisjen e punimeve, si përgjigjen më të mirë ndaj atyre që nuk e besuan këtë premtim të bërë dy vjet më parë. Zoti Basha theksoi se me vepra po dëshmojmë çdo ditë se jemi në shërbim të qytetarëve dhe nuk bëjmë premtime boshe.
“Kur e shpallëm bulevardin e ri si prioritet strategjik, shumëkush ishte skeptik. Nuk e kam fjalën këtu për skeptikët e mbrapshtë që janë kundër zhvillimit e suksesit, por për ata qytetarë që me të drejtë dyshonin, pasi ishin mësuar me fjalë shumë e punë pak. Dhe ja ku jemi sot, bulevardi i ri po nis, po merr jetë! Ne kemi thënë se jemi ndryshe dhe ndryshe jemi. Puna jonë flet vetë, ne nuk jemi politikanë të fjalëve shterpë e të premtimeve boshe. Ne i shërbejmë qytetarit, sepse ky është misioni ynë“ – deklaroi z. Basha.
Kryebashkiaku Basha theksoi se bulevardi i ri i Tiranës do të krijojë mijëra vende të reja pune, do të sjellë risi të pangjashme në rajon nga ana arkitekturore, do t’i shtojë gjelbërimit të qytetit një kurorë të çmuar me pemë të reja. Bulevardi i ri do të nxjerrë nga varfëria këtë pjesë të Tiranës, që ka qenë e margjinalizuar.
“Në besojmë tek zhvilimi i Tiranës, ne besojmë tek ëndrra evropiane e qytetarëve, ne besojmë tek projektet e mëdha dhe për këtë arsye ne i realizojmë ato“ – u shpreh z. Basha .
Kryebashkiaku Basha theksoi se bulevardi i ri i Tiranës do të krijojë mijëra vende të reja pune, do të sjellë risi të pangjashme në rajon nga ana arkitekturore, do t’i shtojë gjelbërimit të qytetit një kurorë të çmuar me pemë të reja. Bulevardi i ri do të nxjerrë nga varfëria këtë pjesë të Tiranës, që ka qenë e margjinalizuar.
“Në besojmë tek zhvilimi i Tiranës, ne besojmë tek ëndrra evropiane e qytetarëve, ne besojmë tek projektet e mëdha dhe për këtë arsye ne i realizojmë ato“ – u shpreh z. Basha .
Zoti Basha ka garantuar sot të gjithë banorët që preken nga shpronësimet, se zëri i tyre do të dëgjohet, sikundër garantoi se askush nuk do të mund ta pengojë realizimin e këtij projekti.
“Sikundër sigurova dje përfaqësuesit e banorëve që preken nga shpronësimet për ndërtimin e bulevardit, i siguroj edhe sot se Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht do të dëgjojmë një për një çdo pretendim dhe do të korrigjojmë çdo shpronësim të bërë në parametra të pamerituar, në mënyrë që çdo familjar dhe çdo banor i bulevardit të ri, të ndihet bashkëaksioner i këtij projekti madhor të qytetit tonë, sikundër i siguroj ata që përdorin dhe keqpërdorin bashkëqytetarët, për të avancuar axhendën e tyre të bllokimit se nuk do ia dalin. Ky është vullneti i qytetarëve të Tiranës, i Tiranës moderne dhe evropiane dhe ne do të ecim përpara!“ – u shpreh kryebashkiaku Basha.
Kryebashkiaku Basha ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre, në shndërrimin në realitet të këtij projekti, si Emirin e Kuvajtit, qeverinë e Abu Dhabit, Fondin e Zhvillimit të Abu – Dhabit e në veçanti mikun e çmuar të Shqipërisë, Princin Abdullah, Emirin e Shtetit të Katarit, qeverinë shqiptare e në veçanti kryeministrin Berisha, për mbështetjen e gjithanshme që i dha këtij projekti, studion prestigjioze ndërkombëtare Grimshaw Architects, qytetarët e Tiranës të cilët u bënë pjesë e vendimmarrjes me opinionet e tyre si dhe stafin e Bashkisë së Tiranës.
Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri është Copri – Construction Enterprises LLW. Kostoja e ndërtimit është 26 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajsh.