Presidenti i vendit, Bujar Nishani, në një intervistë për mediat kosovare, i ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës të votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara.
“Për sa kohë ka një kërkesë nga komuniteti ndërkombëtar që pretendime të caktuara për raste të caktuara, për individë të caktuar, kërkojnë të hetohen dhe të gjykohen për të vërtetuar fajësinë apo pafajësinë e tyre, unë besoj që nuk ka alternative tjetër përveçse për ta krijuar këtë mekanizëm“, citohet Nishani në gazetën “Koha Ditore”.
Votimi në kuvendin e Kosovës të amendamenteve kushtetuese dhe ligjit që do të themelonte Gjykatën Speciale është shtyrë në dy seancat e fundit të kuvendit. Ndërsa shumica pretendon se deputetët nuk kanë ende në dorë draftligjin e përkthyer, opozita thotë se në parlament nuk janë votat për ta miratuar. Për të ndryshuar kushtetutën duhet të votojnë pro 80 nga 120 deputetë që janë në parlament.
EMIGRANTI USA. says
Do ishte me mire zoti Bujar te mos u japesh mend kuvendit te kosoves dhe politikaneve qe drejtojne kosoven. Esht e pakjarte se kush duhet hetuar, ata qe vrisnin digjnin, apo ata qe mbroheshin dhe kerkonin lirine. Mose ka me shume te drejte profeso R.Qosja se sa juve zoti Nishani.