Nga Pal Rakaj/
Martesa e djalit tim, Mondi Rakaj me Matilda Vucaj nga Lezha, ishte per ne një gëzim shumë i madh. Veç kësaj, gëzimi bahet i disafishtë, kur për kushtet tona të emigrimit, djali të martohet me një vajzë shqiptare, me anë të së cilës ruan traditat dhe identitetin tonë kombetar, duke trashëguar genin shqiptar brez pas brezi.
Veç gëzimit familjar, unë përjetova një gëzim tjetër, atë të shokëve dhe miqve të tij. Jo vetëm unë, por krejt familja ime e perjetuam emocionalisht atë darkë. 14 Shkurti i këtij viti u fiksua në familjen tonë si “Dasma e Mondit”, megjithëse dasma e vërtetë dotë jetë me 6 Prill të këtij viti. Me 14 Shkurt u bë në shtëpinë tonë një dasëm e improvizuar ( veçëse pa orkester ), me ardhjen e shokëve të tij, që i kanë kaluar kufinjtë e njohjes komunitare. Secili prej tyre, me aktivitetn në shërbim të kombit dhe shoqërisë e kishte bërë një emër të lakmuar prej cmirëzinjëve medioker.
Pasi u urova mirëseardhjen, zakon i yni, dhe trokëllitem gotat me urimin për Mondin dhe Matilden, fjalën e mori Alfons Grishaj, ” Pishtar i Demokracisë” në Shqipëri dhe Kryetar i Degës së Vatrës në Michigan, duke prezantuar fillimisht mysafiret, në prani të nuses së Mondit: Konsullin e Nderit dhe aktivistin e njohur, Ekrem Bardha, të nderuarin Don Fran Kola famullitar i Kishës Katolike të Shën Palit, drejtorin Ekzekutiv të Financave në qytetin e njohur Novi, Nevruz Nazarko, botuesin e Revistes “Kuvendi”, poetin dhe prozatorin Pjetër Jaku, kontribuesin e njohur për çeshtjen shqiptare. vatranin e njohur, drejtuesin per disa vjet te radioprogramit ne gjuhen shqipe, Kujtim Qafa, Kryetarin e LDK-së për Michigan Nikoll Pepa, vatranin dhe kontribuesin Petrit Doda dhe Kryetarin e Këshillit të Kishës së Shën Palit, Kolë Gjokaj.
Pas kësaj, Alfonsi iu drejtua Matildes me këto fjalë: ” Zoti dashtë që të kaloni jetë të lumtur dhe të gjatë bashkëshortore. Ti Matildë ke marrë djalin më të mirë që kam njohur këto vite. Nuk e thëm këtë pse është Sekretar i Degës së Vatrës, me të cilin m’u dha rasti të punoj, por sepse në të vërtetë është i tillë.” Pasi e uruan edhe të pranishmit e tjerë, edhe pse mbrëmja kishte karakter familjar, si përherë në raste të tilla, biseda u shtri më gjërë, duke i dhënë disa herë edhe ngjyra politike, sidomos lidhur me festimin e 100 Vjetorit të Pavarësisë që u kremtua pak muaj më parë.
Gjithësesi biseda u soll edhe rreth një paneli të organizuar në televizionin e Gani Viles, me temen “ Hapsirë pa kufi”, ndoshta e sajuar vetëm për të goditur Institucionet fetare, klerikët e tyre, shoqatat dhe kryesisht Konsullin e Nderit, zotin Ekrem Bardha. Të pesë panelistat duhet ta dinë mirë se klerikët, para se të jenë klerikë, e kanë një prejardhje, një atdhe për të cilin do të punojnë me përkushtim. Për shqiptarët kjo asht provua. Klerikët shqiptarë edhe para pushkatimit, në fjalën e fundit kanë thënë: “ Rroftë Shqipëria dhe Krishti Mbret!”
Si mund të deklarohet nga kjo pesëshe se Kisha e Shën Palit nuk asht qendër kombëtare, kur në hyrje të saj ( mjediset e jashtme) ka Monumentin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Shtatoren e Nënë Terezes, shqiptares më të njohur në botë, pa përmendur mjediset e brendshme dhe aktivitetin e saj patriotik dhe kombëtar!? A mos vallë Gjergj Kastrioti asht Shejt apo Hero?!
Një goditje e veçantë u përpoq t’i bahej Ekrem Bardhes. U përpoq, pasi as njëmijë pesëshe si ata nuk mund ta mohojnë, as ta arrinë aktivitetin patritok dhe atdhetar të Ekrem Bardhës, të cilin e njeh jo vetëm Diaspora, por edhe gjitha trojet shqiptare. Sipas tyre, nuk e njihnin Ekrem Bardhen për konsull, por kush i pyeti dhe kush do t’i pyes ndonjëherë ata?
Ku ishin pesëshja tash afro 20 vjet që kanë në Amerikë, kur Ekremi me shqiptarët e tjerë përpiqeshin për lirinë e Kosovës? Sa ndihmuan ata dhe sa u gjenden aty ku duhej tash disa vjet?
Deklarimet e tyre nuk janë asgja tjetër veç mjerimit dhe përpjekjeve për të ra në sy, duke hedhur baltë mbi punën e të tjerëve. Një përzgjedhje kjo e pamenduar nga televizioni qe i ftoi një pesëshe, që nuk përfaqëson askënd në komunitet. Sa për dijeni, unë dhe familja ime s’ia kemi pasë nevojen Ekrem Bardhës, as për t’i marrë borxh, as për të na falur gja, por realitetin e kam pasion!
Luvigj Sterbyci says
Ju lutem moderatorve te Gazetes Delli te me japin nje spjegim arsyen e heqjes se nje komenti timin,po ketu ne kete shkrim te shkruajtur,NGA Z,PalRakaj,Komenti im ka qendruar poshte shkrimit rrethe 3 dite,Nse dikush ka perdor emrin tim,ju lutem te me jepni nje kopje te komenteve te tjera,Une shkruaj me emer,dhe mbi emer,per arsye sigurijet,Une as kam ofenduar ken as ofenoj,sidomos Vatranet si kam ofenduar,e as kqe perdor emrin e tyre ne as nje vende,shpresoj qe te marre nje pergjigje te sakte Per kete gje,L,S,MI.
dgreca says
Sepse dikush kishte bashkengjitur ne mesazhin tuaj fyrje dhe shpifje!
Dielli eshte gazete serioze dhe nuk pranon sulme dhe fyerje.
Sinqerisht
editori
tushi says
ok