Carrie Hooper në korrik të vitit 2021 botoi versionin anglisht të romanit, “Një grua midis dy burrash” në faqen e Internetit, Lulu. Bashkëpunoi me shkrimtarin shqiptar, Skifter Këlliçi me banim në Waltham të Massachusetts në ShBA. Sabije Veseli, një shkrimtare shqiptare e cila jeton në Fountain Lakes, New Jersey, e lidhi me të në tetor të vitit 2018 kur mori pjesë në promovimin e volumit të parë poetik, “Piktura në fjalë” me poezi të cilat i shkruajti në shqip dhe përktheu në anglisht, të organizuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro amerikanë në Bronx të Nju Jorkut. Qëndroi te Sabija dhe familja e saj. Pasi Carrie Hooper dhe Zoti Këlliçi flisnim shumë herë në telefon dhe shkëmbenim shumë emaile, lindi ideja w bashkëpunimit në një roman, “Një grua midis dy burrash”, të cilin Zoti Këlliçi dëshironte ta botonte në Amerikë. Ai e kishte shkruar në shqip. Carrie Hooper e përktheu në anglisht duke bërë disa ndryshime të vogla. Pastaj, me ndihmën e një shoku, e botoi në Lulu me titullin, “A Woman Between Two Men”. Mund të blihet në Lulu, Amazon, dhe Barnes and Noble dhe kushton 20 dollarë. Libri “Një grua midis dy burrash” tregon historinë e infermierës, Mary Davenport, e cila fejohet me shkencëtarin, Charlie Smith, por ndërkaq dashurohet me Kreshnik Gërmenin, amerikan me origjinë shqiptare, Babai i të cilit vritet kur përpiqet t’i shpëtojë jetën e një police. Pas vdekjes së babait, Lonit, Kreshniku rritet nga James Clement, miku i Lonit. Fatkeqësisht, James është alkoholist dhe Kreshniku bëhet edhe ai alkoholist. Më tej James ka një borxh sepse ka luajtur lojra fati, dhe për ta paguar borxhin e babait, Kreshniku detyhohet të trafikojë droga. Mirëpo kur njihet me Mary, Kreshniku do ta shpëtojë veten nga kjo punë. Me të vërtetë, ka aftësi si poet dhe i pëlqen muzika klasike. Romani tregon anën njerëzore e këtij trafikues droge, i cili nuk është keqbërës sepse e dëshiron, dhe tregon rrugën e ndërlikuar të dashurisë. Është bashkëpunimi i parë letrar midis një amerikane dhe një shqiptari, dhe Carrie Hooper e mban për nder të madh që ka bashkëpunuar me një shkrimtar aq të aftë si Zoti Këlliçi.(Dielli)