Shkruan:LORO STAJKA/ Virxhinia /SHBA/
Kryeministrit te Republikes se Shqiperise z. Edi Rama,/
Unë , quhem Loro Stajka, jam një nga ata shqiptarë që diktatura sllavokomuniste më detyroi në vitin 1948 të largohem nga atdheu im. Mbas sa kohe, kam emigruar në SHBA dhe jetoj në Virxhinia të SHBA, por zemër e mendje I kam në Shqipëri dhe më saktë në Shirokë, në vendin tim, në shtëpinë time, aty ku u linda dhe u rrita. Pas vitit 1991 si të gjithë shqiptarët, u gëzova për përmbysjen e bustit të diktatorit, por jam i pezmatuar pasi në fakt demokracia akoma nuk është vendosur, komunistat ia kaluen stafeten njeni tjetrit keshtu qe komunizmi ende nuk asht crrenjosun se ne emnin e demokracise ata po zhvillojne interest e tyre edhe ma shume se sa ne kohen e dsiktatures se mallkuar
Sot jam në moshë të thyer por lavdi Zotit, gëzoj shëndet të plotë. Jetoj mirë e bukur me familjen time në SHBA, por më shqetësojnë problemet e mija që mi kanë shkaktuar qeveritë e Tiranës të pas vitit 1991 e deri më sot nga mos respektimi i të drejtës për të gëzuar pronën e time të trashëguar.
Problemi im me pronat e trashëguara është i ngjashëm me ato të bashkëfshatarëve të mij dhe të gjithë popullit. Anarkia e pronës është një shkelje sistematike që zgjidhet me një qendrim shtrëngues të ndërkombëtarëve, që të detyrojë qeverinë të zbatojë kushtetutën ose me një ligj që të kthejë pronat e grabitura në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe vendimin pilot të Strasburgut. Me sa pasqyronë shtypi Qeveria e Kryeministrit Edi Rama, praktikisht po përdor termat kompensim, njëlloj siç bëri Sali Berisha. Më shqetëson mendimi:- a e ka dëshirën Kryeministri Edi Rama për ta shpëtuar Shqipërinë nga kjo situatë e anarkisë institucionale sepse nuk janë deklaratat ato që bëjnë shtetin ligjor dhe shtetin e të drejtës.
Këtë radhë për këtë shkrim marr shkas nga një shkrim i zotit Flamur Sulejman Harri,botuar në gazetën Dielli të datës 29 Tetor 2014. Zoti Flamur tregon një realitet të hidhur për të cilin duhet të shqetësohet ministri I Drejtësisë qeveria dhe I gjithë Kuvendi I Shqipërisë. E tillë është situate për shumë pronarë të tjerë dhe askush që I thotë vetes shqiptar, nuk duhet të pajtohet me këtë situatë.
Këshilli I Lartë I Drejtësisë, Ministri I Drejtësisë dhe cilido që është i interesuar të ndihmojë për vendosjen e drejtësisë në drejtësi, e ftoj të analizojë vendimin nr.2723 date 22.11.2007 e Gjykatës së Rrethit Gjyqsore Shkodër E Perbere nga Anita Mici –Gjyqtare, avokati gjoja per te mbrojtur te drejten time Gjovalin Ulndrejaj
Hisrorija;
Ne vitin 1954 shteti komunist me shtetizoi pronen dhe shtepin time ku linda dhe jam rrit, pasi une isha I arratisur dhe konsideroihesha armik.
Prej nvitit 1993 jam perpjekur qe ne perputhje me ligjet te me kthehej prona qe me ishte konfiskuar ne vitin 1954 dhe paraqita dokumentat ne Komisjonin e kethimit dhe Kompesimit te Pronave(KKKP)-Shkoder.Ne ate document sqarohet qarte se sekuestrohet shtepija dhe kufijt e oborrit dhe te kopeshtit.Po ato kufij ka shenuar edhe KKKP e Shkoders ne vendimin e kethimit te prones me 1993,
Ne ate vendim shifen qart pengesat e ndyta ashtu si për shumë pronarë të tjerë, që është një shembull i qartë I gangsterizmit në gjykata dhe në administratë.
Ne vitin 2013 gjykata me vendim ka kethyer kater qosht e nshtepise pa oborrin dhe kopshtin.Une dhe femijt e mij, mund te hyjme ne shtepin tone vetem duke zbrit me litar nga nalt ose helicopter.
I drejtohem publikisht çdo politikani apo analisti me gjak e zemër shqiptar që të analizojë ta mbështesi apo ta rrëzojë shqetësimin tim se sistemi shtetëror në Shqipëri nuk është demokratik dhe se demkracia nuk funksionon. Për sa kohë deputetët e maxhorancës nuk votojnë një ligj, që të përmbledhi pjesën positive të dhjetra ligjeve dhe vendimeve dhe të realizojë kthimin fizik të pronave tek i zoti konform nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës, ata i zgjasin jetën mafies dhe anarkisë së pronës, i shtynë shqiptarët të vriten me njëri tjetrin për shkak pronësie, praktikisht i zgjasin jetën sllavokomunizmit, bëjnë një veprimtari antikombëtare duke marrë rrogën e shtetit !
Nga 1991 e deri sot, deputetë të papërgjegjshëm me mentalitetin e tyre kleptokratik ata e kanë konsideruar pronën e konfiskuar nga komunizmi , si pronë në dispozicion të shtetit dhe sulmojnë për poste qeveritare që të pasurohen. Për tu justifikuar para opinionit perendimor dhe vendas kanë miratuar ligje dhe vendime për kompensimin apo për legalizimin. Kompensim dhe legalizime pa tjetër që duhet të ketë, por ato duhet të jenë në përputhje me kushtetutën, ndërsa ligjet aktuale për kompensim janë flluckë sapuni. Kompensim për 200 metro katrore për të lejuar që pronën ta përvetësojë oligarkia politike është mashtrim dhe vjedhje dhe një situatë me e keqe se ajo e diktaturës. Ndërkombëtarët duhet të reagojnë efektivisht ashtu siç reaguan për të ndaluar vjedhjen e energjisë elektrike. Po ashtu dhe legalizimin I personave të tretë që kanë pushtuar toka që Shteti duhet ti kthejë tek subjekti I
shpronësuar është në vendim në shkelje flagrante të kushtetutës dhe të kërkesave të Vendimit pilot të Gjykatës së Strasburgut.
Kjo dekadencë morale e politikanëve, e ka zhytur popullin në një skllavëri të maskuar me emrin demokraci dhe kjo situatë e anarkisë së pronës është tregues i mbijetesës së sllavokomunizmit që është përshtatur në kushtet e pluralizmit. Perëndimi ndonse ka investuar shumë në Shqipëri, terthorazi I ka ndihmue korrupsionit per shkak te qendrimit nenvleftesues ndaj detyrimit kushtetues te Shtetit per te kthyer fizikisht pronen tek I zoti.
Shpresoj se Ambasadori i SHBA në Tiranë dhe ambassadorët e tjerë nuk do të vazhdojnë ta anashkalojnë këtë situatë të nderë që bie ndesh me parimet e shtetit demokratik.
Me nderime
Loro Stajka
Dhjetor 2014
Eugjen Merlika says
“Te sekuestruarve dhe te shpronesuarve do t’u japim nga nje leter ne dore, qe t’u njihet prona, por asnjehere nuk do t’u japim pronen e tyre dhe, ne forma te ndryshme, do t’i ngatrrojme me njeri tjetrin. Ata do te kalojne neper gjykata, ku do te zbatohet rotacion nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten etj. dhe per “defekte teknike” do te kthehen perseri ne te paren….”.
Duke lexuar kete leter m’u kujtua fjala e famshme e “arkitektit” te pas komunizmit shqiptar, Ramiz Alise ne Byrone politike ne tetor 1989, nga e cila shkeputa kete fragment. Me qe per kete argument , para dhjete vjetesh, kam shkruar nje artikull te gjate me titullin “Mashtrimi i madh” nuk dua te zgjatem ne kete teme ne forme te pergjitheshme.
Rasti specifik i autorit te nderuar te letres mbart ne vetvete nje absurditet gjyqesor, per te cilin duhet te nderhyje urgjentisht KLD, mbasi vendimi i gjykateses Anita Mici, mund te jete gjithshka politike ne irracionalitetin e saj, por nuk mund te kete asgje saktesisht juridike, mbasi nuk respekton asnje element te drejtesise. Duke kundershtuar edhe vendimin e KKKP te rrethit Shkoder gjyqtarja ne fjale ka krijuar nje perbindesh juridik, mbasi nuk mund te konceptohet ekzistenca e nje shtepie private njekateshe pa pjesen e truallit dhe te oborrit rreth e qark, te cilen nuk dihet se kujt i a ka pronesuar gjykatesja “e nderuar”, shtetit apo ndonje komshiu te “fuqishem”.
Nuk njoh punen e asaj gjyqtareje, por mendoj se edhe ky rast i vetem do te mjaftonte per t’a bindur ate vete te nderronte profesion apo eproret e saj per t’a detyruar t’a beje.
Gezim Boçari says
E ka thene sh. mire zoti Eugen Merlika ky rast eshte perbindesh juridik . Por ky eshte realiteti i Shqiperise sot. Nga diktatura ne anarki dhe kleptokraci qe maskohet me emrin demokraci, por kurresesi nuk mund te quhet demokraci. Si rasti i ketij qytetari jane me mijera dhe kjo nuk eshte rastesi. E keqja esghte se pronaret ankohet por nuk kane se ku te gjejne te drejten sepse platforma e Ramizit apo e Katovices ne keto 24 vjet i ka futur ne thes politikanet. Gjykatat jane si pune ankandesh. NUk kuptoj pse kryesine e Vatres nuk e shqeteson problemi i vazhdimit edhe per 24 vjet pas diktatures i mohimit dhe i shkeljes sistematike dhe t organizuar se te drejtes se pronesise. Nje reagim nga ana e kryesise se Vatres do te tregonte se ajo kryesi qendron ne nivelin e duhur te ndjenjes dhe detyrimit patriotik por dhe te kultures demokratike per te kontribuar nepermjet fjales se tyre institucionale, per çrrenjosjen e trashegimise komuniste dhe korupsionit me pronat. Me respekt . Prof. Gezim Boçari – Tirane