Për sa kohe nuk keni kthyer pronën e grabitur tek pronari i ligjëshëm, nuk mund të pretendoni për demokraci./
Nga LORO STAJKA/ Fredericksburg, Virxhinia, SHBA/
I nderuar zoti Kryeministër/
Quhem Loro Stajka, dhe ju shkruaj nga Fredericksburg, VA SHBA. Informohem për gjendjen në Shqipëri nëpërmjet shtypit që lexoj në internet. Në SHBA dhe në çdo shtet demokratik të Europës zbatohet me rigorozitet e drejta e pronës. Në gazeta të ndryshme kam lexuar deklarimin tuaj për zgjidhjen përfundimtare të problemit të anarkisë së pronave nëpërmjet kompensimit dhe tani, pritet arsyetimi nga Gjykata Kushtetuese. Ajo Gjykatë nëse nuk është e shitur, me siguri do të saktësojë se kur dhe cila pronë duhet kompensuar. Ambasadore e BE znj Romana Vlahutin dhe ambasadori i SHBA z. Donald Lu, e dijnë se në vendet ish komuniste, komunizmi çrrënjoset dhe zëvendësohet me sistem demokratik vetëm kur prona e grabitur i kthehet të zotit dhe jam në pritje që ata ta thonë qartë këtë parim që në Shqipëri nuk po zbatohet. Në vitin1991 u përmbys busti i diktatorit, me Kushtetutë u shpall sistemi demokratik dhe detyrimi i shtetit për të kthyer pronën e grabitur tek i zoti, detyrimi për të zbatuar konventat ndërkombëtare. Këto nuk janë bërë dhe sistemi komunist nuk u çrrenjos por u modifikua siç i interesoi oligarkise se re. Zoti Sali Berisha mbas 23 vjetesh në drejtim të politikës deklaroi se kishte gabuar me pronarët, por kurrgja me tepër. Mendoj se Berisha, pasi ka kuptuar gabimin, i takon të jetë shumë aktiv për zgjidhjen e problemit. Heshtja pas asaj deklarate, tregon mosdashjen e të mirës së vendit. Prona tek i zoti është parimi, eshte fjala dhe premtimi i pambajtur prej Sali Berishës dhe politikanëve Shqiptarë.
E rikujtoj Berishen, Lulzim Bashen dhe ju që sot drejtoni maxhorancën, se i keni të gjitha mundësitë të korigjoni paudhësitë që mbajnë gjallë planin e Katovices, anarkinë dhe korrupsionin me pronat. Të gjithë kryeministrat dhe presidentët e pas vitit 1991 e kane shkelur betimin e tyre se do të mbrojnë detyrimet kushtetuese, të drejtat e njeriut dhe këtë e tregon qartë mos realizimi i të drejtës së pronës, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë e provon fakti se në vend të kthimit fizik të pronës tek i zoti ju veproni me legalizime dhe kompensime edhe për ato prona që në bazë të nenit 41 dhe 181 te Kushtetutes, duhet ti te kthehen fizikisht të zotit. Ju e keni mundësinë ta shpëtoni demokracinë në Shqipëri por dijeni mire se nëse nuk ndryshoni nga plani i Katovicës do vazhdoni shkatërrimin. Ju them publikisht zoti Kryeministër, se politika shqiptare e postkomunizmit është në rrugë të gabuar, pikërisht për shkak të anarkisë së pronës. Pas opinionit ”as mish e as peshk” nga Komisioni i Venecias zgjidhja nëpërmjet kompensimit, është shkatërrim jo vetëm për Shqipërinë por për krejt Kombin Shqiptar. Tuj shikue keta vij ne perfundim se nuk ka nji moral politik dhe atdhetar ne drejtesin e soteshme ne vendin tone. Zoti kryeminister me rrena nuk ndertohet demokraci dhe nuk shkohet gjatë.
Fort i nderuemi ambasador Donald Lu e tha qartë :” Korrupsioni ne drejtesi jo vetem qe i lejon gjyqtaret dhe politikanet te mbushin xhepat , por ai po shkaterron jeten e qytetareve te ndershem”. Nuk besoj se do ju ecin gjate se vazhdimisht mashtrime të paturpshme.Vjedhja e pasunise te vendit , korrupsioni, grabitja e prones, krimi jane burim dhe shkak vrasjesh.
Ju personalisht ne keto tre vjet Kryeminister, ku i keni dhe si po i zbatoni parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për sa kohe nuk keni kthyer pronën e grabitur tek pronari i ligjëshëm, nuk mund të pretendoni për demokraci. Duhet dhe kompensim por vetëm ashtu siç thonë detyrimet kushtetuese, siç thotë e drejta morale dhe ligjet e pashkruara të zbatuara ndër qindra breza, prandaj duhet te shprehet dhe Gjykata Kushtetuese. Mos vallë me disa lekë apo
dollare që do ti jepni shqiptarëve për pronat që kanë përvetësuar politikanët e katovicës kujtoni se e zgjidhët përfundisht problemin ? Nëse mendonoi kështu gaboni. Kryeministrat dhe presidentët e periudhes postkomuniste nuk kanë asnjë të drejtë që ta trajtojnë Shqipërinë si pronë private në interes të familjes dhe të klaneve që mbëstesin për të mbajtur pushtetin.
Në gazetën Tema të dt. 21.12. 2016, lexova për projektligjin per institucionin e presidentit, për privilegjet që duhet t’ju akordohen nga shteti pas lënies së detyrës ish presidentëve. Në parim respekti per ish presidentet është i drejtë, por a i meriotojnë dhe a mundet ti pretendojnë këto privilegje, presidentët e Shqipërisë ? Këtë le ta deklarojë vetë secili.
Dëshiroj të shkëmbej publikisht mendime me ju dhe politikanët e tjerë, per problemet që më shqetësojnë mua por mendoj se shqetësojnë dhe gjitha ata që mendojnë për të mirën e demokracisë në Shqipëri.Jam i moshuar, jetoj në Fredericksburg, VA SHBA, por vendlindjen time Shirokën dhe Shqipërinë e kam çdo çast në mendje dhe në zemër. Kam shkruar dhe ma parë artikuj per pronen dhe mendoj se do të gjej mirkuptim dhe do të kem pergjigje publike nga ana juaj.
Në pritje të përgjigjes tuaj.
Theodhor Prevezaz says
Kush te degjon I nderuari patriot..
Sheri I prones ne vitin 91 .,ka shkaktuar,grindje,zenje,mri,mos besim,vrsja korruptive,pervetsime nga me k forti,c’rregjistrime prone,jo vetem te shqiptarve por dhe qytetarve shqiptaro Americans ne Kohen e ksaj qevrije,korrupsion kudos.gjykata drejtsia ka gjynahe por Europa thote vetem drejtsia.
edhe und them..”drejtsia”por cur parliamenti eshte I korruptuar i degjeneruare,si do kete administrate????
E kete drejton ekzekutivit nuke zgjihet gje.vec futen ne pune analdfabetet ne drejtesi denojn disa democrat pa mbeshtetj.ndofta vendosin drejtesi qe mos vjedhin demokratet??.Po kush Jane deputetet” milliner” ??sa Jane demokrat e sa social komunistet???
?????admiistrata eshte e korruptuare.a mundet per CdO nenpunes nje procuror,hetus etj etj??.Nuk besojm ne drejtesi ”ekzekutive”????
koha do Ta provojn .Edhe tek aii qe been Preston per ”tradhti” kombetare.edhe une kame qene kunder ksaj reforme te ”kushtezuare me litare ne Fyte” Nga Europa europa kishte 5 kushte te drejta pastas i than rams app Jo nuke e dime por rama sla drek e darker e foltore parlamenti pa thene qe kemi vtem nje pike mushy”miratimin e vetingut ”due o burr u be deti kose” cur shqiperia eshte ne vendin e pare per droge,varfri,papunsi,korrupsoio,kriminalizime,..etj etj,si.si..Po me qene qe u politizua u himnitizua Si ceku I ”bardh” dhe gjendja u acarua ,sa mud te shperthente nje tragjedy Si e ..sudes,”gjallices,m….v…..ps etj se Brenda dites drejtsia do dergonte shqiptaret ne parajse…Europa nuke po cane koke per ballkanin.. ajo ka problem in mos me ju perish qetsia ne vendin e tyre,europa po te kete mundesi ne ballkan vendors nje dictator per cdo sell shhtete.kjo eshte me e Mira pune por tash problemi I europres per ballkanin esht kryqezuare me influencen,turke,greke,rue,kineze,
Europa s’ka fuqi,tallet serbia cdo die,tu be ”pushteti parallel”,”votime e ”regjistrime” te pa drejta ,perzuni kosoven ne postakufitare,,beri bllokimin e ures, fill ndertoj Morin??.e cfare that??” Jane te pa ligjshme,”nuk eshte mire??????”hajde pergjigje?? e pasraj ti” rregullojn vets kosova me serbine”??. Der kure keshtu???????.uuuuuu.
Jakov says
Zotni i nderuar —
Ti i njeh mire larot e postkomunizmit – ai frut i felliqur do te prodhoje dhe te tjera te njeta si prodhimi i mepareshem .Ujqit nderojne vetem qimet ,por jo lekuren –soji i mallkuar Ashtu do te mbeten mos prisni drejtesi nga derrat e races Ata jane po aq te poshter sa edhe baballaret e tyre ,ne mos me te keqije .Grate ,motrat cupat ,kunatat .
Gezim Boçari says
Respekt per autorin , eshte nga ata pak shqiptare ne emigracion qe e karakterizon patriotizmi dhe ka trajtuar problemin e kthimit te prones se grabitur tek i zoti. Eshte e pashpjegushme heshtja e kryesise se Shoqates Atdhetare Vatra, per pronen. Nuk kuptoj se cila eshte pengesa qe kryetari dhe kryesia e Vatres nuk e ngrene zerin per problemin e anarkise se prones. Problemi eshte trajtuar qarte nga zoti Loro Stajka pasi dihet se prona eshte problemi me shqetesues per popullin, problem qe siç e ka deklaruar vete kryeministri Edi Rama ne Parlament, pas vitit 1991 ka shkaktuar mbi 8000 viktima. Por veç viktimave prona eshte burimi per disa mijera familje te ngujuara dhe konflite pafund. Ligji i ri nuk eshte aspak zgjidhje per mashtrimet dhe transferimet e paligjeshme te prones qe kane ndodhur pas vitit 1991. Zgjidhja eshte e thjeshte nese zbatohet Kushtetuta . Shoqata e ka dhene me kohe projektligjin qe secili te marri pronen e tij sipas dokumentave te shtetezimit nga shteti komunist dhe kompensimi te behet per pronat qe jane tjetersuar per nevoja publike. Kjo e zgjidh menjehere problemin e anarkise se prones, pa kosto dhe konform kushtetutes, por mungon vullneti politik. Per kete duhet qe Kryesia e Vatres te thote fjalen e saj. Eshte e qarte per te gjithe se me prona te grabitura ne emer te ligjit nuk ka se si te kete pranim te Shqiperise ne BE
Perfitoj nga rasti te uroj te gjithe bashkeatdhetaret Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2017.
Prof. Gezim Boçari