
Prof. Dr. Sylë Ukshini/
Ambaasadorin austriak Wolfgang Petritsch të gjithë e kujtojmë për angazhimin e tij në çështjen e Kosovës që përkon me luftën e armatosur dhe emërimin e tij me 1997 si i dërguar i Posaçëm i BE-së për Kosovën. Gjatë atyre viteve 1997/1998 ai së bashku me të dërguarin amerikan ambasadorin Chriss Hill, intensifikuan të ashtuquajturën “shuttle diplomacy” në kërkim të një zgjidhje për konfliktin midis forcave serbe të sigurisë dhe UÇK-së që po përshkallëzohej me shpejtësi.
Tani Petritsch vjen edhe në shqip me një libër tejet interesant “Ndërrimi i epokave- Rikthimi i luftës në shekullin autoritar-digjital”. Në këtë botë që po ndryshon me shpejtësi marramendëse, Wolfgang Petritsch analizon kthimin e luftës si mjet në shekullin autoritar-digjital.
Nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme, nga përplasjet gjeopolitile deri te luftërat e informacionit, autori shtron pyetjen thelbësore: a po hyjmë në një epokë të re ku teknologjia, propaganda dhe autokracia bashkohen për të riformësuar rednin botëror?
Me përvojën e tij të gjatë diplomatile dhe analizën e hollë politike, Petritsch na udhëheq përmes kontradiktave dhe autoritarizmit, progresit teknologjik dhe rrezikut të manipulimit total.
“Ndërrimi i epokave” është një libër i guximshëm, aktual dhe i domosdoshëm për ta kuptuar shekullin ku po jetojmë.