
Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ/
Administrata e Presidentit Donald Trump, këtë të premte ka publikuar dokumentin prej 33 faqesh mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes”, dokument që publikohet nga çdo administratë e re dhe udhëzon punën e shumë agjencive qeveritare. Që pas Luftës së Dytë Botërore, ky dokument është shprehja e qartë e dëshirës së Trump-it për të rikthyer SHBA-të në udhëheqje të rendit të ri botërorë nën moton “Amerika e para”. Nëpërmjet këtij dokumenti,Trump do të rikthejë epërsinë amerikane në Hemisferën Perëndimore, duke e vendour rajonin në krye të prioriteteve të politikës së jashtme të administrates Trump. Kjo duket qartë ku theksohet se; “Kjo rrjedhojë logjike e Doktrinës së Monrosë është një rikthim i arsyeshëm dhe i fuqishëm i fuqisë dhe prioriteteve amerikane, në përputhje me interesat e sigurisë së SHBA-së”.
Pyetja e pare që lind është, çfar ishte Doktrina e Monrosë?
Në fjalimin drejtuar Kongresit më 2 dhjetor 1823, Presidenti James Monroe artikuloi politikën e Shteteve të Bashkuara mbi rendin e ri politik botëror në Kontinëntin Amerikan dhe rolin e Evropës në Hemisferën Perëndimore. Kjo deklaratë, e njohur si Doktrina Monroe, nuk u mor seriozisht nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, por nga ana tjeter u kthye në një parim për politikën e jashtme të SHBA-së. Monroe dhe Sekretari i tij i Shtetit, John Adams, në themel të idealeve diplomatike amerikane kishin tre koncepte kryesore që u kthyen në doktrinë; Sfera të ndara ndikimi për Amerikën dhe Evropën, moskolonizimi dhe mosndërhyrja. Këto u hartuan me qëllim pasjen e një ndarje të qartë midis Botës së Re dhe autokracis Evropiane. Administrata e Monroe paralajmëroi fuqitë imperiale evropiane kundër ndërhyrjes në punët e shteteve të reja të pavarura të Amerikës Latine, të cilat Amerika i shikonte si territoreve të mundshme të saj. Aamerikanët dëshironin të rrisnin ndikimin dhe lidhjet tregtare të Shteteve të Bashkuara në të gjithë rajonin në jug të tyre, por që në përgjithësi kundërshtoheshin nga kolonitë evropiane. Politikat ekonomike veçanërisht të fuqive Evropiane Perëndimore në këto vënde, të cilat kërkonin të maksimizonin eksportet dhe të minimizonin importet për të grumbulluar pasuri kombëtare (si ar/argjend), për të forcuar shtetin e tyre, përbënin pengesën më të madhe për zgjerimin ekonomik. Në veçanti, amerikanët kishin frikë se Spanja dhe Franca mund të rivendosnin kolonializmin mbi popujt e Amerikës Latine që sapo kishin përmbysur sundimin evropian. Shenjat se Rusia po zgjeronte praninë e saj në jug nga Alaska drejt Territorit të Oregonit ishin gjithashtu shqetësuese.
Në vitin 1823, Ministri i Jashtëm Britanik George Canning u sugjeroi amerikanëve që të dy kombet të miratonin një deklaratë të përbashkët për të penguar çdo fuqi tjetër nga ndërhyrja në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Sekretari i Shtetit John Adams kundërshtoi me forcë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, duke argumentuar se një deklarata me natyrë dypalëshe mund të kufizonte zgjerimin e Shteteve të Bashkuara në të ardhmen. Ai gjithashtu argumentoi se britanikët nuk ishin të përkushtuar për të njohur republikat e Amerikës Latine. Po kjo dekleratë, megjithëse nuk u pranua nga Amerikanët, shumë shpejt u bë kështu një deklaratë e njëanshme nga Shtetet e Bashkuara. Siç deklaroi Monroe: “Kontinenti amerikan … që nga tani e tutje nuk duhet të konsiderohen si subjekte për kolonizim të ardhshëm nga asnjë fuqi evropiane”. Kështu Monroe kërkonte dy sfera të veçanta ndikimi, të ndara midis Amerikes dhe Evropes. Tokat e pavarura të Hemisferës Perëndimore do të ishin vetëm dominim i Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Si këmbim, Shtetet e Bashkuara u zotuan të mos përfshihen në çështjet politike të Evropës, siç ishte lufta e vazhdueshme greke për pavarësi nga Perandoria Osmane, dhe të mos ndërhynin në kolonitë ekzistuese evropiane që ndodheshin në Amerikë. Mbi këtë bazë, deri në fund të viteve 1800, fuqia ekonomike dhe ushtarake e SHBA-së i mundësoi asaj të zbatonte Doktrinën Monroe. Zgjerimin më të madh kjo doktrinë e arriti me Theodore Roosevelt, i cili përmbysi kuptimin origjinal të doktrinës për të justifikuar ndërhyrjet e njëanshme të SHBA-së në Amerikën Latine.
Çfar kërkon sot ky dokument? Bën thirrje për “rivendosjen e sovranitetit amerikan” mbi Amerikën Latine dhe bën të qartë një ridimensionim të pranisë ushtarake amerikane në botë, ku theksohet’ “….për të adresuar kërcënimet urgjente për kontinentin tonë dhe për t’u tërhequr nga teatrot, rëndësia e të cilave për sigurinë kombëtare amerikane është zvogëluar në vitet ose dekadat e fundit”. Po këshu “…epoka e imigracionit masiv duhet të marrë fund. Siguria kufitare është një element kyç i sigurisë kombëtare”, dhe vazhdon; “ne duhet ta mbrojmë vendin tonë nga pushtimet, jo vetëm nga imigracioni i pakontrolluar, por edhe nga kërcënimet ndërkufitare si terrorizmi, droga, spiunazhi dhe trafikimi i qenieve njerëzore”.
Kapitulli i Europes zë një vend të rëndësishem, ku thekson se Evropa po përballet me “krizë civilizuese” dhe se periudha e tolerancës ndaj dukurive që cenojnë identitetin dhe sigurinë e saj ka përfunduar dhe se ShBA po i kërkon aleatëve evropianë të rishikojnë qasjen e tyre dhe të mbrojnë identitetin, kulturën dhe sovranitetin e tyre nga emigracioni ekstrem që po e çon Evropën drejt shpërbërjes së plotë kulturore brenda 20 viteve.
Në pikat 1, 2 dhe 6 të kapitullit për Evropën qartazi theksohet; Të rivendosen kushtet e stabilitetit brenda Evropës dhe stabilitet strategjik me Rusinë;Të aftësohet Evropa të qëndrojë në këmbët e saj dhe të veprojë si një grup i bashkërenditur kombesh sovrane, duke përfshirë marrjen e përgjegjësisë kryesore për mbrojtjen e saj, pa u dominuar nga ndonjë fuqi kundërshtare; Të përfundojë perceptimi dhe të parandalohet realiteti i NATO-s si një aleancë në zgjerim të përhershëm. Kjo kërkesë mendoj se është legjitime, pasi SHBA-së po kerkojnë që, shtetet evropiane të bashkëpunojnë për ta mbrojtur sigurinë e Evropës. Problemet më të mëdha me të cilat përballet Evropa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Europian dhe organeve të tjera transnacionale që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik, politikat e migracionit që po transformojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikt, censurën dhe shtypjen e opozitës, një rënie të ndjeshme të lindjeve dhe një humbje të identitetit kombëtar dhe vetëbesimit. Në të njëjtën kohë, SHBA-të po kërkojnë që aleatët e NATO-s të marrin përsipër pjesën më të madhe të detyrimeve konvencionale të mbrojtjes së NATO-s. Mbështetja për Ukrainën dhe ajo çfar po kërkohet nga ShBA, është gjithashtu ajo çfar nuk u pëlqen Europianëve. Dokumenti thotë se është në interesin strategjik të SHBA-së të negociohet një zgjidhje e shpejtë në Ukrainë dhe të rivendoset “stabiliteti strategjik” me Rusinë.
Lidhur me Kinën, dokumenti përsërit thirrjet për një rajon “të hapur dhe të lirë” të Azi-Paqësorit, por i kushton më shumë rëndësi konkurrencës ekonomike. Në të njëjtën kohë, SHBA-të po i bëjnë thirrje Japonisë dhe Koresë së Jugut të bëjnë më shumë për të mbështetur mbrojtjen e Tajvanit nga Kina. “Ne duhet t’i inkurajojmë këto vende të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, me theks në aftësitë e nevojshme për të penguar kundërshtarët”, nga sulmi ndaj Tajvanit.
Përsa i përket vendit tonë, nisur nga një analizë e ftohtë, si dhe përvojës së shume vendeve ish komuniste tashmë anëtare të NATO-s e BE, kemi përcaktuar si prioritet integrimin në BE pas atij që tashmë jemi anëtarë të NATO-s me të drejta të plota. Në këto rrethana, koncepti i sigurisë kombëtare është i ndërvarur nga koncepti i sigurisë rajonale dhe globale, gjë që kufizon mjetet dhe mundësitë e garantimit të përhershëm të sigurisë duke u bazuar vetëm në parashikimet dhe vlerësimet tona. Pavarsisht dëshires së madhe që kemi, sidomos politikanët tanë, Shqipëria nuk është një lojtar i madh në politikën ndërkombëtare, e thën troç, një rol të tillë udhëheqës nuk ka mundësi ta luajë as në rajonin tonë. Janë shumë faktorë gjeografikë, demografik, politik, ekonomik dhe ushtarak që imponojnë pozitën shqiptare ndaj politikave globale dhe rajonale. Eshtë tjeter ta shikojmë këtë si një komb. Në këto rrethana, rezultatet e saj matet me mundësitë që ka për të luajtur në një hapësirë të imponuar dhe në konkurim të ashpër. Duhet ta pranojmë se këtë rol nuk e ka patur asnjëherë dhe e vetdijshme për këtë pozicion shqipëria zgjodhi hapjen me perëndimin, vlerat dhe strukturat e tij si rruga më e mirë për të aritur aspiratat kombëtare për mirëqënie, sigurie e stabilitet.
Kjo marrëdhënie e re hapjeje pa kufi të urave të shtetit dhe qelizave të shoqërisë ndaj instiutcioneve ndërkombëtare qofshin këto qeveri, OJQ, institucione të pavarura ose individë të ndryshëm, kanë rëndësinë e tyre dhe në një aspekt thelbësor ato janë të domosdoshme, madje jetike për vendin. Hapja me perëndimin dhe vlerat e tyre demokratike dhe më pas, integrimi në familjen e madhe europiane, ishin edhe aspiratat themelore të shqiptare. Por modeli shqiptar i “politikave të hapjes” pa kufi nuk rezultoi të sjellë efektin që pritej. Ne sot kemi një sistem sigurie të dobët dhe të mbështetur kryesisht nga aleancat, parimet dhe garancitë ndërkombëtare, të pafuqishëm plotësisht pë të prodhuar garanci për pronën dhe jetën e të gjithë qytetarëve, të paaftë për të parashikuar të ardhmen shqiptare në rajon jo më larg sesa 4-5 vitesh. Pra, parimet e strategjise se sigurise dhe instrumentet që veprojnë në funksion të tyre janë ende larg nivelit, efikasitetit dhe rolit të kërkuar qoftë në dokumentet e strategjise së Sigurimt Kombëtar, qoftë në Kushtetutën e Shqipërisë. Në këtë kah duhet të tërhiqet vëmendje, duke u bazuar edhe në strategjin e re amerikane. Lidershipi shiqipëtarë në të gjitha trojet shiqipëtare të mendojë dhe të punojë për këtë. Koha ka ardhur.