Shkruan: Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI/
Libri me vështrime eseistike “Ngjyrime universale” i Agron Sheles, është një vepër që besoj se do të mirëpritet në letërsinë shqipe, jo vetëm për përmbajtjen estetiko-letrare, por edhe për përzgjedhjen autoriale, kryesisht botime të 2014, që padyshim e shtojnë vlerën e kulturës shqiptare.
Pikënisje e veprës është ideja e një karavani letrar të emëruar “Korsi e hapur“, si një atribut prurjesh novatore të qindra poetësh, te të cilët shquhen përpjekjet për më shumë njohje, shkëmbim idesh, bashkëpunim kulturoro-letrar, gjithmonë brenda një koncepti shkëmbimesh letrare, si një lloj universaliteti mendimesh midish krijuesish.
Brenda një opusi të gjerë krijuesish e veprash studimore e poetike, gjejmë shtrirjen lëndore, ku pikasen lajtmotive individuale e kolektive, që përkapin vlera jetësore e kombëtare, duke pasur nismën nga idilat e thjeshta njerëzore, për të përvijuar më pas me zërin intelektual që i këndon lirisë së munguar, përmes të cilit ngrihet problematika shqiptare.
Mes sfidash të shumta që i imponon koha, ndiejmë zërin autentik të poetëve që ndërgjegjshëm u hapin shteg vlerave të artit. Edhe libri i Agron Sheles, ka këtë fizionomi autoriale, që mbështetet logjikshëm në prurjet e krijuesve, me larmi tematike e gjetje artistike, përherë me mjeshtërinë e individualitetit ndjesor e mjeshtërisë së stilit e stilistikës së përzgjedhur.
Libri eseistik “Ngjyrime universale” më tepër ka qasjen e sprovave eseistike, sigurisht të një përzgjedhjeje autoriale veprash, më të reja, botime të 2014, të cilat ndërlidhen herë për kah tematika e trajtimit e zhanrit letrar, herë për kah ideja dhe interpretimi analitiko-studimor. Autori, Agron Shele, natyrshëm, madje me një transparencë të theksuar e elaboron substraktin lëndor, duke e ruajtur frymën individuale të përkapjes dhe shtjellimit formësor e tematik. Si i tillë, libri ndërlidh vlera të admirueshme të krijuesve të përfshirë në vepër!
Krijuesit e përfshirë me poezinë a prozën e tyre, realisht përvijojnë një lloj ngjyrimi universal…, që do t’i mbijetonte stërngarkimit letrar në kohë. Pleksja përmbajtësore dhe përzgjedhja autoriale ndikojnë që vepra të deshoifrohet në një masë më të theksuar, megjithëse aludimi i saj mbetet në shërbesën e lexuesit të vëmendshëm.
Interpretimet letraro-poetike janë më detajore se ato prozaike, ku bie në sy një lirizëm i theksuar, me përvijime të shumta refleksesh vetjake, me ç’rast edhe involvohet vetë thellësia e shpirtit të autorit, me një lirizëm fluid, si perceptim i pavarur individual dhe si thellësi ndjesore, që megjithatë krijon një vepër sintetizimesh emocionale. Nuk përjashtohen as ndërhyrjet emotive të vetë autorit, si një botë e mbushur pasionesh të herëshme nga leximi i një letërsie evropiane e botërore, si përmbushje shpirtërore.
Përkapur në disa këndvështrime, vepra formësohet, si formë narrative, përshkrimore, krahasuese e kërkimore, andaj autori përmes një shtrirjeje tematike të gjerë, e përçon frymën e një studimi eseistik, në të cilin shpesh shpalos qëndrimin meditativo-filozofik…, ku ngulmon të deshifrojë edhe kuptimësinë e mesazhit të veprave të analizuara. Mbi këto pika referimi sajohet libri eseistik “Ngjyrime universale”, që në të vërtetë ofron ngjyrat emocionale të shumta të shkrimtarëve, si formë e zbërthimit konceptual, të një fryme më ndryshe.
Leximi i këtij libri, sigurisht sjell të tjera emocione për lexuesin e përzgjedhur, sikurse nganjëherë është vetë poezia, me figuracionin metaforik të saj, shpesh edhe në kontrast me lirikën dhe zhvillimet e saj dhe nga ana tjetër, mënyra se si është kompozuar dhe ndërtuar vepra në prozë. Vetë gërshetimi i komponenteve stilistike, në deshifrimin e gjendjes psikofizike dhe ato ndjesore, si përkapje ndryshe, autorin Agron Shele e përcakton si kërkues sfidash të reja! Vepra bart vlera të pranueshme, bashkë me gjuhën e krijimit, për kah vlerat letrare.Një shpalosje universale vlerash.
(KORSI E HAPUR -1)
Mendimi universal në letërsi dhe unifikimi i vlerave reale kanë mundësur sot, koncepte dhe ide nga më madhoret, kanë krijuar tendenca përafrimi në shumë kultura, kanë paracaktuar modalitete bashkëkohore dhe kanë krijuar mundësi të të mira bashkëpunimi dhe komunikimi.
Nën këtë nismë dhe me motivim të qartë u realizua projekti “Korsi e hapur“, si Antologji poetike, me autorë nga vendi dhe bota (rreth 170 autorë vendas dhe 84 autorë të huaj nga 22 vende të ndryshme), të cilët me prurjet e tyre letrare në 11 gjuhë të huaja, arritën të flisnin në gjuhën shqipe dhe të plotësonin një mozaik letrar nga më të larmishmit.
Botimi i kësaj antologjie nuk është i rastësishëm, por erdhi si rrjedhojë e komunikimit permanent të autorëve brenda dhe jashtë vendit, e shkëmbimit të përvojës, por dhe diskutimeve rreth tematikave letrare, duke shpalosur universalitetin e vlerave dhe shkëmbimit të diversitetit të mendimeve, sot.
Është interesant, por dhe mjaft premtues, lloji i ri i komunikimit midis autorëve të ndryshëm nëpërmjet internetit, të cilët punojnë në mënyrë të pavarur përbrenda rrymave të ndryshme letrare, shkëmbejnë eksperiencë dhe hulmutojnë prurjet dhe gjetjet e reja, debatojnë për anën kompozicionale dhe atë fabulore, konturojnë idetë dhe profeksionojnë stilet. Antologjia në fokus, vjen si pëmbledhje dhe përzgjedhje autorësh, të cilët me prurjet e tyre, përbrenda inspirimeve të thella përjetuese shprehin botën ideo – artistike, shprehin anën metafizike të kulturës që i përfaqëson dhe ashtu të endur konturimeve të rrymave letrare, sendërtojnë mozaikun e gjithë artit të shkruar.
Sa larg dhe sa afër qëndron letërsia me kohezionet e krijuara?
Pse e shtroj këtë pyetje, të nderuar kolegë?
Për shumë arsye, të cilat të shtyjnë drejt konturimit të një letërsie përherë e në evoluim, edhe pse shpesh ndikimet frenetizojnë ose mohojnë në periudha dhe kohë të caktuar, si:
Letërsi, që ishte e aplikueshme në vende që kanë pasur probleme censurimi (vendet ish-komuniste, apo vendet që kanë përjetuar diktatura të ndryshme);
Letërsi që duhet të ridimesionojë vetveten dhe të krijojë komunikim më të gjerë në hapësirë dhe kohë. (Komunikim që realizohet më së miri nëpërmjet antologjive të ndryshme ndërkombëtare);
Letërsi që duhet të përafrojë kultura dhe kombe (“Korsi e hapur”, përfshin autorë nga 22 vende të ndryshme);
Letërsi komunikuese dhe mundësuese për shkëmbime të ndërsjella vlerash.
Le të ndalemi në një moment tjetër, i cili shërben për të konfiguruar elementë kyç të një projekti të tillë, projekt që konsiston në paraqitje të përbashkëta dhe në eventualitete të ndryshme.
Ç´duhet të kuptojmë me elmentë që ndikojnë dukshëm në perfomancën e një vepre kaq të gjerë dhe në paraqitjen e saj grafike?
Është më se e kuptueshme që elementët bazë, që treguesit e nivelit artistik të jenë sa më cilësorë, duhet:
Niveli i përkthimit të jetë përbrenda standarteve (Rast konkret Shqipërim+ruajtje ompozicioni+ruajtje mesazhi), perfomancë që u mbështet fort nga Kongresi Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës, Salaminë-Greqi (2008), në lidhje me vështirësitë në fushën e përkthimeve;
Harmonizimi i prurjeve dhe gjetjeve letrare të autorëve vendas me ata të huaj;
Rikonceptimi i artit me autoritetin krijues.
Jo pa qëllim, përbrenda veprës letrare, ndeshesh me emra të tillë, si: Teresinka Perriera – kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës IWA (USA), Domeniko Defeliçe dhe Flavia Lepre (Itali), Adolf Shvjedçikov (Rusi), Kristina Santos Akeza (Brazil), Dr. Ashok (Indi), Hju Çi Çeng (Kinë), Benard Xhekson (Angli), Armando Roje Leon (Marok), Goro Ihara (Japoni), Çan Sirisuit (Tajlandë),për të ardhur tek poetët e tjerë grekë: Dimtris Kraniotis – kryetar i Lidhjes së Poetëve të Globit (WPS), Dinos Kubatis (President of Kafe Ideon),Panajota Zaloni (Revista “Keleno”), Nadia Çela Pop, Corina Papui, Dorin Popa (Rumani), autorët: Tozan Alkan e Attila Elustun (Turqi) Gunsel Diemal e Nese Yasin (Qipro,Turqi) autorët kosovarë: Kadrush Radogoshi, Rushit Ramabaja, Hasije Selishta -Kryeziu, Muharrem Gashi, etj.
Ky konglomerat autorësh, të cilët nuk njohin as shtet dhe as komb, por përfaqësojnë universalitetin e vlerave njerëzore, përbën rast të papërsëritshëm për kulturën tonë letrare, rihap dritare të tjera komunikimi, shpreh të tjera percepetime dhe risjell prespektiva të reja në lançimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Poezia në vetvete, si përzgjedhje fjale, si magji krijimi, si flirt dhe ndjesi e përtejshpirtit, si muzë që prek me gjuhë horizontesh është elitare, është substrakt i elokuimit më të lartë, është dhe mbetet fryma më e shenjtëruar e shprehjes metaforike dhe si e tillë, ajo vjen si afresk i bukur, të cilën sa herë që e shikon, po aq herë të duhet edhe ta deshifrosh.
Së fundi mendoj se, “Korsi e hapur“ është pikënisje e atributeve dhe prurjeve të qindra poetëve, është përpjekje për më shumë njohje, është bashkërendim i një frymimi sa më të gjerë kulturor, të cilët përbrenda koncepteve dhe mendimit të tyre kanë nisur dukshëm dhe bindshëm shkëmbimin universal të mendimit letrar, sot.
Shënim: Shkëputur nga kumtesa me tematikë “Teknikat e përkthimit në Poezinë bashkëkohore”, mbajtur në Kongresin Ndërkombëtar Letrar në Salaminë/Athinë – 2007.
Rreth mrekullisë së poezisë Eseniane/
(Sergei Esenin)/
Të referosh, rreth mrekullisë poetike të Sergei Eseninit, është njëlloj sikur të hapësh faqet e një libri pambarim, ku kuptimi i analizës së vërtetë të botës së tij, as fillon dhe as mbaron kurrë. Le ta quaj guxim, këtë mendim që dua ta shpreh, për konceptin dhe frymën që ky autor i madh futi në poezinë e re dhe moderne, për ndërthurjen që i bëri poezisë ruse me atë të motiveve orientale, ku padyshim, natyra dhe vrulli rinor do të sillnin perlat më të bukura, që do të lexoheshin me një frymë, në mbarë botën.
I paragjykuar për mënyrën e jetesës, për mbrëmjet e kaluara nëpër pijetore, për çapkënllëqet dhe natyrën prej sharlatani, do të endej rrugëve të botës, por me misionin e madh, atë të shpirtit dhe ndërgjegjes së lirë, mision që e ringriti dhe e ktheu në model të forcës shprehëse, të një bote ku mundësia për të arritur dhe për të ndryshuar qëndron vetëm tek vullneti dhe besimi që duhet të karakterizojë ç´do individ. Në këtë kontekst, bota e gjerë si vetë stepat ruse, do të përfshijë mendimin më substraktiv, nga modeli i pemës – jetë, mështeknës së bardhë, gjer tek muza e mbrëmjeve të veriut e cila, shpreh dashurinë dhe mallin pa kufi për nënën dhe me penën magji, i këndon dashurisë njerëzore, qan për atdheun në mërgim dhe krenohet për madhështinë e vendit të tij.
Kur lexon pozinë eseniane, të duket sikur këndon, pasi ëmbëlsia e fjalëve dhe muzikaliteti i tyre, përzgjedhja dhe forca artistike, të çojnë në një tjetër botë, përtej reales. Gjithçka e shprehur prej tij, në minaturë të jep përshtypjen sikur ka qënë pjesë e mendimt dhe botëkuptimit të tij, por thellë-thellë, nëpërmjet ravijëzimit të ideve, nënkuptohet lehtë, se autori i madh ka kërkuar të shfaqë hapur anën esenciale dhe për këtë motiv ai u shkri një me huliganët, me pijanecët, me njerëzit e të gjitha kategorive, nga ku do të perifrazonte mentalitetin dhe ndërgjegjen e kohës, në të cilën jetonte.
“Ç´të pyesin e kush në këtë botë,
nuk ndihet shtegëtar, që ikën e vjen“
Që fillet e njohjes me poezinë e këtij autori, ndeshemi me konceptin për jetën, me mundësinë që i jepet njeriut për të jetuar, me plagën dhe dhimbjen për atë ç´shkon dhe për atë ç´farë ka humbur. Filozofia e këtyre vargjeve të shkruara në emigrim, në një farë mase, e shpreh pesimizmin, lodhjen dhe braktisjen që e ndien ç´do çast, për të vazhduar më pas në po këtë poezi, me nostalgjinë e kohëve të shkuara, plot dritë e jetë, atje në viset e tij, pranë njerëzve të thjeshtë dhe të dashur, në atë botë që e bënte vërtet të ndihej krenar. Mendja depërton tek era e dëborës, te lugina plot lule, shkrepëtima e yjeve të veriut, kënga e laureshës e hingëllima e kalit, e cila e ndjek që nga fëmijëria dhe e mban të lidhur fort me vendlindjen. Poezia “Letër nënës”, është tjetër simbiozë drithëruse, tjetër mall dhe dashuri për atë që lind jetë: “Gjallë je, nënoke? Edhe unë/Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!/Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume/Izbën tënde që me mall më pret“.
Shqetësim i përhershëm, malli, ndjenja të papërsëritshme, përvijim i ç´do mendimi, respekt dhe përulje para figurës së saj. Shalli i vjetër, ecja e vetmuar në rrugë, me të vetmin merak që kanë nënat në botë nuk është shkruar me bojë, por me lot, pasi aty përmblidhet foshnjëria e veprimit të fëmijës, ndjenja e fajit për çapkënllëqet dhe gjërat e pakëndshme që mund të kenë shkuar në veshin e saj, por e rëndësishme këtu është se, kemi monologun që e përjetëson ndjenjën ekzistenciale dhe e ngre në kult. Jo pa qëllim, ç´do ambient vishet me dritë dhe jetë, duke filluar nga figura qendrore e nënës, shtëpia, kopshti i bardhë…, gjithçka nisi jetë aty dhe po aty don prehjen e fundit.
Atdheu, merr tjetër kuptim në mentalitetin dhe ndërgjegjien e tij, ai është pa fund dhe pa anë, krijon hapësira për të gjithë dhe të gjithë duhet të punojnë për lulëzimin dhe begatimin e tij. Ai e do atdheun njësoj, edhe kur ndihet i braktisur prej tij, edhe kur kaloi ditët më të bukura, edhe kur ka humbur mes kohëve më të vështira, edhe kur falte gëzim dhe shkëlqim. Shprehje të tilla: ”A jam në atdhe a tjetër kund/por sot s´u dashka arti im as unë”, marrin përgjigje në një kuptim figurativ ”Paçka se kënga ime nuk duhet sot/Unë këndova atëherë kur t´i ishe sëmurë”. Shpirti dhe misioni i një poeti, nuk mund të bëjë llogari të tilla, të cilat do gjykojnë mbi raportin individ – shtet, por me përgjegjësinë qytetare dhe me moralin oponent, në lidhje me veset dhe të këqijat e shoqërisë, në kohezion të plotë dhe i vetëm po të jetë nevoja, lufton që mirësia dhe drejtësia hyjnore të triumfojnë.
Poezia e Eseninit do të shfaqet në të tjera përmasa dhe do të marrë fizionominë e saj të plotë, kur në thelb dhe në përmbajtje, ajo do të trajtojë motivin e dashurisë. Si ç´do poet, veshur me patetizmin shpirtëror, këtë zjarrmi të pafund që shkon gjer në harbim, do të rrezatojë tablonë e gjallë të ndjenjës më të hollë, dedikuar delirit të bukurisë dhe delikatesës femërore. “Shagane, shpirti im, Shagane!”
Në këtë poezi me motive persiane fjalët janë radhitur si notat muzikore, leximi i tyre ngjason me një simfoni ”Bethoviane”, ku sinkroni i përgjithshëm nuk tingëllon në vesh, por drithëron zemrën, trondit tërë qënien, përçon emocione të papërsëritshme, duke mistizuar ndjenjat njerëzore. Fuqia dhe bota shprehëse e autorit paraqet tablonë e ngjyrave të jetës, lidh natyrën e bukur plot lule me ëmbëlsinë e dashurisë së vërtetë, detajon bukurinë e trupit dhe të shpirtit: “Puthëm e dashur puthëm/Gjer në dhimbje gjer në varr”. Këtu ndjenjat e autorit sigmatizojnë botën e një dashurie të zjarrtë, të një dashurie që shkon përtej lumturisë, dashuri që kapërcen ç´do limit, e që nuk shkruhet me fjalë, por në trajtë llave djeg dhe përvëlon ç´do shpirt.
Të gjendur përballë një stili të tillë, një mënyre të veçantë, një lirike sa dinamike aq dhe të pasur, një rrjedhshmërie që të bën padyshim pjesë të saj, kupton përsojen dhe madhështinë e poezisë, këtij substrakti shpirtëror, që shumë njerëz mendojnë se mjafton të rimosh dhe ç´do gjë funksionon, dhe harrojnë atë ç´ka është më e rëndësishme, shkrirjen e shpirtit dhe pasionit një me botën profetike që kërkon të shpalosësh. Gjenialiteti i këtij poeti arrin të përthejë konceptet e kohës, ta bëjë poezinë më kumbuse, më jetësore, duke e kthyer në një mesazh përjetus tek të gjithë lexuesit. Autori shpreh qartë dobësinë njerëzore, ai edhe për një zë zogu që nuk e dëgjon më, shqetësohet, shkruan me zemër në dorë, me gjakun e ndjenjave të tij nënëshkruan jetën njerëzore, harrohet pas natyrës së llojit të tij dhe humbet në pyllin pa fund të botës së madhe.
Esenini, pa dyshim, mbetet në plejadën e autorëve, që fjalën e kthyen në art dhe artin e ngritën në piedestal, për t´i treguar botës, se universi poetik magjeps, prek me frymë të shenjtëruar muzash dhe rrezaton shkrepëtimat më mbresëlënëse të kostelacioneve më të larta të shpirtit.
Interpretime mbi poezinë e Lame Kodrës
Vëllimi poetik “Vjersha” – Lame Kodra (Sejfulla Malëshova)
Për lexuesin shqiptar, veçmas për admiruesit e poezisë së Lame Kodrës (pseudonimi i Sejfulla Malëshovës), sot qarkullon me sukses vëllimi poetik “Vjersha”, si faksimile e botimit të dytë, me të njëjtin titull (1946), falë interesimit të drejtëpërdrejtë të botuesit Mehmet Gëzhilli dhe ndihmës së çmuar të bashkëpunëtorëve Medi Koxhai dhe Melsed Doracaj.
Ky vëllim poetik, i shoqëruar dhe me dy vëllime të tjera (përkthime+publicistikë) nga shtëpia botuese “Argeta LMG”, përbën evenimentin më të madh letrar për botën e sotme të letrave shqipe, si dhe hedh dritë për njohjen e këtij personaliteti dhe poligloti,i cili u end mes dy jetëve.
Njëra pjesë e jetës është e mbushur me shkëlqim e dritë, ku mirënjohja dhe vlerësimi i personalitetve të tillë si Faik Konica dhe Theofan Stilian Noli do të rimedisiononin konceptin modern për një Shqipëri të nesërme, një Shqipëri Evropiane dhe një Shqipëri të ndrituar dhe bekuar nga e drejta, prosperiteti demokratik dhe properëndimor.
Ana tjetër e medaljes, do tregonte heshtjen dhe reminishencat e totalitarizimit të diktaturës komuniste, ku ky personalitet do të denigrohej me qëllim të caktuar politik, përkthimet e tij do botoheshin pa emër (megjithëse lexuesi mbarë shqiptar e kuptonte dhe e njihte shumë mirë penën dhe stilin e tij brilant), do të jetonte dhe punonte në kushte nga më të tmerrshmet, për të vdekur më pas në mjerim të plotë, (i përcjellur për në banesën e fundit nga e motra Zenepe Çafka dhe dy varrmihës).
Botimi i tre vëllimeve, rreth jetës dhe veprës së tij, plotësisht e konfirmon gjenialitetin dhe popullaritetin e padiskutueshëm të figurës së tij madhore, gjithashtu riformaton vizionin dhe vitalitetin në koshiencë të plotë.
Refleksioni dhe përshtypja e ç´do lexuesi të shpie te vëllimi i parë poetik “Vjersha”. Të perifrazosh e të komentosh vjershat e Lame Kodrës, është njëlloj si të duash të belbëzosh e të thuash keq ato që janë thënë me akcent bilbili (shprehet Dr. Ymer Dëshnica). Jo pa qëllim shprehet Dr. Dëshnica në këtë mënyrë, pasi vjershat e Lame Kodrës dëgjohen, ndjehen, këndohen, këto xhevahire të rralla reflektojnë shkëlqim dhe tejçueshmëri…, shprehin qartë dinamizmin e ideuesit dhe projektuesit të këtij stili sa kuptimplotë aq dhe domethënës.
Koha dhe rrethanat, e kthyen në poet rebel, i cili herë-herë ngrihet mbi heshtjen dhe tallazet që pëfshijnë atdheun dhe fshikullon retë e zeza që duan të pushtojnë kristalin e shpirtit të një kombi të tërë, herë-herë ulet këmbëkryq për të ndarë esnafërinë dhe mençurinë e shqiptarit. Sigurisht që në mbarë poezinë e tij pasqyrohet mendimi dhe pikëpamja që kishte për zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, mendim që konsistonte në luftën pa kompromis ndaj pragmatizmit dhe ndërgjegjeve të sëmura, të cilët duke shfrytëzuar mentalitetin e bajraktarizmit, që jo rrallë shoqëronte shoqërinë tonë, po gangrenizonin dhe rrënonin ç´do ditë tokën e shenjtë, tokën arbërore. Duke u mbështetur mbi këtë realitet, poeti, përkthyesi dhe publicisti Lame Kodra, ngrihet mbi sakrificën dhe sublimon pa reshtur.
Shqetësimi i poetit shkel nëpër netët e errëta që mbartin trupin e sakatosur të atdheut të dashur, prandaj me shpresën dhe besimin e patundur kërkon realizimin e ëndrrës së ligjshme të një Shqipërie etnike, të lirë dhe demokratike. Këndvështrimi orgjinal dhe njohja e mirë e botës së trazuar të shqiptarit i jep të gjitha atributet për të modeluar dhe projektuar modelimin e tij të ri poetik, një modelim i thjeshtë dhe i asimilueshëm prej të gjithëve, një modelim që do ndikonte dukshëm në transformim të plotë të ndërgjegjies kombëtare.
Botëkuptimi i gjerë, krijimi hapësirave dhe prespektivave të reja, patjetër do të mund të jepnin efektin e duhur pozitiv, efekt që percepetohet dhe përjetohet thellë nga mbarë lexuesit edhe sot. Jeta dhe vepra e tij poetike janë si një det i thellë dhe i pa anë, ajo s´mund të matet, por vetëm të vlerësohet. Vjershat e poetit i përshkon ideja thelbësore si bashkim, vëllazërim dhe drejtësi për të gjithë, ndershmëri, besnikëri dhe përkushtim ndaj atdheut, punë, gëzim dhe dashuri njerëzore. Fjalët e tij janë profetike, godasin hermetizmin e kryneçësisë së kohës dhe ngjallin shpresë. Larmia strofike dhe ajo monokolonë, lloji rimave, ndërtimi vargjeve, kadenca, ritmi dhe muzikaliteti e bëjnë poezine e Lame Kodrës sa interesante aq dhe të veçantë.
Rezonanca e gjerë që përshkruan vjershat e ngre autorin në nivelin më të lartë, si dhe e cilëson atë për nga stili dhe largpamësia. Poeti, diku shfaqet i dhembshuruar, diku tjetër i rebeluar, me këtë lloj tedence ai sigmatizon dhe mrekullon, shpreh revoltë dhe triumfon. Si poezi sugjestionuese, kjo lloj poezie do të mësohej dhe këndohej fshehurazi, duke vrarë heshtjen mizore dhe torturuese të imponuar nga diktati dhe duke çjerrur pareshtur fytyrën e vërtetë të totalitarizimit në art, kulturë dhe në ç´do fushë tjetër të jetës.
Poezia, sa herë që lexohet aq më shumë lartësohet, kapërcen kufijtë kohorë dhe kumbon madhështinë e poetit Lame Kodra. Ai meditoi me mendje gjeniale, shkroi me dorë poeti dhe jetoi për të shkuarën dhe të sotmen tonë. Jo më kot poeti: “Qëndroi mes shkrepit të heshtur/Dhe heshtjen goditi mes të përjetshmes tretur/Kudo shikonte perëndimin e plakur/Dhe kudo i shfaqej agimi ringjallur”.
Universaliteti i lirizmit Lasgushian
(Llazar Gusho/Lasgush Poradeci)
Poezia e Lasgush Poradecit (Llazar Sotir Gusho), është pa dyshim ndër poezitë më magjepëse, më mbresëlënëse e frymëzuese, e cila për nga stili, gjetjet artistike, forma poetike, muzikaliteti, ndërtimi harmonik i vargjeve, metrikës së ndjekur, dhe metaforave të përdorura me aq mjeshtëri dhe në mënyrë të pakrahasueshme e identifikon këtë personalitet dhe korife të letërsisë tonë kombëtare, si lirikun më të madh dhe mbret të muzës shqipe.
Arsimimi i L. Poradecit, në shkollat tradicionale të kohës (Rumani, Greqi, Austri), kontakti me kulturat dhe frymën progresive, njohja me autoritet e letërsisë botërore, kryesisht lirikë, si ajo e Pushkinit, Hajnes, Gëtes, Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Shellit, Bërnsit, Emineskut, etj., lanë gjurmë të thella në ndërgjegjen, formimin dhe autentitetin e tij krijues. Figurat kombëtare, si: Asdreni, Noli, Çabej etj., te Lasgushi, shihnin personalitetin e ardhshëm, prandaj me shumë interes e vëmendje ata ndoqën e përkrahën artin dhe inteligjencën e tij, por për fat të keq kjo inteligjencë do përballej shumë shpejt me atavizmat që prodhoi regjimi totalitar, i cili sundoi vendin për gati gjysmë shekulli.
I endur përbrenda mistizmit të tij, gati në eremi të plotë, as i gjallë dhe as i vdekur, lënë qëllimisht në heshtje, ditëve dhe netëve të zbrazëtisë kohë, humbur në udhëkryqe meditimesh, por ngritur në madhështinë krijuese, ai jetoi deri ne frymën e fundit si poet i dashurisë dhe lirisë, teksa shkruan: “Mi zall të pyllit vjeshtarak/Dremit liqeri pa kufi,/Ai ndaj fundesh u përflak/Posi me zjarr e me flori”.
Vargje thellësisht të ndjera, që të kthejnë e rikthejnë, për t’u mrekulluar nga simbioza vjeshtë (mall), liqen (kthjelltësi), përflakje (perëndim) dhe zjarr (dashuri). Konvonime dhe artikulime të tilla janë strukturuar në mënyrë klasike, me vargje 8 – rrokëshe dhe metrikë të puthitur, por përbrenda kësaj hapësire standarte poeti gjen forcën spirituale dhe shpërthen: “Se s’dashuronja-as un’ as ti,/Po dashuronte dashurija”. Vargje tipike Lasgushiane, vargje që depërtojnë me tjetër timbër dhe ëmbëlsi në koshiencën tonë, vargje që çmendin të pashtershmen ndjenjë dhe nga thellësia e përtej shpirtit kulmojnë me të tilla gjetje profarme.
Lirizmi, si mishërim i shpirtit fluid, si frymëzim që kapërcen kufijtë mistikë të liqenit vagëllim, si refleksion i sintetizimit të valës fshehtësi, si abstraksionon i subkoshiencës kreative të vetë autorit, shpalos më së miri atë botë pasionante që tejçon në thirrma dhe pasthirrma të një akuartiteti të tërë romantik.
Tërë aurora poetike, ka për lajmotiv dashurinë dhe përbrenda kësaj, trajtohet ndjeshmëria poetike me të gjitha grafikat: figurën, ritmin, rimën, sigurisht dhe ngjyrimin stilistik. Është thelbësore që për një analizë të mirëfilltë të veprës lirike të Lasgushit, përqëndrimi estetik të bazohet në një sërë komponentesh, si: (ana kompozicionale, harmonizimi i elementeve jetesorë + elementë natyrorë, përzgjedhje stilistikore dhe simbolika e përdorur).
Dashuri! Heu! Mall i ri!
Dashuri! këng’ e durimit!
Ti liri! Ti robëri!
Ti valim i shkrepëtimit!
Percepetimi poetik referohet dhe mbetet aty te dashuria, tek ajo ndjenjë që rikthen të tjera emocione, ai mall që fshihet thellësive të shpirtit, e shpërthen si një klithmë përvëlonjëse dhe shkrepëtinë mbi zemrat njerëzore, e në pamundësi rezistuese shpesh ata i bën të përvuajtur. Shumë poetë e kanë hyjnizuar këtë ndjenjë, sa të brishtë, po kaq dhe të pafajshme, shumë të tjerë i kanë kënduar me shpirt dhe me zjarr, të tjerë poetë kanë observuar me ditirambët e martirizuar përbrenda ndjenjës së tyre, ndërsa Lasgushi me orgjinalitetin e shprehjes, sinkronizon romantizmin me klasiken, traditën me modernen, bukurinë vrastare me ëmbëlsinë e vargut: “Po çdo ëndërr që më shfaqet prej skëterrës së pafund/çdo mendim i llaftaruar që më dhemb e më përtund,Duke rënë prej së lartash posi pikë zemërate/T’i përshkohet për-së-thelli bukuris’ së qenies sate”.
Boshti lirik, që fjalë pas fjale, varg pas vargu, poezi pas poezie, ngrihet përherë e më emocionalisht, përherë e më artistikisht, ashtu mahnitës, me fuqinë e mendimit lirik, pse jo dhe filozofik, të së përditshmes jetë dhe vetë qënësisë së saj. Lançimi i elementeve të inkoshiencës, ëndërrat dhe pasioni, nganjëherë edhe shkallinat llaftari, percepetuar dhe ngritur në artmagji, të përshkruara për së thelli, tej zemrës e dhembjes, tej bukurisë vrastare që rrëzëllen kurmin e feminilitetit femëror, përbëjnë dhe esencialen lirikë të vetë poetit: “Po çdo ëndërr që më shfaqet–prej skëterrës së pafund
çdo mendim i llaftaruar — që më dhemb e më përtund”. Antitezat e përdorura, tregojnë jo vetëm finesë dhe stil, por edhe gjetje letrare, e cila shpreh më së miri forcën dhe bukurinë e vargut, muzikalitetin dhe nivelin e lartë artistik.
Në kontekstin e përgjithshëm, nisur nga metodat krahasuese të mbarë poezisë së tij, këto vargje, në dukje, flasin për shije letrare të njëjta, por po të depërtosh më me mprehtësi, sigurisht që do ndeshesh me këndvështrimin tjeter, sepse vargje të tilla kanë botë, ngjyra, hapësirë dhe kohë, kanë thjeshtësinë dhe lehtësinë e gjuhës së përdorur. Gjithashtu, dhe thellësinë e mendimit që sintetizon pa reshtur forcën shpirtërore me terminologjinë fjalë, botën emocionale me shtjellimin e idesë .
Sot, përballë hapësirave letrare, e cila ndryshon dhe evolon çdo ditë, universaliteti i mendimit Lasgushian, në Letërsinë shqipe, bëhet përherë e më evident, përherë e më profarm dhe ashtu, si kthjelltësia e liqenit që e deshi aq shumë, si bukuria e vashës që ngrihej përmbi “Kumtër”, ëndrrat e humbura netëve yje shumë, si loti i dhimbjes për tokën e përvuajtur e shpirti trazuar nga prekja e lirisë, poeti vargëzon me madhështi artistike.
Arti si frymë angazhuse dhe filozofisë mendim
(Dr. Teresinka Pereira)
Dr. Tersinka Pereira është e lindur në Brazil.
Është presidente e Lidhjes së Shkrimatërëve të Botës (IWA) me qendër në Ohaio (Usa);
Anëtare e Unionit Amerikan të Lirive Civile;
Anëtare e Këshillit të Humanizmit jofetar;
Anëtare e Shoqatës së Bashkësisë së Kombeve, SHBA dhe e Këshillit të Biznesit të Kombeve të Bashkuara;
Përfaqësuese dhe Ambasadore e Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve (IWA) në UNESCO.
Figura e Teresinka Pereierës lidhet me personalitetin e një intelektualeje të përmasave botërore, e cila me zërin e saj ka ndikuar drejtpërdrejt në zgjidhjen dhe përmirësimin e shumë çështjeve globale, ndërsa me artin e saj ka ndikuar në modernizimin dhe përparimin e artit.
Trajtesat letrare të saj, më së shumti vijnë si shqetësime dhe si mesazhe për problematikën e sotme, si formë ndërgjegjësimi për të drejtat njerëzore dhe principet e lirisë, vijnë si pasthirrmë e rebelimit ndaj fenomeneve negative, si univers i përpjekjes për prosperitet dhe shoqëri më civiluese, si besim për një të ardhme më progresive, më të drejtë dhe më humane, si dhe dedikim për vetë jetën dhe qënësinë njeri.
Duhet theksuar që në fillim se idetë sociale, realiteti përjetues, si dhe portretizimet e figurave botërore që kanë luajtur rol themeltar në ndryshimin dhe zhvillimet e rendeve shoqërore, janë baza e referimit të gjithë krijimtarisë së saj, krijimtari që me thjeshtësinë e fjalës, por madhështinë e mendimit, prek me frymë dhe lë gjurmë të thella tek mbarë lexuesi ndërkombëtar. Teresinka, si personalitet ka fuqinë shprehëse dhe kulmimet filozofike, me natyrën e një autoreje që është përherë në kërkime risish dhe sugjestionuese e artit plot ritëm, që di të sjellë dhe trajtojë elemente intriguese, si ngjarje dhe antagonizma.
Poezia “Duke përkujtuar 11 Shtatorin, 2001” vjen si indetifikim i ngjarjes që tronditi botën dhe cënimit që ju bë simbolit të demokracisë botërore (USA) nga forcat e errëta të terrorizmit, por vjen dhe si kurajo për të përballuar këtë akt tragjik të pashembullt, në zemër të New York, dhe në parantezë të sublimitetit – pafajësi, poetja sjell të tjera mesazhe nga ato të zakonshmet, duke bërë thirrje kundër përdorimit të forës së gabuar, pa hakmarrje: “Që nga ajo ditë…/Simboli i trimërisë/që sundon shpirtërat tanë/nuk është urrejtja/as hakmarrja”, por në solidarizimin universal për mbrojtje të qytetërimit nëpërmjet mekanizmave të shpresës dhe reflektimit ndaj shkaqeve dhe nxitjeve të tilla që prodhojnë urrejtje globale “Do të afrojë një ditë dhe, ne/do t’u urojmë/plot dashuri njerëzore/mirëseardhjen për herë të parë/atyre!/Disidentëve/të politikave tona të forcës”.
Hapësirë të rëndësishme në artin e saj, zë edhe simbolizimi i korifejve dhe personaliteteve botërore (MANDELA VDIQ… RROFTË MANDELA! ) dhe kjo, jo pa qëllim, por për t’i sjellë si shëmbëlltyra të sakrificës dhe për t’i bërë modele të aspiratave të lirisë njerëzore.
“Me Nelson Mandelën
paqja ka qenë një flakë,
një zjarr që s’ di të shuhet
që do të vazhdojë të digjet
për të drejtat themelore. “
Figura e Mandelës, simbol rezistence dhe triumfi mbi apartheidin është sa koherente po kaq dhe imediate, pasi dallimet raciale dhe diskriminimi shfaqin reminishenca edhe në vendet më të zhvilluara, prandaj nën këtë lajmotiv dhe qëllim të përkryer, autorja sjell simbolikën e tij, si qendër referuse të së sotmes dhe të së nesërmes, i cili figurativisht (si flaka e zjarrit) do digjet dhe do ndriçojë përjetësisht.
Se sa është e angazhuar ndaj fenomenit negativ dhe me sa këmbëngulje e kërkon vendosjen e dinjitetit njerëzor nëpërmjet instancave më të larta ndërkombëtare e shpreh poezia: “Poemë e vështirë”, kushtuar 200 vajzave nigeriane, të rrëmbyera nga terroristët për t’u shitur si skllave seksi.
“Goodluck Jonathan!
Presidenti i Nigerisë dhe Kreu i Forcave të Armatosura, në ceremoninë e marrjes së detyrës u shpreh: “Unë do t’ia përkushtoj vetveten shërbimit dhe mirëqënies së popullit të Nigerisë. Megjithatë, në stinën e luleve të 2014-ës, një komandë e armatosur rrëmbeu 200 vajza nga bankat e një shkolle, që t’i shesë ato si skllave të seksit”.
Vargjet e mësipërme janë sa alarmante për vajzat e rrëmbyera, po kaq dhe ironizuese për garancën e drejtësisë dhe mbrojtësit të popullit të tij (Presidenti i Nigerisë), janë sa shqetësues për pasigurinë dhe realietetin e këtij vendi afrikan, po kaq dhe denoncues përpara opinionit publik, janë kaq thirrmues për qytetaren e botës, Teresinkën, po kaq vrastarë dhe mizorë për mendësinë e ngushtë dhe mjerane të udhëheqësit të një populli.
Në fund, kjo poezi, mbyllet me mesazhin e qartë, që nuk do koment:
Operacioni i Shpëtimit! Le ta bëjmë në mënyrën e drejtë:
Ne duhet t’i shkruajmë letra proteste Komisioneres së Lartë të OKB, për të Drejtat e Njeriut Znj. Margarida Pressburger, në Kombet e Bashkuara: Rruga 42 dhe Avenue 1 / Nju Jork / SHBA.
“Është një rast i ndërgjegjësimit humanitar”.
Kurbatura e ideve të kësaj autoreje të shpie përherë pranë problematikës jetë, drejt zërit koshient dhe kritik për pragmatizmin kohë, tek ngjarja (jo si përshkrim narrativ), por si efektivitet dhe stimulantë për të luftuar dukuritë e tilla. Kjo të shpie drejt hapësirave të pafundme të lirisë dhe refleksionit për ta mbrujtur atë në ç’do cep të planetit, si dhe kah përsosmëria e mendimit, si nocion dhe qëllim i lartësimit të shpirtit.
Tep poezia “Nëna” ka një fuqi shprehëse dhe kuptimësi që kapërcen shtrirjen kohore dhe hapësirore, ka një ekzaltim përbrenda vetë ndjenjës dhe botës që e rrethon atë, ka figurshmërinë dhe stilistikën që e ringre përtej kostelacionit yje dhe ashtu profetike sikurse është, e hyjnizuar dhe burim i pashtershëm i jetës, ajo përndrin kaltërsinë qiellore.
“Një nëne nuk i vjen keq për veten.
Koha e saj është e pafundme
dhe çdo ëndërr e çastit
është një copëz qiell”.
Tek poezia “Zërat” shpaloset konfiguracioni filozofik, si dualizëm i konceptualitetit që përkon me zërin si ndërgjegje, arsye (Këto zëra na gjejnë/pa qenë në pritje./Ata janë jehona/të kujtesës,/gjak i mendimeve) dhe zërit tjetër të shpirtit si frymë, si ndjenjë dhe formë e lartë spiritualizmi (mund të lartësohemi drejt qiejve/në një frymëmarrje frymëzimi).
Idetë kontraverse, në vargjet e mëposhtme, shtyrë edhe më në subkoshiencë dhe nga përtej memoria, lind lufta e të kundërtave, si pikëpamje por dhe si kompleks, dypolaritet mes dritësisë dhe errësirës (çmendi), si formë gjykimi (apriori) ose disekulibri.
“Ne jemi dypolar
dhe dëshirojmë dritë,
kur errësira e botës
na mundon drejt çmendurisë.
Me kohën mësojmë
si të mposhtim arsyen
dhe të fitojmë luftën!”
Sigurisht që, vargu përmbyllës ka për rezonancë arsyen e gabuar, si formë e shkëputur nga idilet etike dhe kodet e unifikuara njerëzore, i cili duhet mposhtur për të fituar betejen, këtë luftë të rreptë brenda vetes (model frojdian), mes (unit) dhe (egos), i cili derivon, por dhe agravon dhe vetëm me memendësi pozitive, refleksion të fortë dhe forcë karakteri arrihet që të shmangen këto mjegulla të fshehta dhe shpirti i njeriut të çlirohet dhe të rivendosë paqen dhe ekuilibrin, mes veten si fillim, e më pas me ambientin perjetues. Aspekti filozofik është i lidhur ngushtë edhe me aspektin psikologjik dhe kjo tërësi e vështirë si ide, kjo ndërthurje që prek me shqisa gati iluzionarë e bën kuptimin e përgjithëshëm polivalent të formave, përqasjes dhe pecepetimit të botës përafruese.
Arti i Teresinkës është unik, për mesazhin dhe idenë që kërkon të përçojë tek lexuesi, është sensibilizues dhe në koherencë me frymën dhe progresivitetin e gjithë zhvillimeve, është universal për frymën dhe qëllimin që kërkon të trasmetojë, dhe për më tepër vjen si prelud i një pene të mprehtë që kapërcen nëpër kulmet e Letërsisë Botërore.
Me shpirtin përherë në fluturim
(Referim estetik rreth poezisë së Frederik Rreshpjes)
Shpesh ndodh që mungesën e një miku ta përjetosh trishtueshëm, ndërsa humbjen e ndonjë personaliteti e përjeton tronditshëm, të pazakontë e absurde për ikjen e beftë dhe zbrazëtirën që që krijon, mirëpo dhe shumë reflektive për gjurmët e ndritshme që ka lënë pas. Shumë vite më parë, vdekjen e poetit të madh Frederik Rreshpja, këtij bohemi që kishte për zemër lirinë e pakufishme njerëzore, një disidenti dhe humbësi që lulëzoi mbi gërmadhat e kohezionit më të egër të shqiptarëve, të krijuar nga diktatura, do e përjetoja poetikisht:
Ti ike ashtu, krejt papritur
me mallin vjeshtëror në gji.
Me zemrën mbetur peng atje
tek i shenjti,
liqen turfullim.
Ti humbe rrugëtimës pa kthim,
me të vetmin ëndërrim në shpirt,
me të vetmen pasuri që kishe,
Dorëshkrime
dhe copëza poezish.
Ti ike larg, si era,
në të përjetshmen paqe,
ngadhënjim.
Me sytë e shpresës tek e nesërmja,
me shpirtin, përherë në fluturim.
Koha sjell tjetër sugjestion dhe një vështrim estetik do të ishte ndoshta shumë më pranë ndjesisë dhe plotësimit të aspiratës letrare për të depërtuar, lançuar, por dhe kuptuar diafragmën estetike dhe filozofike të këtij modeli dhe inspiruesi të ndryshimeve të mëdha artistike në Ballkan dhe më gjerë. Kaq impresionues dhe kaq tronditës ka trokitur vepra e tij në artin e madh boshkëkohor sa korifenj të kritikës botërore do e cilësonin, si art i një mjeshtërie që u mungon autorëve të mëdhenj botërorë, ose të qënit krenar për këtë Pushkin shqiptar.
Poezia e tij vjen si një flakërimë që përskuq yjet e ndezur të qiellit, vjen si pasthirrmë e ndërgjegjes qytetare për reminishencat e kohëve gri të atdheut, vjen si dhimbje e sublimitetit njeri, si muzë e mbrëmjeve të ngrysura dhe përthyerjeve të agimeve zbardhësi, si meditim dhe fuqi të pakufi shprehëse, si konfiguracion i pakrahasueshëm dhe metaforik deri në magji. Ndërthurja e elementeve figurative me mesazhin filozofik janë komponentët bazë të poezisë së këtij autori, i cili krejt natyrshëm ideon dhe percepeton si individualitet i përmasave dhe hapësirës universale të mendimit, si mëshirues i aspiratave etike dhe përparimtare, si ndjesi përjetuse dhe tronditje shpirti. Kaq ngjyruse është telajua e penalatës së tij poetike sa befasohesh dhe inspirohesh, prekesh dhe hyjnizohesh dhe kështu si në majat e olimpit letrar shqiptar ndjek fluturimin e muzave dhe zotrave frymëzues, ndjek largësitë kryqëzuese të mistizmit, ndjek vezullimin e dritës që tejçon nga përtej kozmosi i areolës krijuese.
“Duke ecur në ajër, atëherë kur vdesin ngjyrat
Mbi gjunjtë e muzgut;
Duke ecur mbi retë atëherë kur vdesin shirat,
Duke ecur mbi ujëra kur vdes anija e bardhë”.
Vargje tronditëse, vargje që shkelin nëpër rrugëtimin eremit të poetit, aty ku prizmat nuk përthyejnë më kolorite ngjyrash, por kuadratojnë gjysëmdritën e përftuar nga syprina e tavolinës së heshtur, mendime haluçionalë, re dhe shira të vdekur, pa ndjesi, pa sëmbimin e xhamave kristalinë ku bulëzat jetë shtrijnë gjymtyrët përmallim, pa vela të bardha, por si në humbëtirën e pamatë të ngjirizeve thellësi ku qënësia humbet shkëlqim dhe kuptimësi. Diçka ka ndodhur atje mes qiellit dhe ngjyrimeve, mes reve dhe shiut, mes ujërave dhe anijeve të bardha. Zemra e poetit është krisur por jo thyer, dhe ashtu i endur në zanafillan e gjithë këtij misticizmi, gati si në metamorfozë, ai rend me gjunjë muzgu, për të rrëfyer të pa rrëfyerën, për të drejtuar gishtin e drejtësisë mbi pretorët e komunizmit dhe për të vrarë monstruozitetin e memecërisë.
“Këndoi bilbili i vetmuar deri në dhembje,
Por askush nuk e dëgjoi zërin e tij,
Sepse i mungonte kafazi.
Mbi një piedestal heshtjeje
Dergjet profili im që në lindjen e gurit”.
Shtjellimi i idesë, e cila në mënyrë metaforike profilizon që me epokën e gurit, gati në përjetësi (kuptim shumëdimesional i profilit njerëzor), epiqendërzon qëndrimin e hapur dhe gjithë botën ideore të autorit, i cili i vetmuar (ose i veçuar për mendësinë dhe mentalitetin krejt tjetër nga ai i shoqërisë së tij bashkëudhëtare) shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e madhe që përjeton vendi (diktatura), por dhe dëshpërimin nga indoktrinimi i një populli të tërë (metastazat e të cilit nuk i shërojnë as dekada të tëra) dhe i ngritur mbi piedestalin e heshtjes rebelon me akcent bilibili zërin e arsyes, si zë i së vërtetës, drejtësisë hyjnore dhe lirisë aq të munguar. Aspekti i këtyre vargjeve nga pikëpamja filozofike, por dhe psikologjike bart një mesazh shumë më të gjerë, atë të referimit dhe funksionimit të qënies si natyrë njerëzore (arsye+ndërgjegjie), i cili është krijuar për të aspiruar dhe manifestuar vlera dhe në thelb të gjithë këtij karakteri qëndron vullneti dhe konsekuenca për parashtrimin, por dhe mbrojtjen e qëllimeve të shenjta dhe ideve.
“Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri
nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin
Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar
Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!”
Humbjen e nënës, poeti e përjeton në mënyrën më drastike, më të prekshme, më të dhimbshme se vetë dhimbja, nën një shi mermeri, të projektuar nga arkeologjia e perëndive mitike, gati të paprekshme dhe përjetshme, por që po shemben, për të ringritur tjetër idhull, tjetër shtatore më të lartë se të gjithë orakujt e mbledhur bashkë, atë të krijueses së jetës, Zotit të vetëm që e ka patur udhërrëfyes në jetë: Ave, nëna ime!
Poezia e Frederik Rreshpjes ka pezm dhe larmi stilistikore. Ajo vjen, jo vetëm si strukturë e lirë shpërthyese, por dhe me vargje strofike dhe rimime të puthitura, ku njëlloj si Pushkini të befason me fuqinë shprehëse, bukurinë dhe kumbimin e fjalës poetike, të mahnit me elokuencën dhe ndjeshmërinë e shpirtit dhe të magjeps me figuracionin e krijuar.
“Noton në përrua me gjethet mbështjellë
Një ditë e vdekur vjeshte
Dhe shtergët e fundit shkuan të ngrirë
Mbi syte e verdhë në heshtje”.
Harmonizimi perfekt i elementeve natyrë me elementet jetësore e bën vjeshtën më simbolike, më platonike, më adhuruse për iluzionitetin që sjell kjo stinë në memorien e njeriut, si stinë e shirave të sigmatizuar nga lotët e vajzës, për gjethen dhimbje që humbet nëpër erë, si dhe për ngjyrën e trishtë që përkon me shpirtërat e trazuar.
“Lulëzoi druri i portës së vjetër.
Ah, druri i vdekur çeli lule!
Ti këputi dhe me to bëj kurorë,
për mua që të prita deri në vdekje”.
Me të njëjtën stilistikë vjen edhe poezia “Druri i portës”, dru i cili kish mbetë i shkretë nga vitet e pritjes së poetit, dhe kur kërcëllima gati e humbur e hapi atë, ai si në profeci i çeli lulet më të bukura të jetës.
“O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det
Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në stere.
Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura
Por do të ktherm përsëri në çdo stinë që të dua.
Unë kam qënë trishtimi i botës.
O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri”.
Poezia “Përgjithmonë” ka një domethënie dhe kuptim gati universal, e cila ngre parantezat e jetës dhe të vdekjes, dy gjendjeve ekstreme, të cilat nuk maksimilizojnë me dramatizëm, por me afektivitetin përjetësues edhe pse kjo vjen e dozuar nga përditësia e tij pesimiste (Unë kam qenë trishtimi i botës). Poeti, vdekjen e parafytyron pa kujë dhe bujë, edhe pse deti me gjithë mistizmin dhe madhështinë e tij nuk do të mund të trazojë më me valët shkumëzuese, pa dhimbje, edhe pse lotët e natyrës do kenë ngrirë, por ashtu të thjeshtë, si një çast humbimi të përkohshëm dhe të mbështjellë nga ajri i mbrëmjes së rilindjes së frymimit të muzave të tij.
Frederik Rreshpja është rikthyer edhe më rrëzëllues, ka rilindur edhe më madhërishëm në të katër stinët e vitit, në pranverën e luleve dhe verën mahnitëse të Bunës, në vjeshtën e dhimbjes dhe dimrin e akullnajëzuar, si frymë dhe model, si simbol i dlirësisë dhe shpirtit përherë në fluturim, si poet i gjithë dimesioneve dhe mbret i metaforikës shqiptare, si vlerë që theu tabutë e kohës dhe diell që shkëlqen përmbi qiejtë poetikë, për të sotmen dhe të nesërmen e Letërsisë sonë kombëtare.
Poezia, si formë e thellë editive dhe nocion filozofik
Referim rreth vëllimit poetik ”Përtej çmendisë” – Hasije Selishta – Kryeziu
Poezia e Hasije Selishta – Kryeziut, si një poezi e cila ka kohë që ka kapërcyer gjeografinë e Letërsisë shqiptare dhe publikohet me sukses në shumë Antologji Ndërkombëtare, vjen si univers dhe shprehshmëri e mendimit më të përzgjedhur poetik. Poezia e saj, si domosdoshmëri e një komunikimi permanent me zërat më prestigjioz sot, vjen si aplikim i forcës ndjesore dhe mendimit progresiv dhe për më tepër, si si emblemë e ideve të thella përshkuese dhe sugjestionit metafizik të fjalës.
Modernizmi i artit të saj ka gërshetimin e perfomancës dhe intelektit personalitet grua, ka inteligjencën dhe përgjegjësinë për atë ç’farë shkruan, ka intuitën dhe botëkuptimin e përmasave dhe nëpërmjet ngjyrimeve sjell mesazhe të qarta për të sotmen dhe të ardhmen. Si poseduese e teknikave dhe kulmimeve të larta estetike në veprën e saj ndesh konceptin filozofik (si formë editimi elitar) dhe atë psikologjik (si gjerësi njohjeje dhe percepetimi), ndesh strukturimin e ideve bazë dhe konfiguracionin si përvijim dhe kurbaturë e fuqisë së vargjeve, ndesh harmoninë dhe lirshmërinë shprehëse, tok me koloritin artistik.
Duke lexuar vëllimin poetik “Përtej çmendisë”, ndesh narrativitetin krijues të autores, dhe stilistikën si formësim. Të tri këto komponente, të shtrirë në hapësirën krijuese përqasin dhe përcaktojnë një bosht të mirëfilltë poetik, bosht me zanafillë “Shpalosje e heshtjeve” ose përjetim i gjendjeve nëpërmjet traskiptimit të kontuiniteteve fshehtësi – ide. Për të pasuar më pas me “Largësi e çmendur”, atë largësi që ka krisur dhe ka humbur mes vetvetes dhe referimit ndaj asaj ç’ka rrethon, (botë ndjesore e përtejshpirtshëme), për të vazhduar me “Ritmi i frymarrjes”, ose frymimit që përshkon sendërtimin metafizik të këtij boshti dhe së fundmi “Largësi fluturimesh”, këtij rrugëtimi drejt hapësirave dhe frymëzimeve të universit poetik.
“Vala shkumon
në unat e ndezur”.
Ky dallgëzim që trazon detërat dhe shpirtërat dualizon përbrenda unit, këtij ekocentrimi që qendërzon qenësinë njeri dhe në kuptimin ekzistencial e shndërron në mbiun.
Kuptimi metafizik shkon edhe më larg, duke i dhënë vlera infiniti dyzimit ose hamendësimit dhe nën këtë lajmotiv, gjendjet që përjetohen sipas emocionit, që në rastin konkret janë të ndezura për të flakëruar dritën e jetës, përplasen, thyhen, përmbysen dhe ringrihen për të shndërritur më mirë, për të reflektuar ose rimedisionuar subkoshuiencën vetjake si arsye. Vargjet më poshtë e përforcojnë edhe më tepër këtë ide:
“përsëri diçka më afrohet
më e madhe se etja
më e madhe se jeta
më e madhe se vdekja“.
Se ç’farë i ofrohet një njeriu, i cili apokalipton midis jetës dhe vdekjes, kjo mbetet relative dhe hap debate, por sipas konceptit të autores vjen si mundësi për të krijuar vlera (qëllime thelbësore që prodhojne vetë qytetërimin tonë), vjen si risi e përsosjes dhe vazhdimësisë (evolim), vjen si mundësi shenjash dhe gjurmimi të vetekzistencës së tij .
I tërë koncepti finalizohet me atë ç’farë ofron individi “uni“ si mendësi dhe ndjesi, (Vetëm një gur kam në dorë, ose vetëm një mundësi individuale kam), por referuar edhe në analitikën e më sipërme dhe gjithmonë në kontekstin filozofik, sepse e tillë eshtë poezia dhe fryma që përshkon, e cila kur shndërrohet në ide primare me diapazon dhe shtrirje si fuqi mentale bëhet më madhore se vetë jeta apo pasvdekja.
“Përtej çmendisë” si poezi, e cila identifikon dhe titullin e vëllimit, e ruan të njëjtin mesazh dhe aborgon me psikikën e sëmurë të kohës, duke e portretizuar në tablo kuadratike të përgjysmuar dhe nënçmuar si pushtet të mbyllur dhe larg aspiratave që e kanë besuar.
“Në kornizë endet
gjysma e trupit thahet
nën pushtetin
e një të çmenduri”.
Fjalët në kurbëzimin e tyre anatemojnë errëtinë e pëshkallëzuar dhe e paracaktojnë si fuqi, por dhe brendësi shpirtërore të rrënuar, gati amorf, pa shpirt, pa jetë, pa vlerë dhe në deziluzion të plotë ose çmendi, sikurse shprehet autorja.
Ky vëllim duket sikur luhatet mes ngjyrimeve gri, (skepticizëm i mbështetur në realitetin e brishtë të përjetimit kohë), por ka dhe ngjyrime shprese dhe besimi, ngjyrime që më së shumti karakterizohen nga trasmetime mesazhesh poetike pozitive por dhe progresive të së nesërmes.
“Qielli im
agun
përjetëson”
Tek poezia “Shekulli im”, shikojmë një diapazon që kapërcen gjithë horizontet, shikojmë ndjesinë e hapësirës që prek infinitin, që rilind me agun e parë për të zbardhur dritësinë jetësore dhe në kuptimin e plotë identifikuar tek “uni poetik”, bota qiellore, si botë ëndrrash dhe shpresërimi, por dhe si nocion pritshmërie ngadhënjdhen mbi ditëshekujt e rilindur.
Poezia e Hasijes, si poezi e risisë dhe beftësisë shpreh më së miri kreativitetin krijues të autores dhe e klasifikon atë si poeteshë të gjetjeve profarme dhe figuracionit, si memorie krijuese me intuitivitet të vetëdijshëm dhe me rrjedhshmëri krejt të natyrshme, si largpamëse dhe ideativitet të avancuar, si frymë bashkohore dhe zë i plejadës së re që po ngrihet.
“brenda meje
kohë e paqënë
paralajmëron imazhin
e përmasave tejpamëse”.
Zbërthimi ideo – artistik i këtyre vargjeve i përmbledh të gjitha komponentët e një poezie të mirëfilltë, aty ndeshesh me nocionin kohë dhe simultantet në diskutim (me dhe e paqenë), ndeshesh me togfjalëshin artistik (tejpamëse), ndeshesh me muzikalitetin e fjalëve dhe përvijimin e idesë së madhe, ndeshesh me fuqinë e përmasave dhe imazhin si ngjyrim, ndeshesh me botën e gjerë shprehëse dhe vizualitetin tejpamësi, pra përtej limitive, përtej horizonteve, përtej mureve, përtej vizualiteve pamore, ideore dhe ndërgjegjësore.
Vend të veçantë në mbarë poezinë e saj zë edhe lirika, e cila për nga natyrshmëria e të shkruarit si autore grua, e sjell këtë ndjenjë herë nga sytë e vashës, herë nga petalja e një luleje, herë nga krahët e bardhë të zogut që humbet kaltërsish (bardhësi surreale), herë si kurorë e ndritur që ngrihet mbi gjithë haqet e ylberëve shumëngjyrësh.
“Siluetë e kahershme
në binarë dashurie mbërthen
madhështinë përthith
në perëndimin e diellit
kurora ndrit
gjer në rilindje”
Aspekti i lirizmit rrezaton nëpërmjet koloritit dhe ndjesisë shpirt, ravijëzon si harmoni notash në tastierën piano, kapërcen blerimeve të pranverës dhe netëve yje shumë, dhe ashtu e brishtë, e verbër, e pafajshme ngrihet në poltronet më të larta të përjetësisë, shenjtërisë dashuri.
Vëllimi poetik ”Përtej çmendisë” shpreh më së miri nivelin e lartë krijues të autores Selishta, shpreh autentitetin e saj të padiskutueshëm artistik, shpreh evolimin dhe përsosjen e gjuhës së shkruar dhe ashtu me gjithë ngjyrimet, larminë, fuqinë shprehëse dhe filozofinë e mendimit, ajo përbën zërin e kthjellët dhe bashkohor të universalizimit të letrave shqipe sPoetika, si kumt dhe prelud i këndvështrimit estetik.
(Referim rreth librit me studime e analiza “Poetika e rrëfimit letrar” të autores Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi)
Libri me studime e analiza letrare “Poetik a e rrëfimit letrar” e Dr. Zejnepe Alili – Rexhepit, është një përmbledhje kumtesash e konferencash letrare, brenda dhe jashtë vendit, dhe vjen si një përzgjedhje e estetike e artit të shkruar dhe hap objektiva të reja në fushën e studimit analitik të veprës letrare, ose dritëthënies së autorëve në kohë dhe epoka të ndryshme, veçmas letërsisë së sotme.
Në mënyrë krejt panoramike, autorja Zejnepe Alili – Rexhepi, depërton në qerthullin e një shekulli drite, dhe nëpërmjet simbolikës, krahasimeve, epigrameve shumëdimesionale, kushteve dhe rrethanave historike, në të cilën është shkruar vepra letrare, por dhe deshifrimit të mesashit ravijëzon autorë dhe risi të tyre krijuese, sjell modele dhe lançon dritëhijet e tyre, me tërë ornamentin dhe oshilacionet që i kanë shoqëruar.
Për kohezionin e ri, ku kritika shqiptare duket se është në eranzë, ky publikim rizgjon dhe rikthen të tjera imazhe, përqas në mënyrë sinjikative sendërtimin e artit me pasqyrimin e universit të fjalës, kurbëzon semantikën e vargjeve me ekstratin dhe grafikat e zhvillimeve tërësore të artit.
Është thelbësor të citohet kategorizimi i panoramave estetike, si:
Panorama estetike e Rilindjes Kombëtare (sintezim artistik që vjen si ide dhe qëllim për pavarësi dhe gjeografi të njëjtë për të gjithë shqiptarët);
Panorama estetike e Lirizmit (lajmotiv që shpesh nëpërmjet simbolikës “bukuri”, indentifikimin e vajzës hyjni, vajzës zanë, vajzës peri);
Panorama estetike e Traditës, (që shpreh më së miri zanafillën e historisë, teologjisë, folklorit, arkeologjisë, politikës, njohjeve mbi jetën, tipologjisë, etj.), si dhe panorama estetike filozofike.
Panorma estetike filozofike, këtë vepër studimesh e analizash, e bën shumë të veçantë për faktin real të kompleksitetit të frymës dhe rrymave përafruese, për kultin e formësuar të shkrimit me modelin krijues, për depërtimin analitiko – logjik dhe fuqinë shprehëse të argumentit.
Në këtë vepër studimore gjen, jo pa qëllim, autorin Paolo Coelho ose Charles Beudelaire, të cilët si sugjestion dhe frymim modern e kanë drejtuar, artin bashkëkohor letrar, drejt frymës më të lartë të mendimit dhe konceptimit, drejt postmodernizimit, paradoksalizmit apo teknikave të tjera eksperimentale, të cilat gjithsesi shprehin atributet e mendësisë dhe progresivitetit më të lartë njerëzor.
Ndjesia dhe percepetimet, prekja e imazheve me frymë dhe përjetimet, njohja e stilistikës dhe burimet studimore, sintetizimi i prurjes artistike me kompozicionin e veprës letrare, tedencat drejt risive të reja analizuese dhe natyra universale e rrëfimit filozofik, bëjnë që vepra studimore e Zejnepe Alili – Rxhepit, të radhitet në arshivën më të ndritshme të fushës studimore për librin tonë shqip. Me këtë, edhe t’i shërbejë të nesërmes kulturore, si përqasje, por dhe si hap drejt përsosjes, zhvillimit të pandërprerë dhe universalizimit të artit kritik, si dhe estetikës së gjuhës së bukur shqipe.
Refleksiviteti metafizik në poezinë e Panajota Hristopulu – Zalloni.
Poetja greke Panajota Hristopulu – Zalloni, vjen nga vendi i traditës së mitologjisë dhe zanafillës së Letërsisë botërore, sikurse është Greqia. E frymëzuar në një mjedis të tillë, ajo rrezaton vlera poetike sa estetike po kaq dhe filozofike, vlera të cilat janë të publikuara dhe të njohura në arenën letrare ndërkombëtare.
Personaliteti i saj krijues është i lidhur me figurshmërinë shumëplanëshe, si: poete, prozatore, ikonografe, publikuse revistash letrare, organizuese eventesh ndërkombëtare dhe tërë kjo përvojë ka ndikuar në konsolidimin dhe përsosmërinë e mëtejshme të artit të saj, art që përkon me universin e mendimit dhe ideve më përparimtare të letërsisë bashkëkohore.
Vlerësimet për poezinë e kësaj autoreje kapin referenca nga shumë pëersonalitete letrare, të cilët me të drejtë shikojnë tedencat e zhvillimit si art synimi (Odise Tiligadhis), poezi e tezave të dashurisë (Dragan Dragojloviç), art i rimës dhe profeksionit metrikë (Tulla Butu), art i kullimit përgjegjësi (Valavanis Apostolopulos), poete e këndvështrimit tridimesional (Antonis Simiotakis), art i ringjalljes së shpirtrave (R K. Singh), etj.
Depërtimi në poetikën e Panajotës është njëlloj si të endesh në një det të pafund, ku tallazet e tij janë pasthirrmat poetike që herë valëzojnë shpërthimet e shpirtit, herë masin me kaltërisnë e dashurisë, herë priten shiritave të muzave, herë gulçojnë poshtë prushit të yjeve…, kështu i humbur dhe rilindur pas vargëzimeve pa fund, kupton mrekullinë që di të falë vetëm fjala artistike. Në poezinë e saj ndesh prekjen e disa tendencave letrare, me abstraksionin, me frymën impresioniste, hermetizmin, ekzistencializmin. Etj., forma të cilat herë të ndërthurura, herë të shkëputura shprehin ngjyrimet e përmasës së veprës letrare, përmasë e cila nuk vjen e fokusuar dhe ngurtësuar pas fanatizmit të një rryme, por e unjësuar me universin e mendimit koherent dhe egzigjent të së nesërmes së artit. Duhet theksuar se, te kjo autore, është shumë e zhvilluar intuiata e ndërthurjes së antikës me modernen, mitologjisë me bashkëkohoren dhe si në mistizëm të fut në një botë sugjestionuse, botë përafruese me imazhe që ngelin gjatë në kujtesë, duke kumbuar përherë e më kuptimshëm.
“O ti, Promethe,
ja drita!
Pishtari i shenjtë ndriçon dhe rrezaton.
Ne me Apollonin, me lirën
Këndojmë ardhjen e formës së re”.
Këto vargje janë sigmatizues, simbolizojnë me gjuhën e dritës që Prometeu ua fali njerëzve, simbolizojnë me tingujt e hyut Apollon, lira e tij i këndon edhe sot, dhe ashtu të endur në shekuj, njeriu arriti të projektojë dhe ngrejë formën e re.
“Kufijtë botërorë të shuhen,
të gjithë në një të njehësohen,
një festë ndërnjerëzore! …“
Referimi i vargjeve përmbyllëse është edhe më domethënës dhe e bën idenë e autores më sinjikative, për vetë mesazhin poetik të sjellë, i cili nuk dallon ngjyra dhe kufij, por njehson diversitetet dhe kulturat. Koceptualitete të tilla zotërohen vetëm nga mendësi progresive dhe tejet civilizuese, të cilat në sinkron të plotë me vullnetin e zotërave i bëjnë thirrje njeriut që të kapet dhe të rend pas përsosjes dhe harmonisë kaq të munguar.
“Ushtroj shpirtin tim
në sportin e vjershërimit
duke u përpjekur të ndriçoj
dhe të lëkundem në hapësirë“.
Poezia, për autoren, është fryma, është pasioni i jetës dhe rrugëtimi rreth dritës së pashtershme të shpirtit, i cili ndriçon dhe i jep kuptim gjithë dimesionit të qënies, i fal emocion dhe e bën që të ndjejë lëkundjet drithmuese të hapësirës, të prekë horizontet dhe të shkrihet një me shiritat më të ndritshëm të perëndimit plakur mbi Egje, të përhumbur dallgëzimeve – jetë dhe të mundet të lërë mbi yllin më të shndritshëm, shenjën e rrezatimit të vet.
“Rreth e qark gjëmojnë
copëza të Diellit coptuar
Ulërima… Zëra…
Ndiqem e frikësuar nga Parajsa
Gjykohem
Nuk më lejohet të përgjigjem
Burgosem
Ekzekutohem …, por nuk vdes… “
Poezia “Duhet të jetoj“, është një poezi me mesazh të thellë filozofik, e cila perifrazon gjithë jetën njerëzore, ashtu sikurse vjen, plot zhurmë, klithma, endur përpara rregullash të një modeli të cunguar, ku gjykimi bëhet nga ata që janë për t’u gjykuar dhe ekzekutimi (mohim kategorik i asaj ç’farë përfaqëson) bëhet nga vetë të akuzuarit. Shoqëria është zhytur në kaosin e lakmisë dhe veseve më të këqija, aq sa simbolika e jetës krahasohet me copëzimin e diellit dhe në mënyrë ironike përndiqet e frikësuar simbolikisht nga Parajsa (pafajësi njerëzore që nuk mund të përndiqet nga ferri). Në planin metafizik, mendimi shkon deri në apoliptikën e ndërgjegjies (Ekzekutohem…, por nuk vdes…), e cila si në një përmbysje të madhe gjendjesh dhe transformimesh, të një ringritjeje mbi ekuilibrat e deformuar, parashtron paratezat e të kundërtave, gati paradoksale, për të sjellë tablonë e gjallë të kohezionit të krijuar dhe për të profetizuar misionin drejt vlerës dhe qëllimin e lartë të mendësisë dhe gjurmimeve të mbetura si refleksion i së nesërmes. Duhet theksuar se, fryma e thellë artistike përshkohet nga elementet figurative dhe ideimi universal, si paraprirje mesazhi dhe botëkuptimi, si nocion filozofik dhe fuqi shprehëse, si shtjellim poetik dhe ngjyrim dhe në themel të gjithë kësaj strukture është elokuenca e vargut dhe stilistika që e veçon, por dhe indetifikon.
“Në mes të thelbit të Globit,
përmbytem dhe flas…
Flas, flas,
Mundohem edhe të prek.
Pastaj, hidhem…
dhe yll i ri bëhem…
Dhe vrapoj, vrapoj
vrapoj.
Lart mbi rrethet e mendimit,
në mes të ëngjëjve dhe Ideve”.
Poezi me mesazh të qartë filozofik vjen si prelud i procesit të thellë meditues, si dimension dhe përmasë e koncepteve të mëdha ideore, qendërson intuitën krijuese (përmbytet, flet, prek, hidhet, rend) dhe përjetësohet tek vizualiteti kozmik i rrathëve të memories. Metafizika e këtyre vargjeve, në referim të rrethit si hapësirë dhe gamë universale (jo viciozitet), të ngre në poltronet më të larta të vetëdijes (ndërgjegje dhe produktivitet idesh) dhe e imazhizuar me botën engjëllore, shpreh por dhe profetizon idilën që e karakterizon ç’do poet.
Panajota Hristopulu – Zalloni ka shkëlqimin e saj në poezinë e sotme bashkëkohore greke, vjen natyrshëm dhe rishfaqet në universin poetik, herë si deshifrim i dhimbjes njerëzore, herë si Safo, por ajo që përbën bazën dhe gjithë substraktin e veprës së saj, është mendimi si mesazh filozofik, ndjesia e thellë si përjetim, si dhe idetë për një botë sa më të ndritshme. Endur nëpër këto kufij dhe kulme estetike, ajo përvijon artin e saj, si art kontemporan dhe postmodern.Arti i shkruar, si inspirim dhe refleksion i thellë i ndërgjegjes kombëtare.
(Referim rreth risisë krijuese të autorit Sabit Idrizi)
Të depërtosh në botën shkrimore të poetit dhe prozatorit Sabit Idrizi, është njëlloj si të kërkosh mirëfillësinë e një penelate, që përherë e më shumë bëhet më atraktive, më sugjestionuese, më dinamike dhe sigurisht bëhet po kaq shprehëse sa vetë arti bashkëkohor, sot. Tradita e krijuar, kohezioni në të cilin është zhvilluar ky art, edhe pse shpesh herë ka qënë e detyruar që të mbështetet tek ana simbolike për të mbijetuar, kanë rimedisionuar veçantinë dhe gjetjen stilistikore, e cila e bënte të njohur dhe identifikuese këtë lloj letërsie. I ardhur nga kjo plejadë autorësh, Sabit Idrizi, përcjell në mënyrë sinjikative dhe fuqishëm zërin e tij autentik, në poezi dhe prozë, si mishërim i atributeve kulturore dhe shpirtërore të një populli që ishte përherë në rilindje dhe indetifikim të vlerave unikale të tij. Si njohës i thellë i teknikave të shkrimit dhe operimi me elemntet bazë të ngritjes së strukturës poetike apo prozaike e bëjnë këtë autor, sa racional, po kaq dhe konsolidues të mendimit filozofik, sa shprehës po kaq dhe virtuoz për gjetjet që sjell në letërsinë shqipe.
Për të bërë një analizë më të gjerë, duhet një koncentrim dhe hulmutim më i thellë i anës poetike të këtij autori, i cili shpreh shqetësimin e thellë për realitetin e ri të krijuar, që edhe pse në hapat e parë ka problematikën e vet, gabimin e vet, indoktrinimin politik dhe ekonomik të vet, gjë që poeti nuk e toleron, sepse nuk mund të shpërfil dot aspiratën e një shoqërie të tërë.
Ai nuk shkruan, as perifrazon…, por këlthet:
“Kemi filluar të hamë me sy
E të shohim me tyta
Në këtë xhungël zorrësh
Të duam me xhepa
Të urrejmë me bark
Kemi filluar
Kaherë s ‘kemi qeshur me shpirt
S’kemi qarë me zemër
Kah kështu,o Tokë ?!
Kah kështu pa kokë ?!”
Misioni i poetit, bredh bukurive shpirtërore të njeriut, i cili mban në dorë lule dhe jo armë, kërkon anën humane dhe jo xhepat, kërkon buzëqeshjen dhe jo mllefin, kërkon rrugën e drejtë dhe jo rrugën pa krye.
Zemra dhe shpirti i një intelektuali nuk mund të durojë dot padrejtësinë, lakminë, por ajo qëndron gati për të fshikulluar ç’do lloj vesi, ç’do lloj ndërgjegje të sëmurë dhe nuk lejon kurrësesi gangrenizimin e plagëve te tilla shoqërore. Ky është një detaj nga fuqia shprehëse e S. Idrizit, por poezia e tij përfshin një gamë shumë më të gjerë, kap gati të gjitha sferat sociale, psikologjike e filozofike të jetës dhe në veçanti i përkushtohet lirikës, e cila nëpërmjet ndjesisë së krijuar, bukurtingëllimit të vargjeve, e lartëson vlerën shpirtërore poetike.
Poetika e tij përbën një anë të medaljes, por ana tjetër flet me gjuhën e prozës, si në “Zarfi“ dhe si një autor i pajisur me pjekurinë artistike dhe autentitein e lakmueshëm krijues.
Ç’farë është Zarfi?
Një letër e thjeshtë, një mesazh apo ide fikse e autorit që nëpërmjet kësaj poste me lexuesin shpreh dhe ç’farë nuk shpreh, rrëfen të patreguarën dhe atribon objeksionin e vet. Gjithsesi, jeta e pasluftës (‘99)me pushtuesin shumëshekullor serb, filloi të ndriçonte, shtëpitë e rrënuara nisën të ndërtohen dhe njerëzit iu rikthyen punës. Rikthimi ishte parësor dhe objektiv për qindra familje, të cilat u ngritën mbi dhimbjen, masakrat që përjetuan, mbi rrënimin total. Ata u kthyen tek e përditshmja jetë, “tek kamja ose moskamja e tyre“, sikurse citon Miftar Kurti.
Vërtet, Sabit Idrizi, në këtë thjeshtësi, gjen realitetin e kohës: diku përballet me dhimbjen e tokës për barbarinë, që e ka shkatërruar, diku tjetër për hesapet e njerëzve të vegjël, që duhen shpaguar, iku me absurdin që luan përherë me shpirtërat e dyzuar dhe mendësitë e shpërfytyruara…, dhe në emër të kujt?! “Kjo ka qënë dhe është lufta jonë. Ky ka qënë dhe është synimi ynë. Armë të vetme kishim e kemi poret më të ndritshme e më të thella të shpirtit”.
Fjalë prozaike kuptimplote, fjalë që ideojnë idealizmin e misionarit largpamës dhe të vërtetë, fjalë që shenjtëron kauzën e popullit të vet dhe në përmbyllje postulati i vlerave më të ndritshme të njeriut. Një postulat i thellë shpirtëror ky, postulat shprese, besimi dhe ardhmërie .
Ky rrëfim, i cili hedh dritë mbi realitetin jetësor, të pasluftës në Kosovë, gërshetuar me sensin e një publicisti, dhe pse e sjellur në frymë kritike, hera-herë dhe ironizues, me të vetmin qëllim që të mos pësëriten më gabimet. Ai jep tablo interesante, zbërthen të vërtetën, ashtu sikurse është, dhe për më tepër jep mesazhe të qarta. Janë mesazhe të drejtësisë dhe parimeve që duhet ta orientojnë njeriun.
Në këtë këndvështrim, S. Idrizi, vjen si përfaqësues i idealit të lartë atdhetar, me reflekset e ndërgjegjes intelektuale, dhe si i tillë, përbën një zë kulturor të letërsisë kombëtare.
Pikëpamjet estetike – letrare në Letërsinë Shqiptare në Maqedoni.
(Vështrim estetik rreth veprave kritike “Pikëpamje” të autorit Rami Kamberi)
Nëse dëshiron të njihesh me zhvillimet e Letërsisë shqiptare në Maqedoni, tematikën e saj, rrethanat se si është zhvilluar kjo lloj letërsie, mesazhet që jep dhe kulmimet e saj, duhet të lexosh librat letraro-estetikë “Pikëpamje”, Vëllimi – I dhe II, të autorit Rami Kamberi, për të kuptuar, por dhe depërtuar në këtë aurolë, e cila ka qënë sa pranë po dhe kaq larg lexuesit shqiptar. E tërë kjo vepër studimore, mbështetet në njohjen dhe intuitivitetin e esenciales së artit, si koncept dhe frymë, në motivet për të zbërthyer komponente ideo-artistike të një vepre, për të ravijëzuar dhe sintetizuar mendimin kritik dhe së fundi në metodën shprehëse si ndjesi dhe frymëzim.
Si letërsi që flet me gjuhën e simboleve, për vetë rrethanat historike, në të cilat është zhvilluar, ky lloj arti i shkruar vjen si mishërim i aspiratave për indetitet kombëtar dhe liri. Në këtë kontekst, autori dhe kritiku Rami Kamberi, sjell plejadën e një serie autorësh, të cilët edhe pse vijnë në periudha të ndryshme kohore, përshkohen nga boshti i njëjtë botëkuptimor, nga qëllime dhe ideale, ashtu përbrenda kontinuiteteve të tyre ndjesore i thurin lavde atdheut të përbashkët të shqiptarëve, si e drejtë etnie, por dhe amanet i të parëve. Në vazhdën e këtyre pikëpamjeve, por dhe kohezionit që ka përjetuar dhe përjetojnë shqiptarët e Maqedonisë, syri i mprehtë kritik i autorit e ravijëzon veprën e tyre poetike ose prozaike, si luftë midis pushtuesit sllav, luftë midis indentiteteve, luftë midis të drejtës, e cila rrënjëzon me zanafillë historike që nga pellazgët e ilirët, si ngjyrim sfidash dhe për më tepër, luftë për të fituar lirinë e munguar.
“LIRIA – gjeografia e saj është hapësira e qënies sonë, sa jemi të vetëdijshëm se: plotënija e LIRISË është ndjenja dhe se vetëdija e shqiptarit, nuk është ajo ndjenjë, vetëdije e lartë për ta kuptuar kuptimin e fjalës LIRI, që të mos mbetet rob i të huajve, por të jetojmë në një vend ku mund ta shijojmë lirinë që e ëndërrojmë me shekuj”.
Përkufizimi i lirisë si vetë qenësia, si ndjenjë thelbësore, si vetëdije, si ëndërr deshifrohet qartë nga analitika e veprave letrare të: Sadudin Gjurës, Murat Isakut, Musa Ramadanit, Kalosh Çelikut, Nexhat Pustinës, Mustafa Laçit, Daut Gurrës, etj. Mjeshtria e tyre krijuesve qëndron tek sentencat poetike ose prozaike, pasqyrimi i realitetit gjallë dhe të dhimbshëm, imazhet e përftuara is natyrë sot, por dhe si model i sjellur nga lavditë e shkuara, tek liria si koncept unifikues, por dhe tek shpresa për ardhmërinë e një të nesërmëje shumë më të drejtë.
Një zë të veçantë në mbarë kritikën e tij, zë dhe arti si koncept ose pikëpamjet e universalizimit me letërsinë bashkëkohore sot, si studim dhe anatemim i vlerave shpirtërore, si përqasje ideative dhe mesazh psikologjiko-filozofik, si intuivitet dhe ekskomunikim.
Mjafton t’i referohesh sendërtimit analitik që u bëhet studiuesve Ramadan Sinani dhe Ejup Ajdini, që të kuptosh këndvështrimin estetik si nocion dhe meta kritikë, të shikosh artin si vlerësim dhe nivel krahasues, si dhe ta klasifikosh atë si ngjyrim gjuhësor dhe argument. Duke qenë se misioni i studiuesit ka në themel shërbimin ndaj vlerës (referim ndaj idesë së vetë autorit) konkretisht fjalës artistike, simbolikën e saj, figuracionin, mesazhin, idenë, frymën etj., atëherë gjerësia e mendimit të studiusit kapërcen gjeografikisht hapësirat dhe bën përnjohjen me realitetin letrar të sotëm, duke na dhuruar një shtjellim apo gjykim sa solid, po kaq dhe të qëndrueshëm.
Sigurisht që, në gjithë këtë prurje dhe risi letrare, e cila ka shtrishmëri në hapësirë dhe kohë vjen edhe krijimtaria bashkëkohore e sotme, ku autorë si: Agim Vinca, Zejnepe Alili – Rexhepi, Nehas Sopaj, Salejdin Qazimi, Radije Hoxha – Dija, Puntorie Muça – Zibaj, etj, nëpërmjet artit të tyre janë njehësuar në letërsinë moderne shqipe dhe më gjerë, e nëpërmjet formave të tyre shprehëse shndërrohen në potencial dhe intelekt të ndërgjegjes kombëtare. Në veprat e tyre ndesh modernizmin letrar, që vjen si kreativitet dhe prelud i mendimit universal, ndesh përzgjedhjen e fjalorit, me figuracion të pasur, duke ridimensionuar progresivitetin e artit të së nesërmes. Një hapësirë të gjerë në kritikën e autorit zënë edhe elementet sociale, në veçanësi lirizmi, i cili nëpërmjet kapërcimeve poetike, vjen si ndjenjë dashurie e pastër, si vlerë shpirtërore dhe brishtësi, si elokuencë dhe fluiditet përjetësie letrare.
Vepra letraro-estetike “Pikëpamje”, është një dritare komunikimi më tepër për zanafillën dhe zhvillimet e Letërsisë Shqiptare në Maqedoni, edhe për nga mënyra se si është sjellur, metodologjia dhe format krahasuese, si mbështetëse reference e argumentit kritik, e bëjnë këtë studim sa të domosdoshëm po aq dhe jetik për kultrurën kombëtare dhe universalizimin e mëtejshëm të letrave shqipe.Aspektet lirike, si formësim dhe gjuhë e thellë shpirti
(Referim mbi “Lulëkuqja e egër“ – Raimonda MOISIU
Të diskutosh rreth vëllimit poetik, të autores Raimonda Moisiu, është sikur të të kërkosh mistikën në universin e madh dhe të pa fund, pasi gjerësia dhe hapësira krijuese, zë pothuajse të gjitha zhanret e gjinisë së shkruar dhe polivalente të mendimit letrar, estetik dhe publicistik. Figura shumëplanëshe dhe autoriteti inteketual i krijuar spikat në të gjitha fushat e jetës, duke sjellë perfomancën e personalitetit grua shqiptare përherë e në rritje, përherë progresivitet me modelet shoqërore më të zhvilluara.
Duhet theksuar se, autentizmi krijues i autores vjen si frymë e muzës së thellë krijuese dhe përzgjedhjes së zërit elitar, vjen si gërshetim i njohjes psikanalitike shoqërore dhe idesë për t’u përballur me pragmatizmin e saj, vjen si inspirim i kostelacioneve më të larta të shpirtit dhe ndjesisë për t’i deshifruar ato, vjen si dallgëzim i rebelimeve poetike dhe dritësisë për t’i pasqyruar ato. Konceptualiteti i artit të saj shpesh kapëren nëpër dritëhije dhe jo rastësisht, pasi teknika bashkëkohore e përdorur mundëson beftësinë, por dhe simbolikën e saj, intrigon elementet jetësore, përafron me botën e imazheve të saj, magjepsëse me madhështi fjale. Duhen vënë në dukje edhe gjurmimet e formimit si autore dhe ndikimet, që kalojnë nëpër një shtrat të pasur etnokulturor dhe traditë që pak kush e ka, sikurse është Korça e Mësonjëtores së parë, Korça e Karnavaleve, Korça e Serenatave dhe e lirikës së bukur shqipe.
“Lulëkuqja e egër“ është një nga veprat lirike të sapo botuara nga autorja Moisiu, e cila për nga fuqia shprehëse, autoriteti krijues, ndjeshmëria poetike që përcjell, emocionaliteti, notat e thella përshkuese dhe ngjyrimet, e bëjnë këtë vepër sa inkluidive po dhe kaq drithëruese. Kjo risi krijuese për më tepër vjen në katër gjuhë, në katër lloj komunikimesh, në katër shije lexuesish, të cilët e bëjnë thelbin që transmeton vlera shpirtërore dhe kulturore të trevës që përfaqëson.
Vargjet poetike kapërcejnë nëpër pezmin e muzave, infinitet e horzonteve më të bukura, nëpër ornamentet më tejçuese të pafajësisë shpirtërore dhe e tërë kjo e konceptuar si dashuri e vërtetë dhe etikë. Gjithashtu, në këtë vëllim poetik, lirizmi percepetohet, jo vetëm si fluiditet, por dhe intimitet figurativ, dhe e gjithe kjo në referim të shpirtëzimit të fjalës artistike, të rritjes së forcës së saj, të dhënies së koloritit të duhur dhe elokuencës së vargut. Edhe lajtmotivet,si motivi esenian (shagane), apo motivet lasgushiane e rrisin tempon poetike, duke e përafruar shumë më tepër me frymën orientale, por dhe duke e bërë më platonike, por tejet muzikale.
“Të gjithë mëkatojmë,
Të gjithë e dëshirojnë atë,
si Unë edhe Ti…“
Këto vargje përflasin mëkatin figurativ si fuqi, si ndjenjë që shtyn dhe përafron (unë dhe ti), të cilët përbrenda botës pasionate dhe dëshirës për t’u ndier, për të shkrirë zjarrin e shpirtit, fluturojnë çiltërsisht qiellit të shtatë, harbojnë ëndrrat e bardha dhe çmendin të pashtershmen dashuri.
“Unë e Ti… mëkatarë… të Perëndeshës
Dashuri!“
Me lakonizmin lasgushian (Perëndeshë e dashurisë), përshkallëzimi fuqisë së ndjenjës rritet, llahtarohet, ngrihet si prelud hyjnor dhe në antitezë të veprimit qenësi (mëkatit), luhet me kontrastet dhe tablotë e shpirtit, faljes tek e përndritmshja perëndi. Gjithashtu, duke ravijëzuar këtë poezi si hyrje dhe si përmbyllje kupton simetrinë e shtrirjes së shkallës përjetuese, emocionit të fortë dhe në anaforë të plotë me gjithë qëndërzimin ose barazlargimin nga mëkati, si mallkim brenda nesh (konceptim përgjithësues), e indetifiokon si trill të vetë botës njerëzore.
“Heshtur,
vështroj qiellin e errësuar,
përhumb në mjegullnajën e yjeve “
Kjo poezi vjen si diskurs i përmbysjes së madhe, gati në apokaliptizëm, e cila njehëson në dukjen e parë gjendjen heshtje (eremi) me errësinë – qiell (kuptim më i gjerë hyjnoro-shpirtëror) dhe pikërisht përbrenda këtij tisi metafizik, forca dhe intuitiviteti i njeriut optimist, konkretisht i autores, shquan portat e dritësisë jetësore, duke mbjellur besimin dhe shpresën për të nesërmen. Evokon qëllimet fisnike për përditshmërinë dhe kuptimësinë e jetës.
“Heshtur,
ndiej rrezen përcëlluese
të buzëve dhe
paqen e vështrimit adhurues“.
Përqasja e kësaj poezie, sikurse mbarë poezia e saj përkon natyrshëm me objeksionin lirik, ku heshtja nënçmohet dhe paramendohet si përkohësi, pasi aty mes heshtjes plogështuese ringrihen dhe ritmojnë rrahjet e zemrës, po aty përjetësohet shija e përhumbur dashurive, dhe sikurse rrezja që shpërthen me ngjyrëjetën dhe e rimëkëmb ëndrrën e hershme.
Gjuha poetike e kësaj autoreje është vërtet e brishtë, por sinjikative, refleksive…, ndaj fenomenit shoqëror bëhet sa i mprehtë po aq edhe mesazhdhënëse dhe ndërgjegjësuese.
“Çdo ditë shoh gra, të fyera, të dhunuara,
të braktisura, si
kufomat mbi ujë nga mbytja e varkës,
të flakura nga krevati i dëshirave,
epsheve,
dhe pikat e gjakut…”
Autorja, shpreh shqetësimin e ligjshëm për dhunimin, trajtimin e gruas si objekt epshor, andaj apelon për mentalitetet e cungura që nuk pranojnë dot personalitetin dhe vendin e saj të merituar në shoqëri. Kërkon që nëpërmjet vargjeve të prekë zemrat dhe memoriet e tyre, si dhe të sensibilizojë ndërgjegjen njerëzore.
Arti i autores Moisiu, është art i një bote të tërë ndjesore, që shkruhet me gjuhë shpirti dhe si i tillë ai ka shijen estetike dhe vizualitetin e imazheve që janë përftuar nga formësimi etik dhe filozofik. Poezia e saj vjen si përmasë e fuqisë shprehëse dhe dhuntisë së lindur, vjen si kristal që zbukuron margaritarin e kurorës lirike shqiptare dhe percepetim i modalitetit bashkëkohor, e mendimit të avancuar dhe universalizimit të fjalës përzgjedhur.
“Lulëkuqja e egër“, është vepër lirike, e cila fluidizon kaltërsinë e ndjenjës dhe ashtu e ardhur, si: aspirim i botës femërore, frymëzim, muzë e derdhur nga përflakja e perëndimeve më të hershëm dhe rizgjuar agimesh, plot çiltërsi e brishtësi, përthyen dhe rihap të tjera koncepte në letërsinë tonë shqipe.
Poetika e Lumo Kolleshit, si përsosmëri e artit të shkruar dhe universalitetit mendim.
Poezia e Lumo Kolleshit, si një poezi që ka kapërcyer prej kohësh hapësirën e letrave shqipe dhe ka prekur shijen e lexuesit ndërkombëtar vjen si kreativitet dhe meditim i një fryme krejt ndryshe, si inkluidivitet i mendimit universal, produkt i ndjeshmërisë së thellë dhe ngjyrimit të theksuar figurativ.
Si autor eurudit, njohës i mirë i strukturave dhe teknikës letrare operon lehtësisht me gjuhën dhe kombinimin e fjalës, di ta ngrejë atë nga thjeshtësia, ta rrisë, t’i japë kuptim, ta shpirtëzojë e metaforizojë, për ta shndërruar më pas në drithërimë të çdo lexuesi.
Pjekuria e lartë estetike, e sintetizuar në harmoni të plotë me intelektin dhe dhuntinë karakterizuese dhe këto të lidhura ngushtë me simbolikën dhe elementet tjera plotësuese, i japin karakterit të tij krijues hapësirën e duhur për t’u ndier i gjithpushtetshëm në mbretërinë e fjalëve, ku rigjeneron pareshtur produktivitetin e artit të tij. Tërë risia krijuese përshkohet nga mesazhe të qarta, mesazhe që realisht përbëjnë vetë kohezionin tonë, të cilat ashtu sikurse janë, herë të mjegullta dhe me errëti, herë me dritëzime, paraqiten si tablo të gjalla murale dhe vërtetësi mendimi.
Si tejçues i realiteti përjetus dhe sugjestionit që e karakterizon, si referim dhe pikëvështrim, poetika metafizike e Kolleshit kapërcen nga antika deri në bashkëkohësi dhe nga nostalgjia në mistizëm, dhe e gjithë kjo anaforikë derivon deri në antinomi, sens më se i përligjshëm për filozofinë e mendimit të konsoliduar dhe vizionar në këtë fillim të mileniumit të ri.
“Që në fillesë urat u ngritën për të lidhur brigje,
Veç ti në botë
Urë që ndan.
Në dramën e paqes mbetur sarkazma më e frikshme”.
Nëpërmjet simbolikës urë, autori filozofon por mendësitë absurde dhe ekspasionizmin që kërkon të ndajë në dy pjesë qytetin e Mitrovicës dhe me fuqinë argumentuese, bën sintetizimin poetik, sintetizim sa dramatik për fatin e enklavës shqiptare që në shekuj e ka banuar, po kaq dhe arkaik për parajonakëzimin e përshkallëzuar sllav, të instrumentalizuar e kriminalizuar. Gjithashtu, në këto vargje shprehet natyrshëm shqetësimi poetik për fatin dhe ardhmërinë e Kosovës, si pjesë e pandashme e historisë, gjuhës dhe traditës së përbashkët dhe për ta mitizuar më tej, epikëzon në përmbyllje me figurën qëndërzuese të zakonit të vajeve, me vetë Ajkunën, që ka mbetur prej shekujsh atje në Lug të Verdhë, përgjëruar dhe me lutje nga hëna.
“Ende Ajkuna në bjeshkë po e shkon hënën
E zemrën e vet me lotë ujëvarash çan”.
Si krijimtari e larmishme dhe shumëdimesionale, elementet poetike të këtij autori, karakterizohen nga elokuenca e vargjeve dhe ideimet e thella artistike, të cilat vijnë natyrshëm, si brenda rimave, por dhe nëpërmjet vargut të lirë, duke e shfaqur kreaturën e tij sa impresioniste po kaq dhe konformiste.
“Në pusin e zi të këtyre netëve,
Ku më zhytin me kovë të palidhur,
Si shpresë më vjen zëri i poetëve
E zjarrin i vë pëlhurës së shpifur”.
Mendimi i parë të shpie në errëti (pusin e zi) të gjendjes së përkufizuar si nocion të pragmatizmit kohë dhe eranzës së rrënur, por antiteza e sjellur bën përmbysjen e madhe (zjarrin i vë kuptim pozitiv), duke krijuar në këtë mënyrë parabolën poetike, formë që përdoret si grafikë figurative, beftësi mendimi, por dhe fuqi shprehëse.
“Diku në një qoshe Naimi i hequr
Më ndez një qiri për të parë,
Migjeni mbyt kollën e tij të mekur:
“Pak dritë!“ e nata bëhet e bardhë .”
Këndvështrimi më hulmutues depërton dhe bën parnatezë mes qirinjve të Naimit (i shkrirë për të bërë pak dritë) dhe revoltës së qirinjve të Migjenit, konceptualitete të ndryshme, por qëllim i njëjtë, frymë idilike që tejçon tërësinë e kuptimësisë së vetë bardhësisë si referim (larg ç’do lloj terri).
“Kur ëndrrat të mos kenë asnjë shtrat,
Kur të kenë ngrirë burimet e kujtesës,
Ndonjë fantazmë e një rime a një varg,
Do ta prishë çatinë e vjetër të harresës”.
Muza poetike në këto vargje nuk di të shterrojë, as kur ëndrrat fashiten, as kur pasazhet jetësore si burim krijimi ngrijnë (bllokohen), pasi lojaliteti shpirtëror është shumë më fleksibël, ndjesor e universal dhe ashtu i ngritur nga mistizmi, nga tharmi mbrujtur në gjithë qënësinë, shpërthejnë në një rimë apo varg, sikurse thotë poeti, dhe ashtu si dallgëzim ato shkallmojnë ç’do ngrehinë harrese, për të perifrazuar bukurinë dhe magjinë e fjalës.
Poezia e Lumo Kolleshit është sa emocionuese, po kaq dhe kumunikuese për lexuesin, sa e brishtë, po kaq dhe rrebele ndaj reminishencës kohë, sa e thellë si meditim, po kaq trasparent si krijim, sa patetike dhe e prekshme, po kaq figurative dhe filozofike. Poashtu dhe indetifikuese, estetike dhe autentike, e cila për nga format, hapësira, idetë përshkuese dhe dimesioni, e unifikojnë me të drejtë këtë autor si penelantë e veçantë.
Lirizmi si formë etike dhe dualizmit shpirtëror
(Referim mbi vëllimin ”Sheshi i fjalëve” – Bilall Maliqi)
Poezia shqipe në Luguinën e Preshevës, edhe pse rrethanat historike e kanë detyruar që të lulëzojë nën peshën e diktatit ose hapësirës shoqërore të imponuar, ajo përsëri e ka gjetur shtratin e vet dhe falë gjuhës e traditës së rrënjosur ndër shekuj është zhvilluar në uniformitet të plotë dhe si pjesë e pazgjidhëshme e fokusit etnokulturor shqiptar.
Në opusin e gjithë kësaj shtrirjeje, vjen dhe poezia e autorit të njohur Bilall Maliqi, i cili i thur lajmotiv jetës së thjeshtë njerëzore, i këndon lirisë aq të munguar, shpreh zërin intelektual të problematikës shqiptare dhe kështu i endur përmes sfidave që i ka servirur koha është shndërruar në zë autentik dhe i padiskutueshëm i vlerave shkrimore. Fizionomia e këtij autori, duke u mbështetur në gjithë krijimtarinë e sjellur ka larminë dhe gjetjet artistike, ka individualitetin dhe stilistikën e përzgjedhur, dhe si e tillë ajo përbën një kurorë margaritari, që shquhet përtej horizontesh të mbetura hijeve të atdheut të përbashkët.
Vëmendja estetike e analizës letrare do fokusohet tek vepra e fundit e autorit Maliqi, vëllimi poetik ”Sheshi i fjalëve”, i cili vjen si sendërtim lirik dhe ngrihet mbi nëntë poema: “Asaj“, “Zgjedh(j)e“, “(Sh)prishe“, “(Z)emërime“, “Nëpër (gj)ethe“, “(Ri)takim me mallin“, “(P)ikë gëzimi“, “V(l)erë e dashurisë“, “Deri te ti“, me nga dhjetë cikle për gjithësecilën, ku në mënyrë rigoroze brenda së njëjtës grafikë vargëzohet për: dashurinë, intrigat, pabesinë, moralin dhe ndjesinë. Duhet vënë theksi që në fillim tek koncepti i ndërtimit të këtij vëllimi, si prurje, kombinim dhe referim që në kuptimin e strukturimit vjen si përmbushje elementesh të përtejkoshiencës dhe përtejshpirtshmërisë, i cili si në mistizëm dhe i kapur pas hyjnish, ose me avancime edhe më të thella drejt pezmeve tejndjesore shpreh ovacionin e përshkallëzuar midis dhimbjes dhe zemërimit, midis ëndrrës dhe zhgënjimit. Për më tepër, le të depërtojmë në qerthullin e muzës poetike të këtij autori, të ndalemi tek sezonat e shiritave jetësorë, të cilat natyrshëm me simbiozë rrathësh heliocentrikë, përbrenda etikës dhe moralit, përkufizojnë mendësinë dhe kountinitetin e vetë autorit.
-Asaj (Poema I)
“Po edhe të vdesësh
Në pikë të purgatorit
Peshorja do t’i matë mëkatet
E emrit tënd
Ia mbyllin portën engjëjt
Dhe vargëzimit për ty”.
Vargje që duket se burojnë nga një shpirt i brengosur gati në dëshpërim, i cili përflet ëndrrën e vrarë dhe e gjithë kjo përbrenda kontureve të moralit përbaltur. Sigurisht kjo jepet nëpërmjet notash të forta shpërthimi, që ravijëzojnë deri në ekstremitet (pikë e purgatorit), pikë që mbyt me errëti dhe fsheh ç’do shkëlqim, pikë që mbyll ç’do portë dhe nënëshkruan kohën e “Asaj”, kohën herezi. Gjithashtu, përmbyllja e kësaj poeme përveç elementëve sugjestionus (pikë purgatori, portë engjëjsh) jep në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe nuancën e revoltës poetike, zemërimin e vargjeve, të cilat janë fshirë nga memoria krijuese dhe mbyllin hermetikisht dedikimin dhe inspirimin e thellë të shpirtit.
-Sh(prishe) (Poema 3)
“E shprisha një çast kujtesën
Hapa koren e timit almanak
Sakaq e gjeta portretin tënd”.
Poema e tretë është ndërtuar me një konceptualitet dhe sens lirik krejt tjetër, për më tepër vjen si një reflektim dhe pasazh tronditës, pasi diçka e pazakontë ka ndodhur, diçka është këputur dhe ka mbetur përjetimit ndërgjegje (kujtesë), diçka është (sh)prishur dhe në vizualitet të plotë e gjithë qenia vendoset në kërkim të asaj çfarë ka humbur. Nëpërmjet fuqisë shprehëse dhe figuracionit të përdorur kjo ndjenjë gjen mishërim tek format krahasuese dhe simbolika e natyralizuar nga yjet (dashuri e zjarrtë), vjeshta (pikat e shiut trishtim), ëndrrat (shpresërim) ose konkretisht imazhi, i sjellur nëpërmjet portretit të iluzionuar nga kujtesa më e thellë, e cila zbret nga labirinthet më të thella të trurit (hap koren almanak) dhe e rishfaq për ta rikthyer me gjithë fuqinë shndërritëse, ashtu të bardhë si bora e parë dhe mbetur përjetësisht një shpirt kristalor.
V(l)erë e dashurisë“ (Poema 8)
“Nëpër stinë këputa ca ngjyra
I futa në grykë të mallëngjimit
Fletëve gjelbëruese të gjetheve
Pikojnë dëshira të ëndërruara“.
Sigmatizimi i dashurisë në poemën e tetë, bëhet më befasues dhe më grishës, vjen si kuptimësi e botës më të thellë insipruese dhe vetë flirtit jetë, si vlerë estetike. Përbrenda këtyre vargjeve, të cilët sigurisht përshkohen nga nota të thella lirike, ka mesazh të qartë ose pikëpamje referimi si ndjenjë dhe si vlerë, si fuqi shpirtërore, por dhe si pastërti, si natyralizëm njerëzor e moralitet shoqëror.
Vëllimi poetik ”Sheshi i fjalëve”, ka një bosht të qartë tematik ku lakonizon vetë qëndrimin e poetit, qëndrim që duhet të kapërcejë fillimisht nëpër pabesitë dhe tradhëtitë e ndjenjës, pastaj në kufijtë e zemërimit dhe rrebelimit dhe së fundi tek vlera e dashurisë dhe gjithë kjo në funksion të moralit të pastër shoqëror. Fryma poetike, e cila shpesh plotësohet me elemente mitike për ta bërë edhe më apologjike e bën këtë ndjenjë dhe vlerë sa vetë jeta, dhe për më tepër e klasifikon si fuqi shpirtërore, sikurse është në të vërtetë, me të vetmin lajtmotiv, që përmasa e saj si ndjenjë të barasvlerësohet si përmasë e karakterit dhe natyrës së drejtë njerëzore. Edhe në aspektin psikologjik dhe filozofik, kjo lloj poezie, meriton një qasje ndryshe për të depërtuar në metafizikën e vargjeve si: frymë, ide përshkuese, dhe kuptimësi, të cilat në antagonizëm gjendjesh e percepetojnë thelbin e vërtetë të ndjenjës, duke deshifruar ngjyrimet dhe spektrat e koloritit dashuri.
Leximi i vëllimit poetik ”Sheshi i fjalëve”, sjell të tjera emocione për lexuesin e përzgjedhur, sikurse është vetë poezia, të tjera kontraste për lirikën dhe zhvillimet e saj dhe për nga mënyrën se si është kompozuar dhe ndërtuar si vepër poetike. Vetë gërshetimi i komponenteve stilistike, në deshifrimin e gjendjes psikofizike dhe ato ndjesore, autorin Bilall Maliqi e dallon në poetikën e Luginës së Preshevës dhe më gjerë. Vepra e tij bart vlera të pranueshme, bashkë me gjuhën e krijimit, për kah vlerat e mirëfillta letrare.
Dhimitër Miti, simbolikë e meditimit dhe befasisë së poezisë shqiptare.
Portret i thjeshtë, njeri që endet përbrenda muzës krijuese, me një lule të rrëmbyer nga thëllimi kohë dhe me shqetësimin e fateve dhe kohezionit të atdheut të vet, përvijohet Dhimitër Miti. Poet që digjet përbrenda metastazave të kohës gërmadhë, poet që shpreh pareshtur dhimbjen e dritës dhe djegien në kostelacionin më të largët të yllit.
I ngritur në kulte arti shpalos pareshtur dlirësinë shpirtërore, botën e madhe plot shpresë, si dhe individualitetin e fuqishëm krijues. Përherë befasues, i pleksjes së fjalës dhe lojës me të, simbolikë e gjallë e figuracionit dhe mendimit kreativ, lançon magjinë e vargut. Mjedisi natyror që ndërthur dallgët rrëmbyese të “Vjosës” me malet kreshpëruese, derdhur luginës eklipsuar nga farfara mahnitëse dhe kolorite ylberesh, kanë tejçuar tek Dhimitër Miti, bukuri shpirtërore dhe muzë krijimesh.
Si poet dhe shkrimtar i afirmuar, përçues i traditës letrare te brezi i vet, ai shpreh fizionominë dhe mendësinë e një ideimi gati infinitiv, paksa kontradiktor me pakuptimësitë e kohës dhe ashtu përbrenda lirive shprehëse, postulon psiko-filozofinë si nocion dhe ide të së ardhmes.
”Përpara meje
Hieroglife buzësh,
shtatëzëna në heshtje.
Pellgje sysh,
me shkarravina mushkonjash hijëzuar.
Pa ngjyrë.
Pa dritë.
Kafka”.
Pse kaq shumë zbrazëtirë dhe pse kaq shumë hijëzime enden përbrenda parafytyrimit shpirtëror të autorit?
Kjo lidhet me sentimentet e mbarsura të kohës që prodhojnë amorfitetin-jetë, ashtu real sikurse është, pa ngjyrë, pa dritë…, por kafka merr kuptim definitiv që e skeleton atë si pjesë vdekjeje dhe jo pjesë rigjeneruese të idesë dhe qenësisë. Sindromë e një shoqërie që lulëzon gërmadhash dhe me të vetmin mjet argumentus (mendimin) denoncon këtë shformësim që zhgarravitet mushkonjash hijëzuar. Zbërthimi analitik i kësaj poezie nuk ka për bazë vetëm referimin rreth vetes, rreth mjedisit të ngushtë përjetues, por e zgjeron hapësirën për të parathënë atë që po ndodh, atë që duhet zhbërë, atë që duhet shkulur për ta hapur rrugën e një plejade të re.
”Vetëm kufizimi:
Çantë-kapele moderrne e madhe.
Segmenti ai”.
Vargjet përmbyllëse të kësaj poezie bëjnë, jo vetëm rezultantën e konceptit të tij mbi zhvillimet e realitetit shoqëror, por shprehin edhe ironinë therrëse, duke e kufizuar mentalitetin burokratik përbrenda çantës dhe kapelës së madhe, si kompesim për të rritur vogëlsinë e intelektit dhe ndërgjegjësisë minore që çuditërisht nga do që të rrotullohet pesha e kohës, segmenton karakterin burokratik dhe amoral vetëm të karakterit të tillë.
”Zgavërmuzg edhe një kockë
Se ç´kërkon të thotë ngutshëm një qen:
Ose i zoti i tij, atë, më nuk e gënjen,
Ose, ai, të zotin e vet, më,nuk e pëlqen.
Dhe,
në zgavërmuzg
rrotull kockës së stërlëpirë,
qeni vjen. ”
”Zgavërmuzg” është një tjetër poezi ironizuese dhe ndjek të njëjtën amplitudë si poezia e mësipërme, por me agravim më të thellë, sepse këtu ironia bëhet edhe më therrëse. Autori, del nga simbolizmi poetik dhe shpërthen, duke e tipizuar dhe krahasuar karakterin e dobët (servilin, të pa aftin, burokratin), të qorrollepsur dhe të zhveshur nga ç’do lloj etike dhe morali njerëzor, gati me një qen, besnikëria e të cilit ndëravret dhe lidhet nga shërbimi që i afrohet, qoftë kjo edhe një lëmoshë, një kockë.
Poezia ”Pafundësisht” sjell tjetër atmosferë dhe fillon me referim tek vetja, tek shtëpia ku ka kaluar fëmijërinë, tek vatra, ku ka kapëryer dimrat dhe shkulmat e të ftohtit, për të arritur tek zemra, e cila është kufiri dhe qendërzimi i gjithë botës shpirtërore dhe prej këtu zëri i brendshëm rrëmon për letër dhe bojë që të hedh dhe rishkruajë vizualitetin memorie.
”Pakëz tym në shtëpinë time
Prej shtëpisë time
Pakëz zjarr në vatrën time
Prej vatrës sime
Pakëz shpuzë në zemrën time
Prej zemrës sime
Pafundësisht letër e bojë për të vizatuar kujtime”.
Ideja kryesore e kësaj poezie jepet në vargëzimin e fundit, e cila kërkon të derdhë pafundësisht të shkuarën dhe kjo e shkuar, jo si mejtim rreth asaj ç’farë ka ndodhur dhe shkuar, por si reflektim të mundësisë së misionit poetik të paracaktuar.
Njohja më e gjerë e artit të shkruar nga ky shkrimtar, të çon nga hermetizmi deri tek konfrontizmi, rryma letrare këto që vetë krijuesi nuk kërkon t’i etiketojë si norma ose rregulla letrare, por thjesht përqasje të muzës dhe frymëzim i zbritur nga detratimet e ndjesisë, shijes dhe ngjyrimit të shpirtit.
Ky poet bashkëkohor i endur mes dritëhijes së vetë thjeshtësisë jetësore, meriton studim të mirëfilltë, pasi vepra e gjerë në prozë dhe poezi përbën një vlerë unikale në letrat shqipe dhe për më tepër ajo vjen përherë e më e freskët, përherë e më mahnitëse, si vetë shpirti i madh prej krijuesi, si vetë pena e shenjtë që i ka hyjnizuar.
Aspektet e motiveve persiane në poezinë e Ardi Omerit.
Duke lexuar një artikull letrar në lidhje me publikimet më të suksesshme në Amerikë, më tërhoqi vëmendjen se lexuesi amerikan i është rikthyer sërish letërsisë së orientit (motiveve persiane). Sigurisht që kjo lloj letërsie ka shërbyer si inspirim për shumë poetë të mëdhenj globalë, dhe për më tëpër si art lirik i shkruar me ndjenjat më të thella estetike, me elokuencë dhe përndritje vargjesh është shndërruar, jo vetëm në burim frymëzimi, por dhe model udhëheqës për poezinë e sotme bashkëkohore.
Në këtë prizëm dhe si pjesë e pandarë e zhvillimeve më të reja të kësaj tradite letrare do e shikoja dhe poezinë e Ardi Omerit, poezi që duket sikur del nga llavat më të nxehta të shpirtit, poezi që prek me frymë dhe hyjnizon, që vjen si muzë e përtej kostelaioneve sentimentale edhe të drithëron. Në paralelizëm të plotë me simbolizuesit e kësaj fryme: Sadiu, Omar Khajam dhe përvijuesit e kësaj shkolle Sergei Esenini, Adolf Shvjedchikov, etj., vë re një pezm fluid tejet ikadeshent, që si tis i hollë shpërndahet dhe dallgëzon valët e jetës, rizgjon ujëvarat e fjetura. Madje, përthyen kolorite, kapërcen pragun e përflakjes dhe zhytet në botën magjike të ëndërrimeve, ngjitet në kulmet e yjeve galaktikë dhe shkrumbohet territ natë-përvëlim, duke kumbuar në përhapje tingujsh nga partiturat e shpirtit.
Kaq mistike dhe harbuse, kaq e çmendur dhe e pafajshme, kaq tronditëse dhe rrëzëlluse është ndjenja e verbër e dashurisë sa penelatat më të ndritshme përhumbin dhe mbeten, ringrihen dhe treten, shkrihen dhe rikthehen me të njëjtën përmasë, në të njëjtën formë, me të njëjtën farfurimë, si lulja e parë që çel petalet e saj në më të egrin thëllim.
Lirizmi i A. Omerit nuk është vetëm nocion dhe kuptim poetik, por vjen si detratim i një shpirti të trazuar, ku filozofia e gjithë mendimit përafron metabolikat spirituale me ato kohore, të ndjenjës me vlerat jetësore dhe i gjithë ky koncept, kjo grafikë e përshkallëzuar në këtë tematikë zbardh konfiguracione shprehëse, nga ornamente të botës përjetuese dhe prelud të fjalës artistike.
“Unë poet mjeran,
rrija me Elitën e Qiellit!
Unë një i thjeshtë njeri,
por putha dritën e Diellit!“.
Tek poezia “Dialog me Omar Khajam“ ka një paralelizëm figurativ dhe parantezë referuse (e njëjtë me referimin e Esenint ndaj Sadiut), konvonuese dhe konvergjuese në të njëjtën pikë, e cila nëpërmjet stilistikës ruan të njëjtën frymë dhe tempo, si dhe për më e tepër e lançon edhe më shumë puthjen si shije dhe ndjenjë dashurie (puth çupa – puth dritën e diellit). Lirika shqiptare ka korifenj si Lasgush Poradeci, Skënder Rusi, etj., të cilët sigurisht kanë patur ndikimet e veta ndaj orientit dhe kanë zhvilluar artin e tyre poetik, por tek poezia e këtij autori ka një pikëpamje më të drejtpërdrejtë, gati të shkrirë në të njëjtin union, po kaq të brishtë dhe po kaq shpërthyes si vetë tradita e motiveve perse.
“Po mua përse sytë më mbetën aty,
Përse në qenie të denja për një Perëndi!?
Ç’të bëj, jam një i mjerë poet i marrë,
që edhe hyjnoreve u këndoj poezi…“.
“Kur putha jetën!“ është një tjetër gjetje, është po kaq grishëse, po kaq impresionuese, e cila me të njëjtin ritëm strofik ndjek kurbaturë edhe më të lartë, gati proverbial, duke shprehur çmendurinë e dashurisë si poet dhe duke e ngritur fuqinë e saj, gati në sublimitetin më të lartë, në mitikën e hyjnizuar, si zjarr dhe profeci perëndie.
Duhet theksuar se, mesazhi lirik i poetit nuk aborgon ose trajton sentimentin dhe thelbin e ndjenjës si orgji, kënaqësi njerëzore, por si ovacion estetik dhe frymë sensuale që kuptimëson, por dhe dritëson shpirtin etik njerëzor. Sensi dhe nuancat janë kaq të holla sa ndodh shpesh që vështrimet përgjithësuese i tejkalojnë këto elemente sinjikative dhe paralelizojnë midis këtyre të kundërtave, por tedencat përshkuse, fjalët e përzgjedhura dhe mesazhi i përcjellur bëjnë kategorizimet dhe indeksojnë formatin lirik, si frymë dhe ndjesi dhe jo si aktraktivitet ndryshimesh në gjini.
“Frymë më dha, dhe e ndjeva në shpirt…
Shpirt i fala dhe aty, peng mbeta…
Hirushja veshur pluhur zanash tërë dritë,
më tha dhe emrin por unë i thirra Jeta! “
Barasvlerësimi i dashurisë me jetën është tipizuese për elemntet lirike të këtij autori dhe kjo jo pa qëllim, por si simetri e plotë që impulson dhe harmonizon frymën me shpirtin, shpirtin me fjalën, fjalën me përjetimin (peng mbeta), përjetimi me aparencën fanitëse (hirushe), e cila e zbritur si zanë nga ëndrrat më të bardha magjeps, trondit dhe inspiron me zjarre pasionante. Poezia lirike ose motivet e zhanrit që përfaqëson poeti kanë për stilistikë alternimin muzë (frymëzim) dhe ndjenjën si referim (përtejndjenjësi) dhe në gjithë këtë prognozë rrjedhshmëria dhe përzgjedhja e fjalëve, muzikaliteti i vargjeve dhe forma strukturale, ndërthurja e elementëve shpirtërore me apologjinë dhe postulimin e sezonës së vetë filtrit jetë, definon në këto kristale për të risjellë apo për të rindezur më shumë flakadanin e perlave rubaire.
“Ti, nën streha të përkohëshme ndaluar,
Ndërsa unë shpirt lagur nën shi!
Që kur u ndamë, qielli së qari s’ka pushuar,
Njëlloj si paqetësia jonë në shpirt!“.
Poezia “Pa lamtumirë“ sjell nota të trishta, të humbjes së beftë të dashurisë, largimit pa kthim dhe e natyralizuar me elementet shi (lot qiellor), i bën vargëzimet poetike më prekëse, më figurative dhe më dramatike, duke percepetuar gjendjet e dyanshme, si gjendje që përjetojnë dhimbshëm dhe në pakuptimësinë e asaj çfarë kanë humbur. Edhe në këtë poezi, motivet ndjekin të njëjtin bosht, e cila pavarësisht notave dhe akuartitetit përcjellës, paraqitet si vlerë, e cila bart gjurmë të forta dhe pështjellon gjithë qënien kur mungon.
Risia krijuese e Ardi Omerit përbën një botë të thellë impresionuese dhe kreativitet që zbret nga subkoshienca dhe muzgjet e shpirtit, vjen për të shtuar dhe një ngjyrim më tepër në telajon e madhe të poetikës së sotme bashkëkohore, bart shenjat autentike dhe përthyen prizmat shumëdimesionale të hapësirave që afron muza e pafundme dhe kështu i ngritur mbi motivet më të bukura të perlave botërore, sikurse janë motivet persiane, mrekullon dhe deshifron me mprehtësinë e gjuhës letrare.
Refleksion rreth dritëhijes së Kloroformit shqiptar
(Klara Buda)
Romani “Kloroform” i autores Klara Buda, pa dyshim që ka tërhequr vëmendjen e mbarë lexuesit shqiptar dhe të huaj, studiusve dhe eseistëve, të cilët përbrenda kësaj vepre letrare kanë gjetur atë pjesë të errët të jetës njerëzore, që nën një shoqëri të diktuar vërejnë metastazat e rrënimit dhe degradimit të personalitetit njeri, dhe për më tepër hedh dritë mbi atë të shkuar tinzare,e cila nuk kursente asgjë, për të shtuar ditët e agonisë dhe marrëzisë së shndërruar në sistem!
Që në hyrje të këtij romani do të ndeshemi me një përafrim që i përket kësaj lloj bote, për ta shpjeguar, për ta konceptuar dhe trajtuar si një teatër të hapur jetësor, i cili në mënyrë relative do të përballë personazhet dhe do krijojë hapësirat e duhura për intrigim, pasqyrim dhe perifrazim.
E pahijshmja apo e pakëndshmja e mjedisit mbytës, të rëndomtë, por dhe sinjikativ për atë realitet grishës performon me gjetjen stilistike dhe zbërthimin analitik të karakterit personazh, i cili përbrenda guaskës dhe mjerimit shpirtëror që e karakterizon, hedh dritë dhe paralelizon slloganet dhe zhurmën e modelit me cinizmin dhe paranojën e të verbërit. Kurbat e shtjellimit të ngjarjes (ose trajtesa dhe karakteri rrëfyes) zbulojnë enigmën dhe fshehtësinë e mekanizmit totalitar, misticizmin dhe dritëhijen e tij, lulëzimin farsë dhe kobin shkatërrimtar të jetës, fanatizmin dhe hallkat për të shtënguar të vërtetën, moralin e kalbur dhe sipërfaqësoren “elitare“.
Brenda botëkuptimit të autores Buda, padyshim që do ndeshemi me anën racionale të saj, me ndjenjësinë dhimbje dhe trajtesë specifike, me grafikë tjetër për realizim tablosh dhe paraqitje konfigurative. Le të hedhim një vështrim të shkurtër në minaturë dhe të posedojmë rreth temës, mesazhit, idesë dhe qëllimit themelor të autores!
Moria e personazheve fillon me kryepersonazhen Alma Fishta, të cilës i kërkohej heqja e identitetit dhe denegrimi i saj njerëzor, pët të vazhduar me rrëmujën e jetës studentore, e cila përbrenda lirshmërisë dhe botës së tyre monitorohej dhe sfumohej çdo çast, për të kaluar pastaj tek nje sintezë krahasuese, që jepet me mjaft sarkazëm (Morgu=Laboratorin), pa veçuar momentin kritik të asaj mbrëmjeje (ku personazhet kryesore, Alma dhe Adriani), kryejne të vetmin akt që mund të kryejnë dy të dashuruar dhe për këtë shkak indeksohen nga morali kohë si mëkatarë. Kalvari i dhembjes dhe vuajtjes do ndjekë pas si hije, do ravijëzojë me të tjera tablo të errëta, duke filluar që nga ndjekjet dhe vrasjet, për të vazhduar me narkotizmin e provokuar, shkatërrimin e mbivlerës sonë njerëzore dhe paraqitjen e një të riut model me identitet të rremë!
Ne kontekst të plotë dhe me trajtesat e modeleve të përafërta si Milan Kundera, “E vërteta duhet njohur”, pastaj Njegoshin, “Tiranisë i duhet vënë këmba në fyt dhe kjo është detyra më e ndritshme njerëzore“, çel së pari modelin Kloroform, që në thelb dhe përmbajtje, ka për simbiozë këtë idilë udhëheqëse dhe që me autentizmin dhe brendinë e tij, e radhit Klara Budën, në plejadën e autorëve të prespektivës dhe të së nesërmes. “Kloroform” përbën inflacionin e fjalës, sëmundje e kohës dhe nën këtë lajmotiv, shtjellat dhe ngrehinat e perdes diktatoriale, denoncohen me guxim, me objeksion të plotë, me qëllim të mirëpërcaktuar, që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet. “Kloroform” në pamje të parë tingëllon si një përcjellje e imazhit të shkuar, e një mënyre jetese të kryqëzuar ende pa lindur, por po të depërtosh në thellësi, kupton sublimitetin e autores, për të mos patur shndërrim në formë dhe përmbajtje të fenomenit, por dritësi dhe intelektualitet për ta trajtuar dhe goditur.
Sigurisht që ky këndvështrim panoramik ka një autoritet krijues, mbart një mesazh të madh dhe të gjerë, shtjellon dritëhijet dhe anatemon sakrificën e brezit të vet. Për më tepër, ka modul trajtese dha anë kompozicionale, që për nga paraqitja grafike dhe gjetja stilistike, veprën e shkruar e vendos në kornizat e vlerave të larta letrare shqipe.
Poezia italiane, si përshfaqje dhe përndritje në gjuhën e letrave shqipe
(Referim rreth “Antologjia e Poezisë Italiane“)Poezia italiane, si poezi me rrënjë të kahershme dhe e lidhur me zanafillën e gjithë zhvillimit të Rilindjes Evropiane, vjen në shqipërimin e autorit Sinan Vaka, si një buqetë plot freski në atmosferën e Letërsisë Shqiptare. Përmes treguesish të lartë artistikë dhe estetikë sjellur që si koncept përkthimi dhe si nivel i pasur gjuhësor, nivel që përcaktohet nga njohja e mirë e teknikave dhe përshtatja poetike, me ruajtje strukturale, kompozicionin, mesazhin, për më tepër si përqasje figurative dhe ndjesinë vetjake shpirtërore të futur në çdo varg.
Që në prezantimin e Antologjisë Poetike Italiane, autori shprehet me sinqeritet dhe çiltërsi për sfidat e hasura gjatë punës së tij voluminoze, për guximin e marrjes përsipër të kësaj superndërmarrjeje letrare dhe kjo është më se e kuptueshme pasi autorët e përkthyer janë autoritete letrare që kanë bërë historinë e Letërsisë Botërore, si : Dante Aligeri, Petrarka, Vinçenso Monti, Xhovani Paskoli, Xhakomo Leopardi, Xhoze Karduci (nobelist – 1906), Filipo Marineti, Marino Moreti, Salvatore Kuazimodo (nobelist – 1959), Euxhenio Montale (nobelist – 1975), etj. Vlen të theksohet se e gjithë kjo prurje dhe risi për zhvillimet letrare si fushë përkthimi, sot, vjen si moderaturë e re dhe leksik, pasi shtrirja e frymës krijuese, zhanri i tyre, metafizika dhe larmia e rrymave (romantizmi, futurizmi, hermetizmi e mori të tjera ndërthurjesh që kontestojnë dhe fabrikojnë njëra-tjetrën), është kaq i gjerë dhe i thellë, sa vetë përkthyesit i është dashur t’i studiojë një e nga një, si: stilistikë dhe konfiguracion struktural, si stilema përzgjedhëse dhe ideime shpërfaqëse, si botëkuptim dhe mesazh të dhënë dhe në gjithë këtë kontekst ai u ka dhënë vargjeve të tyre shpirt nga shpirti i tij, muzë nga muza e tij, timbër dhe akcent individual nga autentiteti krijues i tij, autentitet që e portretizon.
Antologjia poetike hapet me kolosin e letrave botërore Dante Aligerin, i cili nëpërmjet “Komedisë hyjnore“, e njohur për tre pjesët e famshme (Ferri, Purgatori dhe Parajsa) dhe nëntë rrathëve dantesk të ferrit, rrathë që lidhen me udhëtimin mistik në botën e nëndheshme së bashku me Virgjilin (poetin e madh latin), dërguar nga qielli nëpërmjet Beatriçes (kryepersonazh i veprës së tij) dhe i gjithë ky sigamatizim dhe simbolizim natyrisht lind nëpërmjet ankthit, trishtimit dhe përvuajtjes së shkaktuar nga dëbimi që i behet nga Firenca dhe jetesa në azil politik.
Më pas, ravijëzojnë poetët si Petrarka (personalitet që lidhet me Rilindjen e madhe italiane dhe atë evropiane), Ludoviko Ariosto (i famshëm për veprën “Orlando i egërsuar”), Kortuato Taso, Vitorio Aliferi, dhe të gjithë këta autorë përbrenda rrymave letrare të njëjta, por tematikave letrare të ndryshme përbëjnë koloritin më të bukur artistik të mesjetës italiane. Përkthyesi Vaka, ka bërë një strukturim të plotë të poezisë së përkthyer dhe këtë e ka sendërtuar nëpërmjet hapësirës kohore kur është zhvilluar poezia, por dhe konturimit të rrymës letrare ku është operuar dhe e gjithë kjo për të nxjerrë në pah vlerat, përsosjen dhe evolimin si model, por dhe si tërësi zhvillimi.
Periudha e pas Klasicizmit ose Romantizmi hapet me pena si Vinçenco Monti, i cili do të frymëzonte më pas edhe poetë si Ugo Foskolo apo Xhakomo Leopardi dhe të gjithë këta poetë sillen me një dlirësi poetike befasuese, me një ëmbëlsi vargjesh gati emblematikë, sepse pasioni, përkushtimi dhe dashuria e përkthyesit është sa depërtuese po kaq dhe njohëse, është sa përkushtuese po kaq dhe mbresëlënëse.
Plejada e shekullit XIX-të hapet me fituesin e Çmimit Nobël -1906, Xhoze Karduci, i cili bën shkëputjen nga klasiko-romantizmi drejt tedencave të reja të kohës, tedenë e ndjekur edhe nga bashkohësi tij Emilio Praga, apo ndjekur më pas dhe përsosur nga liriku madh, Xhovani Paskoli. Impresionizmi italian hapet me Gabriele D’Anucio, (poet që sinkronizon antikën me bashkëkohësinë dhe i endur mes tragjikës dhe lirikës). Shekulli i XX-të fillon me përplasjet dhe lindjen e rrymave të reja filozofike (Aldo Palaceski, Guido Gocano), gati eksperimetale për kohën (impresionizmi, avangarda, dadaizmi), të cilat për t’u bërë sa më identifikuse dhe të asimilueshme nga lexuesi jepen nëpërmjet relacioneve të shkurtëra shpjeguese nga vetë përkthyesi. Klemente Rebora hap siparin e e përfaqësimit në rrymat më të fuqishme të kohës (futurizmit, hermetizmit), për t’u identifikuar nga përfaqësues të drejtëpërdrejtë të këtyre levizjeve si: Vitorio Tomaxini, Filipo Tomazo Marineti (Manifesti i futurizmit). Umberto Saba, Ungareti, dhe nobelisti Euxhenio Montale, përbëjnë kulmet dhe madhështinë e poezisë moderne italiane, në përmbyllje me autorin Mario Luzi dhe nobelistin tjetër Salvatore Kuazimodo, përkthyesi jep tablonë dhe ngjyrimet e gjithë këtij ornamenti dhe shkëlqimi që ka mahnitur letërsinë botërore.
Esenca e gjithë kësaj prurjeje ka qëllimin bazë të vështrimit përgjithësues dhe përnjohjes të kultit poetik italian, kult i cili është ngritur në kumt dhe prej lartësimeve të tilla zbret si muzë dhe rindërtim, me rujtjen e gjithë komponentëve dhe elementëve të tjerë gjuhësorë, si dhe duke u mbështetur fort në format krahasuese, formë që përkthen poezinë dhe jo fjalët (marur nga Ezra Pound dhe që për përkthyesin përbën pikën më të fortë të referimit dhe shqipërimit të gjithë poezisë).
E gjithë kjo vepër voluminoze lexohet me nje frymë dhe të inspiron për ndjesinë, shijen e përzgjedhur dhe muzikalitetin e fjalëve, të befason me harmoninë dhe ritmin që ndjekin autorët si përfaqësues dhe simbolikë e kohës, në të cilën kanë jetuar, të bën të kuptosh se sado që të largojë realiteti tyre përjetues, ata vijnë sërish dhe bëhen gjithnjë e më të afërt, gjithnjë e më ndikues, sepse i tillë është gjenialiteti i mendimit që kanë poseduar dhe e tillë është dhe fryma që i ka lançuar.
Poeti dhe përkthyesi Sinan Vaka është endur nëpër labirintet e një epoke të ndritshme letrare, ka përhumbur dhe është ringritur përmes dritëhijeve të tyre, është shkrirë dhe indeksuar me vetë artin dhe magjinë e sjellur dhe me vetëdije të plotëformuar dhe peshën e ndërgjegjies intelektuale i ka dhënë fonotekës së letrave tona përnjohjen më të gjerë mbi poezinë italiane.
Arti poetik i shndërruar në prelud të filozofisë jetësor
(Këndvështrim rreth vëllimit “Nën petkun e vdekjes” – Genta Kaloçi)
Poezia është substrakt i ndjesisë më të thellë shpirtërore dhe si e tillë ajo tejkalon dhe fluidizon emocione dhe ndjenja të papërsëritshme. E parë në këndvështrimin shumëdimesional të ndërtimit dhe strukturës së ngritur, mesazhit, formës (përmbajtjes) dhe gjetjeve do të kuptojmë menjëherë një poezi ndryshe, një poezi e ngritur mbi përvojë të madhe të analitikës dhe psikikës së fjalës, një poezi e konceptuar aforikisht dhe për më tepër një poezi e sugjesticionit dhe teknikës bashkëkohore.
Që në titull, autorja Genta Kaloçi, vjen me anaforën e petkut, perdes hije që shoqëron jetën dhe nëpërmjet boshtit të saj poetik e sfidon këtë ndjesi, e kanalizon si një proces që tjetërson dhe transformon, por kurrsesi që shkatërron. Ripërtëritja e jetës, përsosja dhe emancipimi shoqëror janë detabest i gjithë zanafillës krjuese të autores, ku sigurisht nëpërmjet vargëzimit japin tablo të qarta, me shumë ngjyrime, kontraste dhe përthyerje koloritesh ideore. Vëllimi poetik ka ndërthurjen dhe veçanësinë e të shkruarit, ka simbiozën dhe modalitetin më bashkëkohor, ka filozofinë dhe përqasjen e kohezionit krijues, ka psikologjinë dhe analitikën e procesit përjetues. Rrallë bie ndesh me kreatura të tilla krijuese, rrallë ndeshesh edhe me peotikë anaforike, ku mendimi sintetizohet në urtësi dhe urtësia në model jetësor emancipues, për atë që shkon dhe për atë që ringrihet. Shpesh ndeshemi me kritikën e veprës në forma strukturale, por dhe figuracionit, kritikë që shkon për shtati me analizën e vargjeve ose të veprës në tërësi. Një këndvështrim më i thellë na shpie në të tjera percepetime, të cilat fillojnë me vetëdijen, ndërgjegjien, dhe filozofinë ku mbështetet vepra letrare.
A nuk është ndjesia dhe bota shpirtërore ajo që na çon drejt idesë? A thua ka ndërgjegje të plotëformuar për të thyer mitizmat dhe konceptin kohë? A ka një konturë të qartë ku duhet mbështetur risia?
Këto dhe mori të tjera pyetjesh gjejnë përgjigje në këtë vepër poetike, gjejnë frymën e objeksionit dhe diskutimit për natyrën se si janë sendërtuar, përbëjnë thelbin e koherencës së re letrare, për më tëpër hedh tezat e mënyrës më të re shprehjesh, qoftë në formë apo në përmbajtje.
Vëllimi poetik hapet me poezinë “Jeta”, këtë ekuacion dëshirash e dhimbjesh, sikurse shprehet autorja, këtë sigmatizim dhe mundësi të dhënë, dhe përse, për të lënë gjurmët e hapësirave të pakufi, njohje?!
Spiritualizmi, si forma më e qartë e shprehjes së shpirtit, e vesh me nuanca dhe kode gjithë këtë perfomancë krijimi, e zbret atë tek lexuesi me idenë e glorifilimit për të gjithë, dhe së fundi kjo ndjesi shprehëse shkëputet ngë vetja përt t’u bërë pjesë dhe lançim i mendimeve. Harmonia peotike shëtit dhe ushqehet në të tjera lëndina muzash, në të tjera gjetje profarme dhe kontraste shoqërore, tek dobësia njerëzore, kjo e përshpirtshme ndjesi që e zhvesh njeriun nga metamorfozat madhështi, tek ndërgjegja, si pjesë e procesit të vetëdijes dhe pranimit të rregullave të vendosura nga po vetë ai, tek dija, ky proces njohjeje që nuk njeh kufij, tek hyjnorja, kjo përkryerje që e jep dhuntia e të qenurit njeri. Është befasuese dhe tërheqëse kjo mënyrë e të krijuarit poezi, shkrirjes së saj në analogji percepetimi dhe ndërthurje idesh, botëkuptimesh, këndvështrim kz, që kapërcen nëpër qerthullin e njohjes së thellë të elementeve sugjestiv të karakterit dhe vetë universalitetit, në tërësi. Humbja, vetmia, hiri im, sjellin një përthyrje mendimi, i cili në fund bën përmbysjen e madhe të idesë fillestare, duke mbjellur shpresë, besim, duke e sfiduar kështu realitetin momenetal gri!
Sigurisht në brendinë e vëllimit zë vend lirika, e cila vjen nëpërmjet detratimit mish e shpirt, si ndërlidhje e ndjenjës më të bukur, si ëndërr vere që zbret kumtrit të yjeve, si shtojzovalle:
***
Ti dhe unë,
dy copa akulli
në saharën e epshit tonë.
***
Ti dhe unë,
dy shpirtra të dlirë
të humbur
në mëkatin përrallor.
I endur rreth mrekullisë poetike të autores Genta Kaloçi, e cila ravijëzon nëpërmjet shpirtit etik, të lirë, nuk mund të mos vësh në dukje këto elemente thelbësore, nuk mund të mos nënkuptosh risinë krijuese, në veprën e saj “Nën pekun e vdekjes”, i cili me të gjitha ornamentet që e shoqërojnë, shton edhe një gur më tëpër në kalanë e pashembur të Letërsisë shqiptare.
Mozaik vargjesh në partiturën poetike të Dashamir Malos
(Referim rreth vëllimit poetik “Ndoshta”)
Vëllimi poetik “Ndoshta” i autorit Dashamir Malo është shprehje e frymës dhe ndjeshmërisë poetike që prek kostelacionet më të larta të shpirtit, me brishtësinë e fjalës dhe lajtmotivet e jetës, për tokën, dhimbjen, vendlindjen e fshehur mes majash mjegull dhe për të bukurën.
Kjo lloj poezie, e ardhur si sublimitet i një shpirti estetik dhe shpërthyes, dallgëzon njëlloj si valët e Jonit dhe shfryn shkulme brengash, mall të patreguar për atë që shkon dhe përvuan ereminë vedlindje, flakë pasionesh e dëshirash, si dhe rikthehet e mbetet tek e thjeshta përditshmëri.
Leximi i këtij vëllimi poetik bëhet me një frymë, ndonëse të shëtit mbi gjurmë kohëpaskohe, të zbret tek agu i ditëve të rilindura. Që në fillim, ndeshemi me gjetjet dhe stilistikën e veçantë, stilistikë që produkton vetëm një penë elitare, për të humbur mes ngjyrimesh dhe muzikaliteti fjalësh, të cilat tingëllojnë pareshtur si një fëshfërimë e largët. Fjalë pas fjale e varg pas vargu kupton ndjesinë dhe boshtin poetik që përshkon vëllimin, kupton thjeshtësinë e ngritur në madhështi, magjinë që prek me nota fjalësh mbi përmasën e vargjeve. Vargjet e lira si vetë liria e shpirtit që ka tjerrë fijet-mendime që rrjedhin diku zhurmshëm si shirat e rrëmbyera të vjeshtës, e diku qetësisht si krojet e ftohta, diku ëmbël si kënga e zogut harbim, diku egër si piskama e trimit kushtrim, diku dhimbshëm si dashuria e parë harrim.
Libri “Ndoshta” jep kuptimësinë e parë të një dualizmi të përbrendshëm, i cili shtjellon pas kuintave mëdyshjen dhe diskutimin rreth gjithçkaje, por thellë-thellë të zhyt në hamendësime dhe devijëzon tedencat dhe abstraksionin e proformës poetike dhe filozofike. Në mënyrë krejt intuitive përmbyllja e vargjeve mbjell shpresë, ngre kolorite ylberi mbi harqe shpirtërash të trishtuar, risjell magjitë e netëve prushëzuar, rizgjon sirenat e fjetura buzë mbrëmjesh dhe çel mijërë kurora trëndafilash. Shtjellimi poetik qysh në fillim formëson idetë bazë dhe të qëndrueshme se larmia krijuese qendërzon në tabanin dhe rrënjët e të parëve, tek epika dhe tragjikja e tyre, tek toka, gurët dhe murnajat gri që u qepen kodrinave dhe flenë poshtë këmbëve të maleve:
“toka ime është atje
toka ime e mbuluar me vetmi tragjike
toka ime
tokë e gurë bashkë“.
dhe për të lakonizuar përmbylljen sa epike, por dhe kaq shpresuese, hark kohor që ndan me shkuj, por sintetizimi dhe paraqitja grafike jetësore vetëm brenda dy vargjesh:
“pas etheve të etjes (e përvuajtur, e plagosur dhe e etur në shekuj)
dhe të pritjes “( shprësës tek e nesërmja, besimi tek e ardhmja)”.
Në po këtë bosht poetik lëvrohet edhe poezia Kangjele (Këngë), e cila zbret nga mitizimet më të thella të legjendave dhe ringre burrat e maskuar tinëzisht për të nisur këngët e vjetra ilirishte dhe për të vërtitur fustanellat e bardha burrërishte.
Kanë mbetur në Shën Thanas
me gurë gri ca varre
me lavdi mbuluar
qarkuar me qarre
dhe për të vazhduar më pas:
“pas shumë mote shkuar
u ngritën nga varri
prapë ushtoi kënga
ja atje tek qarri
isua e përzishme
nisur nga dodona
ardhur kaq e gjallë
gjer në ditët tona “
Toponime të tilla si Kangjele, Sheshkalor, Gjon Zi, Gjok Maç, Triviza, etj., shprehin më së miri trasmetimin e ruajtjes së emërtimeve të brezave dhe ruajtjen me fanatizëm të kulturës së lashtë, të cilët si mitet janë ngritur nga varret dhe kanë bërë historinë tonë shqiptare.
Shtrirja e hapësirës poetike nuk mund të mos kapërcejë dhe të mbetet tek nëna, ku njëlloj si dhimbja eseniane, autori e ngre në kult dhe vendos paralelizma me bukurinë dhe tejpashmërinë më mahnitëse sikurse është lulja:
“Fillikat nëna ime atje në Përmet
gjithë ditën kuvendon me lulet
në ballkon
kur shkoj
lulet më flasin me gjuhën e nënës
nëna më flet me gjuhën e luleve”.
le të hyjmë më në brendi dhe të ndeshemi me elementet sinjifikative, me ndjesitë dhe ornamentet e shpirtit, me brengën e poetit dhe pasionin, me gjetjet dhe ravijëzimin e vargjeve, me trishtimin pikëzim vjeshte dhe lirikën përtej blusë së nimfave joniane:
“e di
ti do të vish
pranë Jonit kaltëruar
me Diellin në sy
me Botën
në duar”.
ose
“Më josh stina jote
stina jote
që i ka të katër stinët
brenda”.
Vargje domethënëse, përthyese, me shumë botë e figuracion të dhënë në kontraste katër dimesionalë, si vetë katër stinët me akullin dhe zjarrin, me farfurimën lule dhe bulëzimin e trishtë. Poezia e Dashamir Malos është poezi e konsoliduar. Ai tashmë, vjen me vëllimin e katërt poetik dhe me përkthime të poetëve të njohur, i sigurtë në plejadën e poetëve bashkëkohor dhe si i tillë pëcjell universalitet poetik.
Elementet filozofike dhe kuptimi estetik i poezisë moderne
(Këndvështrim mbi vëllimin “Maja malesh thagmë Jonike“ – Irena Gjoni)
Poezia tashmë me gjithë perfomancën e saj, ka hyrë në moderaturën e re bashkohore, është bërë më sugjestionuse, më e ndjeshme, më prëkëse e sigurisht edhe më filozofike, duke u shkëputur kështu nga traditat e vjetra, të ngurta, por dhe nga kohezioni i nevojave dhe rrethanave historike e politike, si domosdoshmëri poetësh për t’ju përmbajtur etapave të zhvillimit shoqëror. Si pjesë e hapësirave të krijuara, pra i lirisë së plotë të ndërgjegjes krijuese vihen re nuancat dhe tedencat e spektrit tjetër poetik, spektrit të një poezie universale, gati kozmike, e ngritur nga infiltrimet e përtej ndjesisë duke e bërë atë edhe më estetike.
Nisur nga kënvështrimi më i thellë i konceptimit, analogjia e të shprehurit, por edhe stilistika e përdorur në vëllimin poetik “Maja malesh e magmë Jonike“ të autores Irena Gjoni, kupton frymën e re të një poezie ndryshe, poezi që ka autentitein krijues dhe metafizikën e mendimit, ka hapësirën e pamatë dhe muzën, ka sinkronin e mitizimit të jetës dhe gërshetimin e vizualitetit paraqitje, objeksionin e zhvillimeve të këtij procesi dhe ideimin e së nesërmes poezi shqipe.
Vëllimi përshkohen nga një bosht poetik i qëndrueshëm, me dritëhije dhe drtëthënie të shprehura në formën më të lartë artistike, me gjetje dhe risi të re krijuese, me detratime dhe dallgëzime Joniane shpirti, me thellim dhe përnjohje të elokuencës së fjalës estetike. Nëse do të hiqnim vija paralele për të fragmentizuar mesazhet, për të dhënë kontekstet, për të drejtpeshuar qartësinë shprehëse do të ndeshemi pambarimisht para të njëjtit fluks dritash, para të njëjtës telajo, e cila harpon natyrshëm fjalët dhe tejçon pareshtur kolorite. I gjendur përballë kësaj prurjeje, e cila në dukje ngrihet mbi ndikimet e mitizmit jonian dhe elegjive nimfa deti dhe sirenash, elegji qe vijne me zanafilla homerike dhe balada te koreve teatrale të Butrintit, formëson idenë e ndërthurjes së antikës me modernen, shpirtin patetik të bukurisë që stiset nga margaritarët e kurorës së vetë “Dea-s” dhe ndërthurjen e elementeve natyrë: maja malesh, gjethe ulliri, petale lulesh e magmë jonike.
“Madhështia e një mbijetese
matet me hapësirat
e ëndrrave të pushtuara”.
Vetëm përbrenda këtyre tre vargjeve kemi përmbledhjen metafizike të vetë përvojës dhe procesit jetësor, e dhënë me kaq fuqi shprehëse dhe e koncentruar kaq grafikisht, jep mesazhin e madh të mundësisë dhe kuptimësisë së të qenurit, të rendjes dhe të mbjelljes së gjurmëve të vetë ekzistencës. Ravijëzimi i kësaj kryethënieje vjen me tedencat e një depërtimi të thellë, përnjohës së vetë natyrës qënësi, perifrazon qëllimin e misionit, parabolizon me kufijtë mitikë të hapësirave dhe për më tepër e vendos “atë”, jo si posedues i sentimentalizmave apo dëshirave të shfrenuara, por paraprijës i ideve gjeniale, për më shumë vetëpërsosje. Rrotullohemi përsëri rreth këtij trekëndëshi ideor dhe botëkuptimor, i cili në parantezë të plotë jep aparenca kodike filozofike, jep këndvështrimin e autores përtej kornizave të imagjinatës dhe e përafron atë pranë komponenteve të arsyeshme dhe logjike.
Të njëjtën shtjellë zhvillimi e gjejmë edhe tek poezia “Retë në muzg po digjen si kështjella”. Ideja e të përjetuarit, ringritjes si feniksi nga hiri i rikrijimit, për të sublimuar qëllimin e madh, atë të procesit të pakthyeshëm, plotësojnë më së miri veprimin dhe mendimin në hapësirë dhe kohë. Natyrisht lind pyetja: A shërben kjo risi si model i së nesërmes poetike?
Pa dyshim që këtu, ka karakter dhe zhvillim tjetër poetik, ka traditë të re dhe stilistikë, ka shtjellim të qartë të idesë dhe figuracion, ka elasticitet dhe përthyerje të vargut në formë dhe përmbajtje, ka frymëzim dhe produktivitet mendimi, ku sigurisht tërësia e ketyre elementeve të çon në idetë fikse se pas këtij procesi krijimi ka dhe shumë gjurmë që tregojnë dhe përflasin për bazament mbështetje, pse jo dhe model të ri frymëzimi për plejadën e re të poetëve që pasojnë, ripërtërijnë traditën më të mirë letrare dhe e përsosin më tej.
Një tjetër element që duhet shtjelluar për poezinë dhe gjetjet profarme të autores Gjoni është edhe mendimi filozofik, i cili i parashtruar me antiteza shpreh formimin estetik, shpreh spiritualizmin tejpërshkus, për të shkuar edhe më tutje, gati në nëndijen më të thellë, shpreh nocionin e elementeve bazë (konceptimin) dhe të gjithë këta komponentë (mungesë, heshtje, vegimi, verbimi) konvergjojnë tek burimi i zbardhjes së shpirtit, “drita”, (shpresa dhe besimi i paskohës më të ndritshme).
Një tjetër formë krijimi është edhe absorgimi, mohimi i plotë i realieteve të errëta dhe kjo bëhet me subkosheincë të ndërgjegjëshme. Fshehtësia e ëndrrës, demonët (retë e zeza që kaplojnë shpirtërat e trazuar, të trishtuar, të lodhur e të dërrmuar), pastaj përmbyllja e gjithë këtij harku kapërcen nëpër kufijtë e prerë të absurdit, monologojnë me dyzimet e shpirtit dhe përçojnë nëpërmjet plasrave të paskuntës, shiritat e besimit dhe shpresës.
Sa kuptimplotë që qendërzon filozofia dhe kuptimi thellë njerëzor, po kaq figurshëm mbizotërojnë edhe elementet lirike, elemente të cilat shprehen nëpërmjet bardhësisë së shkumbës dallgë, (Afërdita), nëpërmjet syve të përvëluar të horizonteve që digjen përtej qiejve, nëpërmjet eliksireve të perëndive, nëpërmjet erosit të pjalmimeve, nëpërmjet miniaturës së Trojës (Helena), nëpërmjet stinës së pestë, zjarrmive të ngritur mbi yje, etj.
Tërë kjo buqetë poetike e servirur me kaq elokuencë dhe dinamizëm, nga autorja Gjoni, shpreh padyshim arritjet dhe kulmet e artit bashkëkohor shqiptar sot, shpreh ngjyrimet e kohës dhe sfidat drejt rrugëtimit poetik të së nesërmes, shpreh fizionominë e thjeshtësisë fjalë dhe madhështisë së magjisë art, shpreh filozofinë e mendimit më të përparuar dhe modelin poetik të së ardhmes.
Ikona të thyera, si imazh poetik dhe risi për poezinë e sotme bashkohore
(Gentjan Banaj)
Shpesh herë kur ndodhem para librash në bibliotekën time, nuk e di pse dora më shkon tek vëllimi poetik “Ikona të thyera”, të autorit Gentjan Banaj. I kam rilexuar disa herë poezitë dhe sërish më duket sikur diçka ka mbetur ende për t’u riparë, ose duket sikur diçka ka mbetur pezull në hamendësionet dhe parafytyrimet e mia, për mënyrën dhe këndvështrimin artistik rreth këtij libri. Në poezinë e tij takon dhimbjen dhe mallin, takon dramën jetësore, rebelimin dhe pasthirrmat dhe në pamje të parë duket sikur mbart shumë trishtim ose shumë shtjella gri që përfshijnë qiejt e muzës poetike të autorit, por këto nuk janë mestastaza që prodhohen nga kreativiteti individual, por krahët e errët të përjetimit të një shoqërie, e cila në misionin dhe gjykimin e poetit, identifikohen si vlera të krisura, ose ikona të thyera. Sintetizimi metafizik poetik gërshetuar me hermetizmin përbëjnë stilistikën që e veçon këtë zë poetik tashmë të njohur, qoftë në formë, qoftë në hapësirë, por edhe në mënyrën konceptuale, si idol të përcjelljeve dhe mesazheve tejet ndjesore . Që në fillim, ndeshemi me një titullim sa grishës, por dhe kaq befasues. Diçka ka ndodhur! Imazhi është shprishur. Ikonat janë rrëzuar dhe thyer.
“E sërish në drita krismash
Zeusi na ndiqte në harresë,
Të ikur, të anuar, vajtueshëm
diku midis humbjes dhe rënies”.
Kapërcimi i shpejtë i fateve (ikje, anuar, përvuajtur), ringrihet dhe përndiqet deri nga krypersonazhi mitik (Zeusi), njëlloj si në lashtësinë e mjegulluar, por që çuditërisht përsëriten e ripërsëriten njëlloj edhe në kohën e sotme. Në paratezë të ravijëzimit të këtij mendimi ndeshim sindromën e dritës, e cila në këtë rast nuk shfaqet si bardhësi surreale, por si flakë krismash, po e njëjtë me flakën e rrufeve kur Perënditë përndiqnin njëri-tjetrin, dhe në përmbyllje dozohet rënia, përhumbja apo thyerja e ikonës. Është domethënëse, por dhe karakterizuese për të kuptuar strukturën e këtij vëllimi poetik, boshtin që e përshkon atë, kolonat në të cilat ringrihet kjo vepër dhe jo pa qëllim skematizimi i saj ndahet në katër nëntituj, që thjesht mund ta përkufizojë +1 mbi tredimesionalin e zakonshëm artistik.
1- Laku i karafiltë
Kapitulli hapet me poezinë “Pa titull”, dedikuar birit, e cila në formë grafike krejt tjetër nga ato që jemi mësuar të shikojmë shpesh, por e sjellë në mënyrën postmoderne, me vendosje fjalësh figurativisht dhe estetikisht, shpreh ndërvarjen dhe intuitivitetin e gjallimit të jetës.
“…në çengelin e përmbysur
gjalloj për ty
i varur atje”.
Dashuria për njerëzit më të shtrenjtë, padyshim që do qendërzojë edhe figurën e nënës, figurë që nëpërmjet tespijeve lakonizon ditët, pastaj ylberet, rrudhat dhe thinjat dhe sikurse thotë autori: dhemb/sa dhimbje ndjen një nënë?
“Nën bekimin tënd u gjunjëzua çdo burrë
I mbrojtur nga mëshira që ty ta vodhën hyjnitë”.
Këto vargje janë një tjetër dedikim për nënën, një kapërcim që shkon përtej perëndive, e ringre atë në piedestale hyjnish, për të përunjur forcën dhe karakterin e çdo burri.
Vlen të theksohet se në këtë lloj poezie ka një sendërtim perfekt vargjesh, ka dhe një subkoshiencë që depërton magjishëm dhe kjo mënyrë e të bërit poezi shpreh natyrshëm, forcë vargu, mendim, dhe filozofi.
2- Absurd mbijetese
Poezitë e përfshira në këtë kapitull absorgojnë drejt mendimit filozofik dhe ideve të thella dhe në mënyrë krejt instiktive të çojnë në vizonialitetin, por dhe iluzionalitetin e fjalës, metaforikën dhe simbolikën e saj, deshifron kontrastet bardhë e zi, (ditë-natë) kontraste jetësore dhe menopauza të përditshmërisë, ose objeksioni i kontrastit (perëndim-agim), që më së shumti përqas tablotë e beftësisë ikje dhe atë të rilindjes shpresë .
“Ag,
zbulohet pak nga pak trupi i ditës”.
E bardha dritë zbret dhe përhap magji jete, vjen ashtu në vagullimë, por e sigurtë dhe dalëngadalë zbardh besimin për rifillimin e një dite të re.
Dhe në vazhdim :
“Jeta të kryqëzon
Pas ngjarjeve të mëdha“.
Përditshmëria rrëmben në kuptimin fizik dhe shtyn përherë e më tepër drejt dëshirës, qëllimit, sfidave të përballjes dhe jo pa shkas, autori i quan kryqëzimet e jetës, sepse instiktivisht të gjithë jemi skllevër të iluzioneve dhe pasioneve të ngritura.
Dhe së fundi:
“Vdesim nga pak
duke i ikur agimit“.
A ka rënë poeti në nota pesimiste?
Të gjithë vdesim nga pak, të gjithë shuhemi ngadalë, të gjithë i largohemi agimit dhe shkojmë drejt kujt? Hiçit…, asgjësë! Këtë e deshifron vetë titulli i poezisë “Muzg”.
Në të njëjtin bosht vërtitet edhe poezia “Bardhë e Zi“, të cilën për trajtesë koshiente nëse do përgjithësohej në kuptimin panoramik do impononte analitikë të drejtëpërdrejtë si: poezi e iluzionit të trishtë, e veshur me ereminë e përbrendshme të gjendjes fillestare kur është shkruar, përshkohet nga nota të thella pesimiste (ëndrra tymi, mesnatë e errët, agim i trishtë), etj.
“Në sfondin e zi shquhen mirë
ëngjëlli e djalli tek uni”.
Duke u nisur nga analogjia e këtyre termave, por në depërtimin psiko-analitik do shikojmë se edhe përbrenda kësaj errëtie ka një fokus drite, ka diçka ekzistenciale, ka qenësinë që edhe në momente të errëta e shquan dhe e drejton.
3-Maria e kaltër
Vëllimi poetik i Banajt, përshkohet edhe nga boshti i fuqishëm lirik, ku metaforat, simbolika, kompzicioni, tablotë ngjyra shumë, percepetimet e fluidizuara, ndjesitë e thella, brishtësia e fjalëve si dhe elokuenca e përdorur e bën tejçues të inspirimeve dhe emocioneve të forta . Në kontrast me kapitujt e parë, këtu ndeshemi me ndjesi të pazakontë dhe befasi, me temperament dhe shpirt estetik.
“Maria
Avitet në një mug
Rizgjon një shenjt të përgjumur
ikën e kaltër, qielli rrugë…
Ave ylber në mug…
Maria“.
Përbrenda këtyre vargjeve, ndjenja sinkronizohet e kaltër, rend nëpër qiej, rizgjon ëndrrat më të bukura gati deri në shenjtëri dhe mbetet ashtu, e kristaltë, e bukur, magjepëse, e përjetshme. Në vazhdimësi ndeshemi edhe me nota të tjera pateizmi, me dlirësinë dhe pafajësinë e ndjenjës, ndeshemi me zjarrminë dhe përjetimet tejndjesore:
“Një ditë në vdeksha
dhe në varr të zi
Tek një fije bari
shpirti do t’ më rrijë“.
Ky është amaneti i dashurisë, i këtij sublimi deri në flijim, por që endet me shpirtin, përtej kufijve të jetësisë .
Bibël Urie
Pjesa e fundit e vëllimit poetik shpreh botëkuptimin dhe këndvështrimin e plotë të autorit rreth problematikës shoqërore dhe vetë fatit të njeriut, ngre zërin ndaj fenomeneve dhe paranojës që bren çdo ditë vendin, merr atributet e misionit që përfaqëson dhe lufton, si Krisht për shpëtimin e botës nga errëtia, nga demonët, nga e keqja, nga ligësia dhe nga absurdi. Nëpërmjet zbërthimit ideo-artistik të vargjeve kuptojmë edhe dimesionalitetin dhe formimin e plotë të autorit, i cili si qytetar, si intelektual, si poet, si njeri i shqetësuar tregon të patreguarën, dhe këtë jo në mënyrë spontane ose të ndërvarur nga çasti, por me koshiencë të plotë, me ndjenjë dhe mjeshtëri ringre fjalën në varg dhe vargun në art.
“Fjalë
si ushtarë medalje keni hak
Por, sa u shpreh me ju, ndjenja
Zemra ?
Ajo …vulos me gjak… !“.
Njeriu, si individ dhe qënie, jepet në konceptim universal, si trup dhe shpirt, si ndërgjegje dhe memorie: “I nëmuri me padashuri”. Pse kjo pjesë e errët rishfaqëse?
Për të vazhduar :
“Myket për zërin
Ku s’ka tingull shpirti”.
Ndoshta, qenia njeri është shkëputur nga qenia shpirt dhe mendimi parësor filozofik të çon në procesione të tjera, ato të kuptimeve primare, tashmë të shkëputura ngë kuptimet sensuale.
“Shpirti uritur
Përtyp mjegulla ere“.
Shpirti mbetet shpirt, dhe përherë mbetet në kërkim të ndjenjës, vlerës dhe ashtu i përhumbur pas vesit apo përjetimeve momentale endet në zbrazëtinë halucionale. Mesazhi poetik është më se i qartë: Njeriu është në rrezik! Poeti i bën thirrje që të ringrihet mbi unin dhe të sendërtojë vlerat shoqërore dhe humane.
I gjithë vëllimi poetik, megjithëse ndahet në katër pjesë është unik, universal, ngre telajo ngjyrimesh dhe për më tepër farfurin muzën më të thellë krjuese.
“Ikona të thyera” vjen si pjesë e fonetekës poetike të përzgjedhur, bart esencën e mendimit të sotëm letrar postmodern, ka gjithë hapësirën dhe përmbajtjen e një vepre letrare të mirëfilltë dhe si e tillë ajo shënon kthesë për poezinë bashkëkohore shqiptare.
Elementet social-psikologjike në prozën e Silvana Berkit
(Referim estetik rreth librit me tregime “Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë”)
“Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë”, titullohet libri me tregime i autores Silvana Berki, libër që karakterizohet nga elemente social-psikologjike, të cilët me karakteret dhe larminë e tyre vijnë natyrshëm si personazhe, por dhe si tipizime të shoqërisë, në të cilën jetojmë.
Tregimi, si prozë e shkurtër dhe gjini e vështirë, nuk vjen nga autorja në forma të kuadratuara apo skematizime të përcaktuara sikurse ndeshemi shpesh, por rrjedh natyrshëm, figurshëm dhe përmbyll vizualitetin e rrëfenjës në mënyrë parabolike me kurbë shumë të latë mendimi. Njohja e mirë e prognozës shoqërore e bën autoren të operojë lehtësisht intuitivitetin e botës që e rrethon dhe përpos kësaj duke shtuar dhe narrativitetin e ngjarjes, e cila shpesh vjen si referim i asaj çfarë duhet referuar? Pse e bën këtë lloj proze, sa mishëruse të aspiratave të saj humane, po kaq dhe sintetizuese të përzgjedhjes së mendimit. Në këndvështrimin parësor ndeshesh me tablo të gjalla, aktive, me mori qënësish që përditësojnë, të cilët lëvizin, ravijëzojnë mendime, impulsojnë natyrat që i karakterizon, shpesh dhe intrigojnë përbrenda qerthullit të tyre të ngushtë, por bisturia psikolgjike e autores i kanalizon si zgjedhje dhe zgjidhje, i rimedisionon si shkaqe dhe pasoja dhe e gjithë kjo nën lajtmotivet e forta të veseve dhe moralitetit të shoqërisë që e rrethon.
Këndvështrimi i dytë si vëzhgim psiko-filozofik të çon në dualizimet e shpirtrave të konvertuar si qenësi dhe koncept, si modul percepetimesh dhe mendësish, si frymë e depërtimit të koshiencës. Këndvështrimi tretë, ose tridimesional vjen si vëzhgim psiko-social, vëzhgim që duhet të kalojë nëpërmjet një analitike më të gjatë, pasi aty ndërthuret metastaza kohë, gjykimi dhe veprimi si ndërgjegje, si dhe hapësira e mendimit ose pikëpamja sociale e autores.
Në tregimin “Dy milionë euro burrë!”, tregim që hap dhe siparin e librit ka një ngjeshje të rrëfimit dramatik, aty ndeshesh gati me gjithë planet konvergjuese të veseve të shoqërisë: me lakminë, etjen për para, amoralitetin, mashtrimin, shkatërrimin e bërthamës familje dhe personazhi kryesor, e ngritur nga jeta dhe përtej jeta, si fantazmë alegorike endet përbrenda fatkeqësive që i kanë rënë, këtij rrënimi mizor, i cili ka rrëmbyer shpirtin edhe trupin dhe në fund nuk i mbetet gjë tjetër, veçse t’i rrëfejë krijesës së saj të pafajshme konvertimin e babait të saj në një shumë kartmonedhash të zeza.
“Ajo e vështroi atë filiz të njomë drejt e në sy. Dhoma kishte kohë që kishte rënë në qetësi, njëlloj si dhomat e varrezave katolike.
Dy milionë pará kushton baba yt, çika ime! Ato janë të tuat, – i tha ajo, dhe duke hapur krahët e rrëmbeu fort në gjirin e saj të tharë prej kohës së maskarenjve”.
Autorja, si misionare, por dhe si intelektuale e shqetësuar, ngre një problem madhor, problem që vendet e trazuara dhe të varfëra e kanë shndërruar në fenomen, dhe fenomeni sigurisht prodhon viktima, të cilat për një mentalitet të shëndoshë tingëllojnë anormale, gati kriminale. Aspekti social dhe psikologjik qëndron tek pasthirrma që vjen pas këtij rrëfimi, tek zhvlerësimi dhe degradimi i qenies-njeri, si dhe tek indeksi i psikomanisë së sëmurë që rrezikon moralitetin shoqëror.
Një tjetër tregim i përforëcon edhe më tepër idetë fikse të autores, e cila planin social-shoqëror e vë në radhë të parë, si lajmotiv të saj.
Tregimi “Hasmi”, ngre një tjetër aktakuzë ndaj fenomenit “gjakmarrje”, si fenomen që ka anshkaluar të drejtën civile qytetare dhe funksionon si: “kanun”, si trajtim i plagës më të rëndë shoqërore që perjetojmë, duke ngujuar dhe rrëmbyer jetë përditë, si dhe duke gangrenizuar dhe izoluar familjen shqiptare.
“Kuptoi sesi fisi e kishte shtyrë këtë të gjorë të merrte hak, një hak që ishte kthyer pothuaj gati në një luftë familjesh e në të cilën askush nuk kish dalë i fituar. Tani ai robtohej që të dilte sa më shpejt i gjallë prej burgut, me shpresë që ta vrisnin atë dhe jo djalin. “E tmerrshme”, mendoi, dhe u kthye nga i burgosuri, ku tani pa kufomën e tij dhe se sa i humbur i dukej ai i shkretë.”
Më konkretisht, nëpërmjet këtij ekstrati kuptojmë gdhendjen mjeshtërisht të këtij personazhi nga ana e autores, e cila artistikisht, por dhe psikologjikisht, nëpërmjet këndvështrimit të Drejtorit të Burgut (trinitetit), sjell gjendjen emocionale dhe përjetimet e vetë “hasmit“, konceptet e tij, hapësirën e veprimit dhe të drejtat e kushtëzuara që i lejon “kanuni”.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm, i cili nuk mund të anashkalohet është edhe procesioni i stimulimit, i cili vjen si frymë dhe botëkuptim për të ndikuar realisht dhe ndjeshëm në mentalitetet e rënduara, si ndërgjegjësim human dhe civilizues, si paraprirje ndaj vlerave emancipuese dhe shoqërore dhe e parë në kontekstin e rolit të shkrimtares, si pararendëse e gjithë zhvillimeve njerëzore misioni saj përkon dhe parashtron ide të tilla kaq madhore.
Proza e autores karakterizohet edhe nga elemente të tjera plotësuese, të cilët vijnë natyrshëm nga traditat përjetuese, metafizika e gjendjeve që kërkon të përcjellë, çiltërsia e mendimit dhe ringritja e tij në kulmim idesh, shprehishmëria dhe të gjitha këto në funksion të mesazhit të qartë dhe përqasjes ideo-artistike që duhet të përshkruajë një vepër e mirëfilltë letrare. Vlen të theksohet edhe përmbyllja që i bëhet rrëfimit prozaik të saj, e cila vjen si një përmbysje e madhe që i bëhet gjendjes fillestare, me të vetmin qëllim që të krijohet përthyerja dhe beftësia e artit që krijon, si dhe poetika prozaike, e cila e bën tekstin më solid, më kumbues dhe më përafrues për lexuesin.
Si përfaqësuese e Letërsisë bashkëkohore, S. Berki, nëpërmjet prozës së saj shfaqet si penelatë e plejadës së re, ku aspekti social-psikologjik-filozofik është shndërruar në moto dhe deshifrim i problematikës kohë, dhe si e tillë vepra e saj, si editim i hapësirave të reja dhe dritësisë së mendimit hedh një hap tjetër drejt letrave shqipe.
Poetika e Jeton Kelmendit, si inspirim dhe meditim i thellë filozofik.
Poezia, si atribut i fuqisë shpirtërore të njeriut dhe shprehja më e lartë e fjalës së përzgjedhur, ngrihet mbi të gjitha zhanret tjera të artit dhe aktualizon si përherë, magjepsjen e saj marramendëse. Brishtësia e fjalës artistike, lojërat me të, beftësia dhe muzikaliteti, kompozicioni elokuenca shpirtërore tejçojnë magjinë e vërtetë të artit. Nëpër këto konture dhe me individualitet të plotë shfaqet forca shprehëse dhe stilistika e poetit të ri Jeton Kelmendi.
Një paraqitje e tillë figurative shpreh më së miri frymën e lartë artistike të kërij autori, i cili me muzikalitetin e vargjeve, ndërthurjen dhe lojën me fjalët, kuptimësinë dhe mesazhin e dhënë, ka publikuar denjësisht vlerat individuale poetike, por dhe fjalën e bukur artistike shqipe.
“Sa here shëtis brenda
Vetvetes
Të takoj ty
Tek secili udhëkryq
Nga një shenjë e jotja
Nga një dritë e gjelbër
E imja
Në qiell m’ shndrisin sytë e tu”.
Kjo shëtitje e pazakonë përbrenda vetvetes, mes mistizmit dhe prognozës që shoqëron qenien njeri, në kuptimin e thellë dhe tejet meditus të përtejshpirtit, sjell flirtin e vetë poetit. “Sa herë shëtis” -pyet veten autori? Drejt kujt? Ku? Oazeve të shpirtit, qiejve të pasionit, apo nënështrimit të procesionit të vet, thirrmës emetuse të jetës, për të ecur, gjalluar dhe më pas “Tek secili udhëkryq”, atje ku pleksen dhe ngatërrohen të gjitha aludimet me idolet. “Nga një shenjë e jotja/Nga një dritë e gjelbër/E imja“. Refleksion i plotë i pasqyrës shpirtërore “shenjë e saj”, refleksion i plotë ngjyrash poetike “dritë e gjelbër”, të cilat traskiptojnë estetikë, figuracion dhe muzikalitet. Ky vargëzim shpreh dhe shpalos më së miri ornamentin dhe lajtmotivin artistik, por paralelisht shpreh dhe ideimin dhe hapësirën e gjerë të mendimit.
“Cili njeri
Kish mundur me udhëtue kaq larg
Po e pyes poetin që ishte
Tek e shikoja
Atë që se shihja
Dhe me ferk të mëngjesit
Mbërrita
Të porta e shpirtit
Dy rreze më prisnin
Hej njeri
Sërish u takuam“.
Lojëra dhe ndërthurje fjalësh. Kompozicion poetik dhe partiturë muzikale që tërheq, rrëmben dhe befason. Epiqendërzim i njeriut të dyzuar mes ekzistencializmit dhe shpirtëzimit, diapozon që vështron tridemisionalisht (+vështrim poetik), të cilin në harmoni me elementët plotësues natyrorë (feksje e ditës së re + rreze drite), ku kjo e fundit paraqitet me rreze shprese dhe rreze jete, plotëson më së miri vetë sugjestionimin tonë. Në fund riciklimi i gjithë termionologjisë së përdorur mbetet po tek njeriu, tek qënia e deshifruar fizikisht, shpirtërisht, mentalisht, potencialisht dhe relativisht.
“Dy zonja ulur në bar
Më prisnin
Njëra më shfaqej
Si Dielli
Tjetra si Hënë
Kur mbërrita pranë tyre
Sërish ti ishe
Zonja e parë
E dyta
Dashuria”.
Elementet parësore me lojalitetin e fjalës dhe shpërthimet e qenies mbeten të njëjta, gati kostante, të cilat figurativisht pasthirrmojnë “Zonja e parë”, dhe jo pa qëllim, sepse thelbi i gjithë këtij referimi është individualiteti, vetëdija dhe kreativiteti botëkuptimor që na shoqëron. Elementi lirik “Dashuria” jepet me bukurinë e Hënës, me sonetin drithërues të mbrëmjes, me zjarrin dhe shkrepëtimën e yjeve, e cila zbukuron dhe thur mijëra ëndërrime.
“Gjithë ky rrugëtim
Për të arritur deri te vetë vetja”.
Vargjet e fundit të kësaj poezie përmbyllin udhëtimin mistik, ashti si Diogjeni me qiri në dorë, i cili endej në kërkim të njeriut dhe mes gjithë kësaj harmonie poetike, si parashtrim idesh kohore, thyerje konceptesh dhe percepetimi filozofik, autori Kelmendi arrin tek vetvetja, tek qendra e referimit dhe këndvështrimi i botës panoramike me sugjestionin dhe refleksivitetin individual, atë të një poeti dhe autori global.
“Si shkohet për tek vetvetja”, shpreh më së miri këndvështrimin filozofik të autorit, hedh dritë rreth konceptit dhe qendërzimit të botës universale njerëzore, shpreh artikulimin e mendimit dhe drejtpeshimit të ndërgjegjies që na shoqëron dhe veçon, parashtron dimesione të reja referimi dhe zbërthime të thella psiko-analitike si dhe e bën poetin Kelmendi rrëfyes të meditimit dhe mendimit të lirë progresiv.
Poezia, si ekzaltim dhe kulm estetik modern
(Referim rreth vëllimit “Statuja e shpirtit” dhe “Në fund të zemrës tënde” – Eva Kacanja)
Nëse kërkon që të depërtosh në obsesionin dhe subjektivitetin e një autori duhet të lexosh veprën e tij, ndërsa nëse kërkon të humbasësh në ngjyrimet dhe ndjesitë e vetë jetës lexo poezinë e tij. Kështu do e filloja këtë këndvështrim estetik për poezinë e autores Eva Kacanja, e cila nëpërmjet botës së vargjeve të saj shpreh pasqyrimin e thellë të një realiteti grishës, të përthyer, plot larmi, por dhe kontradiktorë dhe e gjithë kjo prurje vjen si mendim dhe pikë referimi rreth ideve se si mund dhe duhet të produktohet ndërgjegjia civilizuese e së nesërmes. Analitika dhe thelbi i gjithë risisë krijuese të kësaj autoreje nuk mund të kalohet në vija përgjithësuese, por në detajim të mesazhit filozofik që jepet, konfigurimit dhe koncetratit mendësi të figurëzuar (ngritur në art), në hapësirën dhe ndërthurjen e rrymave letrare që kanë ndikuar, si dhe në konceptet bazë që ka krijuar.
“Të kundërtat e bëjnë njeriun të fortë, dallgët dhe përplasjet brenda shpirtit të tij i japin emocion. Njeriu o bindet o rebelon. Bindja është e urtë por të lë në hije. Rebelimi është i egër, i pamëshirshëm, i fortë, emocionues, gati ekzekutues por më i bukuri që mund të ekzistojë. Dhe gjëja më e bukur, kur gjithë kjo luftë ndodh brenda vetë individit.”
Ky është një postulat që vetë autorja e citon me forcë, dhe në këndvështrimet shumëdimesionale mund ta përcaktosh, si frymë kontravese ose gjendje e dyanshme e gatshme për të dominuar dhe që mbizotëron e rrethon përherë qënësinë tonë, por në diskurs të përplasjes së të kundërtave mund të klasifikosh edhe si enorm të arsyshëm të dualizmit karakterizues, por ndoshta mund të përbëjë edhe vetë paradoksin tonë, dhe në fund ideja përmbyllëse përqas rrebelimin (jo rebelim në kuptimin agresiv), por si formë dhe potencë emocionuse dhe ekzaltuese që e identifikon përherë poetin (rast konkret poeten), me pa pajtueshmërinë e tablove gri dhe bukuria e gjithë kësaj përplasje ndodh brenda vetë individit (jo në kuptimin e kufizimit por atë të orientimit).
“Pemët murgj që mërmërijnë,
hije tyre vel i grisur,
para meje një hutin,
si një djall i çakërdisur”.
Tek poezia “Arratisje“, që në fillim ndeshemi me formën krahasuese të epitetëzuar (pemët murgj), e cila për të rritur edhe më tej fuqinë shprehëse sendërtohet nëpërmjet botës së imazhit parafytyrues “hije”. Në konceptin ideor këto vargje shprehin një subkoshiencë imagjinare gati të mistizuar (arratisje) dhe fëshfërima pemë përngjan me mërmërimat e murgjërve, hijet e pemëve me velin e grisur të fustanit, pastaj gjendja e ankthuar nga ky largim i pazakontë dhe frika ku gjithçka në këtë pyll harrakat duket e shformësuar dhe shpërfytyruar.
“Qesh aq fort sa tremb dhe pyllin,
nata qenka thjesht një rreng,
syri territ e gjen yllin,
ëndrra agut bëhet jetë!”.
Në strofën e fundit poezia i vret metastazat e natës, bëhët optimiste (shpresërim poetik për të nesërmen universale) dhe shkëputet nga makthet që prodhon po vetë njeriu, shpreh qartë diskodancën nga ky trill i rrengët dhe i falet ditëjetës që vjen dhe rilind me agun e bardhë. Mesazhi i kësaj poezie është më se i qartë dhe në aludim me kopmleksitetet që shoqërojnë shprehet mbjellja e besimit dhe impulseve pozitive që duhet të karakterizojë.
“Jeta,
Një hënë,
që ditët e mia tret
Dhe të sajat mbush…”.
Tek poezia “Kronos”, stimultantja metafizike – ekzistencë ndërvar dhe pulson si gjysëmhënë vizive, paraqet oshilacionet jetësore, si vetë forma e paqëndryeshme e këtij sateliti dhe në mënyrë figurative kryen procesionin e saj ritmik të lidhur me procesionin jetësor pa kthim.
Tek poezia “Ku e kam vargun” poetesha shpërthen, shpreh të patreguarën e shpirtit që ndjek të njëjtën rrugë, të njëjtën klithmë dhe ndien si përherë të njëjtën dhimbje, të njëjtën dashuri.
“Jeta ime ngatërruar në të njëjtat rrugë,
poezia ime po klith brenda meje,
poezia ime po çirret brenda meje,
myshqe dhimbje dhe dashurie
në muret e lagështa të shpirtit”.
I gjithë ky koncetrim nis dhe mbetet tek poezia, tek vargu idilik që e armatos me fjalët e shpirtit dhe muzën e zbritur nga përtej horizontit dhe kështu e endur mes kulmimeve estetike, mes farfarës dhe këtij rebusi të pafund, mes zërave profetikë që rindizen nga përtej koshienca e dhuntisë së lindur, autorja ngrihet mbi poltronin e qiellit poetik dhe ravijëzon idetë dhe mendimin e saj filozofik.
Poetja si misonare e aspekteve humane dhe progresive nuk mund të bëjë kompromis me fenomenet negative shoqërore, me varfërinë, si indetifikuese të gjithë këtij përçundimi që ndodh, me amoralitetin dhe gjithë format e tjera monstruoze, por i sjell këto kontraste gri, ashtu sikurse janë, dhimbshëm, prekshëm dhe ndjeshëm, që e nesërmja të mos i përsërisë më, por t’ i shërojë këto plagë të rënda dhe të bëhet më e denjë për të gjithë qytetarët e saj. Filozofia dhe përgjegjësia intelektuale e çdo autori ka në themel përkryerjen dhe drejtësinë hyjnore ka idealizmin e shpirtit dhe ndërgjegjen më të arsyeshme të kohës dhe nëse zëri tij ndihet, ai përbën zërin e atdheut të vet, zërin e pasthirrmës për t’u ngritur dhe flakur kalbësinë.
Në poezinë e kësaj autoreje, vend të gjerë zë edhe lirika, e cila përbën tematikë tjetër për studim, dhe ashtu mistike, plot dallgë dhe gjithë ndjenjë befason me sharmin e vargjeve, fluiditetin e shpirtit kretaiv dhe percepetimin e ndjenjës si vetë flirti jetë.
Hapësira poetike e autores Kacanja ka shtrishmëri të gjerë në hapësirë dhe kohë, është e prekshme po kaq sa dhe ikadeshente, është e brishtë po kaq sa dhe thirrmuese, është e beftë po kaq sa dhe e fuqishme, dhe ashtu sikurse vjen, me natyrshmërinë dhe çiltërsinë e shpirtit njerëzor, me stilistikën dhe figuracionin e plotë hedh dritën dhe ngjyrimin portretizues në gjithë telajon e madhe të artit bashkëkohor.
Patetizmi i një shpirti të thellë lirik
“Lirikat e Anëvjosës” – Dashnor Selimi
“Lirikat e Anëvjosës” të autorit Dashnor Selimi, janë si shpërthime të befta poetike që rrëmbejnë dhe dallgëzojnë njëlloj si valët e lumit, si shprehje dhe mishërim i simbolikës së bukur, vijnë me elokuencën e vargut dhe ndjenjësinë e shpirtit, jashtë ç’do kornize të kuadratuar apo skematizmi të paracaktuar, duke na afruar tablotë shumëngjyrëshe dhe plot dritë të një mirëfillësie të mirëplotuar letrare. Përbrenda kësaj hapësire krijuse, këtij editimi dhe përjetimi shpirtëror, ndeshesh me fizionominë e karakterit letrar të formuar, me obsesionin e thellë dhe këndvështrimin orgjinal, me zërin virtuoz që i këndon lajmotivit të vetë jetës.
Shtrati poetik i kësaj vepre përmbushet nga ndjesia dhe percepitimi për vetë thelbin qënësi, për nënën dhe vendlindjen e dashur që humbet atje mes kodrave të hijëzuara, për lumin turfullues që identifikon dhe gjithë risinë poetike dhe qytetin emblematik, për ëndrrën e bardhë shkrirë fjollave të borës dhe të nesërmen pritje të trishtë. Që në titull, autori intrigon dhe jep imazhin e një boshti të fuqishëm lirik, i cili dhe pse i plotësuar me detajimet e tjera poetike, nuk e humbet për asnjë rast pikën e referimit, por në sinkron të plotë dhe në harmoni me elementet e figuracionit e përforcon imazhin e veprës dhe e bën atë edhe më eksigjente. Autentiteti krijues, lojëra me fjalët, portretizimet poetike, figuracioni, muzikaliteti dhe forca e vargjeve, hyjnizimi bukurisë rrezëlluese, përbëjnë esencën e gjithë kësaj prurjeje, e cila të mban pezull dhe të zhyt thellë në kuptimësinë dhe kadencën e saj.
“Shpesh,
shkëmbenim letra me nënën time.
Fillonte për fshatin,
që i ngjasonte një jetimoreje,
për tokat e papunuara,
mbuluar me gjemba.
Për lulet,
tharë teneqeve të ndryshkura,
që u njomën me ujin e stinëve”.
Vargje kuptimplote që epiqendërzojnë portretin e lindjes së vetë jetës, si në poezinë “Nënën”, vargje që kanë për kryethënie përmasat dhe figurën e saj, vargje që deshifrojnë kufijtë mitikë të njohjes që kalojnë po nga ajo, vargje që natyralizohen me ndjesinë dhe përjetimin e saj, për jetën e thjeshtë, për arën e pambjellur, për vendlindjen, për gjithçka, vargje që sjellin farfurimën e tokës së të parëve të mbushur me lulet e çelura të Majit.
Menjëherë pas këtij dedikim të përligjur, autori rikthehet në tematikën e plotë dhe sentencën e gjithë veprës poetike, atë të lirizmit dhe oshilacioneve të saj.
“Përse ike këtë dimër të ftohtë,
ku dhe flokët e stinës kishin ngrirë
dhe nëpër pasqyra pellgjesh copëtoheshin,
ëndrrat e mia në gjunjë lutjesh? ”.
Vargje të puthitura, që kanë brenda elegancën e mendimit, përputhjen e plotë të elementit natyror “Dimër të ftohtë” i cili epitetëzohet me pasthirrmën lutje, pasthirrmë që shkon përtej vetvetes, dashurisë së ëndërruar. Flokët e stinës e dramatizojnë dhe e bëjnë edhe më koshientëe dashurinë e munguar, ndoshta të humbur, por vetë ndërgjegja rrëmon dhe kërkon nëpër kujtimet e trishta, të atij zëri drithërues që shemb yjet dhe çel mijëra dritësime, dhe ashtu në përulje figurative ringre pasazhet e hijeve të tretura në largësi. Referimi i këtyre vargjeve ka dhe antitezën e plotë të ngrohtësisë – dashuri dhe akullit – shpirt, që në dualizëm të hapur intrigojnë njëra-tjetrën për të performuar më pas gjithë këtë elegji.
“Të shikoje ëndrrat,
shkundur nga plogështia,
duke nënëshkruar fjalën e fundit:
Jetova në një botë pa dashuri”.
Kjo është përmbyllja e gjithë këtij referimi poetik, referim që mbetet atje tek koha e largësuar dhe në anaforë me çastet pështjellim, çastet trazim, çastet pikëllim (zërat e shiut) e subjektivizon ornamentin shpirtëror dhe e tejçon në letragji. Njeriu jeton, përjeton dhe fleksibilizon, por poeti, si këndvështimi dhe syri tredimesional i të kuptuarit, konceptuarit dhe motivuarit mbetet atje tek thellësia dhe pastëria e ndjenjës, tek fuqia dhe ritmi i zemrës, tek pasioni dhe bukuria e ëndrrës. Sigurisht shpërthimi është dramatik, jeta e jetuar grafikisht ka humbur çdo kuptim, dhe ai, poeti, me të vetmet armë fjalësh që zotëron, nën dritëthënien e referimit hapësirë thur vargëzime elegjiake.
Për të përforcuar këtë ide, por për të kuptuar më shumë misticizmin dhe përthyerjen e një shpirti të aborguar gjer në tejskashmëri le të ndalemi në të tjera grafika krijuese:
“Çdo mëngjez iki herët.
Si i çmendur.
Pa hedhur një pikë parfumi të trishtë.
Kujt t’ia them të vërtetën ?
Vetëm këmisha e bardhë e mureve,
mban fshehur ëndrrat e mia“.
Ikje, nxitim, humbje pas telajo ngjyrash të rreme, endje pas ëndrrës së dikurshme, atje ku yjet përshndërrisin qiellin, atje ku shpirti kërkon shpirtin dhe jeta kërkon kuptimin. Metafora “këmishë e bardhë e mureve” kapërcen në kufij surrealë dhe jo rastësisht, por mjeshtërisht dhe me kuptim parësor, pasi profetizimi dhe përjetësia e ndjenjës dashuri shemb dhe ringre të tjera qiej shpirti.
Dhe ashtu i endur tek bukuria dhe çmendia e ndjenjës, autori krijon ritëm dhe sigmatizon orgjinalitetin e shpirtit krijues, atë të bukurisë dhe madhështisë që e identifikon, të harmonisë dhe traditës që e evokon, të lumit akull dhe përherë në rrëmbim, të qytetit që dremit poshtë këmbëve të Dhëmbelit, të fshatit të largët dhe çapkënllëqeve të moshës, të cilat sëmbojnë dhe ripërtëriten në të tjera kulmime e meditime, në të tjera rrugëtime.
Namik Selmani, metafora e gjallë e dhembjes dhe shpirtit çam.
Shpirti çam, si një frymim i ngjizur shekujve të dhimbjes dhe i endur legjendave e baladave të ngritura në himn, përshkon hieroglifet e majave, depërton kaltërsisë së thellë të detit të trazuar, ngre kurorë ullishtave, përshkund themelet e kullave rrënim, vërtit në ajër fustanellën ar e qëndismë, jehon zërin e brezave shkëlqim dhe ashtu e plotë, me gjithë konfiguracionin dhe hapësirën e pamatë të kufijve mitikë, vjen para lexuesit poeti, tashmë i njohur, Namik Selmani, me një përmbledhje poezish të zgjedhura. Në të shprehet madhështia, por dhe tragjedia që e ka shoqëruar këtë popull martir.
Tek ky shpirt rrënjëzon të shkuarën dhe të sotmen autori, tek ky shpirt gjen frymëzimin dhe sendërton vargjet, po tek ky shpirt merr nektarin e fjalës dhe gjuhës artistike, për të memorizuar kulturën çame, e cila në formë dhe përmbajtje ka diçka përtej ndjesisë njerëzore, ka diçka përtej kohëve dhe historisë, ka diçka përtej së zakonshmes dhe esenciales që ne jemi mësuar të ravijëzojmë dhe të trajtojmë në përgjithësinë e temave.
Për të kuptuar dhe për të hedhur dritë rreth mesazhit artistik, boshtit qendror të këtij vëllimi, sigurisht që do kalojmë nëpër të shkuarën dhe traditën e kësaj treve, të njohim muzën dhe këngët e ngritura në balada trimash, kalvarin biblik të shpërnguljeve dhe dhimbjen e mbjellur kujtimesh. Këtu nis zanafilla e mbrujtjes poetike të autorit, këtu motivohet dhe shpërthen kreativiteti krijues, këtu shtjellon frymën muzikale të vargut dhe po këtu buron magjia e artit të fjalës. Larmia e fjalës dhe figuracioni, ornamenti i elementeve jetësore, kadenca dhe muzikaliteti, tradita e ndërthurur me modernen gërshetojnë stilistikën dhe gjetjen poetike, gjetje që identifikohet shpejt dhe qartë me emrin e autorit Namik Selmani.
“O zog me krahë të këputur nga malli, nga brenga
O shqiponjë me flatra që oqeanet s’ të kthekan
………….
O pëllumb i Çamërisë
Që për paqen gugat mes tufanesh
Mos ma shuaj cicërimën brenda shpirtit tim të vrarë!“
Që në fillim ndeshemi me thirrmoren e fortë të autorit, thirrmë që sinkronizon zërin e një populli të tërë, dhe në mënyrë figurative i drejtohet zogut, shpendit të lirë që kapërcen anë e dete, më pas simbolizon me shqiponjën, zogun krenar që sintetizon të shenjtin tonë flamur, pastaj ndalet tek pëllumbi, tek simboli i paqes dhe mirësisë dhe për të gjithë ka një lutje, një qëllim, rikthimin në vendlindjen e largët dhe shuarjen e brengave të brezave me radhë.
Konceptimi shumëdimesional i këtyrë vargjeve jep edhe tablonë tjetër të këtij këngëtimi, jep dhe ligjërimin e përbrendshëm që mbart përherë të gjallë kujtimin dhe mallin e pashuar, dhe në mënyrë krejt parabolike dhe të natyrshme jep mesazhin e gjallë dhe të qartë, atë të triumfit dhe rikthimit të ligjshëm në tokën e të parëve.
“Vendlindja e largët
Lapidar pa lule do të kthej …prapë…”
Sigurisht që autori ka ndërtuar dhe ruan një bosht të mirëpërcaktuar, varg pas vargu dhe poezi pas poezie ndjek në mënyrë kronoligjike hapësirën e kohës dhe motivin e ngritjes së fjalës në penë, ngjyen në penelatën e traditës së shkruar dhe detraton tablotë e pashlyeshme gati në legjendë.
“S’ di se ç’ zjarr ta ngrohu zemrën,
Të dha krahë e vallen zure,
Filizblerti i legjendës
Osman Taka, dritë me nure”.
Patosi i shpirtit, përdorimi i togfjalëshave (vijojnë më poshtë: burimargjendtë, flamurshkruar, etj), plotësojnë jo vetëm forcën shprehëse të poezisë, por japin dhe aktin ditiramb të trimit Osman Taka, e mitizon më tej atë dhe e shndërron në shëmbëlltyrë dhe atribut të panteonit më të artë të historisë çame. Depërton më në brendi të vargjeve gati elegjikë dhe befasohesh nga shtjella dhe përmasat e terminologjisë së përdorur, intrigohesh nga ngjarjet gati të shndërruara në epikë, dhe për më tepër të satisfaksionon ndërthurja e elementit poetik me atë panoramik. Përbrenda kësaj dritësie shtrin imagjinatën në hapësirat e bukura të Paramithisë, Filatit, Vërselës dhe Pargës, humbet shkëmbinjve të Sulit dhe më pas memoria drithëron shtegëtimin e pakuptimësisë, shpërnguljen masive, të masakruarit, të vdekurit rrugëve dhe tek ata të gjallë që mbeten dëshmi e gjallë e rrëfimit.
“Djepet e fëmijëve-yje dritëzonin në qiellin e errët buzë Jonit.
Si një lojë e çuditshme
Pëllumbash e shqiponjash në ikje.
Udha kthehej në varr pa lule, pa emër,
Pa tinguj mortorë në marshin funebër,
Pa fjalë besimtarësh,
Guri që prekej në thepa lotin e rëndë nxirrte”.
Shpirti çam endet shpresës dhe fateve të bijve, endet bukurive dhe mallit të vendlindjes, endet madhështisë dhe traditës së lindur, endet kohës dhe viteve të numërimit, endet gjurmëve dhe gjakut të trimit dhe si i tillë ai do mbetet margaritari më i bukur i kurorës së historisë shqiptare.
Arti poetik që prek me frymë kontemporane
“Post scriptum” – Tini Qerragjija
Poezia postmoderne si kulm estetik dhe editim i lartë i mendimit bashkëkohor është shndërruar në aspiratë dhe obsesion i poetikës. Poashtu, është kthyer në shprehshmëri filozofike perceptimesh ndjesore, duke u bërë formë e dimesioneve të reja dhe koncepteve për sendërtimin anaforik të mesazhit dhe si e tillë kjo risi krijuese, e sjellur në forma eksperimentale, rihap dhe parashtron idetë e një procesi të ri letrar që po ndodh, proces që përqas dhe përbën kohezionin real të zhvillimeve të artit të shkruar.
Në këtë frymë, edhe pse autorja Tini Qerragjija paraqitet me botimin e parë, vjen vëllimi poetik “Post scriptum”, i cili përshkohet nga ndërtimi i simbolikës poetike nëpërmjet ideve dhe formave abstraksioniste, forma të cilat plotësojnë më së miri anën kompozicionale të veprës me të gjitha grafikat dhe kontekstet, por e përforëcon edhe dritësinë e mendimit, shpalos frymën grishëse, gati kontemporane.
“E bindur për rolin themeltar të frymorëve,
trafikoja mundimet në ankandet primitive të kryqit,
ku gjykimet më mbanin lidhur pas formulave racionale të ideve”.
Këndvështrimi i parë poetik në analitikën e këtyre vargjeve, të zhyt në një botë sugjestionuese, ku themeltari njeri, i vendosur në epiqendër të gjithë referimeve, frymon, beson, ndërgjegjëson, por dhe ideon. I gjithë ky vizualitet duket sikur ka kuptimin parësor dhe këtu mbyllet gjithçka, por në paratezë të plotë me ravijëzimin e mendimit poetik, themeltari njeri, luhatet dhe lëkundet përbrenda vetë konceptimeve vetjake, rend hapësirave të jetës me varësinë e peshës së besimit (këtu konkretisht ndërvaret nga pesha e kryqit të tij) dhe së fundi gjykimet apo arsyetimi e ndërvarin pas postulateve ide fikse, që më së shumti vijnë si kushtëzime të përvojave reflektive.
Në kuptimin metafizik, këto vargje vijnë si prelud i kostelacioneve më të larta: (mendim + filozofi + ideim), tre komponente që në kurbëzim të esenciales, përpjekjes së deshifrimit të apoliptikes enigmë, e detratojnë qënien, e kuadratizojnë atë, për ta racionalizuar, pas energjive poseduese dhe subkoshiencës që e karakterizon. Të njëjtin ritëm e ndjek edhe poezia “Kartagjenë”:
“Euforitë!
Ushqeheshin me lustrat
e palara të flakëve,
përtej
slloganit perëndim”.
Në këtë poezi kemi kapërcim kohor, i cili reflekton nëpërmjet lustrave të palara të flakëve, zhurmon ethshëm rrënimin e një qytetërimi të tërë dhe shndërrimin në legjendë, dhe kjo nuk bëhet rastësisht, por me lajtmotivin e vetëm për të dhënë aktualitetin e ndërgjegjies civilizuese të së sotmes, pa aftësisë për të zgjidhur shumë problematika të ditës me mjaft kosto jetësore.
Sa larg dhe sa afër qëndron autorja përballë realitetit kohor nënë “grua” shqiptare?
Përgjigjen e gjejmë tek poezia “Nëna”:
”Errësira përgjysmonte hijet kurrizdrapër mbi linjat konvencionale të horizontit”.
Gruaja shqiptare, ”nëna” vazhdon të përballojë vështirësitë e jetës, shfaqet si hije e kërrusur që punon nga mëngjesi deri në mbërëmje, për t’u kapur dhe mbërthyer rreth fatit që i ka servisur mendësia patriarkale.
Figura e nënës shfaqet sërish tek poezia ”Victus”, por kësaj radhe poezia vjen në trajtë tjetër, me përmasat e pazgjidhshmërisë jetë, vjen si mishërim i atributit dhe dashurisë pakufi që ka për krijesën e vet, duke i mbetur kapërcipërisht idesë si krijuese, përcjellëse e traditës dhe ushqimit të ëndrrave të saj.
”Jeta është pasjoni i amshuar në tradita ”
dhe në përmbyllje:
”E dua shumë atë.
I fala gjakun tim. Të fala ty biri im”.
Veçanësia e poetes qëndron te gjallëria e ritmit, te mënyra e të shprehurit (formë, hapësirë,) si dhe te mesazhi filozofik që përcjell dhe këtë panoramë e shfaq me kontrastet e forta të gjetjeve, individualizmit të spikatur dhe sinkronizimit të botës ideative me ato të imazheve përftuese, duke e vendosur përherë në këkim të përtejqenësisë, përtejndjesisë, gati në absurd.
”Aty …,
ku hijet tundonin konçesionet kolektive të kurmit,
përtej gramatikave qënie”
ose,
”Dielli ikën mes meridianëve duke përplasur krahët, ngjyrë ari.
I pasterilizuar nga petalet asimetrike të vetëkompozimi”.
Boshti poetik përshkohet gjerësisht edhe nga tematika sociale (ku fshikollon të gjitha fenomentet negative në të gjitha sferat e shoqërisë), si dhe lirizmi (prelud i sjellur si ndjenjësi dhe pafajësi shpirti).
Në përmbyllje të këtij vështrimi estetik, do shtoja se poetesha Tini Qerragjija, edhe pse prezantohet me vëllimin e parë, te lexuesi vjen si poeteshë e dimesioneve dhe vizionit të ri, si afresk i cili duhet deshifruar dhe plot fantazi, vjen si frymë e modernizimit poetik dhe përfaqësimit të plejadës së re letrare shqiptare .
Malëshova dhe Malëshovitët
(Vendlindjes)
Krahina e Malëshovës është një krahinë që ka patur një të shkuar dhe të sotme sa orgjinale për tipologjinë e shqiptarizmit, po kaq dhe të lavdishme për rrjedhën e viteve që ka përshkuar, e cila sigurisht është favorizuar nga pozita gjeografike, kushtet historike, kushtëzimet ekonomike dhe banorët që e kanë populluar, në shekuj.
Krahina e Malëshovës shtrihet në pjesën e poshtme të Zagorisë (Gjirokastër), rrethohet nga Mali Dhëmbel dhe Lunxhëri dhe përshkohet nga rrjedhat e lumit të vogël Zagori. Duke u nisur nga tradita, doket, zakonet, kultura lokale, kodet e gjuhësisë së përdorur (togançe), përfshin fshatrat: Malëshovë, Limar, Leskaj, Kala, Peshtan, Mbrezhan, Grabovë dhe Hargovë.
Gjurmët dhe e vërteta e madhe rreth kësaj krahine, si dhe e gjithë kombit tonë humbet nëpër gjurmët e shekujve, te cilat u shkelën dhe nëpërkëmbën nga pushtimet romake, dyndjet sllave dhe më vonë pushtimet otomane. Për të hedhur dritë rredh së shkuarës, patjetër që hulmutimet mbështeten tek arkeologjia dhe toponimet. Çuditërisht kjo krahinë kaq e bukur, me një terren sa të thyer, po kaq piktoresk dhe mahnitës, me burime ujore të ftohta dhe të mjaftueshme, i ka gjurmët e ekzistencës së saj të dukshme.
Rrënjët e kësaj krahine fillojnë me historinë e Limarit (konkretisht fshatin Kala), i cili e fillon deshifrimin e vet me Menhirin Ilir, rrënjë pellazgjike, (monument kulture, i cili fatkeqësisht rrezikon të bjerë nga erozioni i kohës), menhir që i është kushtuar Perëndisë së Diellit dhe banorët e hershëm paganë kryenin ritet e tyre. Kushtet e mëvonshme historike do e përballnin Ilirinë, konkretisht edhe këtë krahinë, përbrendëa “Fisit të Mollosëve”, me pushtimet romake.
Kjo krahinë, si pjesë e patjetërsueshme dhe e lidhur ngushtë me qytetërimin e lashtë të Antigonesë (ndërtuar prej Pirros së madh të Epirit) dhe Këlcyrës (Klisanisë ), e cila ishte pronë e Muzakajve, zot të Beratit. Sigurisht që malëshovitët kanë qënë pjesë e pandashme e gjithë zhvillimit dhe qytetërimit të Këlcyrës, ka ndërmarrë veprime të përbashkëta luftarake dhe kryengritje me ta, kundër sundimit romak, aq sa në vitin 1331 – 1332 kronisti bizantin, Jan Kontakuzeni, njofton se fshatarët e Jugut, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori Androniku III Paleologu.
Le të ndalemi pak në periudhën më të hershme, atë të Pirros së madh të Epirit, ku bashkë me shkëlqimin e Antigonesë, shkëlqeu dhe qytetërimi Klisanisë, qytetërim i cili reflektoi edhe në zhvillimin e krahinës së Malëshovës, konkretisht me ndërtimin e kalasë Ilire (Kala, Limar), me garnizon të reduktuar ushtarësh, të tipit vrojtues (por sipas legjendës u ngrit edhe për nder të bashkëshortes së tij, që ishte nga fisi i mollosëve), dhe që do shërbente si rrugë e fshehtë dhe e shpejtë për të kaluar trupat në Janinë. Gjurmë të kësaj rruge gjenden edhe sot në “Sheshkalor” (titullim që nënkupton vendndërrimin e kuajve), ku kalldrëmi i gurtë tregon qartë drejtimin edhe sot. Popullimin ilir në këtë krahinë e ndesh edhe tek varrezat ilire në Lagësirë (Kala), ku janë gjetur armë, figura kalorsiake tipike ilire, etj.
Është interesante, por dhe një provë e rëndësishme toponimistika e kesaj krahine, e cila ruhet edhe sot, por vërteton edhe njëherë katolicizmin e zonës, i njëjtë me atë evropian si :Gjon Zi (Gjoni i Ziajve), Lugu Gjanë (Lugu i Gjanajve), Triviza(Tre-Viza), Gjok Maç, Dede Gjon, Nik Lila, Sheshlalor, etj., por paralelisht mbart dhe gjurmët e dyndjes sllave me emërtime si: Sogorë, Symiza, Poxë, etj.
Vitet mesjetare, si mbarë territorin e arbërve do e zinte pushtimi osman, pushtim i cili shkatërroi dhe dinastinë e Muzakajve dhe kjo trevë, si dhe Këlcyra do të përjetonin haraçet, timaret, etj. Lulëzimi dhe rimëkëmbja e krahinës do fillonte me lulëzimin e Pashallëkut të Janinës, edhe pse në fillim Ali Pashë Tepelena ndërmori inkursione ushtarake për ta nënështruar si krahinë.
Shpallja e saj si krahinë autonome do e rimëkëmbte këtë krëhinë më tepër dhe do e zhvillonte më shumë ekonomikisht. Shumë shërbime zejtare kryheshin brenda për brenda krahinës. Një ndikim të madh luajti figura e Dervish Hasanit, i cili shihet në shumë plane. Si njeri i pushtetshëm për shërbimet që i kishte bërë Pashallëkut të Janinës, dhe si përfaqësues pranë këshillit të Ali Pashë Tepelenës, ai do të mundësonte ndërtimin e rrugës së kalldrëmtë Peshtan-Zagori, rrugë që kalonte nëpër gjurmët e rrugës së dikurshme të Pirros së madh dhe që prodhoi një vepër monumentale si “Ura e Kalasë”, projektuar nga Petro Korçari, sot Monument Kulture.
Krahina, pati ndikim fetar dhe konkretisht: gjysma e fshatit Limar dhe fshati Leskaj u kthyen ne fenë myslymane (Sekti bektashian). Ata që nuk pranuan të ndërronin fenë u larguan dhe krijuan fshatra me po të njëjtin emërtim, si Malëshova në Berat dhe zvëndësimet u bënë prej fiseve me prejajdhje nga Hormova, Mashkullora, Picari, Zagoria, etj. Shërbimet kryesore fetare bëheshin në fshatin Leskaj, i cili kishte një xhami dhe disa mekame si ai i Haxhibabait (restauruar në vitet 90 nga Presidenti i firmës së udhëtimeve “Juli Travel” me përfaqësues z. Safet Vaka), ku Shehajt shërbenin dhe Çaushët ruanin kultet (familje Shehu dhe Caushi banonin në Haxhiaj, lagje e vogël e Leskajt). Megjithëse ky fshat (Leskaj) u muslymanizua, mendohet që të kenë dalur rreth 300 dervishë. Në këtë fshat, sot, gjenden 7 kisha, ndonëse gjysma e tyre është rrënuar dhe hapja e tyre bëhej për të krishterët e zonës përreth, por ndiqej dhe nga banorët myslymanë, shenjë e qartë e një harmonie të shkëlqyer krahinore dhe fetare.
Rezistenca ndaj pushtuesit Osman do të vazhdonte më furishëm pas rënies së Pashallëkut të Janinës, ku shumë kapedanë si Kostë Peçi, Jaho Deshiku, Meçe Demiri etj., do të binin në fushën e nderit. Kjo krahinë dinte të priste dhe të përcillte çetat patriotike, si ajo e Çerçiz Topullit, sepse në të gjitha momentet historike ishte pjesë e pandarë e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi. Shpallja e Pavarësisë do i gjente djemtë e kësaj krahine në Vlorë, ku së bashku me kolonel Nexhip Zeren do përbënin edhe truprojën e flamurit kombëtar.
Fuqizimi i bejlerëve të Këlcyrës përbënte një rrezik potencial për këtë krahinë, pasi synimet e tyre për t’u rrëmbyer pronat dhe për t’i kthyer në bujq ishin permanente. Rezistenca e krahinës, jo vetëm që e zmbrapsi nga tokat e saj, por i fitoi gjyqin në Stamboll dhe së fundi vrau dhe Xhelal Beun. Për të gjitha këto bëma, edhe pse krahinore dhe të ngushta në kohë dhe hapësirë janë përjetësuar në këngën trditacionale labe. Arsimi dhe shkollimi i fëmijëve kishte një domethënie thelbësore për familjet malëshovite, të cilët nëpërmjet emigrimit në Stamboll, Egjipt, Evropë dhe më pas në Amerikë, do krijonin dhe të ardhurat e duhura për edukimin dhe studimet e brezave që vinin.
Inteligjenca malëshovite dallohej shpejt dhe përfaqësues si Çul Kano pjesëtar i stafit të shoqërisë “Vatra”, apo pinjolli i Laskajve, i cili do të vihej në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare, pas vdekjes së Nolit, do nderonin emrin e mirë të Malëshovës dhe malëshovitit. Vitet e Luftës Nacional Çlirimtare do përbënin një tjetër sprovë për krenarinë dhe etjen e kësaj krahine për liri. Kuvendi i madh krahinor i mbledhur nga Sejfulla Malëshova në Kavaçova, do t; shërbente si shkëndijë për ngritjen e djemve në luftë, e cila fali edhe dëshmorët e lirie.
Instalimi komunizmit në Shqipëri do të sillte zhgënjimin më të madh për këtë zonë, pasi përveç izolimit të plotë dhe varfërisë ekstreme do i bënte dhe identifikim klasor të lidhur ngushtë me emrin e të madhit Sejfulla Malëshova (Lame Kodra), mikut të Konicës dhe Nolit. Se sa lart qëndron madhështia e figurës së Sejfulla Malëshoves, poliglotit, poetit rrebel, përkthyesit, diplomatit dhe politikanit, këtë mund ta gjeni në çdo faqe Enciklopedie dhe nuk ka nevojë për koment.
Në krahinën e Malëshovës nuk gjen familje pa një të arsimuar me arsim të lartë, nuk gjen fis pa një të doktoruar, nuk gjen istitucion pa përfaqësimin e tyre dhe kjo sigurisht nuk ka ardhur rastësisht, por nga evokimi i lartë i ndjenjës arsimdashëse dhe kulturëdashëse.
Përfundimisht, kjo krahinë, sot duket e qetë, me shtëpi të braktisura, por resurset e mëdha që ajo afron, bukuritë përrallore që kjo krahinë të dhuron, patjetër që do e kthejë këtë zonë në peligrinazh, vend turistik dhe jeta atje do të lulëzojë njëlloj, sikurse dhe nisi me gjurmët e shekujve që i lindën këta njerëz, i bënë krenarë për atë ç’kanë qënë dhe janë, për atë pak dritëz që hedhin në gjenezën e një kombi të tërë.
Përmbajtja
1-Një spektër analitik mbi librin “Ngjyrime Universale”
Reçensë nga Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI
2-Një shpalosje universale vlerash. (KORSI E HAPUR -1)
3-Rreth mrekullisë së poezisë Eseniane. (Sergei Esenin)
4-Vështrim rreth Vëllimit poetik “Vjersha” të autorit Lame Kodra.
(Lame Kodra / Sejfulla Malëshova )
5-Universaliteti i lirizmit Lasgushian në Letërsinë Shqipe.
( Llazar Gusho / Lasgush Poradeci )
6- Arti si frymë angazhuse dhe filozofisë mendim. ( DR. Teresinka Pereira )
7- Me shpirtin përherë në fluturim.
(Referim estetik rreth poezisë së Frederi Rreshpjes)
8-Poezia, si formë e thellë editive dhe nocion filozofik.
Referim rreth Vëllimit Poetik ” Përtej çmendisë” të autores Hasije Selishta (Kryeziu)
9- Poetika e rrëfimit letrar, si kumt dhe prelud i këndvështrimit estetik .
(Referim rreth librit me studime e analiza “Poetika e rrëfimit letrar” të autores Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi)
10- Refliktiviteti metafizik në poezinë e Panajota Hristopulu – Zalloni.
11- Arti i shkruar, si inspirim dhe refleksion i thellë i ndërgjegjies kombëtare.
( Referim rreth risisë krijuese të autorit Sabit Idrizi)
12- Pikëpamjet estetike – letrare në Letërsinë Shqiptare në Maqedoni.
(Vështrim estetik rreth veprave kritike “Pikëpamje” të autorit Rami Kamberi)
13-Aspektet lirike, si formësim dhe gjuhë e thellë shpirti.
(Referim rreth Vëllimit Poetik “Lulëkuqja e egër“ të autores Raimonda MOISIU )
14-Poetika e Lumo Kolleshit, si përsosmëri e artit të shkruar dhe universalitetit mendim.
15-Lirizmi si formë etike dhe dualizmit shpirtëror .
(Referim rreth Vëllimit Poetik ” SHESHI I FJALËVE”, të autorit Bilall Maliqi )
16-Dhimitër Miti, simbolikë e meditimit dhe befasisë së poezisë shqiptare.
17-Aspektet e motiveve persiane në poezinë e Ardi Omerit.
18- Refleksion rreth dritë hijes së Kloroformit shqiptar.
(Klara Buda)
19- Poezia italiane, si përshfaqje dhe përndritje në gjuhën e letrave shqip.
(Referim rreth Veprës Letrare “Antologjia e Poezisë Italiane “ , të përkthyer nga autori Sinan Vaka)
20-Genta Kaloçi është nga ato autore, e cila e ka shndërruar artin e saj poetik në prelud të filozofisë jetë dhe mesazh të ndërgjegjies njerëzore.
(Këndvështrim rreth Vëllimit Poetik “Nën petkun e vdekjes”)
21-Mozaik vargjesh në partiturën poetike të Dashamir Malos .
(Referim rreth Vëllimit Poetik “ Ndoshta” )
22-Elementët filozofikë dhe kuptimi estetik i poezisë moderrne sot.
(Këndvështrim mbi vëllimin poetik “Maja malesh thagmë Jonike “ të autores Irena Gjoni.)
23- Ikona të thyera, si imazh poetik dhe risi për poezinë e sotme bashkohore.
(Gentjan Banaj)
24- Elementët social-psikologjikë në veprën prozaike të Silvana Berkit .
(Referim estetik rreth librit me tregime “Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë”)
25-Poetika e Jeton Kelmendit, si inspirim dhe meditim i thellë filozofik.
26-Poezia, si egzaltim dhe kulm estetik modern.
(Referim rreth veprave poetike ‘STATUJA E SHPIRTIT” dhe “NË FUND TË ZEMRËS TËNDE” të autores Eva Kacanja)
27-Patetizmi i një shpirti të thellë lirik në poezinë e Dashnor Selimit.
(Lirikat e Anëvjosës)
28-Namik Selmani, metafora e gjallë e dhimbjes dhe shpirtit çam.
29-“Post scriptum”, si art poetik që prek me frymë kontemporane.
(Tini Qerragjija)
30-Malëshova dhe Malëshovitët . (Vendlindjes)
Mbi jetën e shkrimtarit
Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, rrethi i Përmetit. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij.
Është autor i veprave letrare: “Hapat e Klarës” (roman), “Përtej perdes gr”i (roman), “Imazh i rremë” (roman), si dhe vëllimit poetik : Pasazh i pafaj (poezi). Gjithashtu është bashkautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare: Korsi e hapur -1, Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare e Antologji Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Aktualisht jeton në Belgjikë.
“Letërsia me magjepsjen dhe misticizmin e vet ka tërhequr gjithmonë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin e bukurisë krijuese, bukurisë jetë, bukurisë natyrë dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më puritan për mbarë njerëzimin. Kjo shkallë e lartë vitaliteti njerëzor, ku fjala shndërrohet në mit dhe miti në produksion të gjenialitetit të qënësisë , ka deshifruar dhe deshifron figurshëm dhe pareshtur vetë qytetërimin tonë.”