Shuhet ne Heshtje-Shkrimtarja e Shquar, Dardharja e Bostonit -Rozi THEOHARI!
ne Nahant Hospital Jesmond Nursing House ne Boston,
Tronditet Shoqata E Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe komuniteti shqiptar ne Amerike.
Sot ne ora 12 a.m.ne Nahant Hospital Jesmond Nursing House ne Boston, PUSHOI SE RRAHURI ZEMRA E SHKRIMTARES , GAZETARJA, , POETJA, VATRANJA -ROZI THEOHARI!
Hidherim i rende, deshperim i thelle dhe dhimbje per komunitetin e shkrimtareve ne Shqiperi e Kosove e te gjitha trojet etnike, per te afermit, miqte mikeshat, koleget dhe njerezit e dashur admiruesit e krijimtarise te Rozit tone te bukur! . Dhimbje dhe humbje e madhe e Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Diaspores Mergates shqiptaro amerikane dhe LETRAVE SHQIPE..
Ne kete moment te dhimbshem I jemi prane familjes e gjithe te faermeve ndjame dhimbjen e lotet bashke! U prehsh ne PAQE-MIkja ime e Mrekullueshme Rozi! Me mungon qe ne kete cast qe nuk je me! Te Qofte Dheu i lehte ! Te duam shume Rozi! Me dhimbje lot dashuri e respekt pakufi,
Raimonda MOISIU
Kryetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane!-USA
Kush eshte Shkrimtarja -Rozi THEOHARI!
Në mesin e komunitetit të shkrimtareve shqiptaro-amerikane një vend të vecantë zë Shkrimtarja dhe Publicistja e talentuar, “Dardharja e
bukur” , Korcarja e Talentuar Fisnike e Letrave Shqipe, e Bostonit në Amerikë, Rozi Theohari, autore e dhjetra vëllimeve me
poezi në shqip e anglisht. Lexuese dinjitoze e veprës së Fan Nolit, intervistuese
e bashkëkohësve, patriotëve, atdhetarëve të vjetër e të rinj,e kanë shëndrruar Rozi Theoharin në transmetuese e përhapjes së humanizmit,cuarjes e përjetësimit të veprës së Nolit, penë dominuese profesionale, historike e publicistikës shqiptaro-amerikane.
Shkrimtarja Rozi Theohari është gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karrierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në Diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimin me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publicistikën e saj. Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, esse, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën Dielli, Iliria, revista “Kuvendi, në SHBA-ës, Fjala e Lirë, Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si -Vendi i Lirisë e i demokracisë i mbështetur në ligje të palëkundshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë. Në vazhdën e traditës Rozi Theohari, në raport me vitet dhe me epokën, nuk rresht së shkruari, sjell të gjalla ëndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston – e quajtur ndryshe-Rilindja Kombëtare- të Nolit e Konicës, Qerim Panaritit e Sotir Pecit,Josif e Vasil Pani, Goni Katundi dhe Kol Tromara, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovës e Camërisë, të shqiptarëve të vjetër e të rinj që jetojnë e punojnë në Boston. Ajo manifeston talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetëra librave në publicistikë, prozë e poezi, e përkthyer në gjuhën angleze dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare si Pena e Artë dhe çmimi ndërkombëtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”. Nga Raimonda MOISIU
Nderim dhe respekt per kete dardhare te madhe!
Nje femer qe me vepren e pasur letrare, la gjurme te thella ne mendjet e zemrat e mijera shqiptareve!
Marr pjese ne dhimbjen e hidherimin e familjes, miqve dhe te afermeve.
Ju prehte shpirti ne paqe!
Shefqet Kercelli