Njoftohen vatranët dhe komuniteti shqiptar në Nju Jork me rrethina se me 28 nëntor 2015, Ora 11.00 paradite , në Selinë e Vatrës, promovohen librat e shkrimtarit dhe studiuesit Uran Butka”Masakra e Tivarit” dhe ” Lufta Civile”.
Merr pjesë autori i librave, një nga kontribuesit e shquar të korrigjimit dhe rishkrimit të Historisë Kombëtare.
Mos e humbni rastin.
Adresa
VATRA
2437 Southern BLVD
Bronx, NY 10458
Illofoto says
Kam shume konsiderate per punen e pa lodhur te ketij historian , qe po u jep pergjigje shume dilemave historike te kombit tone . I kam lexuar librat e tij . Kam nje vrejtje , qe besoj do ta konsideroi . Lufta clirimtare nuk mund te quhet e tera lufte civile , sepse ishte clirimtare , qe na vendosi ne krahun antifashist .Te tera shtresat dhe formacionet politike moren pjese , sipas programit te tyre . Ka pasur elemente te shkeputur te luftes civile , qe kurrsesi nuk ja ndryshojne karakterin antifashist -clirimtar . Nuk ka lufte pa ecejakt kontraverse . I. Foto