Duke filluar nga ky moment, Gazeta Dielli nuk do te pranoje komente qe nuk jene etike dhe nuk jane me emer te identifikueshem, por me pseudonim> Nje koment qe permban fyerje,dhe fjale te papershtatshme, nuk do te moderohet nga stafi i Diellit.
Ju bejme thirrje lexueseve te mos denigrojne askend, te mos akuzojne kend, te mos paragjykojne.
Te nderuar lexues
Mendojeni veten se si do te ndjeheshit nese dikush ju fyen me pa drejte, ju akuzon, ju perbalt punen tuaj?
Te nderuar lexues te Diellit; ne perpiqemi qe t’ju informojme falas, te sjellim opinione, histori, ngjarje, qe ndodhin ne Amerike dhe ne Europe, ne vendlindje dhe kudo dhe nuk meritojme qe te na ofendoni ne dhe bashkepunetoret tane. Ne ju informojme falas, ju zbrazni mllefet me akuza qe prekin karaktere njerzore!? Ky nuk eshte vleresim!
N ei falenderojme bashkepunetoret tane nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Europa, Amerika , Kanadaja, qe jane bere pjese vullnetare e redaksise se Diellit dhe ndajne me lexuesit tane informacione, ngjarje, opinione, por nuk do te lejojme qe puan e tyre te perbaltet.
Te nderuar komentues: Ju lutemi per here te fundit mos shkruani më me pseudonime, mos ofendoni, dhe mos beni akuza prapa gardhit duke mos shenuar identititetin tuaj. Keto akuza dhe komente vihen ne dyshim sapo ju fshiheni pas pseudonimeve. Perse nuk e keni kuarjon qe kritikat t’i beni me emer e mbiemer? Vetem keshtu ato do te kene efekt dhe do te nxjerrin ne drite te Diellit te verteten. Gazeta Dielli nuk do te moderoje komente me pseudonime, qofshin keto edhe te sakta.
Faleminderit per mirekuptimin!
Editori
Dalip Greca
Sadik Elshani says
E pershendes dhe e perkrah kete vendim te drejte dhe mese te nevojshem. Ata qe shkruajne me emra te rrejshem, sikur e pranojne vete qe dicka nuk eshte ne rregull me komentet e tyre. Botuesi, redaktori, bashkepunetoret dhe lexuesit duhet te bejne cdo perpjekje qe Gazeta Dielli te qendroje ne nje nivel te larte profesional, etik e moral – te jete nje tribune ku shqyrtohen, analizohen dhe trajtohen tema te rendesishme kombetare, tema historike dhe probleme te diteve tona. Gazeta Dielli eshte vlere kombetare dhe duhet te trajtohet si e tille.
Mark Gjonaj says
Une kam shkruajtur gjithmone konforme kerkeses suaj z. Dalip, nuk kam ofenduar asnjeri dhe me identitet qe biles e ke vene ne dyshim, prandaj dhe as 20% te komenteve te mija nuk mi ke pasqyruar, sepse, jeni ju dhe drejtuesit e vatres qe beni dallime dhe per mua e keni pase te lehte identifikimin, ndonse ju nuk e mbani veten per medie partiake. Une komentoj tek Gazeta Illyria, nuk kam asnje problem. Te shkrimi i gazetarit Frank Shkreli qe fliste dicka per klerin bera nje koment dhe me ofendoi me nje pseudonim te nje emri shqiptari te fese islame “Dervish Shkodrani” dhe ishte e qellimshme, por me ka bere pershtypje se sa bera ankesen ne redaksi te bossi i saje, komenti fyes eshte hequr menjehere! Me ke lejuar te plote vetem disa debate qe kam pase me nje shqiptare per teurine e Darvinit. Ju keni shkrime shume interesante dhe eshte merite e juaj, dhe une pretendoj se per shume nga ato shkrime qe rrokni ju, mund te jap ndonje mendim. Jam pothuajse i vetem ne te gjitha gazetat kryesore shqiptare qe shkruaj me emerin tim te plote dhe eshte tregues se pamvarsisht se mendojme kunder, mua m’i kane vlersuar shkrimet, me perjashtim ata te padenje qe sic thoni juve rrine mbas gardhit dhe qellojune tjetrin dhe ai qe shkruan me identitet e ka gjithnje me veshtire. Nje mierditas me emrin Ndue Lazri, pa e ofenduar vetem duke i vene ne dukje nje konstaim se ne Amerike vetem ne Michigen ka shume shkrimtare, kemi media, gazeta e revista dhe ai, pa me njohur, del ne gazeta Illyria dhe me nje pseudonim mos gabofsha “i njohuri”, dhe cfare nuk shkruan per mua, eshte vrases, kerkohet nga shteti dhe pse e lejoni te shkruaje, ne nje kohe kur ai ka sjelle ne Albdreams.Net disa here pjese letrare nga krijimtaria e tij dhe as qe nuk kisha shkruar ndonje kosideracion. Jam plotsisht dakort me barieren tende qe e vendose postabllok dhe keshtu duhet ta bejne te tera gazetat, vetem me identitet duhet te komentosh dhe replikosh me nje shkrues. Faleminderit!
Frank Shkreli says
Shumë me vend, i nderuar Dalip!
Mark K. Shkreli says
Pseudonim kane perdorur njerezit per t’u mbrojtur nga persekutimi. Besoj se ky rrezik nuk na kercerrohet tani. Andaj, plotesisht jam ne pajtim me kete kerkese te kryeredaktorit te Diellit.