Washington DC – Meshë e shenjtë në gjuhën shqipe më 27 Dhjetor 2017/
Ditën e Merkure, më daten 27 Dhjetor 2017, në orën 3 pm, do të ketë një vizitë (pelegrinazh) për komunitetin shqiptar në “Basilikën e Zemrës së Papërlyeme të Marisë” në Uashington DC.
Në orën 4 pm do të celebrohet Mesha e Shenjtë në gjuhën shqipe nga Atë Mikel Pllumaj (i urdhrit Françeskan), në Kapelën e Zojës së Këshillit të Mirë, që mban brenda saj një kopje të ikones së “Zojës së Shkodrës” dhe ndodhet pranë statujës së Shenjtores Nenë Tereza në Basilikë, në katin e poshtëm të ndërtesës.