• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

P E L L A Z G Ë T, GJURMËT E TYRE NË GJUHËN SHQIPE

December 9, 2018 by dgreca

(REFERUAR  NË SIMPOZIUMI I 5të “LASHTËSIA E SHQIPTAREVE DHE E GJUHËS SHQIPE”)-VLORË 19-20 TETOR 2018/

 1 a vedat-shehu

    Shkruan: Prof. Dr.  Vedat Shehu*/                                                                                                            

A B S T R A K T  

Dihet, shqiptarë, e quajtën veten ata Ballkanas të epokës së Rilindjes, të cilët ishin quajtur Ilirë në Lashtësi dhe gadishulli, si truall që mbizotërohej prej tyre, u quajt Ilirikum (Iliria) si një nga provincat e Perandorisë Romake. Në gjeografinë e atëhershme të Ptolemeut, krahas emrave gjeografik të disa territoreve dhe kryeqendrave Ilire, jepet edhe territori i quajtur Albani (Arbëri)  me kryeqendër Qytetin Alban (përkatësisht, Albanoi dhe Albanopolis, greqisht). Ky term (me rrotacionin n-r, l-r, a-ë dhe oi=oj; oj=aj) dëfton demonstrativisht rrënjët e gjuhës shqipe në Albanaj dhe më tej të banorit alban, arbër, arbëresh, arnaut, arvanit, Albanez, si dhe të territorit të tij Principata e Arbrit. Fshati Arbana pranë Tiranës është gjurmë treguese e vijueshmërisë.

pellazget1 Herodoti

Kjo qartësi i shemb e i bënë pluhur e hi kundërshtimet apo hezitimet e disa autorëve për të pohuar të vërtetën kokëfortë “Ilirët janë shqiptarë të lashtë”.

I njëjti interpretim bëhet edhe për popullin e Ballkanit dhe Mesdheut Lindor plotë ishuj të epokës së Antikitetit para-Homerik dhe Homerik me emrin Pellazgët si para-ardhës të Ilirëve të dokumentuar tamam nga një sërë historianësh dhe mohuar nga disa pseudo historianë. [Nuk ka ndonjë rëndësi etimologjia, por ja nga unë: Pellgas = detarë (d.m.th. njerëz të pellgut); nga pellgas = pellgësa = pellgsa; kur Pellazgët shqiptonin “jemi pellgësa (=detarë)” te huajt e riprodhonin “janë pellasga => pellazgë)].

Rrjedhimisht, duke u nisur nga fakti që Helenët, sipas Homerit dhe Herododit, kanë qenë vendosur po në ato territore dhe ishuj, ku kishin gjetur qytetërimin Pellazgjik dhe patën jetuar së bashku me Pellazgët dhe Ilirët, del vetiu konkluzioni që “Ilir” është sinonim i emirit “Pellazg”, siç është sinonim “Ilir” me “Arbër”, ndërsa termi bashkëkohor  “Shqiptar”; është evolucion që shpreh tamam vitalitetin e ballkanasve dhe mesdhetarëve të lashtësisë së hershme që flisnin shqipen e lashtë midis tyre. Natyrisht, Pellazgjishtia, si gjuhë e lashtë Europiano-mesdhetare, ka evoluar në ndërveprim me gjuhët e tjera indoeuropiane.

Rrënja e fjalës Arbër, është “arb” që do të thotë kreshtë shqiptuar nga latinoidët “alb” ( nga grekët “arv”, etj). Këtej del Alp => Alpet, si vargmal.

Mbi këtë bazë, kam analizuar fjalë-formimin të lidhur me sintaksën dhe gramatikën e gjuhës Shqipe edhe më parë⁽⁹⁾, por këtu ndalem kryesisht te emrat e dalë nga emra duke i shtuar një nyje të përparme “E” (që ka qenë shqiptuar edhe si “A”), apo prapashtesë shquese të shqipes “i”, rumanishtes “ul”, bullgarishtes “at”, dhe kam hyrë në etimologjinë emrit Bardhyl, ku, edhe nga kolosi i albanologjisë⁽¹⁾ nyja shquese “yl” – “ul” quhet “yll”.

Me modelin e ditëve të javës “E Hënë” (= Dita e Hënës; Anglisht, Monday), kam konstruktuar etimologjinë e të tre kontinentëve të vjetër: “Evropë’, “Afrikë”, “Azi”, si dhe të ndonjë toponimí tjetër, si “Egnatia” (nga mbiemër femëror), etj. Më tej, arsyetoj etimologjinë e shprehjes “Eureka” të konsideruar si Greqisht, të fjalës biblike të konsideruar si Hebraisht “Nefilim”, dhe interpretime analoge.

Pra, pa hezitim, Evolucioni i gjuhës Shqipe është bërë krahas evolucionit të një degëzimi të Pellazgëve të Gadishullit të Ballkanit në Ilirë – arbër – shqiptarë.

Fjalë kyç: Shqip, Evolucion, Pellazgët, Ilirët, Arbrit, Bardhyl, Nefilim, Afrikë.

     H Y R J E

E vërteta e pranisë se Pellazgëve dhe qytetërimit të tyre para helen në Gadishullin e Ballkanit, në Ishujt e Brigjet e Mesdheut Lindor dhe në Azi te vogël, e dokumentuar prej autorëve të antikitetit, nuk mund te errësohet apo të mohohet prej komenteve të disa studiuesve tendencioz, sikur kanë qenë vetëm një popull para-grek dhe i zhdukur prej asimilimit, apo prej mungesës së vitalitetit.

E vetmia vepër monumentale e prejardhjes së Shqiptarëve prej Pellazgeve është monografia me titull “Problemi Pellazgjik dhe Shqiptarët” e Spiro Kondës (1964)⁽³⁾, e cila, me një material faktik të pasur të nxjerrë nga shkrimet e lashta, nga gjuha shqipe dhe nga toponimia, ri konfirmon vërtetimin e dijetarit të famshëm Georg Von Hahn që “Shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e tyre pellazgjike dhe, me të drejtë, mund të quhen pellazgë” të rinj⁽²⁾, të paraqitur në veprën e tij monumentale Albanische Stude (1854).

Ky Simpozium dhe vepra madhore e sapo botuar “Gjuhët e Lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjike e Gjuhëve”, me autorë Luftulla Peza e Liljana Peza⁽⁴⁾, nxjerrin në dritën e Diellit që Shqiptarët janë neopellazgë dhe Shqipja ka evoluar nga një dialekt Pellazg.

Midis të tjerash, dy fakte, së pari, në dokumentet e lashtësisë, Pellazgët dhe Ilirët përmenden si para-Helenë apo bashk-kohës me Helenët dhe, së dyti Ilirët e territorit në veri-lindje të Durrësit njiheshin si Alban (Arbër), tregojnë pa mëdyshje vijueshmërinë Pellazgo-Albane (arbërore)- Shqiptare të vërtetuar edhe nga Arif Mathieu⁽⁵⁾.

Pa hyrë në argumentet e një morie studimesh, unë do të ndalem në disa veçori të gjuhës shqipe, që krijojnë individualitetin e shqipes midis gjuhëve indoeuropiane; veçori që duhet pasur parasysh në etimologjinë e fjalëve të lashta që përkojnë me gjuhën shqipe. Ndër trajtat e fjalëve të lashta të përbëra (jo të thjeshta, rrënjë) merr rendësi të veçante të aplikohen dijet gramatikore.

Së pari, në etimologji duhet të dallohet ndryshimi i emrit  të përveçëm mashkullor nga trajta e pashquar në trajtën e shquar që marrin prapashtesën pellazgjike “i”, e trashëguar në emrat dhe mbiemrat e familjar të shqiptarëve dhe e mbartur në mbiemrat e përveçëm familjar të italianëve (Pretini, Xhaponi, dionigi, Gianni, Giovanni,  luigi, Nanni, Ranieri, etj.).

Së dyti, duhet të dallohet forma e lashtë e përngjitur e emrit, që në trajten e sotme do të paraqitej me nyjë të përparme të shkëputur nga emri të tipit të ditëve të javës; “E Hënë” Ditë e Hënës (angl. Monday).

Së treti, vend të veçantë zënë  nja dy fjalë të lashta të përbëra si “eureka” e shprehur nga shkencëtari i Antikitetit, apo fjala e Biblës “nefilim”, objekt diskutimesh për kuptimin Hebraisht në përkthimin në Anglisht. Së fundi, nja dy fjalë që shprehin lidhjet e Pellazgëve me Evropën para-indoeuropiane.

Ky studim imi vështrohet shtrembër nga autoriteti linguistik i Shqipërisë, i cili në vorbullën e shkrimeve në gjuhët e lavdishme stereotipe mesjetare të mohimit të ekzistencës dhe evolucionit të gjuhës Shqipe nga ajo Pellazgo-Ilire, nuk merret me durim me gjetjen dhe analizën e fakteve, por shprehet me madhështi pompoze kështu⁽⁷⁾: “Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin parametrat akribike të linguistikës dhe as procesin e evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintaktike dhe morfologjike, të leksikut etj. të gjuhës shqipe”.

Ky qëndrim, i njohur si akademik, nuk përfill pikërisht veçoritë gjuhësore të shqipes të ndryshme nga gjuhët kryesore indoeuropiane dhe ka ndrydhur të vërteten e pamohueshme të evolucionit të Shqipes nga ndonjë degë e Pellazgjishtes, krahas gjuhëve të zhvilluara si të shkrimeve të shenjta prej klerit shumë-degësh monoteist dhe, si pasojë, ndër botimet është nxitur terri në origjinën e  Shqipes dhe Shqiptarëve.

FJALA RRËNJË “SHQIP” DHE  VIJUESHMERIA:  SHQIPTAR – ARBËR (ALBAN) – ILIR- PELLAZG

Është domosdoshmëri që të çrrënjoset koncepti i gabuar që mohon autoktonin e Shqiptarëve prej Pellazgëve, Ilirëve në tërësi dhe në veçanti të fisit Ilir Arbër (Alban), degë e e Pellazgëve që nga epoka para greke. Ndajfolja e të folurit “shqip” është fjalë rrënjë prej nga dalin fjalët: gjuha  “shqipe” – “shqipja”, banori që flet shqip -“shqiptari” në  truallin e tij “Shqipëri”, si sinonim i emërit “Arbëri” apo “Albani”  Por kjo e vërtetë që thuhet me dy fjalë, na imponohet t’a argumentojmë pak gjatë.

Etimologjia e Emrit Shqiptar

Një koncept i rremë, se gjoja origjina e Shqiptarëve në Ballkan midis Grekëve, Latinëve dhe Sllavëve është e panjohur, duket sikur ka hedhur rrënjë edhe në imagjinatën e disa albanologëve tanë të influencuar nga autoriteti i teorive të hershme prej autorësh subjektivë, të cilët kanë injoruar apo mohuar egzistencën e shqipes si gjuhë që ka evoluar në vijueshmërinë Pellazgo-Ilire-Arbërore-Shqiptare, veprim, i cili është bërë në përputhje me persekutimin e ushtruar prej politikave klerikale të perandorive dhe shteteve sundimtarë të trojeve të banuara nga shqiptarët, sidomos që nga fillimi i Lashtësisë Monoteiste e në vazhdim.

Gjurmët e thella të lëna e të trashëguara në imagjinatën tonë, saqë, ndonjë interpretim joshës i marrë nga shkrime subjektive të gabuara prej autorësh mohues të shqipes, merret si premisë gjoja reale për debat shterp shkencor. Mandej, me të mohohet fakti që fjala “shqip” është fjalë rrënjë, sikur gjoja është e prejardhur nga emri i Shqiponjës apo shkabës së Flamurit, krenarisë tonë kombëtare. Mbi bazën e kësaj krenarie, kohë më parë është botuar një artikull i posaçëm monografik nga profesori i shquar i gjuhësisë dhe albanologjisë Aristotel Mici⁽⁶⁾, gjoja sikur ndajfolja “shqip” është e prejardhur; gjoja është e gabuar të konsiderohet fjalë rrënjë. Vetvetiu, kjo premisë është tezë e rrymës që kundërshton qëndrimin e vetë Autorit për autoktoninë tonë Pellazgo-Ilire. Pavarësisht se në monografi, mbi bazën e një premise të rreme, shprehet me logjikë  shkencore lartësimi i historisë së Kombit, konkluzionet janë si premisa, të pavërteta. Pra, ky lartësim ka për bosht të anasjellën e të vërtetës absolute: mohon realitetin që “shqip” është fjalë rrënjë, si ndajfolje që tregon mënyrën e të folurit të shqiptarëve. Me prapashtesat “-e”, “-onjë”, “-tar” dhe “-ëri”, nga ndajfolja “shqip” formohen emrat e prejardhur: 1) “shqipe” – “shqipja” – “shqipja letrare” – “gjuha shqipe”; 2) “shqipe” – simboli i flamurit – “shqiponja” – si sinonim i shkabës; 3) “shqiptar” – ai që flet shqip – “shqiptari” i truallit të vet “Shqipëri”. – atdheu ynë.

Kjo paraqitje e anasjelltë e së vërtetës në artikullin në fjalë është karakteristikë për shpjegimet e përcipta që krijojnë konfuzion dhe koncepte të gabuara; nxisin inferioritetin e shqiptarit duke mohuar esencën, gjuhën e tij, me arsyetime foshnjarake të anasjella, që pasojën e bëjnë shkak, si për shembull: “Po s’ lëvizën gjethet s’ frynë erë, sapo lëvizin gjethet frynë erë, kur gjethet lëvizin shumë e tunden fortë, era bëhet e furishme. Pra shihet qartë se era shkaktohet nga tundja e gjetheve”.

Me autoritetin e krenarisë së Flamurit, arsyetime të tilla aludojnë, sikur Shqiptarët morën nga Antikiteti dhe Bizanti simbolin e trimërisë të shprehur me shkabën dhe e quajtën shqiponjë në flamurin e Skënderbeut dhe sipas këtij shpendi e quajtën veten shqiptarë dhe gjuhën e tyre “shqip”. Sesa pa vend është ky arsyetim kuptohet, kur këtej del konkluzioni se “shqiptari flet shqip, domethënë fletë shqiponjë, apo shqiptari flete shkabë”. Kështu, mohuesit e autoktonisë tonë do t’a përforconin idenë e sajuar se origjina e shqiptarëve në Ballkan është e diskutueshme, sepse edhe e folmja e tyre është e sajuar. Këta mohues do të shpreheshin kështu: Vetë studiuesit shqiptarë kanë  vërtetuar se simbolin e stërlashtë të shkabës e kanë marrë nga antikiteti dhe e ia kanë venë si simbol flamurit dhe, pa pasur, midis tyre, ndonjë gjuhë komunikuese, me këtë simbol të lavdishëm trimërie formuan gjuhën e tyre, formuan Albanishten apo gjuhën “shkabë”  (“shqipe”), siç i thonë ata me entusiazëm edhe vetes së tyre sipas këtij shpendi grabitqar “Bijtë e  Shqipes që përkthehet “Bijtë e Shkabës”.

Karakteristikë thelbësore e një kombi është gjuha, prandaj, të parët tanë, pikërisht prej të folurës shqip, ndajfoljes “shqip”, gjuhës së tyre të quajtur  “shqipe, apo, trajtë e shquar, shqipja”, në mënyrë të natyrshme, nëpërmjet të folmes Shqip, shqipes së shkruar, u ndërgjegjësuan për unitet kombëtar, dhe domosdoshmërisht veten do ta quanin “Shqiptarë” në territorin e tyre “Shqipëri”, duke e lënë identitetin e vjetër të lidhur vetëm me njërin fisi Ilir Alban –Albanoi (arbër), siç e përcaktonin të huajt që nga shkrimet e lashta.

Meqenëse, interpretimet mospajtuese të gabuara, të formuluara së prapthi në monografinë që ka për bazë një premisë të rreme, mund të sjellin konfuzion në të kuptuarit e të vërtetës absolute të fakteve, vendosa të ri konstruktoj dhe të paraqes këtu zhvlerësimin që u kam bërë më parë⁽⁸⁾ argumenteve pa bazë të artikullit në fjalë⁽⁶⁾ dhe, nëpërmjet renditjes me pika të njëpasnjëshme të këtyre arsyetimeve të gabuara, po nxjerrë në pah të vërtetën, rrënjën “shqip” të fjalës “shqiptar”, si më poshtë:

    Interpretimi mospajtues, i gabuar 1: … nuk mund te quhet e bazuar ideja e studiuesve të filologjisë se fjala “shqiptar” vjen nga trajta ndajfoljore “shqip”., sepse edhe Demiraj shpreh mendimin se “etimologjia e fjalës “shqip” mbetet për t`u diskutuar”;

E vërteta: Demiraj nuk e ka konkluzion shkencor por ka shprehur një hamendje stereotipe konformiste me hamendjen e rreme të mirënjohur. Bile, edhe në mjaftë artikuj që, nga një anë, pohohet se “ka shumë mundësi që emri “shqiptar” vjen nga gjuha jonë “shqip” dhe Ilirët janë para-ardhësit tanë”, nga ana tjetër shtojnë: “megjithatë këto pohime janë të diskutueshme dhe duhen vërtetuar”. Pse këta dijetar të albanologjisë e venë në dyshim atë qe pohojne? Sepse s’kanë guximin e nevojshëm të ballafaqohen me autoritetin e rremë të interpretimeve të vjetruara, të cilat gjuhët, me të cilat u patën shkruar librat e shenjta, nuk mund t’i quanin më të vona, se shqipja që u shfaq vonë si gjuhë e shkruar.

     Interpretimi mospajtues, i gabuar 2: Të 31 Mbështetësit e rrënjës “shqip” mendojnë se kjo ndajfolje (shqip) ka kuptim leksikor gati të njëjtë me ndajfoljet: qartë, hapur, troç, dhe e ilustrojnë me shprehjen: Ma tha shqip = Ma the hapur, qartë, troç, etj;

E vërteta: Këtu është shprehur e deformuar e vërteta; ndajfolja “shqip” ka shprehur gjuhën e folur të arbërve, gjuhën që merreshin vesh midis tyre, aspak me latinët, grekët dhe shkètë. Pra “shqip” ishte e folmja e qartë, e ndryshme nga e folura nëpër faltore dhe institucione administrative të perandorive sunduese. Ma tha shqip = ma tha ne gjuhen tonë, jo të predikimit të klerit të huaj, apo të juristit të huaj. Pra “shqip” nuk është sinonim i fjalëve: “troç”, “hapur”, “qartë, por natyrisht është e kundërta e gjuhëve të pakuptueshme, të paqarta liturgjike të faltoreve, katolike, ortodokse, myslymane.

Interpretimi mospajtues, i gabuar 3: Për prejardhjen e etnonimit “shqiptar” nuk mund të merret një ndajfolje, siç është fjala “shqip”, për faktin e kontradiktave gjuhësore që ngërthen vetë kjo ndajfolje. Trajta ndajfoljore “shqip”, e cila zëvendëson ndajfoljen “arbërisht” nuk e merr dot prapashtesën fjalëformuese “-isht”. Me një fjalë, nuk themi dot “shqip-isht”, sikurse shkruhet edhe thuhet natyrshëm: arbën –isht, gegënisht, gegërisht, toskërisht, labërisht, italisht, spanjisht, rumanisht, sërbisht.

E vërteta: Shkurt, “shqip” është ndajfolje, fjalë rrënjë dhe s’ka pse të formohet një ndajfolje sinonim me të duke i shtuar prapashtesën –“isht”, e cila, si rregull i kthen mbiemrat qe përcaktojnë etninë në ndajfolje për të shprehur mënyrën e të folurit të etnisë përkatëse, ndërsa kur emri i vendit të banorit mbaron me “i” të theksuar, atëherë shtohet vetëm “-sht” për të shprehur mënyrën e të folurit të tij. Kështu kemi: rus – Rusi – rusisht; gjerman, Gjermani, gjermanisht, grek, Greqi – greqisht; ital – Itali – italisht. Sigurisht bëhen edhe përjashtime që i imponohen gjuhës për arsye të mbeturinave më të hershme në gjuhë apo edhe nga natyra e fjalës që shpreh etninë e vendit si: Francë, frëng – frëngjisht; Spanjë – spanjoll – spanjisht; Norvegji –norvegjez – norvegjisht. Por “-isht” tregon menyrë veprimi duke iu bashkangjitur emrave në raste të tilla: trimëri – trimërisht, ndershmëri – ndershmërisht. Rrjedhimisht, cilësisë së të qenit shqiptar do t’i thoshim shqiptarí dhe mënyrës se veprimit te tij do t’i thoshim “shqiptarisht”. Së fundi po qe se do te nxirrej mënyra e të folurit të shqiptarit nga të qenia shqiptar duhej, sipas rregullit gjuhësor te thuhej “shqiptarisht” => “flasim shqiptarisht” . Diçka e tille është kundërvajtje, rrënja  “shqip” nuk mund të zëvëndsohet me “shqiptarisht”. (Qartë, të folurit në gjuhë tjetër (të huaj) është e folurë e pa ”qartë”, e pa “kuptueshme”, prandaj, kur nuk shprehemi qartë në “shqip”, themi “folë mor shqip” dhe jo “fol mor shqiptarisht”. Kjo nuk do të thotë fol qartë, por mos fol në gjuhë të huaja të shenjta. Konkluzion absolut: fjala “shqip” është fjalë rrënjë, ndajfolje bazë që shpreh: “flasim shqip, jo greqisht, apo latinisht” dhe parandalon formën “flasim shqiptar + isht”, sikurse gjermanët nuk mund të thonë flasim “flasim gjerman + isht”).

    Interpretimi mospajtues, i gabuar 4: Si ndajfolje mënyre trajta “shqip” nuk ka si ta tërheq prapashtesën fjalëformuese “-tar”, që të formojë emrin e kombit. Asnjë ndajfolje mënyre nuk e ka këtë prirje, apo mundësi gramatikore. Fjala vjen, nuk mund të vemë pas ndajfoljes “mirë” këtë prapashtesë dhe të formojmë fjalën e paqenë “mirëtar”, a po me ndajfoljen “keq” të formojmë një fjalë tjetër të paqënë “keqëtar”. Po as ndajfoljet e grupit të njëjtë nga ana e kuptimit leksikor si (hapur, troç, qartë) nuk e kanë këtë veti, as ato nuk mund të formojnë emra të paqenë si: “hapur-tar, troç-tar, qartë-tar. .. nje ndajfoljeje siç është fjala “shqip”, “troç”, qartë” , “keq” , etj., nuk mund t’i bashkangjisim nje prapashtese “tar” . Atëherë si ta shpjegojmë që ndajfolja “shqip”, edhe pse ndajfolje mënyre, e paska këtë përjashtim?

E vërteta: Me këtë arsyetim aludohet sikur fjala rrënjë “shqip” vjen nga shpendi “shqiponjë” apo “shkabë”.

Ja si shpjegohet e vërteta:  (1) Është fakt që prapashtesa e një ndajfolje mënyre nuk është dhe nuk mund të jetë një e vetme e standardizuar. Çdo prapashtese vihet në përputhje me drejtimin që i jepet fjalës së re të përbëre dhe në se e lejon struktura e gjuhës në fazën e zhvillimit të vet. Shumë parashtesa dhe prapashtesa që ne i kemi sot në gjuhë, shpesh pa i kuptuar, nuk mund t’ua bashkëngjisim fjalëve të tjera në strukturën e sotme të shqipes; shembull klasik janë ditët e javës janë formuar me nyjën e përparme “E”; (e ritheksoj: E hënë – dita e Hënës; Anglisht Monday, etj); e pakuptueshme, perse nuk janë formuar edhe muajt e vitit me nyje të përparme? Sot do të dukej absurde që të mendohej formimi i muajve në këtë mënyrë. (Nuk është vendi për më shumë shembuj).

(2) Është fakt i pamohueshëm që, u bashkuan rreth një ideje për të formuar një njësi kombëtare administrative autonome dhe mandej shtet më vete, ata që flisnin dhe shkruanin shqip dhe u konsoliduan si shqip-folës të një gjaku (geni); për bashkim gjetën simbol flamurin dhe veprën e Skënderbeut me Lidhjen e Lezhës (1444) në luftë për identitet kombëtar dhe bashkim principatash. E qartë, nuk doli flamuri me shqiponjën pastaj gjuha shqipe për të na bashkuar.

(3) E folura shqip është një cilësi që ka grupuar një etni pa kufij administrativë brenda perandorish disa-etnike. Dihet, në gjuhë, fjalët evoluojnë dhe shpesh edhe me hop, jashtë rregullave përkatëse. Kështu “të folurit shqip”, si gjuhë ndryshe, e shmangur prej gjuhëve hyjnore të institucioneve fetare dhe administrativo-ushtarake, mori tipare cilësori, tregonte cilësinë e atyre që kuptoheshin me njeri tjetrin jo nëpërmjet gjuhëve hyjnore të faltoreve dhe klerikëve, por prej gjuhës së tyre “shqip”. Rrjedhimisht fjala shqip, përveç se ishte ndajfolje, mori tiparet e cilësorit dhe u bë kështu edhe mbiemër edhe emër. Siç mund të bëhen disa ndajfolje cilësor (mbiemra), emra dhe folje. Pra nuk është aspak e papranueshme që ata që e kishin cilësi të folurën “shqip” të quheshin sipas kësaj cilësie “shqiptarë” (për analogji të larmisë së prapashtesave; “shqip” nuk merr dot prapashtesën  “-si”, por “qartë” e merre se bëhet mbiemër i/e qartë => qartësi => qartësoj => qartësim. Kjo sepse “qartë” nuk mund të ketë kuptimin e gjuhës së folur). Pra, po e përsëris, ndajfolja “shqip” nuk është sinonim i ndajfoljes “qartë”.

Interpretimi mospajtues, i gabuar 5: :Prapashtesa fjalëformuese “- tar” s’mund t’i bashkëngjitet një ndajfoljeje, sepse shkon rregullisht pas temave emërore për të krijuar emra veprimi, apo emra dallues p.sh.: lajm-(ë)tar, guxim-tar, këngë-tar, udhë-tar, treg-tar, hark-tar, shqyte-tar, pishë-tar , kryq-tar, flamur-tar. Ky kriter është shumë i kufizuar dhe nuk mund të vlejë si rregull përjashtimi për përdorimin e prapashtesës “-tar” edhe ne raste të tjera të veçanta.

E vërteta: Edhe një folje mund të marr këtë prapashtesë, p.sh., unë pres, ai që pret quhet “pres-tar”, unë vras ai që vret quhet “vras-tar”. Një shembull etimologjik që nxjerr në pah se si ndajfolja kthehet në emër dhe mandej merre prapashtesë “-tar” është fjala rrënjë “treg” e fjalës “tregtar”. Rrënja “treg” fillimisht ka qenë ndajfolje e përdorur në formën “dal treg” (“g” në fund të fjalës shpesh shqiptohet si “k”), me kuptimin të dalësh dukshëm, për t’u dukur. Këtej del edhe kuptimi “nxjerr treg”, nxjerrje për t’u dukur, për t’u treguar. Këtej përdoret edhe si emër “nxjerr në treg”, d.m.th. si “tregtar”. Në raste të tjera ndajfolja nuk mund të përdoret direkt si emër për të marrë prapashtesën “-tar” por kthehet në emër me një parashtesë, mandej merr “-tar”; përpara – përparim –përparimtar. Mandej një ndajfolje mund, sipas natyrës dhe funksionit që luan, në se nuk merr prapashtesë “-tar” mund te marre prapashtesa të tjera sipas cilësisë që merre fjala e re. Kështu, për rrjedhojë të kësaj cilësie që trashëgojnë disa ndajfolje prej përdorimit, mund të paraqiten edhe si emra për të krijuar emra të tjerë me prapashtesë përfshirë dhe prapashtesën “-tar” del e qartë se rrënja e etnonimit “shqiptar” është e folmja “shqip” si cilësor i grupimit tonë kombëtar.

     Interpretimi mospajtues, i gabuar 6: Duke qenë ndajfolje mënyre, trajta “shqip” nuk merr dot normalisht prapashtesën ose (shtesën) “ -ëri” dhe të emërtojë atdheun me emrin e ri “Shqipëri”. Gramatikisht asnjë ndajfolje mënyre nuk e ka këtë mundësi. As trajtat ndajfoljore të njëjta nga ana e kuptimit leksikor me trajtën “shqip”; si qartë, hapur, troç; nuk e kanë këtë mundësi fjalëformuese; nuk mund të thuhet “hapur-ëri”, ”troç-ëri”. Po njëkohësisht, e ritheksojmë se kjo prapashtesë “-ëri” u shkon aq natyrshëm temave emërore si arbër, toskë, gegë, lab, çam, lunxh për të krijuar emra vendesh si për shembull Arb-ëri, Tosk-ëri, Geg-ëri, Lab-ëri, Çam-ëri, Lunxh-ëri, po kështu, atëherë, edhe nga tema emërore “shqipe” del natyrëshëm toponim Shqip-ëri.

E vërteta: Në këtë shpjegim  nuk merret parasysh fare që “shqip” tregon mënyrën e te folurit të shqiptareve, duke i shtuar “e”-në, bëhet emër “shqipe” – në trajtën e pashquar si “ti o shqipe, gjuha jonë e vyer” apo në trajtën e shquar “shqipja është gjuha jonë e bukur”, më tej “shqipja letrare “shqipja e arbëresheve”, etj. Vetëkuptohet që emri “shqipe” tregon gjuhën e shqiptarëve dhe jo shqiponjën e shqiptarëve. Në fakt, dihet fare mirë se të quajturit  e shqiponjës “shqipe” del në skenë të përpjekjeve kombëtare si fjalë letrare për të lidhur lëvizjen kombëtare me simbolin e flamurit kombëtar, shqiponjën dykrenore. Për më tepër edhe fjala “shqiponjë” është, po ashtu fjalë letrare për të lidhur shqiptarësinë me simbolin e “shkabës” së flamurit. Një zgjedhje shumë domethënëse dhe e lavdërueshme. Por nuk mund të mohohet se “shqiponjës, para Lidhjes së Lezhës dhe para lëvizjes se Rilindjes kombëtare i është thënë “shkabë”. Se kur shqiptarët i kanë ngjitur emrin “shkabës emrin “shqiponjë” nuk mund të datohet. Por kjo është bërë me kuptimin e krenarisë të qenies shqiptar dhe s’ka lidhje fare me etimologjinë e fjalës rrënjë, me “shqipen”, “gjuhën shqipe”.

     Interpretimi mospajtues, i gabuar 7: Trajta ndajfoljore “shqip” ka edhe një “mangësi” nga ana historike për të qenë fjala burimore për etnonimin “shqiptar”. Kjo fjalë nuk figuron në Fjalorin e Frang Bardhit (1635)…., ndër kohë që emrin e shpendit “shqipe”, ose “shqype” e gjejmë jo vetëm tek F. Bardhi, po tek të gjithë autorët e vjetër, qysh nga Buzuku më 1555.

E vërteta: Emri “shqiptar”, është e natyrshme që s’gjendet tek Bardhi, sepse shqiptareve iu mungonte kohezioni i gjuhës së shkruar, në një libër me shkrime të shenjta mesjetare, sikurse e kishin fqinjët, mandej u mungonte vazhdimësia e Lidhjes së Lezhës, edhe me ndonjë prijës prej ndonjë shtëpie fisnike (Dinastie Shqiptare). Në atë periudhë autoritet kishte gjuha e shkruar e huaj dhe, ata që shkruanin në atë kohë (klerikët dhe administratoët e huaj), shqiptarëve u thoshin “albanë” plus ndonjë prapashtesë. Përkundrazi, Buzuku na thotë se e adaptoi Mesharin në shqip nga latinishtia. Nënkuptohet, Buzuku i ka thënë shqype shkabës së flamurit dhe jo shpendit.

Etimologjia e Emërit Arbër

Në shtjellimin e fakteve histrorike, autor Mici nuk ka gjetur ndonjë dokument për atë se si e kanë quajtur të parët tanë shqiponjën dhe të folurën e tyre shqipen. Këto, sigurisht, janë dy fjalë homonime: shqipe = gjuha shqipe dhe shqipe = shqiponjë sinonim i shkabës. Krenaria subjektive që gjoja Shqiptarët janë të pamposhtshëm si “shqiponja” apo si “ bijtë e Shqipes, shkabës”, nuk mund të bëhet premisë për mohimin e reales që “shqip” është fjalë rrënjë, aspak e prejardhur.

Në kohën e Buzukut, Frank Bardhit, sipas fjalës alban, të huajt emërtonin gjuhën e shqiptarëve. Fjalori i Bardhit, nga ana gjuhësore është prej fjalësh latine dhe, në monografinë e autor Micit nuk thuhet se fjala arbër është ekuivalent me fjalën alban në latinisht dhe, në vijim, Albania i përgjigjet Arbëria, ndërsa arbërisht i përgjigjet gjuhës albane apo albaneze; gjuhës së albanëve i takon të quhet “albanisht”. Po ashtu në monografinë e Profesor Micit nuk flitet për rotacionin e germave a-ë, n-r, dhe l-r; si dhe b-v. Ne bazë të këtyre zëvendësimeve del qartë se, që në lashtësi ka egzistuar “Arbana” dhe fisi “Arbanaj” (analogji = gjinaj, Nikaj) => “Albanaj” që gjeografi grek mbaresën “–aj” e ka paraqitur “–oj”“Albanoi” dhe këtej e kanë marre latinët e më tej: “Alban” – “albanez” dhe gjuhën e kanë quajtur “albane-ze”. Po këtej, nëpërmjet rrotacioneve kanë vazhduar deformimet në “alvanos”, arvan’“, “arvanit-is”, “arnaut”. Mandej, në se vërtetë fjala “shqype” tek Buzuku e tek të tjerët më vonë, i ka takuar inkluzivisht “shkabës” dhe ai dhe ata nuk kanë guxuar të ballafaqohen me Klerin Katolik me gjuhën e panjohur “shqipe” siç flisnin midis tyre shqiptarët, kjo do të thotë që ai dhe ata i janë përshtatur zyrtarizmit latin (albanisht, albanët, arberisht arbërit). Këtej del qart se ende në kohën e Buzukut e Bardhit, shprehja “fol shqip”, nuk kish kuptimin e shprehjes letrare latine “fol arbërisht”= “fol albanisht” apo “fol epirotisht” – siç ishte gjuha fetare dhe zyrtare, latinishtja e Fjalorit Latinisht – Epirotisht.

Çështja, objektivisht shtrohet kështu: (1) është rastisje (koincidencë) që këto dy emra janë fjalë homonime, apo (2) ndoshta, kur Arbrit thoshin “flasim shqip, nuk flasim latinisht, as greqisht apo shkaisht” dhe, “s’jemi latinë, grekë dhe as shké; jemi shqiptarë”, atëherë pra, duke qenë krenarë për veten, gjuhën e tyre, trimëritë e Skenderbeut për liri, dinjitet dhe bashkim të principatave shqiptare (Arbërore), ka mundësi t‘i kenë ndruar emrin shkabës, simbolit të flamurit të Skënderbeut dhe t’i kenë vënë emrin “e Shqipes, gjuhës tyre“, sepse “shqipe”- ‘”hqipja”’ rrjedh nga e folura e tyre “shqip”. Emri i gjuhës dhe emri i Shqiptarit  e Shqipërisë, nuk mund te dal aspak nga emri i shqiponjës (shkabës)  .

Këtu mund të përqendrohen variantet e diskutimeve dhe jo me mohimin e fjalës rrënjë “shqip”, si cilësi e të folurës së shqiptarëve.

Ndajfolja “shqip”, është rrënjë  e emrave “shqipe”, “shqipja”, “shqipëri” dhe “shqiptar”, ndërsa emri homonim “shqipe” si sinonim shkabës mund të shpjegohet vetëm me dy mundësira; ose të jetë formuar prej krenarisë së Shqiptarëve për gjuhën e tyre amtare, prej së cilës formohet emëri i tyre dhe i Atdheu e, prandaj vendosën të paraqesin identitetin e tyre me simbolin e tyre të flamurit dhe shkabën si simbol i flamurit, i vetvetes  ta quajnë “shqipe” apo “shqiponjë”, ose mund të jetë rastisje.

     Analogjia e rrenjës “shqip” me ndajfolje rrënjë në gjuhë të tjera

Për ta sqaruar edhe më mirë sesi gjuha e një kombi formon kombësinë që emërtohet ndryshe nga të huajt unë po shtrihem edhe në gjuhe të tjera. Pra, cilësia që përcakton të folurën bëhet emër i etnisë dhe, me prapashtesa, behet edhe emër i territorit të etnisë. .

     Le të marrim fjalën gjermane “Doijç” [deutsch]:  Si edhe ne, Gjermanët e shprehin nocionin e gjuhës së tyre me ndajfoljen “Doijç” (“deutsch”), dmth, gjermanisht. Për nga origjina e ka kuptimin popullorçe, gjuhë popullore që kuptohet qartë, krahasuar me gjuhët e paqarta, të pakuptueshme të  fqinjëve dhe me penetrimin e dikurshëm të latinishtes si gjuhë e kulturës, fesë, zyrtarizmit Antik-Mesjetar. Po mbase qysh gjermanët e hershëm, për t’u dalluar nga etnitë e tjera, ka mundësi t’i thoshnin njëri- tjetrit; “a flasim “doijç” me kuptimin gjuhen tone popullore (në ngjashmëri me ne “le të flasim shqip” => “le të flasim gjuhën tonë popullore”). Sot, sigurisht e ka kuptimin gjermanisht dhe nga kjo ndajfolje formohen fjalët përkatëse (si nga fjala “shqip”): me prapashtesë “e” => doijçe (Deutsche) ka kuptim gjermanë –gjermanët, ndërsa [eine] Deutsche = gjermane [grua gjermane] dhe [ein] Deutscher (doijçer) = gjerman [doijçër – burrë gjerman]. Le të krahasaojme; doij[çër] (gjerman) me shqip[tar] (albanian).

Po sllavet si i shihnin gjermanët, të cilëve nuk ua merrnin vesh fare gjuhën? – i shihnin si të belbër, si memec; sllavisht => njemië dhe gjermanin e quajtën belbëzues (apo memec), sllavisht => njemec, ndërsa vëndin e belbëzuesve (memecëve) e quajtën belbëzuesëri (apo Memecëri), sllavisht =>Njemecko.

Shembulli sesi e quajnë gjuhen e tyre dhe veten e tyre gjermanët dhe si sllavët i quajnë gjermanët, tregon qartë gjerësinë e koncepteve që duhet te ketë një studiues që merr përsipër të gjejë prejardhje fjalësh që tërheqin vëmendjen mbarë-kombëtare.

     Le të vështrojmë shprehjen malazeze (sllave) “govorimo nashke” = flasim tonën: Banorët malazez në krahinën e Shkodrës, të gërshetuar në marrëdhënie me shqiptarët, i drejtohen njëri tjetrit, për të qenë më të përzemërt në bisedë, kështu “govorime nashke” dhe, kur veçohen në bisedë, u thonë shqiptarëve “flasim “nashke”. Fjala “nashke” është e përbërë nga “nash” që ka kuptimin “jona, “e jona” dhe “ke”, prapashtesë që e kthen përemrin pronor në ndajfoljen e mënyrës së të folurit, në mënyrën e të folurit tonë (afërsisht”flasim  tonazi”); “flasim tonazi = flsim gjuhën tonë”.  Pra, me “nashke” ata nënkuptojnë gjuhën e tyre sllavishte, të ndryshme nga gjuha e mjedisit, e kulturës dhe zyrtarizmit që është shqipja.

Le të shtojmë këtu se kur sllavët thoshin: “flasim nashke”, fjala “nashke”  dëgjohej nga shqiptarët si dy fjalë “na”(ne) dhe “shké” dhe e kuptonin “na jemi shké”. Ketej shqiptarët i quajtën sllavët “Ata janë shké”, në njëjës, sllavin e quajtën “shká – shkáu”

Pra, shqiptarët, në kushtet e dominimit të administratave të shteteve perandorake, me gjuhë të shkruar dhe me urdhëra që ndalohet shqipja nëpër institucione dhe faltore, ishin të detyruar të bënin ceremonitë fetare dhe të komunikonin me administratat e huaja, në gjuhën që s’e kishin të tyre. Në këto rrethana ata, për t’u kuptuar më mirë e më përzemërsisht me njëri tjetrin i thoshnin “Le te flasim shqip = gjuhën tonë”, sepse gjuha e huaj administrative,klerikale dhe ushtarake, e imponuar ishte e paqartë, e pakuptueshme.

Konkluzioni: qenia e shqiptarëve autoktonë në trojet e tyre është e vërtetë e dokumentuar historikisht. Kjo e vërtetë nuk ka nevojë fare të vërtetohet me shqiponjën që është një emblemë edhe e kombeve apo shteteve të tjerë, siç është edhe emblema e një kafshe tjetër grabitqare e “Luanit”.

Karakteristikë e deformimit të të vërtetave shkencore është e politikave agresive. E vërteta shkencore nuk ka nevojë për krenari e lavdi të sajuar, vetë e vërteta është lavdi prioritare dhe superiore. Shqipja, e folura shqip është krenaria jonë që na bashkon rreth flamurit Kuq-e-Zi me emblemë shqiponjën. Si Luani për ndonjë komb tjetër si edhe forma të ndryshme të shqiponjës (shkabës) për kombe të tjerë edhe shqiponja për ne Shqiptarët është një emblemë dhe s’ka të bëjë fare me evolucionin e kombit dhe gjuhës së tij, gjersa prijësi, veç përkrenares, e  caktoi si emblemë shkabën. Flamuri është kuq-e-zi, shqiponja është bërë pjesë e flamurit, si emblemë.

                    KRITERI I VEÇORIVE  GJUHËSORE NË ETIMOLOGJINË SHQIPE

Shqipja, midis gjuhëve kryesore indoeuropiane, dallohet me individualitetin e vet stilistik dhe gramatikor, të cilin e ruan qysh nga lashtësia para indoevropiane. Në këtë kumtesë i kushtohet vëmendja e duhur dy veçorive thelbësore të fjalëformimit që vërehet në shqipen e sotme si vijueshmëri që nga lashtësia. Si veçori e parë renditet formimi i trajtës së shquar të emrave me prapashtesë, mandej paraqitet veçoria e dytë e formimit të emrave me nyjë të përparme nga mbiemra apo direkt nga emra.

Përgjithësisht, në analizat etimologjike të fjalëve antike nuk vështrohet fjalëformimi; nga një anë prej ndryshimit të emrit nga forma e trajtës së pashquar në formën e trajtës së shquar me shtesën si mbaresë shquese, ndërsa nga ana tjetër nuk përfillet përngjitja e nyjës së përparme e emrit me emrin apo mbiemrin që formon pjesën e dytë. Le ti vështrojmë këto veçori.

     Trajta e Shquar në Gjuhët Indoeuropiane

Në gjuhët kryesore indoeuropiane dallojmë:

  • Gjuhë pa trajtë të shquar apo të pashquar: gjuhët e grupit sllav, me përjashtim të Bullgarishtes (me Maqedonishten si dialekt).
  • Gjuhë me trajtë të shquar që ndahen:
  1. Gjuhë me trajtë të shquar prej nyjës së vendosur përpara emrit; këto janë gjuhët e Evropës Perëndimore (grupi neolatin, grupi gjerman, gjuha Angleze dhe gjuha greke).
  2. Gjuhë me trajtë të shquar prej prapashtesës së emrit si Shqipja, Rumanishtja dhe Bullgarishtja (edhe me dialektin Maqedonas).

     Sesi është zhvilluar trajta e shquar me nyjë të përparme në gjuhët perëndimorë, dhe atë greke, shpjegohet, nëpërmjet një artikulli të bazuar shkencërisht nga Brigitte Bauer⁽⁹⁾.

Në këtë artikull argumentohet se nyja shquese është shfaqje e procesit të natyrshëm të zhvillimit të gjuhës dhe hidhen poshtë teoritë e pabazuara se gjoja nyja e shquar është futur nga gjuhët Hebraike dhe Arabe nëpërmjet përkthimeve te Ungjillit, Biblës apo Kuranit dhe tregtarëve semito-arabë. Ndërsa në gjuhët sllave nevoja për shfaqjen e trajtës së shquar është kapërcyer me mënyrat e veta të shprehjes. Por në këto analiza, nuk trajtohet fare trajta e shquar në gjuhën shqipe, fakt i individualitetit të saj prej pellazgjishtes.

      Veçoria e Trajtës së Shquar në Shqip

      Dihet, sikurse çdo emër sendi i gjinisë mashkullore edhe emrat mashkullor të njerëzve marrin prapashtesën “i” në trajtën e shquar. Veçoria e Shqipes e formimit të trajtës së shquar me prapashtesë është shprehje pikërisht e origjinës së saj Pellazgjike, dhe tiparet e veta indoeuropiane kanë penetruar gjatë epokës së marrëdhënies së Pellazgëve me popujt fqinje euro-kaukazian.

     Mbaresa “i” në mbiemrat e përveçëm në Italisht – Një veçori interesante vërehet në mbiemrat e përveçëm të italianëve të trajtës mashkullore që marrin “i” fundore. Kjo “i”, e cila, sikurse mbaresat zanore “o”, “e”, etj.,  në italisht s’ka ndonjë funksion gramatikor; por “i”-ja është pikërisht nyja shquese pellazgo-ilire e mbartur në këto mbiemra gjuha Pellazgo-Ilire-Arbërore.

Për shembull emrat e Shqiptareve: Agron Guri, Akil Rrapi, Petro Koçimari janë analogë të mbiemrave Italian të të quajturve: Adolf Xheponi, Petro Nini, Palmiro Toliati; Xhusepe Garibaldi, etj. Pra, mbaresa “i” e këtyre mbiemrave është nyja shquese e gjuhës së sotme shqipe huajtur prej marrëdhënieve të para-italianëve me Pellazgët dhe Ilirët.

Kjo “i” e shqipes në emrat italian është dëshmi e bashkëveprimit të Pellazgjishtes si gjuhë e nënshtresës para latine me gjuhët autoktone evropiane gjatë evolucionit të formimit të gjuhëve indoeropiane. Këtej del konkluzioni se shumë elementë të përbashkët të Shqipes me gjuhët e sotme Evropiane janë pasojë e këtij bashkëveprimi gjatë evolucionit të secilës gjuhë. Për këtë bashkëveprim jepen një mori të dhënash faktike dhe interpretime të rëndësishme në veprën përmbledhëse të autorëve Luftulla Peza e Liljana Peza⁽⁴⁾.

Trajta e Shquar në Rumanisht dhe në Bullgarisht – Historikisht argumentohet se nënshtresa e territoreve ku janë zhvilluar popujt që flasin rumanisht dhe bullgarisht ka qenë pellazgjike. Kjo nënshttrresë ushqeu gjuhën e administratave të vendosur përkatësisht nga Latinët dhe Sllavët në Ballkan (Iliri = Ilirikum). Së këtejmi nyja shquese fundore pellazgjike e evoluar në “i” te Shqipja, te latinizimi i pellazgjishtes në Rumanisht prapashtesa shques (analoge e “i” -së në ship)  evoloi “ul” (“yl”), kurse në sllavëzimin e Pellazgjishte në Bullgarisht në “at”. Prapashtesa “-at” gjendet  në disa toponime në Shqipëri si p.sh. Lazar[at], Jorguc[at], Bama[tat], Bular[at], etj. Në  Shqipen origjinale do të emërtoheshin kështu: Lazar[i], Jorguc[i], Bamat[i], Bular[i], etj.

Natyrisht, si dhe në raste të tjera këto mbaresa janë  mbetje nga ekspansioni i sllavëve në territoret e Shqiptarëve, në këtë rast të Perandorisë Bullgare.

     Etimollogjia e Emerit të Përveçëm Bardhyl

     Për çudi, zor se gjendet ndonjëri që të mohojë etimologjinë e dukshme dhe të qartë të bërë nga një autoritet i albanologjisë⁽¹⁾ i këtij emri të përveçëm si kombinim i dy fjalëve “bardh” dhe “yll”, d.m.th. “i bardhi yll” = “ylli i bardhë” = “Yllbardhi”. Kjo etimologji duket aq qartë sa u është dukur qartë dy kolosëve Aristotelit dhe Ptolemeut dhe tërë të tjerëve se “Dielli rrotullohet rreth Tokës” dhe mohuan të vërtetën shkencore të përcaktuar nga Aristarku i lashtësisë gjer tek epoka e Rilindjes, përfshirë edhe kërcënimin që iu bë Galileut.

Sikur të kundërshtohej koncepti i ngulitur se Bardhyl do të thotë “Yllbardhi”, do të ngjante si herezi në albanologji. Por logjika gjak-ftohët na demonstron se:

  1. Në lashtësi, kur i është vënë emri mbretit Ilir Bardhyl, astronomia nuk i kishte përcaktuar të quajturit “yje xhuxh të bardhë”, yjet nuk mund të shiheshin si të bardhë, shiheshin si të zjarrte, si të kuq, apo si flakë e kuqe;
  2. Ne njohim Frank Bardhi-n dhe jo Frank Bardhyl-in.
  3. “yl” dhe “ul” janë dy forma shqiptimi i të njejtës mbaresë shquese pellazgjike që gjendet ne rumanishten e sotme “ul”. Ndersa ne themi “Bulevardi Eminesku”, Rumunët thonë “Bulevardul Eminesku”. Tek ne, ngjashmërisht me Bardhul vihen emëra “Janul” = “Jani”.
  4. Le të marrim nje emër aktual që është shquar në rumanish, bullgarisht, ka marre prapashtesë greke dhe e shquajmë edhe Shqip. Ky është emri “Jan” (trajtë e shquar Jani). Në rumanisht, në trajtën e shquar bëhet “Janul”, bullgarët e shquajne përsëri dhe e bëjnë “Janullat”, Grekët i shtojnë mbaresën “os” dhe e bejnë “Janullatos”, kurse ne, e shquajmë edhe njëherë duke i shtuar “i”-në, themi: “Janullatosi është shumë i shkathët”.

Ky shembull i emrit të përveçëm Bardhyl duhet pasur parasysh se Pellazgjishtja ka pasur një strukturë gramatikore të vetën me specifikën e evolucionit të dialekteve të veta; zhvillimi nuk mund të jetë bërë në vijë lineare, por në  linja paralele  divergjente. Analiza shkencore duhet të jetë konsekuente dhe jo formale.

           Veçoria e Formimit të Emrave me Nyjë të Përparme

Emrat e nyjshëm formohen në disa mënyra, këtu do të përqendrohemi në emrat e nyjshëm që dalin nga emra dhe në ndonjë rast nga mbiemri, janë disa tipa.

Tipet e emrave të nyjshëm –  Emrat e nyjshëm kanë funksione të ndryshme sipas prejardhjes dhe përdorimit:

  1. nga mbiemra (kopsht/lulishte i/e bukur, bëhen emra => kaloi “i/e bukuri/a”, shumës kaluan të bukurat; përralla “E Bukura e Dheut”);
  2. nga folje (punoj tokën => të punuarit e tokës dhe të mbjellat në kohë, sjellin të korra të mbara);
  3. nga emra si për ditët e javës si  “e hënë “= dita e Hënës; Angl. Monday). Një mënyrë fjalëformimi pellazgjik, që nuk është bërë për muajt e vitit.

Via Egnatia,   Etimologjia

Rruga e lashtë Egnatia e quajtur nga Latinët (Romakët) Via Egnatia (enjatia), pavarsisht se mban mbiemrin e projektuesit dhe drejtuesit të ndërtimit të saj Prokonsullit Romak të Maqedonisë (Egnatius), në Latinisht nuk ka ndonjë kuptim, por në Shqip pasqyron emër të përngjitur me nyjen e përparme “E” prej mbiemrit “e njata” = “e gjata”. Pra, kjo rrugë shumë e gjatë (mbi 1000 km) që mban si emër mbiemrin e Prokonsullit me emrin Gnaeus, mesa duket tregon se Prokonsulli do të ketë qenë me origjinë pellazgo-ilire dhe rrugen e ka quajtur në gjuhën e vet amtare  “E njata = E gjata” dhe mandej, emri i rrugës i është bërë mbiemër si projektues dhe ndërtues i saj. Sigurisht, rruga pellazgjike do të ketë qenë rrugë karvanësh me kuaj dhe e ngushtë, e cila është  rikonstruktuar duke u zgjeruar në gjashtë metra, sipas standardid romak , për transport edhe me karroca, kaloshina e qerre.

     Etimologjia e Kontinenteve Afrikë, Azi, Evropë

Zor se është kujtuar ndonjë që etimologjinë e kontinenteve që rrethojnë Mesdheun ta shpjegojë nëpërmjet Shqipes, respektivisht Pellazgjishtes. Por unë kam konkluduar se emrat e te tre kontinenteve janë trashëguar prej emërtimit qe u kane bërë Pellazgët, si emra të përveçëm duke përngjitur nyjën zanore “E” që është shqiptuar edhe “A” , si në formimin e emrit “Egnatia” që në shqipen e sotme do te thotë “E gjata”.

     Afrika – Afrikë, janë quajtur nga Latinët vendet në brigjet jugore të Mesdheut, por shpjegimi i origjinës ka mbetur pezull, me shumë hamendje; ndër të cilat më afër qëndron prejardhja gjoja nga fjala finikase “afar“ (“dhé”, “pluhur”). Mundësia më e madhe është që fjala “Afrikë” është më origjinë pellazgjike qe tregon cilësinë e brendisë së Afrikës prej xhunglash me egërsira dhe me njerëz lëkurëzinj, për të bardhët, të frikshëm. Fjala përbëhet nga nyja pellazgjike A (E) dhe ndjenja e frikës frika dmth, A (E) frika me kuptimin vendi i Fikës si modeli E Hënë (dita e Hënës; Anglisht Monday = dita e Hënës). Këtej është stabilizuar Afrika.

     Azia – Edhe për “Azinë” nuk kemi ndonjë etimologji të besueshme; një  hamendje tregon se vjen nga fjala hitite “Ashuua” që do të thotë “Vendlindja e Diellit”. Unë kam ardhur në përfundim se edhe Azia shpjegohet si gjurmë e Pellazgjishtes në gjuhën Shqipe. Afrika, duhet të jetë quajtur edhe si Vendi i Zi ( E Zi, gjini femnore pellazgjike,  si i verdhë – e verdhë  => i zi – e zi = e zezë (shqipe e sotme) Ezi  (vend i Zi) = Azi.

     Evropa – Termi Europë si territor gjeografik përmendet në një kengë korale kushtuar Apollonit në Greqishten e lashtë (522 p.e.s.), por për etimologjinë nuk është bërë ndonjë interpretim që të tërheq vëmëndjen. Evropa apo Europa ka evoluar nga Pelazgjishtia për të tregur banorët e saj të racës së bardhë, me kuptimin e sotëm E bardha (Toka e Bardhë; ngjashmerisht si dita e Henës “E Hënë’; dita e Marsit “E Martë).

Le ta vështrojmë zhvillimin e formës “Evropa” nga “E Bardha”:

  • Në “E bardha”, “b-ja” është zëvendësuar me “v” (në Greqisht) dhe kemi “E vardha”;
  • “E vardha” është ndryshuar në “E vradha;
  • Në “E vradha”, “a –ja” e mesit është shqiptuar “o”  dhe është bërë “E vrodha”;
  • Nga Evrodha është bërë kalimi në “Evropa”.

     Etimologjia Athinë, Apoloni

Nën modelin e ditëve të javës me nyjë të përparme te emrave (E Hënë, dita e Hënës) behet edhe etimologjia e këtyre emrave si proces i fjalëformimit pellazgjik.

     Athinë, Athina – është variant i fjalës “A Thanë” (E thanë), vend thanash (Kondo 1964).

Apolloni, Apollonia – është variant A Pollon (E Pollon), Tempulli i Pollonit.

         ELEMENTË GJUHËSOR NGA KONTAKTI I PELLAZGËVE ME FQINJËT VERIOR

Natyrisht, Pellazgët, në marrëdhënie me popujt e veriut, kanë marrë dhe kanë dhënë elementë të shumtë gjuhësor që unë po përmend vetëm dy, më demonstrativët.

     Fjala Shqip Bjeshkët – Vargmali që shtrihet nga Çekia Perëndimore nëpër Poloni dhe arrin në Ukrainë njihet në gjuhët sllave me emrin Beskidy (Anglisht Beskids, Shqip Beskidet).

Etimologjia e fjalës Beskidy është kjo:

“Besk” – fjalë rrënjë e panjohur ndër gjuhët indoeuropiane

“id” – prapashtesë laitine si në “dinar” –  “dinarid”, apo

“Y” – prapashtesë e shumësit në sllavisht, që i përgjigjet prapashtesës  “s”, në Anglisht dhe “et”, në shqip.

Pra, duke i hequr prapashtesën latine dhe atë të shumësit në sllavisht dhe duke zëvendësuar “sk” me shk” del fjala rrënjë  “Bjeshkë” -mal dhe Bjeshkët Malet. Përderisa vetëm në Shqip ekziston fjala bjeshkë për mal del konkluzioni se vargmali  ka kuptimin “Bjeshkët” analog me “Bjeshkët e Namuna”.

     Fjala Shqip “Gardh” – Në Anglisht dhe në Norvegjishten e vjetër  fjala “garth” ka kuptimin e një vendi të rrethuar, kopshti apo oborri të vogël. Në shqip kjo është fjalë rrënjë dhe ka kuptimin e gardhit kufirin e një trualli. Latinishtja që nuk e ka tingullin “dh” e ka shkruar këtë fjalë “Gard” dhe vendin e rrethuar të repartit mbrojtës të Qeverisë e ka quajtur “Garda”, ndërsa gardist e ka kuptimin roje (e gardhit).

                                ETIMOLOGJI FJALËSH TË VEÇANTA

Ka një mori fjalësh të veçanta të Shqipes që gjenden edhe në gjuhë të veçanta  indoeuropiane, apo në ndonjë gjuhë fqinje me pellazgjishten e lashtë.

    Etimologjia e fjalës së lashtë Eureka

     Etimologjia e fjalës “Eureka” paraqitet në të gjitha si përkthim nga Greqishtja e Vjetër “e gjeta” apo “unë e gjeta”. Në Anglisht përkthehet  “I found it”.

Fjala e lashtë│ Shqip  │Greqisht  │Anglisht │Gjermanisht  │  Frengjisht   │ Rusisht

Eureka        │e gjeta │to vrika     │I find it    │ich finde ese │je l’ai trouvé │Ja nashjell etot

Fjala e lashtë ”Eureka“ tregon një mendim që në gjuhët perëndimore dhe sllave shprehet pa trajtë të shkurtër të përemrit vetor që shprehet me “e” në Shqip dhe me “to” në Greqisht. Në strukturen e atyre gjuhëve shprehet kështu  “unë gjeta atë”, mënyrë shprehjeje që tingllon keq jo vetëm në Shqip, por edhe në Greqisht. Fjala “Eureka”, si fjalë e përbërë pellazgjike, pasqyrohet plotësisht në Shqip, ndërsa në greqisht pasqyrohet ndikimi i saj në formën e të shprehurit me trajtë të shkurtër të përemrit (përkatësisht “e” dhe “to”) dhe kohën e shkuar të foljes në vetën e parë, të dyja gjuhët e kanë me “a” (gjeta; vrika).

     Pjesët përbërëse të fjalës “Eureka” – Përbërësit e fjalës eureka janë “e”, “u”, “reka”. Pra, siç e pamë këtu, kjo fjalë, në gjuhët e renditura për krahasim përkthehet “unë gjeta atë”. Këta komponentë të fjalës “Eureka” korrespondojnë vetëm me gjuhën Shqipe; konkretisht:

Pjesëza “e”,  është trajtë e shkurtër e përemrit vetor veta e tretë numri njëjës rasa kallëzore  “atë”; në Anglisht i përgjigjet përemërit të pakufishëm “it”.

      Zanorja  “u”, është  e folur dialektore në shqip për “unë”; në Anglisht i përgjigjet përemrit “I”.

    Pjesëza e fjalës “reka” – gjanë me greqishten “vrika”, por më tepër i ngjanë Shqipes dialektore “rreka” apo rroka, d.m.th. “kapa”; në Anglisht i përgjigjet  “I cought”; e kapa, me kuptimin e gjeta.

Mesa duket, shkencëtari i Antikitetit (Arkimedi?) entuziazmin e zbulimit të tij e ka shprehur papritmas në gjuhën e tij amtare, në një dialekt të Pellazgjishtes, prej nga është zhvilluar Shqipja.

Etimologjia e Emrit të Perëndisë “Zeus”

Nga shkrimet e lashtësisë, Zeusi përcaktohet si perëndi Pellazgjike që ka mbirë nga Toka. Këtej del edhe etimologjia e emrit “Zeus”, e analizuar nëpërmjet Shqipes si Neopellazgjishte .

Zeus, trajta e shquar e emrit “Zeus” në Shqipen e sotme është “Zeusi”. Por, ne duhet të dimë se gërma “s” fundore nuk mund të jetë  Pellazgjike, por Greke, të cilët e kanë marrë prej Pellazgëve në trajtë të shquar me kuptimin “Dheu” dhe i kanë shtuar tingullin “s”. Për një vesh jo-pellazgjik tingulli i germës “dh” ka qenë i pa qartë dhe është shkruar “Z”. Pra Perëndia e Tokës është quajtur nga Pellazgët “Dheu”, ndërsa Grekët i kanë shtuar gërmën “s” dhe e bënë “Dheus”, por shkruesi e bëri “Zeus”.

Fjala Biblike “Nefilim”,  Fjalë e Përbërë Pellazgjike

Në origjinalin Hebraisht të Biblës te kapitulli Gjeneza 6 : 1-6 dhe 13 numurat (para-Përmbytjes dhe pas-Përmbytjes) përmendet termi (fjala) “Nefilim”. Kjo fjalë, e dyshimtë në Hebraisht, është përkthyer në Anglisht, duke u nisur nga mbaresa “im” që formon emrat në numurin shumës (pak a shumë si mbaresat “ët”, “et”, “at” në Shqip.

Kuptimi i fjalës Nephilim diskutohet për shumë vjet, si emër në numrin shumës, megjithatë paqartësia e shpjegimeve mbetet e përhershme. Ende, asnjë nuk e di se ç ‘kuptim ka kjo fjalë.

Shpjegimet lidhen me trajtat e foljes hebraisht “bije,” me “ranë” (Hebraisht naphal,  nafal).

Kështu, pjesa e parë e fjalës (pa “im”) “nefil” konsiderohet se ka kuptimin e foljes  “nafal” = “rënë”, “bije”, mandej folja “nafal” vështrohet edhe si emër  “i rëni”, apo “i zbrituri”, ndërsa “im” e kthen numurin nëjës në shumës dhe “nafal-im” interpretohet si “nafalët”, “të rënët” “të zbriturit” nga Qielli apo nga Perëndia. Ketej dalin veshtrime të ndryshme konfuze për shpjegimin e fjalës “Nefilim”, e cila është përkthyer në Anglisht si emër shumës: tiranët, gjigantët, engjëjtë, titanët, burrat, etj.

Konfuzioni mbetet, sepse është mohuar evolucioni i gjuhës shqipe nga gjuha pellazgjike që është bashkëkohore me gjuhët e mirënjohura të qytetërimeve të lashta.

Natyrisht, çdo shpjegim i gjenezës së një objekti apo i një ngjarjeje të çfarëdoshme nis me fjalën “fillimisht”, apo “në fillim”. Konfuzioni në përkthimin Anglisht të fjalës “nefillim” prej Hebraishtes shkaktohet sepse askujt prej përkthyesve nuk i shkon ndermët se “nefilim” nuk është emër hebraik në numur shumës, por fjalë e përbër e ndonjë fragmenti të shkruar më parë në Pellazgjisht dhe mandej të përshtatur si emër shumës në Hebraisht, ku, vetëkuptohet, mbrapashtesa “im” nuk tregon shumësin e emrit hebraik, por është mbrapashtesë e foljeve që mbarojnë me “oj” në gjuhën shqipe si në foljen “largoj”, ku, zëvendësohet mbaresa “oj” me “im” dhe behet “largim” . Në mënyrë të ngjashme në foljen “filloj”, duke u zevendsuar mbaresa “oj” me “im” bëhet “fillim”.

Pra, etimologjia e fjalës “nefilim” bëhet prej Shqipes; ka kuptimin fillimisht, përbëhet prej parafjalës “ne” = “në” dhe “filim” = “fillim” dhe paraqitet si një fjalë “nefilim” = “nëfillim”. Përkthimi pa mëdyshje duhet të ketë këtë kuptim: “Në fillim të ngjarjes biblike zbritën nga Qielli gjigantët apo engjëjt”.

KONKLUZIONE

  1. Ndajfolja Shqip është fjalë rrënjë Pellazgjike, sinonim i fjalës Arbërisht (Albanisht),në pajtim me të folurën së Albanëve të provincës të vogël së lashtë Ilire me Kryeqytet Qytetin Albani (Qytetin Arbër), Geqisht “Albano-polis”.
  2. Evolucioni i gjuhës shqipe nga gjuha e Pellazgeve dhe Ilirëve argumentohet me veçoritë e gramatikore dhe fjalëformuese të Shqipes, aspak të ngjashme me gjuhët indoeuropiane kryesore, si dhe me etimologjinë e disa fjalëve të Antikitetit që kanë kuptim prej fjalëformimit të gjuhës Shqipe.
  3. Artikujt e shumtë që vënë në dyshim evolucionin e Shqipes, shpërfillin evidentimin e fakteve reale dhe analizën e tyre nëpërmjet gjuhës shqipe edhe prej ndjenjës së inferioritetit të formuar prej mos-shkrimit të Shqipes gjatë Mesëjëtës të imponuar nga sundimi i perandorive të njëpasnjëshme. Këtë inferioritet e ruajnë edhe disa studiues me autoritet të pamerituar.

REFERENCAT

  1. Çabei, Eqerem (1989). “ IX, Studime etimologjike në fushë të shqipes : C-D”, Rilindja, Prishtinë.
  2. Georg, Von Hann (1854). Albanische Stude (Studime Shqip); artikull: “Johannes Georg von Hahn – Babai i Albanologjisë që ia dedikoi gjithë jetën e tij studimit të shqipes e Shqipërisë” në: http://ëëë.njekomb.com/?p=23584
  3. Konda, Spiro (1964). “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik”, 370 f, Shtëpia Botuese Mihal Duri, Tiranë.
  4. Peza, Lutulla dhe Peza, Liljana (2018). “Gjuhët e Lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjike e Gjuhëve”, 344 f, Shtëpia Botuese Geer, ISBN 978-9928-07-575-8.
  5. Mathieu Aref (2004). Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme, 608 f. Shqipëroi nga Frengjishtja: Iliriana Angoni, shtëpia botuese: “Plejad”. . ISBN 978-99956-658-2-1.
  6. Mici, Aristotel (2013): Prejardhja e Emrit Shqiptar në Nacional Albania: http://ëëë.nacionalalbania.al/2012/12/nga-aristotel-mici-prejardhja-e-emrit-shqiptar/
  7. Mojkom, Zeqo (2017). “Eqrem Çabej, një shkrim i panjohur për origjinën e gjuhës shqipe”, në:

http://ëëë.gazetadita.al/eqrem-cabej-nje-shkrim-i-panjohur-i-tij-per-origjinen-e-gjuhes-shqipe/

  1. Shehu, Vedat (2013): “Prejardhja e Emrit Shqiptar, Komenti im për studimin etimologjik të Aristotel Micit”; në Gazeta Dielli: https://gazetadielli.dreamhosters.com/prejardhja-e-emrit-shqiptar/
  2. Bauer, Brigitte L.M. (2007). The Definite Article in Indo-European: emergence of a new category. In E. Stark et al. (eds.), 103-140. (Nyja e Trajtës së shquar në Gjuhët Indo-Europiane: Shfaqje e një tipi të Ri).
  • VEDAT SHEHU  (Prof. Dr. Ingh. Gjeolog), Studiues i Pavarur, në Pension,

Departamenti i Shkencave të Tokës, Universiteti i Tiranës

Email: vedshehu@yahoo.com

Filed Under: Histori Tagged With: GJURMËT, ne gjuhen shqipe, P E L L A Z G Ë T, Vedat Shehu

Njoftim per Komunitetin Shqiptar ne Washington

December 5, 2017 by dgreca

Washington DC – Meshë e shenjtë në gjuhën shqipe më 27 Dhjetor 2017/1 Mikel Pllumaj

Ditën e Merkure, më daten 27 Dhjetor 2017, në orën 3 pm, do të ketë një vizitë (pelegrinazh) për komunitetin shqiptar në “Basilikën e Zemrës së Papërlyeme të Marisë” në Uashington  DC.

Në orën 4 pm do të celebrohet Mesha e Shenjtë në gjuhën shqipe nga Atë Mikel Pllumaj (i urdhrit Françeskan), në Kapelën e Zojës së Këshillit të Mirë, që mban brenda saj një kopje të ikones së “Zojës së Shkodrës” dhe ndodhet pranë statujës së Shenjtores Nenë Tereza në Basilikë, në katin e poshtëm të ndërtesës.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ate Mikel Pllumaj, ne gjuhen shqipe, Washington DC - Meshe e shenjte

DIASPORA-Mësimi në gjuhën shqipe në Austri

April 2, 2017 by dgreca

Nga Anton Marku*/ Vjenë/

1 Anton MarkuHyrje/

Në njëzet vitet e fundit komuniteti shqiptar në Austri ka shënuar progres të dukshëm në procesin e integrimit të tij. Kjo vërehet sidomos në aspektin e pjesëmarrjes në jetën shoqërore dhe ekonomike. Për fat të keq, ende është prezent një stagnim në sferën e përfaqësimit politik. Por edhe këtu, sado që modeste, përpjekjet dhe rezultatet nuk kanë munguar.

Në anën tjetër, duket se komuniteti ynë ende ballafaqohet me sfida nga më të ndryshme, pos atyre që kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm, edhe me aspektin e organizimit brenda për brenda vet bashkësisë. Kjo dhe në mbështetjen e strukturave tashmë ekzistuese. Njëra prej tyre, ndër më të rëndësishmet, e themeluar fillimisht në vitin 1994 për t’u riaktivizuar në vitin 2010 (me emrin VALE) është edhe Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Naim Frashëri’’. Për vite të tëra, në mungesë të një strategjie, qoftë ajo dhe afatshkurtër, mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Austri janë lënë në mëshirën e vetorganizimit dhe dëshirës, pothuajse individuale, për këtë (mos)organizim. Në këtë mënyrë janë arritur efekte të kundërta nga ato që do të jenë pritur: vetëm disa vite pas funksionalizimit të tij si ofertë shtesë për mësimnxënie në gjuhën amtare, numri i vijuesve (nxënësve) të këtij lloji të edukimit ka pësuar dhe po pëson rënie të vazhdueshme. Me këtë edhe numri i mësimdhënësve po bie.Që paradoksi të jetë më i madh, dëshmon edhe fakti se shumica e prindërve shqiptarë, sidomos nga Kosova, si grupi më i madh i bashkëkombasve që jetojnë në Austri, i takon gjeneratës së viteve 1980-ta dhe të cilët në vitet e 1990-ta ishin vet nxënës apo studentë, e të cilëve, nga ana e pushtetit represiv serb, ju ishte mohuar e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Tani, fatkeqësisht, janë pothuajse po këta prindër që, në rrethana krejtësisht tjera, u mohojnë këtë të drejtë themelore fëmijëve të tyre. Pas asnjë presion, as nga eksponentët e jashtëm, e as nga ata të brendshëm.

I-Të gjithë pajtohen se arsimi është komponenta më e rëndësishme e integrimit. Nga ana tjetër, për fat të keq, nga vetë të huajt, e edhe nga migrantët shqiptarë, shpesh mund të dëgjohet paragjykimi i padrejtë se në këtë vend ‘‘nuk jemi të mirë se ardhur’’, se nuk po i ‘‘na lejojnë ’’ që të integrohemi, se jemi vetëm ‘‘numra që nuk kemi zë zë’’, se ‘‘po dukemi por nuk po dëgjohemi’’, etj.

Në mërgim zakonisht janë elitat ato që asimilohen të parat. Pastaj kjo u ndodh masave. Tek ne po ndodh e kundërta. Duke mos aritur që të gjejnë veten në shkallë të mjaftueshme, gjenerata jonë e re gjithnjë e më shpesh po i drejton vetes pyetjen e të gjitha pyetjeve: Kush jam unë? Në këtë ballafaqim identitetesh, në vend se ato (identitetet, Vër. ime) të plotësojnë njëra-tjetrën (shqiptar, austriak, evropian, besimtar-islam, i krishterë, ateist, nxënës/student/punëtor, etj), duket se ato po i bëjnë pengesë njëra-tjetrës, e herë pas here edhe konkurencë deri në oponencë. Si reflektim, ne nuk duhet fshehur dështimet tona. Por në të njëjtën kohë nuk duhet lejuar që ato të dominojnë të ardhmen tonë. Me pak më tepër përkushtim, është e mundur që në të njëjtën kohë të mbesim shqiptarë të devotshëm, të respektojmë ligjet dhe rregullat si qytetarë lojal të shtetit austriak dhe të dëshmohemi si evropianë të mirë.

II

Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe në diasporë duhet të jetë interes strategjik kombëtar dhe shtetëror e jo vetëm i mërgatës dhe mësidhënësve. Kjo dhe për faktin se ajo është elementi më unifikues i kombit tonë të ndarë në disa besime fetare.Për të shtyrë përpara kultivimin e gjuhës shqipe në mërgatë, mision ky që të tjerët e lanë në duart tona, duhen bërë bashkë dëshirat dhe interesat e mërgatës sonë me vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit mikpritës, në këtë rast atij austriak.

Për të arritur deri tek zgjidhja duhet të nisemi jo nga përceptimet, por nga realiteti. E për të parë ndryshime pozitive duket se momentalisht në zinxhirin e zgjidhjes mungojnë disa hallka. Gabimet e së djeshmes mund të shndërrohen në përparësi të së sotmes, që si rezultat do të sillin ndryshme pozitive për të nesërmen.

Kjo do të mund të arrihet jo duke i ndarë ata që mund të kenë më së shumti ndikim në këtë proces-prindërit në ‘‘kombëtar’’ dhe ‘‘më pak kombëtar’’ por duke u angazhuar për t’i bindur ata, duke punuar paralelisht në dy drejtime: me ata që tashmë kanë informacione të mjaftueshme por që mund të mos jenë plotësisht të kënaqur me programet dhe metodologjinë mësimore dhe me ata të cilët ende nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të shfrytëzuar këtë mundësi për fëmijët e tyre.

III

Lidhur me cilësinë e mësimit dhe performancën e mësuesve ka pasur dhe ka vërejte. Debati nuk është i ri. Ata që e bëjnë këtë nuk janë të shumtë në numër, por herë pas here janë më të zëshëm se pjesa tjetër e komunitetit. Ndonjë herë mbase dhe me të drejtë. Dobësitë dhe të metat aktuale do të mund të zvogëloheshin duke angazhuar studentë dhe/apo ekspertë të profileve të ndryshme, sidomos atyre të fushave të didaktikës, shkencave gjuhësore, artit, sociologjisë, psikologjisë, filozofisë, etj. Ata do të bënin monitorimin dhe vlerësimin e procesit mësimor në gjuhën shqipe, duke bërë edhe asistimin në orët mësimore, plotësimin e pyetësorëve dhe zhvillimin e anketave, intervista me prindër, nxënës dhe mësues dhe interpretimin e rezultateve të tyre, analizimin e tekteve mësimore dhe metodologjisë së punës, mbledhjen e të dhënave dhe statistikave (mosha, gjinia,  statusi social i nxënësve/prindërve, etj) duke bërë publike, një herë në vit, të gjeturat, konkluzionet dhe sugjerimet për ndërmarrjen e hapave drejt ndyshimeve eventuale.

Konkludim

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Naim Frashëri’’ ka potencial dhe kapacitet që të jetë bartëse e arsimit shqip në Austri. Duke reflektuar në raport me lëshimet eventuale të deritanishme dhe duke zgjeruar gamën e aktiviteteve si dhe numrin dhe shumëllojshmërinë e partnerëve, qoftë institucionalë apo nga shoqëria civile, kjo Lidhje do të jetë në gjendje që t’u përgjigjet sfidave të kohës. Për të përmbushur këtë mision nevojitet një transformim i tërësishëm, si në qasje ashtu dhe në përmbajtje dhe formë. Në këtë udhëtim, mësimdhënëset dhe mësimdhënësit nuk do duhej të jenë vetëm, por të përkrahur nga të gjitha entitetet dhe individët shqiptarë në Austri, në mënyrë që ata t’ja dalin që me suksese të ballafaqohen me sfidat që kanë dhe mund të kenë para vetes për të mbajtur gjallë dashurinë për gjuhën amtare edhe larg atdheut.

*Autori është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’…

*Vjenë, 2 prill 2017

Filed Under: Emigracion Tagged With: Anton Marku, Mësimi, në Austri, ne gjuhen shqipe

Kroaci, hapet gjimnazi në gjuhën shqipe në Zarë

October 16, 2016 by dgreca

Ambasadori shqiptar në Kroaci, Ilir Melo:“Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve  nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit.Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe…/

1-gjimnazi-zareZyrtarisht u hap gjimnazi në gjuhën shqipe në Zarë të Kroacisë. Rasti i shqiptarëve në Zarë është pothuajse i pari në botë, ku një pakicë gëzon të drejtën e hapjes së një gjimnazi në gjuhën e saj.Drejtori i gjimnazit “Vlladimir Nazor”, Rade Shimiçeviq u uroi mirëseardhjen nxënësve me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, në fjalën e tij të rastit, ndër të tjera theksoi:
“Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve  nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit.
Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe. Është moment i rëndësishëm historic se në këtë ditë ka filluar mësimi në gjuhën shqipe për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën  shqipe.
Ambasada e Shqipërisë, do të japë gjithë ndihmesën e duhur”-theksoi ndër të tjera Ambasadori Ilir Melo.
Përfaqsuesi i Ambasadës së Kosovës, Uliks Emra, në fjalën e tij të rastit mes tjerash theksoi: “Krenaria dhe pasuria më e madhe e shqiptarëve është gjuha shqipe, dhe kjo është ngjarje jo vetëm historike por edhe e veçantë.
Ambasada e Kosovës do të mbështesë gjithë aktivitetet e këtilla. Populli shqiptar është popull që nuk harron dhe kurrë nuk do ta harrojë miqësinë që ka historikisht me popullin kroat”-përfundoi Uliks Emra.
Fjalë rasti mbajti edhe prof. Dr. Isak Shema, nga Universiteti i Prishtinës, autor i librit të gjuhës shqipe për mësim sipas “Modelit C”.
Po ashtu përshëndetën edhe drejtoresha e Sh.F. “Dr. Kruno Krstiq”, Jasmina Mateshiq, prof. Dr. Maksimilijana Barabçiq, Melita Oreshkoviq etj.
Vlen të theksohet se një numër i konsideruar i njerzve janë edhe të habitur me mbështetjen që i jep populli dhe shteti, popull dhe shtet mjaft i civilizuar në këtë drejtim, për dallim nga popuj dhe shtet që pengojnë dhe cungojnë arsimimin në gjuhën amtare shqipe.
Pas përmbylljes së hapjes solemne të mësimit në gjuhën shqipe në ciklin e shkollës së mesme-gjimnazit në Zarë të Kroacisë, në ambientet e Shoqatës kulturore të arbëneshëve të Zarës, “Vicko Zmajeviq” u bë promovimi i veprave të prof. Dr. Isak Shema, në gjuhën shqipe dhe kroate,  kushtuar veprimtarëve dhe krijimtarisë letrare të  Josip. V. Relës dhe Shime Deshpalit.
Pa dyshim se meritë për këtë kanë në rend të parë vetë shqiptarët që jetojnë në Zarë, të mbështetur nga Bashkësia e Shqiptarëve në Zarë me në krye Adem Shalën, ligjet pozitive  dhe vetë pozita e shqiptarëve jo vetëm në Zarë por në tërë Kroacinë si dhe  angazhimi permanent, vetëmohues dhe i përkushtuar i prof. Vesel Lekaj me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij.
Kërkesa që i është drejtuar Ministrisë së arsimit të Republikës së Kroacisë, për mësimin plotësues “Modeli C”, që mban këtë numër protokolli “Klasa: 602-03/15-05-00102; UBROJ:533-26-16-0006, datë 15 janar 2016)  më në fund është miratuar pozitivisht dhe mundësohet mësimi plotësues edhe për nxënësit shqiptar të shkollave të mesme në Zarë.
Në shkresën-përgjigjen që ka arritur në adresë të Shkollës “Vlladimir Nazor” Bashkësisë së Shqiptarëve në Zarë dhe të prof. Vesel Lekaj, nënshkruar nga zv/ministri i arsimit të Republikës së Kroacisë shkruan:
“Ministria e arsimit, shkencës dhe sportit, ka marrë mendim profesional ekspertësh nga Agjencioni për arsim dhe edukim me numër protokoli: “KLASA: 602-01/15-01/0132; UBROJ:561-06/20-15-03, datë 10 qershor 2016”, për kurikulën për lëndën  gjuha shqipe kultura, sipas “Modelit C” për shkollat e mesme në Republikën e Kroacisë dhe ate ua dërgojmë.
Agjencioni për arsim dhe edukim, ka dhënë mendim pozitiv për kurikulën e lëndës gjuha shqipe dhe kultura sipas “Modelit C” për shkollat e mesme, që nënkupton që sipas kurikulës së përmendur, nga viti shkollor 2016/2017, mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës (Modeli C), mundë të mbahet- zhvillohet për nxënësit e interesuar pranë shkollës tuaj “Vlladimir Nazor”.

Në kuadër të këtij plan-programi, të miratuar nga Ministria e arsimit të R. së Kroacisë, sipas Standardeve  Shtetërore Pedagogjike të edukimit dhe arsimimit, sipas gazetës Zyrtare (Narodne Novine 63/2008, cl.43, stav 3, alinea 3), nxënësit shqiptar të shkollës së mesme do të njihen krahas lëndëve tjera të përgjithshme shkollore, edhe me lëndët: gjuhë e letërsi amtare-shqipe, histori, gjeografi, art figurativ dhe artin muzikor.

Sipas këtij vendimi, në mënyrë eksplicite dhe shprehimisht thuhet se kuadri që do të zhvillojë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sipas modelit “C” , krahas posedimit të kompetencave pedagogjike, duhet  të jetë njohës i gjuhës shqipe, duhet të njohë simbolet kulturore  të Shqipërisë  dhe të pakicës kombëtare shqiptare.
Uliks Emra
Uliks Emra
Uliks Emra

dy.b/shqiptarja.com

Filed Under: Emigracion Tagged With: hapet gjimnazi, KROACI!, ne gjuhen shqipe, në Zarë

Më shumë nxënës në gjuhën shqipe në Austri

September 1, 2014 by dgreca

Shkruan nga Vjena Hazir Mehmeti/
Në të gjitha shkollat prindërit mund të kërkojnë formularin për gjuhën shqipe. Kjo është e drejtë e garantuar me ligj dhe duhet shfrytëzuar nga prindërit që t’i mundëson fëmijës së tij vijueshmërinë… Nuk mund të jesh shqiptar e të mos flasësh gjuhën shqipe.
Shtatori është koha e fillimit të mësimit dhe formimit të grupeve mësimore për gjuhët amtare, edhe në gjuhën shqipe. Në të gjitha shkollat prindërit mund të kërkojnë formularin për gjuhën shqipe. Kjo është e drejtë e garantuar me ligj dhe duhet shfrytëzuar nga prindërit që t’i mundëson fëmijës së tij vijueshmërinë. Në Austri mësimi i gjuhës amtare është i siguruar brenda sistemit shkollor publik dhe nën përkujdesjen e organeve zyrtare përkatëse. Pak vende në Europë e kanë të rregulluar kaq mirë mësimin amtar sikurse është Austria e përcjell nga Suedia, Finlanda dhe disa komuna në Gjermani. Vende tjera mësimi në gjuhën amtare është kryesisht i organizuar dhe financuar nga shoqatat e prindërve.
Prindër, shfrytëzoni mundësitë
Nisur nga rrethanat e volitshme prindërit do duhej t’i shfrytëzojnë mundësitë e ofruara. -Ata duhet më këmbëngulje të kërkojnë që fëmija i tyre të ketë mundësi të mësoj shqip i garantuar sipas ligjit dhe t’i nënshkruajnë fletëparaqitjet (Anmeldung) me kohë, javën e parë.
-Të jenë të organizuar, të komunikojnë mes veti edhe me prindër të shkollave afër deri në formimin e grupit prej 12 nxënësve shqiptarë të cilëve u sigurohet mësimi sipas ligjit për gjuhë amtare. Të gjitha kërkesat pastaj janë në varësi të drejtorive, inspektorit. Mësimdhënësi do sigurohet nga këto organe përgjegjëse, tekstet dhe materiali përcjellës.
Tekstet
Tani janë të siguruara tekstet e reja (19 tekste) nga Ministria e Arsimit dhe Diasporës për të gjitha nivelet mësimore falas. Ato porositen nga mësuesi në Ministrinë e Mësimit të Austrisë të cilit i dërgohen në shkollë. Në Austri për herë të parë është botuar Abetarja në shqip dhe mësuesi e porositë nga katalogu i teksteve mësimore sipas numrit të nxënësve në shkollë.Të gjitha janë falas. Abetarja dhe Tekst Ushtirimi-1 mund të porositen nga prindërit privatisht, por duhet paguar. Adresa: E.WeberVerlag, Eisenstatdt, përmes internetit direkt (O-line). Kjo abetare është e përshtatshme për nxënësit në diasporë dhe e standardeve bashkëkohore për alfabetiizmin paralel me gjuhën e shkollës dhe është porositur nga shumë vend D,S,B,GBr etj. Info: Ph-Zürich Datenbank Mehrsprachigkeit Zvicër; E.WeberVerlag -Austri etj.
Tekstet janë të hartuara sipas kurrikulës së re mësimore për diasporë nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe tani e bashkuar edhe Ministria përkatëse e Shqipërisë.
Për informata shtesë prindërit mund të kontaktojnë me mësuesit shqiptarë. Adresat e tyre janë të shënuara në Ambasadën e Kosovës.
Rëndësia
-Formimi i personalitetit me identitet dhe i kompletuar nuk mund të jetë i plotë pa e mësuar gjuhën e nënës. Nuk mund të jesh shqiptar e të mos flasësh gjuhën shqipe. Gjuha shqipe nuk e pengon integrimin dhe mësimin e gjuhës së shkollës, përkundrazi e ndihmon atë.
Historiku
Në Austri janë rreth 13 560 nxënës shqiptarë. Prej tyre shqip mësojnë vetëm 2400 nxënës në tërë vendin. Janë të punësuar 24 mësues/e shqiptar. Dy vjetet e fundit kemi një rritje nga 1665 nxënës në 2400. Pritet që këtë vit të kemi rritje të mëtejme kur dihen mundësitë shumë favorizuese, por duhet përpjekja dhe këmbëngulja e prindërve dhe gjithë faktorit shqiptar.

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, Më shumë nxënës, në Austri, ne gjuhen shqipe

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT