Majori i Yonkersit Mike Spano, me Proklamat nderoi festën kombëtare të shqiptarve 103 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit/
Beqir SINA New York/
YONKERS NY – Jehona festive e Pavarësisë së Shqipërisë – ka filluar të ndjehet kudo në bashkësinë shqiptare në Amerikë. Përgatitjet, për t’a festuar me madhështi këtë festë, kuq e zi, i sheh kudo në qendrat më të banuara, me shqiptar, aty ku ka më shumë shqiptaro -amerikanë, pra në shumicën e qyteteve dhe shteteve të ndryshme të Amerikës, ku edhe shqiptarët janë më shumë të organizuar.
Nën kujdesin e Bashkisë Yonkers, New York, mbrëm është bërë ngritja e flamurit shqiptarë, në shtizën para ndërtesës së kësaj Bashkie, kurse “Kulla e Sahatit”, pjesa më e lart mbi ndërtese, për her të parë është ndriçuar me ngjyrë të kuqe, shkruan faqja zyrtare e Bashkisë Yonkers, New York.
Kryetari i Bashkisë Yonkers, zoti Mike Spano, së bashku me zyrtarët e kësaj bashkie, dhe një grup përfaqësuesish të komunitetit shqiptar, banorë të kësaj bashkie, u mblodhën për të ngritur me solemnitet flamurin shqiptar në City Hall – në nderim të përvjetorit të 103 të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryetari i Bashkisë Mike Spano, nderoi me këtë rast me një Proklamat 103 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe veprimtarin e këtij komuniteti Henry Gjonbalaj,
Ngritja e flamurit shqiptar, u bë nga Kryetari i Bashkisë Spano dhe kongresmenin Eliot Engel – në shtizën në oborrin e Bashkisë Yonkers City
Kurse, në këtë ceremoni morën pjesë : Kryetari i Bashkisë Mike Spano, Avokati Naim Bajraktari, Angjelina Nika, Mike Breen, Harry Bajraktari, Frankie Hudak, Michael Sabatino, George Latimer, David Tubiolo, Shelley Mayer, Gezim Nika, dhe Kongresmeni Eliot Engel.
Ky është viti i dytë – me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, komuniteti shqiptarë në Bashkinë e Yonkersit së bashku me autoritetet lokale janë mbledhur për të festuar ngritjen e flamurit kuq e zi, në shenjë solidariteti flamuri shqiptar valvitet së bashku me flamurin amerikan.