-Blinken përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë/
-Zëvendës sekretari Blinken vlerësoi vendimet e fundit që janë marrë nga Republika e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi/
Nju Jork, 1 tetor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Nju Jork, me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken.Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale si dhe mbështetjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës.
Zëvendës sekretari Blinken përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë së Kosovës në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë, bën të ditur njoftimi i sapodërguar nga Nju Jorku, i Zyrës së kryeministrit kosovar.
Zëvendës sekretari Blinken vlerësoi vendimet e fundit që janë marrë nga Republika e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Zëvendës sekretari Blinken po ashtu shprehu përkrahjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në INTERPOL, nënshkrimin e MSA-së dhe proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike.
Zëvendës sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony J. Blinken, përgëzoi Republikën e Kosovës edhe për hapat e ndërmarrë në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke përfshirë miratimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe miratimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, duke e konsideruar Kosovën shembull në rajon.
Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve integruese euroatlantike.
Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të dhe presidenti Barack Obama po ofrojnë për Republikën e Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspektet tjera.
Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, si partneriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës./b.j/
Vini re këtë fotografi. Duket një takim i një niveli me rëndësi midis pales amerikane dhe udhëhesve më të lartë të Republikës së Kosovës. Shikoni zyrtarët amerikanë në të djathtë duke marrë shënime mbi ato që diskutohen. Nga ana tjetër vini re antarët e delegacionit të Kosovës — asnjë nuk duket se meer ndonjë shënim mbi ato që po diskutohen. Është ky fatkeqsisht një ilustrim i shumë takimeve midis delegacioneve amerikane dhe shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë) ku zyrtarët shqiptarë rrinë duar kryq dhe amerikanët marin shënime. Për ke kishte më rëndësi ky takim për amerikanët a po për Kosovën? Asnjë shënim nga takimi, a po ua kërkojnë amerikanëve t’ua dorëzojnë shënimet e tyre në lidhje me takimin?
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
Frank Shkreli says
Vini re këtë fotografi. Duket një takim i një niveli me rëndësi midis pales amerikane dhe udhëhesve më të lartë të Republikës së Kosovës. Shikoni zyrtarët amerikanë në të djathtë duke marrë shënime mbi ato që diskutohen. Nga ana tjetër vini re antarët e delegacionit të Kosovës — asnjë nuk duket se meer ndonjë shënim mbi ato që po diskutohen. Është ky fatkeqsisht një ilustrim i shumë takimeve midis delegacioneve amerikane dhe shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë) ku zyrtarët shqiptarë rrinë duar kryq dhe amerikanët marin shënime. Për ke kishte më rëndësi ky takim për amerikanët a po për Kosovën? Asnjë shënim nga takimi, a po ua kërkojnë amerikanëve t’ua dorëzojnë shënimet e tyre në lidhje me takimin?