UASHINGTON- Obama nuk do të japë një mbështetje automatike për Hilary Klinton në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e vitit 2016, deklaroi sot zëdhënesi i tij, duke shtuar se të dy rivalët demokratë ndajnë shumë shqetësime të përbashkëta.
“Ka shumë kandidatë të tjerë që janë miq me presidentin dhe që mund të vendosin të hyjnë në garë” pohoi zëdhënësi i Obamës, Josh Earnest gjatë fjalimit të tij të përditshëm për mediat.
Hilary Clinton, e cila shpalli kanditaturën e saj të dielën, është figura më e preferuar në kampin demokrat në mungesë të rivalit të tij.
”Ajo që udhëhoqi diplomacinë amerikane për katër vjet rradhazi në administratën Obama, a do të marrë një mbështetje automatike nga presidenti? ”Përgjigja është jo”, theksoi Earnest.
I pyetur në lidhje me deklaratat e Hillary Clintonit në videon e shpalljes së kandidaturës në zgjedjhet presidenciale, ai nënvizoi se asaj do t’i duhet të përballet me vështirësi të shumta ekonomike që po hasin amerikanët, duke shtuar se kjo nuk ishte një kritike e presidentit por në fakt ata ndajnë të njëjtat shqetësime.
Obama është plotësisht i bindur që “mund të bëhet akoma më shumë për të gjitha familjet që i përkasin klasës së mesme të popullsisë që ata të kënë mundësinë të edukohen dhe të formohen akoma më mirë gjë e cila ndihmon jo vetëm ata si individë por një gjë e tillë është dhe në të mirë të vendit”, shtoi ai.
Obama, i cili e mundi Clintonin në zgjedhet presidenciale të vitit 2008, i ka bërë një mbështetje të shquar ish senatores nga Nju Yorku.
“Në vitin 2008 ajo ishte një kanditate e mbrekullueshme, një sekretare e shquar e shtetit. Ajo është njëkohësisht dhe mikja ime”, deklaroi ai.
“Unë mendoj se ajo do të jetë një presidente e shkëlqyer”, theksoi Obama.