…Vendi i pestë i botës ku kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit ,edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino.( Më vjen keq që unë nuk e di se si ajo bjeshkë quhet shqip)/
Nga Fahri Xharra/ Gjakove/
Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetëvetës . Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjt natën se nuk duhet , mos i numroni yjet natën se nuk duhet ; kështu na thoshin.Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijës , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.
Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prap në frigën nga shpejtësia e informimit ,mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!
Agjensia Amerikane e Hapësirës NASA në vitin 2005 , i përcaktoi këto pesë vende , si trashëgimi botërore e vendeve nga ku është vrojtuar qielli mijëra vjet më herët: Abu Simbel ( Egjypt), Stonehenge ( Britani e Madhe) , Angkor Vat ( Kambogja) , Goseck (Gjermani) dhe … jo nuk e them dot, se ne shqiptarët kemi nga ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk na lejojnë t`i besojmë . Vendi i pestë i botës ku kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit ,edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino.( Më vjen keq që unë nuk e di se si ajo bjeshkë quhet shqip)
Kush e thot që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjike , mjeksore ,anije ndërtimtarije; i kishin qytetet e tyre ,i kishin mbretëritë e tyre , i farkonin monedhat dhe shpatat
Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor dhe me … me …? Por ne duhet të dijmë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre e mashtrimeve ,vetëmohimeve dhe autozhbërjes.
Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë deri në maje të bjeshkës ,afër fshatit Kokino , arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeoelogjik që daton që nga Koha e Bronzit . Vendzbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikësuara drejtë lindjes.
A ishin ato vende ashtu të paprekura nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare verehën gjurmët e ndërhyerjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor . Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori daton që viti 1800 paraKrishtit. .Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër apo aty në vend zbuluan material tëçmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të guarve të bluarjes , dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.
Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë du mijëvjeqarëve prK si Observetor , me të cilën shihet kulura e lartë e popullit ,si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës .
Materialët e gjetura në platformën e epërme e që mund të barten tregojnë se ato i kishin edhe qëllimet tjera të përdorimit e që nuk dihet se pse.Por vet vendi dhe koncepti i vendit tregon se aty ishte edhe një Maje e Shenjt.
Shenjat e gjetura të gëdhendura mbi gurë i tregonin shënimet e të gjitha pikave karakteristike të lëvizjës së Diellit dhe Hënës në horizontin Lindor. Observatori ishte stacionar ( i pa lëvizëshëm) nga i cili shenoheshin pozitat e diellit në dimër e verë.Lartësia e tij mbidetare ishte 1 013m . Banorët pellazg i përdorën shkëmbijt natyror vullkanik për të shënuar lëvizjet e trupave qiellor duke e bërë edhe kalendarin lunar( të Hënës) . Por vendi i zbuluar e kishte edhe rëndësinë e tij edhe si vend i ceremonive fetare të herëshme historike. Sipas të gjtha gjasave ,në kohën më të rëndësishme të vitit në kohën e korrjeve “lidheshin” me Perëndinë e Diellit për falënderime dhe për shpresë për në korrje më tëmadhe në vitin tjetër . Ky mal dhe rreth malit janë quajtur “ Mali i Shenjt”.
Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj , që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 40 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaqërisht vizatimet e shqiponjave. . Janë gjetë gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. Kokino kultura është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.
Observatori Megalitik i Kokinos është në veri-lindje të FYROM-t afër kufirit me Serbinë ; afë fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin Arbanasko.Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme , vende të shenjta dhe ngjarje derin në 6000 vjet të vjetra.
Vendi ku është vrojtuar pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranëverës ka dëmtime të vogla ,kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrti ka dëmtime të mëdha.
Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur dhe e shënuar mirë.
ju,faleminderit ,per keto te dhena duhet studimcdo dite,se pse sa me i ditur te jesh,aq me i fortbehesh..
Une vij nga ky rejon i ketij vendi siq e quajn Kokino.por ne fakt ky vend quhet ,, Maja e Kikes ,,kurse sllavet e quajne kokino,ky vend eshte ne kufi mes kumanoves dhe shkupit,nje naltesi me e larta ne karadak,ne Kika eshte bere lufte vetem ne kohen e jugosllavise 3 her,qe ka pasur mjafte te vrare nga te dyja palet,vetem e vetem per ta lishuar shqiptaret ket vend,ne Kika eshte karaulla maqedonase qe nga koha e jugosllavise,nga aty shihet: Shkupi,Kumanova,Vitija dhe Kaqaniku.Amerikanet e kann ne plan per ta ndertu nje baze antiraketor,kurse ruset po ashtu,dhe kann ngelur dikun pa marrveshje.edhe ne kohen e natos kur bombardote serbine,aty kishen sherbimet sekrete amerikanet ne KIKA,te Brezes se shkupit.eshte vend mjaft strategjik per lufte,pershkak se njera ane eshte perrua qe eshte veshtire te shihet nga larte poshte,kurse ana tjeter eshte lendine,Kullose,rrafshine…. respekt