*Oligarkët e Tiranës nuk janë elita!/Oligarkët e Tiranës janë pseudoelita./Oligarkët e Tiranës janë të rëndomtë/.Krenaria e tyre nuk është bagazhi kulturor/.Oligarkët e Tiranës janë të dekulturuar.Oligarkët e Tiranës janë injorantë./
Nga Elida Buçpapaj/
Për herë të parë kemi një sulm frontal midis oligarkëve të mediave. Shajnë njëri-tjetrin. Ia nxjerrin të palarat njëri-tjetrit.Deri sa ta mbledhin veten se kështu po vetëdigjen.E pastaj të pështyrat që po thonë për njëri tjetrit t’i lëpijnë.E t’i thurin njëri-tjetrit lavdata nga e para.Oligarkët e shtypit të Tiranës i kanë rrogat 10-30 herë më të mëdha se rrogat e kryeministrave të Shqipërisë.Oligarkët e shtypit të Tiranës i kanë rrogat 100-300 herë më të mëdha se e pensionistëve të Shqipërisë.Oligarkët e Tiranës, të metropolit më të varfër të Europës.Këtë e ka thënë me gojën e vetë Henri Çili.Se një oligarku minuk me emrin Alfred Lela i jepte rrogë sa 100 pensionistëve së toku!Po kush çan kryet se ekzistonte oligarku minuk Alfred Lela! Apo tjetri apo tjetri oligark!Oligarku Shkullaku i thotë Berat Buzhalës se Edi Rama edhe i paguar si kryetar bashkie apo si ministër e kishte rrogën 10 herë më të vogël se rroga e Armand Shkullakut !Zot i madh përse është paguar me flori ky oligarku Shkullaku ? Ky Shkullaku që po akuzon kryeministrin se i ndërron kostumet 6-7 mijë euro për çdo ditë ? Shkullaku që po e quan kryeministrin të korruptuar ndërsa Shkullakun po e quan të ndershëm, po si qenka kështu ?Shkullaku që po i qan hallin Shqipërisë se është vendi më i varfër i Europës me oligarkë si puna e tij që nuk e kanë asnjë kokërr vlere dhe paguhen 10 herë më tepër se njëshi i vendit?Kush i ka majmur oligarkët minukë të Tiranës? Nga cila gropë e zezë kanë dalë milionat?Sepse oligarkët e Tiranës nuk dallohen nga intelektualiteti.
Nga ka dalë kjo pare për oligarkët ruralë?
Sepse oligarkët e Tiranës nuk janë elita!
Oligarkët e Tiranës janë pseudoelita.
Oligarkët e Tiranës janë të rëndomtë.
Krenaria e tyre nuk është bagazhi kulturor.
Oligarkët e Tiranës janë të dekulturuar.
Oligarkët e Tiranës janë injorantë.
Krenaria e tyre nuk është as miqësia me kryeministra.
Kryeministrat i mbajnë gatitu, u kërkojnë llogari dhe i thërrasin ku të duan si zara.
Oligarkët e Tiranës ministrat i shohin nga poshtë lartë.
Oligarkët e Tiranës deputetët nuk i begenisin fare.
Oligarkët ndihen shumë më lart se deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive, bile edhe se kryeministrat.
Oligarkët u thonë kryeministrave pa ne ju nuk jeni.
Oligarkët u thonë ministrave, jemi ne pa jeni ju.
Oligarkët janë e kundërta e përfaqësuesave të opinionit publik.
Oligarkët janë e kundërta e mbrojtjes të interesit publik.
Oligarkët janë e kundërta e interesit kombëtar.
Oligarkët janë dora vetë parja e pistë!
Oligarkët janë paraja e pistë!
Oligarkët janë arma e sistemit të kalbur!
Pali Gjoka says
Ata paguhen nga armiqete e shqiperise per te bere politik anti shqipetare. I paguan Serbi, Greku dhe Rusi. Historikishte qe shqipetare si pune e ketyre te ashtuquajtur gazetare per dollare, euro, shesin grate e motrat e tyre. Shumica e gazetave ne Shqiperi financohen nga agjensite e spiunazheve te shteteve te mesiperme.
Emigranti USA
Emigranti SHBA. says
Zonja Bucpapaj, pergezime per shkrimin. Ju si gazetare dinjitoze beni shum pyetje, se nga cila grop e zeze dalin gjith keto para, qe kur mendon se qe nga Fevziu, shkullaku, A. Krasta, A. Betja S. Kodra, A. Lela, F. Lubonja, A. Bushati markan rroge mujore me dhjetra here, me shum se presidenti, Kryeminisrtri, apo kryetari parlamentit, ne nje vend nga me te varferit ne evrope, te vjen teeee vesh duart ne koke. Kjo ndoth ne nje kohe qe pronaret e gazetave, apo tetelevizjoneve, deklarojne se jan ne prag falimentimi, u shmangen dhe mashtrojne ne bilancet, per tju shmangur taksave. Kontrolli i shtetit duhet sa me par, te ivestigoi, ga dalin keto te ardhura te medha qe paguen keta sheike, pa fron e prona. Per turpin e tyre tani qe u preken interesat e tyre ekonomike, filluan sharjet, fyrjet dhe qefembetjet, per shkarkimin nga detyra te SHullakut ne Tv Klan, dhe Leles tek Mapo. Vendi i cudirave dhe marazirave, i hajduteris dhe akuterise, politike, dhe disa gazetaruseve, te bababezdisur, per te vjedhur e cvatur sa me shume me padronet e tyre, duke e len popullin tone ne dit te hallit. Per turpin e tyre megjithese kan are me miliona lek ne muaj, asneri, ska nddihmuar asnje femij apo prind qe skan ku flene, qe skan buken e gojes, ti blene dikujt libra per shkollim, se ka shum qe skan mundesi ti blen
Jakov says
Ne asnje periudhe te historise –i ngopuri nuk e ka besuar te uriturin dhe keshtu do te vazhdoje kur ke te besh me nje popull lehtesisht te manipulueshem qe vetem di te duartrokase furishem –e pastaj vullkani shuhet –behet i fjetur .Gjerat nuk duhet ti themi me marrje me mend ,por ashtu sic eshte me te vertete situata e shqiptareve dhe e Shqiperise ku pjesa me e lavdishme e tyre eshte pornografia e emisjoneve tek CANI –e idiotizmit te Mamaqit –tralalate pa fund me muzike te huazuar e te vjedhur –lote fallco emisjonesh mediokre ku shpesh dominon fjalori me banal i mbeshtetur nga KAPOT e TV ,ku prostitucioni deklarohet haptas ,madje se sa paguhet seksi me to .Ku drejtuesi i emisjonit i puth ne buze te ftuarat e tij dhe ue kerkon haptas pa pike turpi .Dhe keto shperblehen me paga te majme mbi 30 000dolare ne muaj ku pjesa e me fukarenjeve nuk kane as te nxjerrin diten me shpenzime dhe jetojne ne shtepi qe as nuk mund te quhen te tilla .Verini gishtin kokes or politikane e gazetare qe na jepni mund ne cdo emisjon grindjesh e sofizmash te padurueshme .I thoni keto haptas e mos u fshihni pas frazash te bukura ne paloemisjone ku flasin pese bashk e nuk merret vesh se cfare duan te thone .Te mjeret njerez !